Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej ditësh kulmuan këtë të hënë me breshër në zonën e Frakullës, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.
Fermerët kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi pemtaria është dëmtuar plotësisht, duke rrezikuar prodhimin e këtij sezoni.
Pamjet nga zona tregojnë se breshëri ka zbardhur tokat, duke lënë pasoja të rënda në kulturat bujqësore.
Tag: dëmton
-

Moti i keq godet Frakullën, breshëri dëmton pemët frutore
-

Moti i keq/ Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë
-Moti i keq që përfshiu vendin një ditë më parë ka shkaktuar mjaft dëme sidomos në fshatrat e Lushnjës. Në fshatin Barbullinjë si pasojë e breshërit me intensitet të lartë raportohet se janë dëmtuar mbi 160 hektarë të kultivuara me pjeshkë.
Fermerët shprehen për Report Tv se investimi i kryer prej kohësh ka shkuar dëm. Bëhet me dije se nga dëmet e shkaktuara nuk mund të dëmshpërblehen nuk pasi asnjë kompani sigurimesh nuk e ofron këtë mbrojtje.