Tag: dëmtim

  • Lajm i keq për mbrojtësin kuqezi, do të mungojë në ndeshjet e shtatorit me kombëtaren

    Lajm i keq për mbrojtësin kuqezi, do të mungojë në ndeshjet e shtatorit me kombëtaren

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka marrë një lajm të keq pak ditë para se të përpilojë listën për futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjet e shtatorit.

    Një nga shtyllat e skuadrës kuqezi, mbrojtësi Ardian Ismajli, ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të lojës.
    Klubi i Torinos, pjesë e të cilit ai u bë gjatë merkatos së verës, bëri një komunikatë zyrtare për këtë dëmtim, duke njoftuar gjithashtu se kishte filluar procesi i riaftësimti të lojtarit dhe situata do të shihej javë pas jave.

    Kësisoj, Ismajli do të humbasë padyshim ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Modenës, por pritet të paktën edhe ndeshjen e javës së parë në Serinë A ndaj Interit, apo edhe atë pasardhëse, për t’u kthyer vetëm pas pauzës ë Kombëtareve
    Mbetet të shihet gjithsesi nëse ky dëmtim do ta pengojë apo jo të grumbullohet me kuqezinjtë për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe atë të kualifikuesve të Botërorit kundër Letonisë.

  • Bayerni po i humbet lojtarët një nga një, dëmtohet edhe talenti 19-vjeçar

    Bayerni po i humbet lojtarët një nga një, dëmtohet edhe talenti 19-vjeçar

    Bayern Munich po i humbet lojtarët një nga një. Pas Jamal Musiala, që do të qëndrojë jashtë fushave edhe për disa muaj për shkak të frakturës së fibulës, dhe Serge Gnabry, i cili së fundi ka ulur ngarkesën stërvitore për shkak të problemeve fizike, tani vjen një tjetër telash për Vincent Kompany. Ky dëmtim, të paktën, nuk pritet të jetë afatgjatë.
    Siç ka bërë të ditur klubi bavarez, Paul Wanner ka pësuar një dëmtim të lehtë të ligamenteve të kyçit të këmbës së majtë gjatë miqësores kundër Tottenham Hotspur, e zhvilluar të enjten në mbrëmje. Mesfushori ofensiv gjerman, vetëm 19 vjeç, hyri në fushë në minutën e 68-të kundër “Spurs” dhe luajti deri në fund të ndeshjes, por tani nuk do të jetë i gatshëm për kampionët e Gjermanisë.
    Sipas “Sky Sport DE”, Wanner do të mungojë maksimumi dy javë. Futbollisti i majtë, i lindur në vitin 2005, që dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar tek Elversberg dhe Heidenheim, konsiderohet një talent i madh nga Bayerni. Pas largimeve të Thomas Müller, Mathys Tel dhe Leroy Sané, ai kishte shpresuar me të drejtë të gjente hapësira në skuadër. Megjithatë, sipas të njëjtit burim, asgjë nuk përjashtohet dhe largimi i tij gjatë kësaj merkatoje verore mbetet ende i mundshëm.

  • FOTO/ E kritikuan në rrjet për paraqitjen në koncerte, Egli Tako tregon se ka probleme me zërin

    FOTO/ E kritikuan në rrjet për paraqitjen në koncerte, Egli Tako tregon se ka probleme me zërin

    Showbiz E Hënë, 28 Korrik 2025 19:48
    Egli Tako vijon që të mbajë të mbërthyer showbizzin. Së fundi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim personal dhe emocional mbi gjendjen shëndetësore që e ka shoqëruar gjatë muajve të fundit. Në një postim të bërë publik së fundmi, ajo ka zbuluar se prej tre muajsh po ndjek mjekime të vazhdueshme për një dëmtim serioz në kordët vokale.
    “(Prej 3 muajsh tashmë) jam me mjekime të vazhdueshme për kordët vokale për shkak të një dëmtimi serioz në to, i cili kërkon kohë në rikuperim të plotë, dhe shumë pushim vokal. Këngëtarët e dinë mirë…”, shkruan Tako në postimin e saj.

    Ky dëmtim ka sjellë një ndryshim të dukshëm në zërin e saj, që sipas artistes është vënë re edhe nga publiku. Megjithatë, pavarësisht sfidave fizike, ajo nënvizon përkushtimin dhe dashurinë e saj të palëkundur për muzikën dhe për këngët e vendit të saj.
    “Mbase jo çdo notë është e përsosur, ama këto këngë e të gjitha këngët e vendit tim gjithmonë i kam kënduar nga shpirti, e sot më shumë se kurrë,” shton ajo.
    Screenshot

  • Jamal Musiala trondit Bajernin e Munihut, dëmtimi do ta mbajë disa muaj larg fushave

    Jamal Musiala trondit Bajernin e Munihut, dëmtimi do ta mbajë disa muaj larg fushave

    Adriatik BALLA
    Në kohën kur skuadrat kanë intensifikuar përgatitjet e tyre verore për sezonin e ri, Bajerni i Mynihut merr një lajm të keq, që lidhet me një nga lojtarët e talentuar dhe me shumë peshë të grupit, pikërisht sulmuesin Musiala, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë. Në fakt, ka lajme kontradiktore në lidhje me gjendjen e tij, por shumica e mediave thonë se lojtari do të mungojë gjatë, ndoshta gjashtë muaj e në mos më shumë. Edhe vetë klubi gjerman, Bajerni i Mynihut, ka bërë të ditur se Jamal Musiala do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi pas frakturës në këmbë që pësoi gjatë përplasjes me portierin e Paris San Zhermen, Xhianluigji Donaruma, në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube. Në një deklaratë të publikuar të dielën, Bajern konfirmoi se Musiala u kthye nga Florida në Mynih atë mëngjes për t’iu nënshtruar operacionit pas dëmtimit të pësuar në çerekfinalen ndaj PSG-së.
    Sipas mjekëve, Musiala ka thyer fibulën (një nga kockat e këmbës së poshtme) dhe gjithashtu ka një zhvendosje dhe thyerje të kyçit të këmbës. Anëtari i bordit të Bajernit për çështjet sportive, Maks Eberl, deklaroi: “Ky dëmtim i rëndë dhe mungesa afatgjatë janë një tronditje e madhe për Jamalin dhe për ne të gjithë. Kjo godet FC Bajern. Të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është Jamal për lojën tonë dhe rolin qendror që ka në skuadër. Përveç aspektit sportiv, kjo ka edhe një ndikim të madh njerëzor. Jamal sapo ishte kthyer nga një tjetër dëmtim dhe tani do të mungojë sërish për një kohë të gjatë. Ai do të ketë gjithë mbështetjen tonë, do të jemi pranë tij dhe mezi presim ta shohim sërish në fushë.” Portieri Manuel Nojer ishte veçanërisht kritik ndaj Donarumës për këtë incident: “Është një situatë ku nuk ke pse të futesh ashtu – është e pakujdesshme. Ai pranon rrezikun për të dëmtuar kundërshtarin. i thashë:
    ‘Nuk do të shkosh të shohësh si është lojtari ynë?’ Është çështje respekti. Ai shkoi më vonë, por fair play është gjithmonë e rëndësishme. Unë do të kisha reaguar ndryshe.” Trajneri i Bajernit, Vincent Kompani, u shpreh emocional: “Rrallëherë jam ndier kaq i zemëruar për një ngjarje në fushë. Dikush si Jamal jeton për këtë lojë. Ai sapo ishte kthyer nga një dëmtim, dhe pastaj ndodh kjo. Dhe ndihesh i pafuqishëm.” Pas ndeshjes, Donnarumma reagoi në Instagram: “Të gjitha lutjet dhe urimet e mia janë me ty, Jamal.” Ndërkohë, trajneri i PSG-së, Luis Enrike, tha: “Musiala ishte shumë i pafat që Gigi i ra sipër… i uroj më të mirat. Nuk kishte asnjë qëllim të keq”.

  • Dëmtim horror në Botërorin e Klubeve, Donnaruma i thyen këmbën Musialës

    Dëmtim horror në Botërorin e Klubeve, Donnaruma i thyen këmbën Musialës

    Jamal Musiala është përballur me një dëmtim horror në Botërorin e klubeve. Ishin çastet e fundit të pjesës së parë ndaj PSG-së, kur ylli i Bajernit u përplas me Donarumën dhe kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
    Donaruma shpërtheu në lot pas këtij momenti. Musiala duhet të zëvendësohej, ndërsa duket se bëhet fjalë për dëmtim serioz.

    Pjesa e parë mes PSG-së dhe Bajernit u mbyll me barazim pa gola. Të dyja skuadrat patën disa raste për shënim.
    Kliko https://streamin.one/v/7b2e5548

  • Dëmtim horror në Botërorin e Klubeve, Donnaruma i thyen këmbën Musialës. Panik në fushën e blertë

    Dëmtim horror në Botërorin e Klubeve, Donnaruma i thyen këmbën Musialës. Panik në fushën e blertë

    Jamal Musiala është përballur me një dëmtim horror në Botërorin e klubeve. Ishin çastet e fundit të pjesës së parë ndaj PSG-së, kur ylli i Bajernit u përplas me Donarumën dhe kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
    Whatsapp Image 2025 07 05 At 19.49.37
    Donaruma shpërtheu në lot pas këtij momenti. Musiala duhet të zëvendësohej, ndërsa duket se bëhet fjalë për dëmtim serioz.

    Pjesa e parë mes PSG-së dhe Bajernit u mbyll me barazim pa gola. Të dyja skuadrat patën disa raste për shënim.
    Dëmtimi i Musialës: (VIDEO)

  • Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

    Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

    Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndaj PSG-së.
    Fantazisti gjerman, pas një përplasje me Donnaruma-n, u dëmtua shumë keq në këmbën e tij të majtë, duke i “shokuar” të gjithë.

    Moment i vështirë për yllin e Bayern Munich, që u largua nga fusha me barelë. Pas kësaj, Donnarumma i cili pa gjendjen e lojtarit kundërshtar, shpërtheu në lot.
     

  • Tjetër dëmtim i rëndë për Real Madrid, sulmuesi humbet edhe Botërorin e klubeve

    Tjetër dëmtim i rëndë për Real Madrid, sulmuesi humbet edhe Botërorin e klubeve

    Problemet për trajnerin Carlo Ancelotti nuk mbarojnë kurrë. Dëshira për t’i dhënë fund përvojës me Real Madrid në një notë të lartë është përplasur javët e fundit me dëmtimet e shumta që kanë goditur skuadrën.
    Dëmtimi më i fundit është njoftuar është ai i Endrick, siç dhe është bërë publik nga klubi spanjoll. Ky është lojtari i dhjetë i padisponueshëm për trajnerin italian pas dëmtimeve të Lunin, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Camavinga, Rodrygo, Vinicius Jr dhe Lucas Vazquez.
    “Pas testeve të bëra dje te lojtari ynë Endrick nga stafi mjekësor i Real Madrid, ai u diagnostikua me një dëmtim në bicepsin e kofshës së djathtë. Jemi në pritje të evoluimit të situatës”, thuhet në deklaratë.
    Kështu, sulmuesi brazilian e mbyll para kohe sezonin e tij. Madje prania e tij në Botërorin e klubeve është e pamundur. 19-vjeçari Endrick mbërriti verën e kaluar nga Palmeiras për rreth 50 milionë euro.
    Ai nuk ka gjetur shumë hapësira ​​në një vit problematik për “los blancos”. Endrick ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat (vetëm tetë si titullar, për 847′ në fushë në total), me shtatë gola dhe një asist.

  • Telashe për Amorim, humbja e radhës në kampionat shoqërohet edhe me një dëmtim serioz

    Telashe për Amorim, humbja e radhës në kampionat shoqërohet edhe me një dëmtim serioz

    5 Maj 2025

    10:06

    Telesport

    Një Manchester United që dominon në Europa League, por që zhgënjen në kampionat. “Djajtë e kuq” pësuan humbjen e radhës, këtë herë kundër Brentford, duke humbur më tej terren në renditjen e Premier League.
    Por, përveç kësaj humbje, ka ardhur edhe dëmtimi i mbrojtësit Mathijs De Ligt. Dëmtim që mund ta detyrojë të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Europa League, atë kundër Athletic Bilbao në “Old Trafford”.
    Trajneri Ruben Amorim tha: “Më pëlqeu performanca e të rinjve. Luftuam, por në fund humbëm. Mendoj se ka gjëra pozitive për të ardhmen. Si klub duhet ta kuptojmë se në këtë moment kemi një përgjegjësi të madhe. Duhet të përgatisim një skuadër të përshtatshme për të garuar në shumë turne”.
    Për gjendjen e De Ligt, i cili po luante ndeshjen e tij të parë si titullar që nga 2 prilli, shtoi: “Nuk e di realisht shkallën e dëmtimit, do ta shohim. Shpresoj të mos jetë asgjë serioze. Morëm një rrezik me Maguire. Jam shumë i shqetësuar“.

  • Barcelona humbet Lewandowskin për disa javë, zbulohet shkaku

    Barcelona humbet Lewandowskin për disa javë, zbulohet shkaku

    Robert Lewandowski, sulmuesi kryesor i Barcelonës, ka pësuar një dëmtim muskulor që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. Klubi katalanas ka konfirmuar se, pas kontrolleve mjekësore të kryera, është zbuluar një dëmtim në muskujt e këmba e majtë të lojtarit.
    “Kontrollet mjekësore të kryera të dielën kanë konfirmuar një dëmtim në muskujt e këmbës së majtë të Robert Lewandowski,” thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit, e cila u bë publike pas fitores dramatike të Barcelonës ndaj Celta Vigo në La Liga, me rezultatin 4-3.
    Mungesa e Lewandowskit do të ndikojë në disa ndeshje të rëndësishme për klubin, përfshirë finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit më 26 prill dhe ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Interit më 30 prill. Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se periudha e mungesës mund të jetë nga dy deri në tre javë.
    Trajneri Hansi Flik ka shpresë që Lewandowski të rikthehet për sfidën e kthimit në San Siro më 6 maj, por gjithçka mbetet e pasigurt.