Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se e ka dhunuar motrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.Kjo shtetase është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. T., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë varësen e floririt një shtetaseje të mitur, 15 vjeçe.
Po ashtu në Kurbin, më datë 06.12.2025, shtetasi P. F., 51 vjeç, banues në fshatin Fushë-Milot dhe rezident në Itali, ka njoftuar Sallën Operative se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën në Fushë-Milot disa vegla pune dhe orendi. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tag: dëmtime
-

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara
-

‘Argjinatura të çara dhe zona pa energji elektrike’, Qarku Korçë përballet me dëme nga reshjet
Problematikat në qarkun e Korçës janë shfaqur të shpërndara në disa bashki, me dëmtime që prekin argjinatura, rrugë rurale, sistemin e kullimit dhe furnizimin me energji në disa zona të izoluara.
Në Bashkinë Maliq, po punohet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumenjve Dunavec dhe Devoll, të cilat paraqesin rrezik për përmbytje të tjera.
Në Bashkinë Pogradec, përveç dëmeve në rrugët dhe pronat familjare, u evidentuan problematika serioze në pastrimin e pusetave dhe menaxhimin e rrjedhjeve të lumenjve, veçanërisht në zonat e Verdovës dhe Rëmenjit. Humbja e 50 metrave të korsisë së biçikletave përbën një tjetër tregues të erozionit të fortë.
Është verifikuar gjithashtu shkarje dherash pranë rezervuarit Stropskë 2, e cila po vlerësohet nga ekipet e emergjencave, duke ngritur shqetësime për sigurinë e rezervuarit.
Nga ana e furnizimit me energji, OSHEE raporton se Fideri 6 i Nënstacionit Mollas ka lënë pa energji 11 abonentë në zonën Kurtesh, ndërsa pjesa tjetër e fiderave funksionon normalisht.
Drejtoria Qendër–Lindje e ARRSH njofton se në aksin Qafë Plloçë – Qukës po vijojnë punimet për pastrimin e inerteve nga rruga, pasi reshjet kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Megjithë punën e strukturave në terren, shumë zona të qarkut Korçë vijojnë të përballen me dëmtime strukturore dhe problematika që po kërkojnë ndërhyrje të vazhdueshme dhe afatgjata.
-

E rindërtuar para tre vitesh, ura e Metoqit në Sarandë dëmtime të rënda pas përmbytjeve gjatë kësaj jave
Ura e Metoqit ka pësuar dëmtime të rënda pas përmbytjeve të ditëve të fundit.
Ura shërben për lidhjen e zonës bujqësore të fushave të Metoqit, ku ndodhen edhe disa magazina bujqësore dhe shtëpi banimi.
Forcat e emergjencave civile kanë inspektuar urën për të parë nga afër dëmtimet dhe mundësinë e rikonstruktimit në vijim.
Ura është e rindërtuar pasi para tre vitesh pësoi shembje. -

“Dëmtime të urave dhe rënie dherash”/ Qarku i Kukësit përfshihet nga moti i keq, reshjet e shiut shkaktojnë probleme
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të qarkut të Kukësit, ku raportohen për dëmtime të urave dhe rënie dherash e inerte në disa rrugë nacionale. Sipas informacionit nga Emergjencat Civile, në Ujmisht ka rënie gurësh dhe inertesh në rrugë në Lusèn, Malqene dhe Tejdrinë, po ashtu dhe në Zapod.
Si rezultat i erës është dëmtuar dhe mbulesa e një çatije në shkollën e fshatit Bele. Në Kolsh, si rezultat i vërshimit të ujrave janë dëmtuar rrugët e fshatit Myç-Mamëz dhe Mamëz të aksit rrugor Kukës-Surroj, ndërsa në Tropojë, në disa zona janë evidentuar problematika në disa ura.
Konrketisht, si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit janë dëmtuar këmbët mbajtëse të tyre. Gjithashtu, për shkak të amortizimit, disa ura kanë pësuar dëmtime në shtrojën e tyre. -

Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët (Emrat)
Dhunuan me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta, ndalohen 2 autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminalë. Bëhet fjalë për shtetasit Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj. Dje61 vjecari Kozma Kukli u dhunua fizikisht nga dy persona që janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur përballë tregut të Çoles. Kozma Kuklit i kanë ardhur në ndihmë banorët e zonës, njoftuan ambulancën dhe policinë. I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës për mjekim. Mjekët treguan se 61-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe syrin e djathtë e cila i rrezikon shikimin. Siç shihet edhe nga pamjet, këmisha e 61-vjeccarit ishte e gjakosur pësoi dëmtime të rënda për shkak të goditjeve që e lanë të shtrirë në trotuar. -

Aksident, makina përplas çiftin që udhëtonte me motor dhe një këmbësore
Një automjet tip Benz ka përplasur një motor dhe një këmbësore, duke lënë të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Laprakës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, në momentin e aksidentit në motor po udhëtonin një çift, burrë dhe grua, të cilët kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Përplasja përfshiu gjithashtu edhe një këmbësore, e cila ka marrë dëmtime të lehta. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
-

Humbja në Champions lë pasoja te Liverpool, dy dëmtime për Slot para ndeshjes me Chelsea
2 Tetor 2025
10:01
Telesport
Humbja 0-1 në fushën e Gallatasaraj ka lënë pasoja te skuadra e Liverpool. Përveç rezultatit negative, skuadra e “reds” ka ardhur në Angli edhe me dy dëmtime.
Lëndimet e sulmuesit Ekitike dhe portierit Alisson shtuan zhgënjimin për Liverpool. “Dëmtimi i Ekitike nuk duket shumë serioz”, tha trajneri i Liverpool, Slot.
“Shqetësimi më i madh është për Alisson. Ai qëndroi i shtrirë pasi bëri një pritje. Pas ndeshjes e pamë duke ecur duke çaluar dhe ky është problem”, shtoi trajneri holandez.
“Alisson nuk do të luajë këtë fundjavë në kampionat, kështu që Mamardashvili do të jetë gati për debutimin e tij në Premier League”, tha Slot.
Liverpool ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe synon që ndaj Chelsea të largojë situatën negative të javës së fundit. -

Vjehrri dhe dy djemtë ‘bëjnë për spital’ dhëndrin në Malësinë e Madhe, pëson dëmtime në kokë dhe trup
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Malësinë e Madhe pasi kanë dhunuar dhëndrin e familjes.
Pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.
U arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

“Nuk luan dot më në nivelet e larta”/ Transferimi i Boniface ngjall pikëpyetje tek tifozeria milaneze: Dy dëmtime në ligament dhe karakter problematik
Sulmuesi i Bayer Leverkusen dhe ylli i Nigerisë është gjithnjë e më pranë Milanit, por transferimi i tij i mundshëm tek kuqezinjtë ka ngjallur protesta mes tifozëve milanezë.
Marrëveshja është gati, agjenti i Victor Boniface pritet të mbërrijë në Milano për detajet e fundit, por ardhja e sulmuesit të Bayer Leverkusen te Milani nuk po ndez entuziazmin e tifozëve kuqezi, përkundrazi. Shumë dyshime, të shprehura qartë edhe nga postimet në media sociale.
“Shpresoj që të gjithë ju që e mbështesni Boniface të jeni të vetëdijshëm që ai ka pasur probleme të mëdha brenda skuadrës. Thuhet se karakteri i tij është shumë i vështirë dhe se është përplasur disa herë me lojtarë të tjerë të ekipit”, shkruajn tifozët e kuqezinjve në media sociale .
Megjithatë, ajo që shqetëson më shumë tifozerinë milanezë janë dëmtimet e rënda që kanë penguar karrierën e sulmuesit 24-vjeçar nigerian.
“Boniface është një ish-futbollist dhe këtë do ta shihni”, shkruan një tifoz i Milanit.
Një tjetër e thotë: “Mua më pëlqen shumë Boniface, por pikëpyetja mbi gjendjen e tij fizike është e madhe”.
“Në pjesën e sezonit 24/25 Boniface ka qenë jashtë për shkak dëmtimi për 75 ditë, ka luajtur vetëm 19 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola. Problemi është vetëm ky, por është një problem i madh”, shkruan një tjetër fans në X.Nella parte di stagione 24/25 #Boniface e’ stato fuori per infortunio 75 giorni, giocato 19 partite e segnato 8 goal. Il problema è solo questo, ma è un grande problema ✅📌 #Milan #SempreMilan
— Massimo (@Cerberu1974) August 21, 2025
Me të njëjtën logjikë vjen edhe një tjetër reagim nga tifozët: “Asnjë lojtar me dy dëmtime të ligamentit në historikun e tij nuk kthehet më në nivele shumë të larta”.Su Boniface ho una sola perplessità
— AnfetaMilan (@AnfetaMilan) August 21, 2025Top Channel
-

Ka marrë dëmtime pranë zemrës, 27-vjeçari i plagosur me thikë në Korçë niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë
Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot (15 gusht) në Dvoran të Korçës, ku një 27-vjeçar u plagos me thikë.
I plagosuri, A. Kodra, është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas mjekëve, ai ka marrë lëndime në pjesën poshtë shpatullës dhe në anën e zemrës, dhe po dërgohet për kontrolle më të specializuara për të përcaktuar nëse ka pësuar dëmtime serioze.
Autori i ngjarjes është identifikuar si Aleks Qiqi, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit.