Juventusi e ka nisur me në barazim sezonin e ri në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë kanë shënuar dy gola në minutat shtesë, për ta pëfunduar sfidën në shifrat në 4-4. Igor Tudori ka shprehur pakënaqësinë e tij me arbitrin e ndeshjes, pasi sipas tij penalltia e Dortmundit nuk duhej dhënë.
“Ky arbitër na dëmtoi sot, sepse atje kishte një penallti për ne. Ai nuk duhet ta kishte dhënë atë penallti për ta. Kjo na dëmtoi, sepse mund të kishte përfunduar 4-2 për be. Sot nuk ishte dita e tij”, ka deklaruar Igor Tudori./Sport Ekspres/
Tag: dëmtoi
-

“Arbitri na dëmtoi”, trajneri i Juventusit: Nuk duhej dhënë penallti për Dortmundin
-

Dëmtoi kanalizimet në Këlcyrë, nën hetim 49-vjeçari
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi E. C., 49 vjeç, banues në Tiranë, duke kryer punime në afërsi të pronës së tij, ka dëmtuar kanalizimet e ujërave të bardha.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

I dëmtoi makinën një të riu, nën hetim 46-vjeçari nga Memaliaj
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin një 33-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Dëmtoi objektin e reklamimit në Gjirokastër, ndalohet 50-vjeçari
POLICIA E SHTETIT
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një objekt për reklamim, në lagjen “18 shtatori”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Dëmtoi objektin e reklamimit në Gjirokastër, ndalohet 50-vjeçari
POLICIA E SHTETIT
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një objekt për reklamim, në lagjen “18 shtatori”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Dëmtoi makinën e një gruaje në Gjirokastër, nën hetim 48-vjeçari nga Saranda
POLICIA E SHTETIT
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. I., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 39-vjeçareje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

“Neuer të mos flasë për Donnarumma-n, harroi kur dëmtoi Higuain në vitin 2014”
7 Korrik 2025
20:22
Telesport
Vazhdon ende të prodhojë debate dhe polemika, situata e ndodhur në përballjen mes PSG-së dhe Bayern Munich për Kupën e Botës për Klube, ku në dyluftim e sipër për topin, pati një përplasje të ashpër mes portierit Gigio Donnarruma dhe Jamal Musiala, ku sulmuesi bavarez u dëmtua rëndë dhe do të mungojë për shumë kohë.
Për ta bërë akoma më dramatike situatën mendoi Manuel Neuer, i cili i doli në mbrojtje shokut të tij të skuadrës dhe akuzoi Donnarrumën se doli në mënyrë të rrezikshme.
Por, në mbrojtje të portierit italian, ka dalë agjenti i lojtarit, Vincenzo Raiola, i cili i kujton Neuer-it dëmtimin e rëndë që i shkaktoi Higuain-it vite më parë.
“Donnarumma preku i pari topin dhe nuk kishte aspak qëllim të dëmtonte Musiala-n. E kuptoj Neuer që do të mbrojë shokun e skuadrës, por në vitin 2014 ishte ai që dëmtoi Higuain. Këto janë gjëra që ndodhin”, tha Raiola. -

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
Theu masën e sigurisë së arrestit në shtëpi dhe goditi me tikë një 34 vjeçar, si dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28 vjeçari.
Policia ndërkohë bën të ditur se është proceduar penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin pas kësaj situate.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, teksa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari. Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin.Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.
Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje.
Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
-

Dhunoi dy dajat e tij dhe dëmtoi makinën e njërit me sëpatë, arrestohet 36-vjeçari!
Ndërhyrja e shpejtë policore ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Kutalli.
Policia ka arrestuar një 36-vjeçar pasi dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me sëpatë.
Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Procedohet penalisht një 26-vjeçar pasi bashkëpunoi për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit.
“Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti dhe u vu në pranga shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli.
Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./Opinion.al -

Berat/ Dhunoi të afërmit dhe iu dëmtoi automjetin me sëpatë, kapet 36-vjeçari
Dhunoi të afërmit dhe iu dëmtoi automjetin me sëpatë, kapet 36-vjeçari.
I arrestuari kishte 64.3 gramë Kokainë në automjet, me qëllim shitjen.
Procedohet penalisht një 26-vjeçar, për bashkëpunim për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit.
Njoftimi:
Berat/Ndërhyrja e shpejtë policore parandaloi përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Kutalli.
Dhunoi të afërmit dhe iu dëmtoi automjetin me sëpatë, kapet 36-vjeçari.
I arrestuari kishte 64.3 gramë Kokainë në automjet, me qëllim shitjen.
Procedohet penalisht një 26-vjeçar, për bashkëpunim për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, automjeti i të arrestuarit dhe sendi i fortë (sëpatë).
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti dhe u vu në pranga shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli.
Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.