Tag: dëmtim

  • Barcelona merr lajmin e mirë, Casadó drejt rikuperimit për fundin e sezonit

    Barcelona merr lajmin e mirë, Casadó drejt rikuperimit për fundin e sezonit

    19 Prill 2025

    13:29

    Alfred Lleshi

    Marc Casadó, 21 vjeç, u dëmtua më 16 mars në ndeshjen kundër Atlético Madridit, e luajtur në “Metropolitano”. Ai që fillimisht dukej si një dëmtim shumë i rëndë, rezultoi fatmirësisht të ishte vetëm dëmtim i ligamentit në gjurin e djathtë.
    Që atëherë, “Mundo Deportivo” kishte raportuar se qëllimi i Casadó ishte të rikuperohej në kohë për të marrë pjesë në ndeshjet e fundit të sezonit. Një muaj pas dëmtimit, plani i të riut të Barcelonës mbetet i njëjtë, pasi ndjehet shumë pozitiv për rikuperimin.
    Sipas asaj që raporton “La SER”, Casadó ka nisur tashmë të zbresë në fushë dhe po punon intensivisht për t’u rikthyer në lojë para përfundimit të sezonit.
    Futbollisti ka bërë të qartë se nuk do të rrezikojë me një rikthim të nxituar, por nëse progresi i tij vazhdon si deri tani, dhe me një muaj të mbetur, objektivi i tij është të jetë gati për dy ndeshjet e fundit të kampionatit, kundër Villarrealit në “Montjuïc” dhe kundër Athletic Bilbao në “San Mamés”, si dhe për një finale të mundshme të Champions League, në rast se Barcelona arrin ta eliminojë Interin më parë.

  • Santos del me njoftim zyrtar: Neymar ka dëmtim në muskujt e kofshës, jashtë fushave për 4-6 javë

    Santos del me njoftim zyrtar: Neymar ka dëmtim në muskujt e kofshës, jashtë fushave për 4-6 javë

    19 Prill 2025

    11:59

    Alfred Lleshi

    Pamjet e Neymarit duke qarë nga dhimbjet e një tjetër dëmtimi muskulor kanë bërë xhiron e botës. Ylli brazilian, që sapo ishte kthyer në fushë në ndeshjen e fituar nga Santos 2-0 ndaj Atletico Mineiro, u detyrua të largohej në minutën e 34-t për shkak të një problemi në kofshë.
    Sipas asaj që raporton ESPN, Neymar do të qëndrojë jashtë fushave për 4 deri në 6 javë. Klubi brazilian ka publikuar një njoftim zyrtar për gjendjen e tij: “Pas rikuperimit nga një dëmtim muskulor dhe pasi kishte filluar stërvitjen për rritjen e masës muskulore, Neymar Jr. u kthye në fushë dhe, gjatë pjesës së parë të fitores ndaj Atlético MG, ndjeu një shqetësim të ri në kofshën e majtë. Nga ekzaminimet rezultoi një dëmtim i ri në muskulin semimembranosus”.
    Nuk është një rikthim i dëmtimit të mëparshëm, por dëmtim në një muskul tjetër. Neymar ka nisur tashmë trajtimin në qendrën stërvitore “Rei Pelé” dhe do ta vazhdojë punën për forcimin muskulor me qëllim parandalimin e dëmtimeve të tjera në të ardhmen.
    Ai do t’iu nënshtrohet rregullisht kontrolleve për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të rikuperimit. Klubi thekson se këto episode janë të zakonshme pas periudhave të gjata pa aktivitet, ndaj po merren të gjitha masat që lojtari të kthehet në fushë në formë optimale.
    Rikthimi i Neymar në Brazil është përjetuar me shumë emocion, por kalvari i tij me dëmtimet, fatkeqësisht, duket se nuk ka përfunduar ende.

  • Dëmtim serioz për Ernest Muçin te Beshiktashi, ja se për sa kohë do të mungojë në fushën e blertë

    Dëmtim serioz për Ernest Muçin te Beshiktashi, ja se për sa kohë do të mungojë në fushën e blertë

    Ernest Muci ka pësuar një dëmtim jo të lehtë në ndeshjen e fundit të Beshiktashit. Sulmuesi shqiptar e nisi nga minuta e parë dhe doli nga fusha në minutën e 26 në humbjen ndaj Bashakshehir dhe vendin e tij e mori Joao Mario.
    Sipas lajmeve që vijnë nga Turqia, tani është mësuar edhe koha se për sa Muci do të qëndrojë jashtë fushës së blertë. Lojtari i Kombëtares tonë do të mungojë për tre javë, duke humbur një pjesë të rëndësishme të ndeshjeve në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/