Tag: dëmtimet

  • De Laurentiis: Dëmtimet na kanë penalizuar, ky Napoli është më i fortë se i sezonit të kaluar  

    De Laurentiis: Dëmtimet na kanë penalizuar, ky Napoli është më i fortë se i sezonit të kaluar  

    2 Dhjetor 2025

    8:08

    Alfred Lleshi

    “Nëse ke shumë dëmtime, është normale të ketë momente dobësie dhe zhgënjimi që ndikojnë edhe në dhomat e zhveshjes, – tha presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. – Mund të ketë ndeshje që nuk merren siç duhen”.
    Ai mbrojti edhe Bologna: “Sipas meje, po e nënvlerësoni. Është një skuadër e madhe, jemi të gjithë aty-aty, pa shumë diferenca. Ka një trajner të madh. Kur humbëm me të, sa ishte te Spezia, shkova ta përgëzoja. E nderoj atë që mund një skuadër të fortë si e jona”.
    De Laurentiis vlerësoi edhe Vincenzo Italiano: “Jam i afeksionuar dhe e vlerësoj, po bën një rrugëtim të bukur”. Më pas u ndal te Napoli: “Jam i bindur se ekipi aktual është më i fortë se i sezonit të kaluar. Duhet të eksperimentosh me lojtarët e rinj që blen, t’i bësh të lidhen me fanellën. Dëmtimet iu dhanë mundësinë të tregonin cilësitë e tyre. Janë lojtarë të jashtëzakonshëm”.
    Ai theksoi balancën e kampionatit: “Jemi 20 ekipe dhe duhet respekt. Kampionati është shumë i bukur, pikët janë shpërndarë, ndaj klasifikimi është më i ngushtë”.
     

  • Në hall nga dëmtimet e shumta, Luis Enrique e gjen zgjidhjen te Barcelona

    Në hall nga dëmtimet e shumta, Luis Enrique e gjen zgjidhjen te Barcelona

    6 Nëntor 2025

    18:47

    Telesport

    Një nga problemet e mëdha që PSG ka këtë sezon janë dëmtimet e shumta dhe të njëpasnjëshme. Për këtë arsye klubi parizien mund të bëjë disa afrime në merkaton e janarit.
    Emri i parë në listën që Luis Enrique iu ka dhënë drejtuesve të klubit është Eric Garcia. Duke qenë se Marquinhos është 31 vjeç dhe braziliani deklaroi para sfidës ndaj Bayern se ende nuk është në 100% e tij, William Pacho dhe Illia Zabarnyi ende nuk janë në formën e tyre më të mirë, ndaj Luis Enrique ka kërkuar transferimin e qëndërmbrojtësit të Barcelonës, gjatë merkatos së janarit.
    Duke qenë se kontrata aktuale e Eric Garcia me Barcelonën skadon në qershor të këtij viti dhe deri tani nuk ka pasur rinovim, transferimi drejt PSG-së është mëse i mundshëm gjatë merkatos së janarit.

  • La Liga/ Jo vetëm dëmtimet, edhe statistikat kundër Barçës, 14 skuadra kanë vrapuar më shumë se sa katalanasit

    La Liga/ Jo vetëm dëmtimet, edhe statistikat kundër Barçës, 14 skuadra kanë vrapuar më shumë se sa katalanasit

    Barcelona përballet me një fillim sezoni shqetësues, jo vetëm në rezultate, por sidomos në aspektin fizik. Në tetë javët e para të kampionatit, plot 14 skuadra në La Liga kanë vrapuar më shumë se Barça, ndërsa lista e dëmtimeve muskulore është gjithnjë në rritje.
    Pavarësisht se me ardhjen e trajnerit Hansi Flick u premtuan ndryshime rrënjësore në stafin mjekësor dhe përgatitor, rezultatet nuk po duken në fushë. Kreu i ri i përgatitjes fizike, Julio Tous, pati premtuar ulje të dëmtimeve me 50%, por sot, në tetor, yje si Lewandowski, Balde, Raphinha, Fermín, Dani Olmo dhe Lamine Yamal janë dëmtuar – disa prej tyre më shumë se një herë.

    E përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” ditën e sotme ka nxjerrë disa nga statistikat deri më tani të këtij sezonit të skuadrës blaugrana, të cilat flasin qartë: Barcelona aktualisht është nën mesataren e La Ligës në metra të përshkuar, sprintime dhe përpjekje fizike në distancë mesatare. Krejt ndryshe nga sezonet kur fitoi tituj me Xavin apo Flickun vetë – ku dominimi fizik ishte një nga çelësat e suksesit.
     
     
    Pyetjet shtrohen: A ka funksionuar vërtet revolucioni fizik i premtuar? Dhe a po paguan Barça çmimin e një përgatitjeje të dobët në një sezon që kërkon intensitet maksimal?
    Për tani, një gjë është e qartë: forma fizike dhe dëmtimet janë kthyer në pengesën më të madhe për ambiciet e Barcelonës këtë sezon. Kur jemi vetëm dy javë nga përballja e shumëpritur me Real Madrid në “El Classico:, dhimbjet e kokës për Hasni Flick janë më prezente se kurrë më parë.
    © BalkanWeb

  • Pragsfida me Partizanin, dëmtimet mbeten “armiku numër 1” i bardhebluve

    Pragsfida me Partizanin, dëmtimet mbeten “armiku numër 1” i bardhebluve

    Problemet me dëmtimet vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për trajnerin Roberto Bordin dhe stafin e tij teknik para sfidës vendimtare me Partizanin. Ermal Meta ishte prezent me këmbën e fashuar, duke treguar se nuk është ende i gatshëm për një rikthim të plotë, ndërsa Alfred Mensah nuk ishte fare në seancën stërvitore, pasi dëmtimi e mban jashtë fushës dhe nuk ka marrë ende leje për të marrë pjesë në ndeshje.
    Nga ana tjetër, lajmi pozitiv vjen nga Qëndrim Ismajli, i cili është rikthyer dhe është bashkuar sërish me grupin për stërvitje të plota, duke treguar se po e rikuperon gradualisht ritmin e lojës. Gjumsi vazhdon procesin e riaftësimit, ndërsa rikuperimi i tij do të kërkojë akoma disa seanca intensive, duke e mbajtur jashtë për pjesën më të madhe të përgatitjeve. Kola, i sapo operuar, gjithashtu nuk ka ende mundësi të rikuperojë dhe rikthimi i tij në formacion do të kërkojë kohë shtesë, pasi shërimi post-operativ është ende në proces.

    Një pikë tjetër e paqartë është gjendja e dy lojtarëve Dembele dhe Marku, të cilët dje u stërvitën vetëm me ekipin e dytë. Pjesëmarrja e tyre në derbin me Partizanin mbetet e pasigurt dhe kjo detyron trajnerin Bordin të mendojë për rrotacione dhe alternativa të tjera në sulm dhe mesfushë.
    Në këtë situatë, dëmtimet dhe mungesat e disa prej titullarëve kryesorë janë një sfidë reale për Tiranën. Megjithatë, stafi teknik po punon intensivisht për të gjetur zgjidhje taktike, duke analizuar formacionet alternative dhe kombinimet e lojtarëve të shëndetshëm, me qëllim që skuadra të ruajë konkurrencën dhe të hyjë e përqendruar në këtë derbi vendimtar.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Flick “driblon” dëmtimet me peshë: Kemi grup fantastik lojtarësh, do të përshtatemi

    Flick “driblon” dëmtimet me peshë: Kemi grup fantastik lojtarësh, do të përshtatemi

    27 Shtator 2025

    13:30

    Alfred Lleshi

    Barcelona do të presë të dielën Real Sociedad në Montjuïc. Skuadra e Hansi Flick vjen me mungesa të reja, Joan Garcia dhe Raphinha. Gjermani pranoi situatën: “Është pjesë e punës sime si trajner, por më pëlqen, është sfidë. Kemi një ekip fantastik. Nuk është normale për ne, por dëmtimet ndodhin. Po analizojmë çdo situatë për të gjetur shkaqet dhe përshtatemi”.
    Atlético–Real Madrid: “Do ta shoh derbin. Është një pasdite e mirë për të parë dy ekipe fantastike”. Fokusi te PSG: “Ne gjithmonë jemi të përqendruar te ndeshja e radhës. Tani është Real Sociedad. Kemi 4 fitore dhe duam t’i vazhdojmë. Nuk ka rëndësi kush mungon, fokusi është tek ata që janë gati”. Lamine Yamal: “Nesër do të ketë disa minuta, patjetër. Sa i përket kombëtares, kjo është puna e trajnerit të Spanjës, jo e imja”.
    Për portën e Barcelonës: “Sigurisht nuk na pëlqen të mos e kemi Joan Garcia. Ka bërë një punë të shkëlqyer, por këto gjëra ndodhin. Tani kthehet Tek. Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar fituam pothuajse të gjitha ndeshjet dhe tre trofe me të. Është një portier dhe person fantastik, nuk kam asnjë dyshim”.

  • Mesfushorit të Kombëtares nuk i ndahen dëmtimet, mbetet përsëri jashtë për problemet me gjurin

    Mesfushorit të Kombëtares nuk i ndahen dëmtimet, mbetet përsëri jashtë për problemet me gjurin

    Karriera e Keidi Bares vazhdon të ndikohet në mënyrë të pazakontë në këtë periudhë nga dëmtimet që kanë torturuar mesfushorin kuqezi. Futbollisti vazhdo të mos jetë ne dispozicion të trajnerit për ndeshjet e kampionatit, si pasojë e një tjetër problemi në gju.
    Mediat spanjolle raportojnë se Bare ka marrë një goditje në gju që më 2 gusht, duke pësuar një ndrydhje dhe kjo e ka ndikuar në vijim në përgatitjet për sezonin e ri. Edhe trajneri Gabi përsëriti sot para mediave se Bare vazhdonte të ishte i dëmtuar.
    “Ai vazhdon të ketë shqetësime në gju për shkak të goditjes që mori në miqësore dhe pësoi një ndrydhje të lehtë. Nuk mund të shkurtojmë kohët e rikuperimit kur ai ndjen dhimbje”, shpjegoi trajneri situatën e Bares, që duket se po nis një tjetër sezon me probleme fizike.

  • Rrezikon mbi 4 muaj jashtë fushave, Lukaku thyen heshtjen: Dëmtimet janë pjesë e lojës, me ndihmën e Zotit…

    Rrezikon mbi 4 muaj jashtë fushave, Lukaku thyen heshtjen: Dëmtimet janë pjesë e lojës, me ndihmën e Zotit…

    20 Gusht 2025

    13:36

    Alfred Lleshi

    “Faleminderit të gjithëve për mesazhet gjatë këtyre ditëve. E vlerësoj shumë mbështetjen tuaj, por këto gjëra ndodhin, dëmtimet janë pjesë e lojës. Me hirin e Zotit ndihem mirë dhe mbetem pozitiv, pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Shihemi së shpejti”. Ky është mesazhi përmes rrjeteve sociale, ose e thënë ndryshe reagimi i parë i Romelu Lukakut pas dëmtimit të rëndë që pësoi në prag të nisjes së sezonit të ri në Serie A.
    Dëmtimi – Sulmuesi i Napolit u dëmtua gjatë miqësores me Olympiacos dhe iu nënshtrua ekzaminimeve në “Pineta Grande Hospital”, ku iu diagnostikua lezion i shkallës së lartë në muskujt e kofshës së majtë (‘retto femorale’). Klubi njoftoi se lojtari ka nisur tashmë procesin rehabilitues dhe do t’i nënshtrohet një konsulte kirurgjikale për të vlerësuar nëse do të ketë nevojë për operacion.
    Situata te Napoli – Dëmtimi i Lukakut mund të sjellë pasoja edhe në listat e regjistrimit për Serie A dhe Champions League. Napoli ka vetëm një vend të lirë për lojtarët “over”, i cili pritet të shfrytëzohet për një sulmues të ri, që mund të afrohet në merkato për të zëvendësuar belgun. Fillimisht ky vend ishte menduar për Gutierrez, por tani është e mundur që hapësira të krijohet, duke “përjashtuar” pikërisht Lukakun.
    Një goditje e rëndë për Napolin dhe Lukakun, që tashmë duhet të presë rezultatet e konsulencës kirurgjikale për të mësuar kohën e rikuperimit.

  • Dëmtimet e shumta i shkatërruan karrierën, Arsenal i tregon derën futbollistit të njohur

    Dëmtimet e shumta i shkatërruan karrierën, Arsenal i tregon derën futbollistit të njohur

    4 Korrik 2025

    18:49

    Telesport

    Edhe pse ka ende një vit kontratë, Arsenal dhe Takehiro Tomiyasu kanë rënë dakord për të ndërprerë me konsensus bashkëpunimin mes tyre. Japonezi ka luajtur vetëm 6 minuta në sezonin e fundit pas një dëmtimi të rëndë që ka pësuar në gju dhe në këtë mënyrë jo fort të mirë do të largohet nga “Topçinjtë” pas 4 vitesh, ku është aktivizuar pjesërisht në 65 ndeshje dhe ka shënuar dhe dy gola.
    Drejtuesit e Arsenalit e kanë marrë këtë vendim duke pasur parasysh dëmtimet e vazhdueshme që ka pësuar japonezi gjatë këtyre 4 viteve në Londër, por edhe konkurrencën e shumtë që ka në pozicionin e tij me emra të njohur si Calafiori, Myles Lewis-Skelly apo edhe Jurren Timber. 26-vjeçari u transferua në gusht të vitit 2021 nga Bologna për 20 milionë euro dhe në atë kohë konsiderohej si një nga mbrojtësit e rinj më premtues të momentit, por lëndimet e shumta ndikuan për keq në karrierën e tij.
    E ardhmja e Tomiyasu pritet të jetë ne vendlindjen e tij në Japoni, ku do të transferohet si lojtar i lirë.

  • Çdo ditë aksidente me monopatina, mjekët kërkojnë që përdorimi të rregullohet me ligj se si, ku dhe nga kush të përdoren

    Çdo ditë aksidente me monopatina, mjekët kërkojnë që përdorimi të rregullohet me ligj se si, ku dhe nga kush të përdoren

    Pas aksidentit të një dite më parë të tre te miturve me monopatinë mjekët e spitalit të Traumës u kërkojnë autoriteteve shtetërore të ndërhyhet me ligj për rregullimin e lëvizjeve me monopate pasi pothuajse çdo ditë ka aksidente prej tyre.

    Prej kohësh këtë e ka kërkuar edhe kreu i urgjencës kombëtare i cili deklaroi se vetëm këtë vit aksidentet me monopate janë rritur me 30 %.
    “Ka ardhur koha edhe për shkak te përdorimit masiv të rregullohet me ligji, kush duhet t’i përdorë, shpejtësia, madje personalisht edhe një mini-patentë”, u shpreh, Ilir Hasmuça, kirurg ortoped në Spitalin Univeristar të Traumës.
    Dëmtimet që pëson i aksidentuari me monopatinë janë shumë të rënda, të cilat kërkojnë kohë të gjatë rikuperimi në rast se nuk janë fatale.
    “Dëmtimet janë nga më të ndryshmet, nga të gjymtyrëve, tek dëmtimet e kokës si dhe të organeve të brendshme”, thotë Hasmuça.
    Të tre të miturit ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës dhe një prej 11-vjeçarëve ndodhet i intubuar në sallën e reanimacionit.
    Deri sa shteti të ndërhyjë u kërkohet prindërve të mos lejojnë fëmijët të përdorin monopate pasi edhe nëse nuk ua keni blerë e gjejnë tek shokët duke e konsideruar edhe një mjet argëtimi.
     

    Top Channel

  • Do të mungojë për 6 javë! Dëmtimet e shpeshta, specialistët gjejnë të njëjtën zgjidhje për Neymar si rasti i Armando Brojës

    Do të mungojë për 6 javë! Dëmtimet e shpeshta, specialistët gjejnë të njëjtën zgjidhje për Neymar si rasti i Armando Brojës

    Dëmtim pas dëmtimi, Neymar po kalon shumë peripeci në karrierë që e kanë bërë të kthehet para kohe në Brazil, te Santosi. Por pavarësisht ndryshimit të nivelit dhe uljes së intensitetit, pasi ka qenë edhe në Arabinë Saudite, dëmtimet e Neymar nuk kanë të ndalur.
    Shqiptarëve u kujton e gjitha kjo situatë rastin e Armando Brojës, por çështja e Neymar ka qenë edhe më e rëndë. Në ndeshjen e fundit kundër Atletico, Neymar u dëmtua dhe u largua në minutën e 34 mes lotëve.
    Në Brazil nisën të dyshojnë nëse ky lojtar do të braktis futbollin përpara kohe dhe të mbyll karrierën pasi trupi nuk po i përgjigjet më. Sipas raportimit të ESPN, me këtë dëmtim të fundit, Neymar do të qëndrojë jashtë për gjashtë javë.
    Ndërkohë specialistët kanë gjetur të njëjtën zgjidhje si në rastin e Armando Brojës, që për disa kohë u kthye çështje diskutimi në Shqipëri nëse ishte zgjidhje e drejtë apo jo. Mësohet se edhe në rastin e Neymar do të punohet shumë me formacimin e muskujve dhe shtimin e masës së tyre në mënyrë që të shmangen dëmtimet në të ardhmen. /Sport Ekspres/