Tag: dëmtimi

  • Një në tetë adoleshentë shfaq shenja dëmtimi të dëgjimit deri në moshën 18 vjeçe

    Një në tetë adoleshentë shfaq shenja dëmtimi të dëgjimit deri në moshën 18 vjeçe

    Një studim i ri i botuar në Otolaryngology–Head and Neck Surgery zbulon nivele shqetësuese të dëmtimit të dëgjimit tek adoleshentët: 6.2% shfaqin humbje dëgjimi sensorineurale dhe 12.9% tregojnë shenja të dëmtimit të mundshëm nga zhurma deri në moshën 18-vjeçare. Studimi, pjesë e projektit të madh afatgjatë Generation R në Holandë, ndoqi 3347 adoleshentë me teste të standardizuara të dëgjimit në moshat 13 dhe 18 vjeç. Ndërsa përhapja totale mbeti relativisht e qëndrueshme gjatë pesë viteve, u vunë re prirje shqetësuese: “gropat” bilaterale të dëgjimit u shtuan dhe të rinjtë që kishin dëmtim të frekuencave të larta në moshën 13 vjeç përjetuan përkeqësim të dukshëm deri në moshën 18 vjeçare.

    Autorja kryesore, dr. Stefanie N. H. Reijers, theksoi se, megjithëse përqindjet nuk ndryshojnë shumë me moshën, ashpërsia e dëmtimit të dëgjimit rritet me kalimin e kohës, çka nënvizon rëndësinë e parandalimit dhe monitorimit të hershëm. Testet audiometrike zbuluan modele tipike dëmtimi nga zhurma, përfshirë “dhëmbëzat, të njohura si tregues klasikë të ekspozimit ndaj zhurmave të forta. Faktorët kryesorë janë pajisjet personale për muzikë, lojërat, koncertet dhe ambientet me muzikë të lartë.

    Dëmtimi i dëgjimit nga zhurma (NIHL) ndodh kur zhurma e fortë dëmton qelizat e brishta të flokëve në kokle, të cilat nuk rigjenerohen. Rreth 17% e adoleshentëve në SHBA shfaqin shenja të këtij dëmtimi. Zhurmat mbi 85 dB, si pajisjet portative (100–115 dB), koncertet (90–122 dB), fishekzjarrët, motorët dhe sirenat (95–150 dB), mund të shkaktojnë humbje dëgjimi të përkohshme ose të përhershme.

    Humbja e dëgjimit në adoleshencë sjell pasoja të gjera: dëmton komunikimin, ul performancën akademike, ndikon zhvillimin kognitiv, rrit izolimin social dhe mund të përshpejtojë humbjen e dëgjimit më vonë në jetë. Simptomat e hershme shpesh janë të padukshme, duke filluar me vështirësi në perceptimin e tingujve të lartë, vështirësi në të kuptuarit e të folurit në zhurmë dhe shfaqjen e zhurmave fantazmë.

    Studiuesit kërkojnë ndërgjegjësim më të madh, ndërhyrje të hershme, parandalim dhe monitorim të rregullt të dëgjimit tek adoleshentët, si dhe më shumë kërkime mbi burimet e zhurmave dhe pse disa të rinj janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit. / Medicalxpress – Syri.net

  • Lajm i keq për Juventusin/ Vlahovic mungon gjatë, konfirmohet dëmtimi i rëndë

    Lajm i keq për Juventusin/ Vlahovic mungon gjatë, konfirmohet dëmtimi i rëndë

    Ajo që i frikësoheshin te Juventusi, tashmë është konfirmuar. Dëmtimi i Dusan Vlahovic është i rëndë.
    Sipas komunikatës zyrtare të klubit, bëhet fjalë për një “lezion të shkallës së lartë në bashkimin muskulor-tendinoz të aduktorit të majtë”, një diagnozë që nënkupton një problem të rëndësishëm fizik dhe që kërkon vlerësime të mëtejshme për të përcaktuar trajtimin e duhur. Stafi mjekësor do të zhvillojë konsultime të tjera për të kuptuar nëse rasti kërkon ndërhyrje kirurgjikale ose nëse mund të ndiqet një terapi, duke shmangur operacionin.
    Vendimi përfundimtar do të merret duke u bazuar në këshillat e specialistëve, por edhe në ndjesitë dhe vlerësimin e vetë lojtarit. Shembujt e fundit, si rastet e Kevin De Bruyne dhe Anguissa te Napoli, tregojnë se dëmtimet e këtij lloji mund të trajtohen me qasje të ndryshme. Megjithatë, çdo rast është specifik dhe koha e rikuperimit mund të ndryshojë ndjeshëm.
    Ajo që dihet deri tani është se mungesa e Vlahoviç nuk do të jetë e shkurtër. Edhe në skenarin më pozitiv, kthimi i tij në fushë mund të kërkojë 3 deri në 4 muaj. Nëse nuk mund të flitet ende për mbyllje të sezonit, periudha e rikuperimit mbetet e gjatë dhe me ndikim direkt në planet sportive të Juventusit.

  • Yamal i pakënaqur me Barcelona-n, klubi pranon menjëherë kërkesën e tij

    Yamal i pakënaqur me Barcelona-n, klubi pranon menjëherë kërkesën e tij

    Barcelona është përballur me një sërë dëmtimesh këtë sezon. Një prej tyre ka qenë ai i Lamine Yamal.
    18-vjeçari fillimisht pësoi një dëmtim në ijë në shtator, dhe megjithëse është afër rikthimit në 100% tani, ai po merret me këtë problem për gati tre muaj.
    Lamine Yamal u rikthye nga grumbullimi me Spanjën në shtator me pubalgji, gjë që bëri që ai të humbiste ndeshjet kundër Valencias, Newcastle United, Getafe dhe Real Oviedo.
    Ai u rikthye kundër Real Sociedad, por pasi luajti kundër tyre dhe Paris Saint-Germain brenda pak ditësh, dëmtimi u rishfaq.
    Kjo do të thotë se ai humbi katër ndeshjet e fundit të Spanjës, gjë që ka shkaktuar tensione midis Barcelona-s dhe Federatës Spanjolle të Futbollit. Dhe tani është zbuluar se Lamine Yamal nuk ka qenë aspak i kënaqur me mënyrën se si klubi po e trajton rikuperimin e tij nga dëmtimi.
    Sipas The Athletic, Lamine Yamal u ankua te Barcelona gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare të tetorit, pasi e bëri të qartë se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ishte trajtuar procesi i tij i rikuperimit nga departamenti mjekësor i klubit, i cili drejtohet nga Julio Tous.
    Dëmtimi i Lamine Yamal është një nga 12 dëmtimet e lojtarëve të ekipit të parë të Barcelona-s këtë sezon dhe, krahasuar me vitin e kaluar, kishte pasur tetë raste në këtë fazë gjatë sezonit.
    Adoleshenti kërkoi të trajtohej nga anëtarë të tjerë të stafit të klubit, gjë që iu pranua dhe në javët që nga ajo kohë, Flick ka vendosur të kthehet në mënyrën se si ishin gjërat gjatë sezonit të tij debutues në Katalonjë, ndërsa kërkon të gjejë zgjidhje.
    Barcelona padyshim është prekur nga dëmtimet e lojtarëve kryesorë, përfshirë Joan Garcia, Pedri dhe Raphinha. Ata shpresojnë që këto ndryshime t’i japin fund problemeve të tyre, dhe javët në vijim do të tregojnë nëse kjo stiuatë do të marrë fund.

  • Pulisic: Ndjehem në kulmin tim si futbollist. Titulli? Është objektivi kryesor i Milanit

    Pulisic: Ndjehem në kulmin tim si futbollist. Titulli? Është objektivi kryesor i Milanit

    15 Nëntor 2025

    9:00

    Alfred Lleshi

    Christian Pulisic analizoi karrierën e tij gjatë një interviste për “CBS Sports”, ku foli për momentin personal dhe ambiciet me Milanin: “Jam në një moshë të mirë, ndoshta në formën më optimale fizike. Shpresoj që kulmi im të jetë sezonin e ardhshëm, por nëse ky është kulmi im, dua ta shijoj. Sigurisht, ndiej se po kaloj momentin tim më të mirë në futboll”.
    Pulisic e konsideron titullin objektiv kryesor të sezonit: “Nëse nuk e fitojmë, nuk dua ta shoh nga ana negative. Do të japim maksimumin dhe do të gjykohemi ndeshje pas ndeshjeje. Kur fiton trofeun, puna jote shpërblehet”.
    Ai rikthehet nga dëmtimi pas tri javësh: “Është frustrues dëmtimi, mendon ‘pse tani’? Sidoqoftë, jam i lumtur që nuk shkoi më keq. Momenti më i vështirë është kur je jashtë fushës dhe dëshiron ta ndihmosh skuadrën. Tani jam kthyer dhe ndihem shumë më mirë”.

  • Dëmtimi i Hakimit, ja sa kohë do qëndrojë jashtë fushave mbrojtësi i PSG

    Dëmtimi i Hakimit, ja sa kohë do qëndrojë jashtë fushave mbrojtësi i PSG

    Mbrojtësi i PSG, Achraf Hakimi u dëmtua në ndeshjen ndaj Bayern në Champions. Mediumi francez RMC Sport shkruan se Hakimi, do të mungojë disa javë.
    “Nuk është konstatuar frakturë: bëhet fjalë për një ndrydhje të rëndë. Janë prekur ligamentet e brendshme të kyçit të majtë të këmbës”.

    “Kjo nënkupton se ai do të mungojë për gjashtë deri në tetë javë. Prandaj, është e pamundur të luajë sërish për PSG-në në vitin 2025”.
    Mbetet për t’u parë nëse marokeni do të arrijë të rikuperohet në kohë për turneun e madh kontinental në muajt e ardhshëm, Kupën e Kombeve të Afrikës”- Shkruhej aty.

  • Arteta merr një lajm të mirë, afrohet data e rikuperimit të kapitenit nga dëmtimi

    Arteta merr një lajm të mirë, afrohet data e rikuperimit të kapitenit nga dëmtimi

    30 Tetor 2025

    11:47

    Telesport

    Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, ka zbuluar se ka përshpejtuar rikuperimin e tij nga një dëmtim në gju, duke bërë disa ushtrime shtesë në makinën anti-gravitacionale. Mesfushori mungon që nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar të gjurit në takimin ndaj West Ham, më 4 tetor.
    Kjo makinë anti-gravitacionale u lejon lojtarëve të vrapojnë në një pistë vrapimi ndërsa mbajnë lëndime, pasi makina zvogëlon peshën në një nyje ose muskul. “Unë ende po punoj për rikuperimin tim të plotë” tha Odegaard në një postim në rrjetet sociale.
    “Gjithçka po shkon mirë dhe po përparoj shumë. Kam filluar të lëviz më shumë dhe kam vrapuar në makinën anti-gravitacionale këtë javë”, tha më tej Odegaard.
    “Është mirë të ndiej se po shkoj në drejtimin e duhur dhe se mund të bëj gjithnjë e më shumë stërvitje çdo ditë. Është punë e vështirë, është mirë të ndiesh përparim, të jep më shumë motivim“, deklaroi kapiteni i “topçinjve”.

  • Dëmtimi/ Mbape lë Francën, rikthehet në Madrid

    Dëmtimi/ Mbape lë Francën, rikthehet në Madrid

    Kilian Mbape është jashtë loje. Ylli i Francës, pasi udhëhoqi shokët e tij të ekipit drejt fitores (shënoi golin e parë një gol) në fitoren 3-0 ndaj Azerbajxhanit, ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.

    Një goditje e rëndë në këmbën e djathtë e përpasojë zëvëndësimi në minutën e 82′. Pamjet e tij me dhimbje kishin lënë të kuptoheshin pasojat, por tani është konfirmuar: KM10 nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Islandës të hënën.

    Kështu pas konsultimëve të stafit mjekësor dhe trajnerit Deshapms është vendosur që sulmuesi të kthehet në madrid ku do të vijojë rekuperimin përpara se skuadra e bardhë të përballet me Getafen./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Hyrja falas, U21 e Bushit sot testi me San Marinon

    Hyrja falas, U21 e Bushit sot testi me San Marinon

    Kombëtarja U21 zhvillon sot ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, në “Air Albania”, me fillim orën 17:00.

    Në këtë angazhim të ekipit Kombëtar Shpresa, trajneri Alban Bushi nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin e Laçit, Ledjo Tresën, për arsye dëmtimi. Në fakt përpos Tresës, Bushi ka deklaruar në konferencën e zakonëshme për shtyp se ka edhe mungesa e detyruara për shkak dëmtimi si Rashica, Muça, Alili dhe Osmani.

    Pjesa tjetër e grupit është gati ndërsa këtë të premte tekniku i U21 pritet të provojë shumë nga lojtarët e listuar teksa gjëndën 20 futbollistë. Sakaq ky test pritet të ndiqet nga një numër i shtuar tifozësh pasi dhe hyrja falas ndihmon./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Dëmtimi në derbi, Tirana humbet lojtarin për disa ditë

    Dëmtimi në derbi, Tirana humbet lojtarin për disa ditë

    Mesfushori i Vllaznisë, Kleandro Lleshi, pësoi një dëmtim në shpinë gjatë derbit të fundit dhe do të qëndrojë jashtë për 3-4 ditë për t’u rikuperuar. Edhe pse dëmtimi nuk duket serioz, stafi mjekësor ka vendosur t’i japë pushim për të shmangur çdo komplikacion dhe për të siguruar rikuperim të plotë.
    Trajneri i skuadrës do të monitorojë nga afër gjendjen e tij dhe pritet të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjet e ardhshme. Lleshi mbetet një nga lojtarët kyç të mesfushës, dhe mungesa e tij mund të ndikojë në dinamizmin e ekipit, por rikthimi i tij pritet të jetë i shpejtë dhe pa pasoja.

    Stafi teknik po analizon gjithashtu alternativat e mundshme në mesfushë për të kompensuar mungesën e tij, ndërsa tifozët shpresojnë që Lleshi të jetë gati për sfidat më të rëndësishme që po vijnë në kalendar. Ky pushim i shkurtër vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, duke bërë që ekipi të bëjë kujdes maksimal për menaxhimin e ngarkesës dhe përgatitjen fizike të lojtarëve.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kombëtarja U-21 / Ledjo Tresa humbet ndeshjen me San Marinon për arsye dëmtimi

    Kombëtarja U-21 / Ledjo Tresa humbet ndeshjen me San Marinon për arsye dëmtimi

    Kombëtarja U-21 ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në “Air Albania”, në orën 17:00.
    Në këtë grumbullim, trajneri Alban Bushi nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin e Laçit, Ledjo Tresën, për arsye dëmtimi.
    Pjesa tjetër e grupit është bashkuar me skuadrën dhe po përgatitet për takimin e ditës së premte.
    Trajneri Bushi ka vendosur që lista përfundimtare për këtë sfidë të jetë me 20 futbollistë dhe nuk do të ftojë lojtar tjetër për të zëvendësuar Ledjo Tresën.