Tag: dëmtim

  • ALARM! Lamine Yamal rrezikon të humbasë ‘El Clasico’-n

    ALARM! Lamine Yamal rrezikon të humbasë ‘El Clasico’-n

    5 Tetor 2025

    10:58

    Telesport

    Lamine Yamal po vuan nga një dëmtim serioz dhe te Barcelona janë në alarm.
    Talenti i mrekullueshëm i katalanasve është praktikisht në dyshim për klasiken kundër Real Madridit.
    Trajneri Hansi Flick konfirmoi se situata duket problematike dhe ekziston shansi që spanjolli të mos luajë në El Clasico.
    “Nuk e di nëse Lamine Yamal do të jetë gati për ndeshjen me Real Madridin. Është një dëmtim mjaft i ndërlikuar dhe deri tani nuk mund të thuash nëse do të mungojë 2, 3 apo 4 javë. Shohim”.
    Nëse mungesa e Yamal konfirmohet, Barcelona do ta ketë të vështirë ta zëvendësojë, sepse magjia që Yamal servir në fushë është e pakrahasueshme me yjet e tjerë katalanas.

  • “Telenovelë” me Yamal, dëmtohet ylli spanjoll, por mediat nuk binden

    “Telenovelë” me Yamal, dëmtohet ylli spanjoll, por mediat nuk binden

    Në Spanjë “shpërthen” edhe një herë çështja Lamine Yamal, me talentin blaugrana që është i detyruar të “parkojë” sërish në infermieri si pasojë e një shqetësimi në pupalgji, një dëmtim i njëjtë që e mbajti jashtë fushës së lojës për të paktën 3 jave. Yamal zbriti në fushë si titullar kundër PSG, një detaj ky i cili bërë që trajneri i ekipit përfaqësues, De la Fuente ta përfshinte në listë për dy sfidat e radhës, kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë.
    Ndërkohë, ekipi i Barçës reagoi me një deklaratë për mediat duke theksuar se Yamal ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes kundër PSG dhe nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për takimin kundër Sevilla-s, rrjedhimisht humbet edhe dy takimet me përfaqësuesen e Spanjës. Gjithnjë sipas klubit, Yamal pritet të qëndrojë jashtë fushës për 2-3 javë.

    Barcelona
    Ky dëmtim nuk bind plotësisht mediat spanjolle të cilat shkruajnë se kjo është një lëvizje e Barçës për të mbajtur larg lojtarin nga ekipi përfaqësues, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht për të qenë gati për “El Clasicon” kundër Real Madrid.

    Ky dëmtim, ose më saktë mungesa e Yamal, ndez edhe më shumë debatin mes klubit të Barcelonës dhe përfaqësueses Spanjolle.
    ()
    © BalkanWeb

  • Juventusi merr një lajm të keq pas Champions-it, lojtari dëmtohet dhe mungon 2 muaj

    Juventusi merr një lajm të keq pas Champions-it, lojtari dëmtohet dhe mungon 2 muaj

    2 Tetor 2025

    17:51

    Telesport

    Sikur të mos mjaftonin dy pikët e lëna në ndeshjen me Villarreal-in në Champions League (2-2), Juventusi merr një tjetër lajm të keq.
    Mbrojtësi Juan Cabal do të mungojë për rreth dy muaj pas dëmtimit që pësoi mbrëmë në kofshën e djathtë.
    Sot ai bëri testevet diagnostikuese në J Medical dhe klubi njoftoi për një dëmtim në muskulin biceps femoris.
    Cabal shënoi golin vendimtar në barazimin 1-1 ndaj Atalantës javën e kaluar, por ky dëmtim do t’ia ndërpresë pak hovin e nisjes së sezonit.

  • Talenti 18-vjeçar dëmtohet në ndeshjen e parë/ Debutimi më i keq i mundshëm, mbyll sezonin para kohe

    Talenti 18-vjeçar dëmtohet në ndeshjen e parë/ Debutimi më i keq i mundshëm, mbyll sezonin para kohe

    Giovanni Leoni, mbrojtësi i ri i Liverpoolit, përballë debutimit të tij të plotë për skuadrën e “The Reds” në fitore ndaj Southamptonit në EFL Cup të martën në mbrëmje, ka pësuar një dëmtim serioz që mund ta mbajë jashtë fushave për rreth nëntë muaj.
    Leoni, 18-vjeçari i transferuar për 35 milionë euro nga Parma, u paraqit me një performancë të shkëlqyer gjatë pjesës së parë të ndeshjes, por fatkeqësisht, në minutën e 80-të pësoi një rënie të fortë që kërkoi ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
    Në momentin e dëmtimit, u kërkua stretcher-i dhe Leoni u pa duke marrë oksigjen, ndërsa u transportua jashtë fushës në një situatë që shqetësoi shumë tifozët në “Anfield”.
    Sipas raporteve nga disa media, përfshirë “Corriere dello Sport”, Leoni ka thyer ligamentin kryq (ACL), një dëmtim që zakonisht kërkon rreth nëntë muaj rikuperim. Raportohet se Leoni do të përpiqet të rikuperojë dhe të kthehet i gatshëm për të luajtur para fundit të sezonit 2025-26.

  • Tragjedi në Angli, futbollisti pëson dëmtim në kokë gjatë ndeshjes dhe përfundon në koma artificiale

    Tragjedi në Angli, futbollisti pëson dëmtim në kokë gjatë ndeshjes dhe përfundon në koma artificiale

    24 Shtator 2025

    8:12

    Alfred Lleshi

    Një lajm i trishtë vjen nga Anglia. Gjatë ndeshjes mes Chichester dhe Wingate & Finchley, sulmuesi 21-vjeçar Billy Vigar pësoi një dëmtim të rëndë në kokë. Mjekët raportuan lëndim të rëndësishëm cerebral. Sipas BBC, ai u shtrua menjëherë në spital dhe u vendos në koma artificiale për trajtim urgjent.
    “Billy ka pësuar një dëmtim të madh cerebral dhe aktualisht ndodhet në koma artificiale, nën kujdes intensiv, ku po merr trajtimin më të mirë të mundshëm. Është ende shumë herët për të parashikuar ecurinë. Edhe nëse gjithçka shkon mirë, rruga e rikuperimit do të jetë e gjatë”, – njoftoi klubi i Chichester.
    Vigar iu bashkua ekipit këtë verë nga Hastings United, më parë kishte luajtur për të rinjtë e Arsenalit (2020–2024), ku shfaqi cilësi dhe perspektivë të madhe. Bota e futbollit është në ankth për gjendjen e tij dhe ndjek me vëmendje zhvillimet rreth shëndetit të lojtarit të ri.

  • Kur të mallkon fusha e blertë! Dikur tallej me futbollin për të bërë festa, Neymar pëson edhe një dëmtim tjetër

    Kur të mallkon fusha e blertë! Dikur tallej me futbollin për të bërë festa, Neymar pëson edhe një dëmtim tjetër

    Dëmtim pas dëmtimi, Neymar nuk gjen dot qetësi! Ylli brazilian u largua shpejt nga Europa dhe nuk arriti të shpalos gjithë talentin e tij pasi dëmtimet e shpeshta i penguan shumë karrierën.Aktualisht te Santos, e njëjta histori dëmtimesh po vazhdonte për Neymar. Megjithatë në muajt e fundit, kishte një sinjal pozitiv për karrierën e tij. Për herë të parë që nga 2022, Neymar kishte luajtur për plot 9 ndeshje radhazi pa u dëmtuar.
    Dhe kjo quhej një arritje e madhe për rastin e Neymar, i cili nuk e bëri dot ndeshjen e 10 pasi ka pësuar një tjetër dëmtim në kofshën e majtë dhe do të ngeli jashtë për 4-12 javë. Futbolli ka një ligj të shkruar teksa ata që nuk impenjohen maksimalisht, ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Neymar, dikur te PSG, shpesh tallej me futbollin dhe tifozët duke lënë ndeshjet, duke u ndëshkuar me karton të kuq, për të përfunduar në festat e cmendura të Brazilit. Tani Neymar kërkon me çdo kusht që të rikthehet të luajë futboll, por është futbolli që nuk e pranon më. /Sport Ekspres/

  • Fitore me dëmtim, Asllani detyrohet të lërë fushën 10 minuta nga fundi

    Fitore me dëmtim, Asllani detyrohet të lërë fushën 10 minuta nga fundi

    14 Shtator 2025

    14:34

    Telesport

    Shqetësim për Kristjan Asllanin, i cili sot pësoi një dëmtim me skuadrën e tij, Torino, në transfertën e Romës.
    Ndeshja, e vlefshme për javën e tretë të Seria A, u mbyll me fitoren 0-1 të Torinos.
    Ismajli dhe Asllani e nisën si titullarë. Mbrojtësi ishte i pari që alarmoi stafin për një dëmtim pas një episodi në pjesën e parë, por nuk ishte gjë serioze.
    Asllani pësoi një lëndim serioz, sepse u detyrua ta linte fushën e lojës në minutën e 80-të.

  • I ofendoi të motrën e mitur, shqiptari qëllon me lopatë në kokë të riun grek në varreza!

    I ofendoi të motrën e mitur, shqiptari qëllon me lopatë në kokë të riun grek në varreza!

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në varrezat e Halkidës në Greqi, teksa një i ri grek është plagosur rëndë në kokë, pasi është goditur me lopatë nga një shqiptar pas një konflikti për motive të dobëta.
    Sipas mediave greke, dyshohet se shqiptari plagosi të riun grek me lopatë në kokë, pasi ky i fundit raportohet se i ka ofenduar të motrën.
    Ndërsa ngjarja u agravua në momentin kur babai i të plagosurit pa të birin të gjakosur.
    Ai sulmoi automjetin e shqiptarit dhe i shkaktoi disa dëme. Po ashtu bëhet me dije se i riu grek ka kaluar natën në spitalin e Halkidës.
    Gjithashtu sipas ‘Protothema.gr’, në konflikt u përfshinë 7 persona, mes tyre edhe edhe vajza e mitur e familjes së parë.
    Ata përfunduan në rajonin e Policisë dhe më pas u liruan me urdhër të prokurorit.
    Të përfshirët në konflikt do të akuzohen për dëmtim të rrezikshëm trupor, dëmtim të thjeshtë trupor, fyerje dhe dëmtim të pronës së tjetrit.

  • Tjetër dëmtim në Kombëtare, trajneri Silvinjo bën ndryshim në listë

    Tjetër dëmtim në Kombëtare, trajneri Silvinjo bën ndryshim në listë

    Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në ditën e dytë në kampin stërvitore në Malaga të Spanjës Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë në skuadër portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, pasi Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi.
    Kastrati, i cili ka një dëmtim në gju, është paraqitur në grumbullim, ku i është nënshtruar analizave dhe vizitave nga stafi mjekësor, që ka konkluduar se futbollisti nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Gjibraltarin e Letoninë dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor.
    Simoni do të mbërrijë në kampin kuqezi në orët në vazhdim dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.
    Sa i përket grupit, kanë mbërritur gjatë ditës Enis Çokaj dhe Cristian Shpendi, të cilët janë stërvitur rregullisht me skuadrën. Seanca stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë.
    Ditën e nesërme (e mërkurë) në ora 17:00 do të jetë konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo, ndërkohë që në ora 18:00 do të zhvillohet seanca zyrtare stërvitore.
    Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.

  • Romelu Lukaku trondit Napolin para sezonit të ri, ja të gjitha dëmtimet e tij në karrierë

    Romelu Lukaku trondit Napolin para sezonit të ri, ja të gjitha dëmtimet e tij në karrierë

    Belgu nuk është i prirur ndaj dëmtimeve, por kur ndodhin, ekziston rreziku të mungojë për muaj të tërë, siç ndodhi në eksperiencën e tij të dytë tek Interi. Në Napoli, të hënën në mëngjes u dha alarmi: Romelu Lukaku ka pësuar një “lezion të shkallës së lartë të muskulit rektus femoris në kofshën e majtë”, ndaj ekziston frika për mungesë prej 3 apo 4 muajsh.
    Belgu nuk është një lojtar i prirur ndaj dëmtimeve, por aktuali është i rëndë dhe sulmuesi mund të detyrohet të qëndrojë gjatë larg fushave. Më poshtë keni të gjitha dëmtimet që ka pësuar gjatë karrierës, me ndeshjet e humbura dhe ditët e rikuperimit.

    Manchester United 2018-2019
    Dëmtim në këmbë (11.03.2019) → 3 ndeshje mungesë (19 ditë)
    Dëmtim në kofshë (29.04.2019) → 2 ndeshje mungesë (33 ditë)

    Inter 2019-2021
    Dëmtim muskulor (30.09.2019) → 2 ndeshje mungesë (7 ditë)
    Dëmtim në aduktorë (10.07.2019) → 2 ndeshje mungesë (9 ditë)
    Dëmtim në aduktorë (29.10.2020) → 2 ndeshje mungesë (9 ditë)
    Kontrakturë (03.01.2021) → 2 ndeshje mungesë (9 ditë)

    Chelsea 2021-2022
    Dëmtim në kyçin e këmbës (21.10.2021) → 8 ndeshje mungesë (32 ditë)
    Dëmtim në kyçin e këmbës (03.06.2022) → 3 ndeshje mungesë (28 ditë)

    Inter 2022-2023
    Dëmtim në kofshë (29.08.2022) → 14 ndeshje mungesë (58 ditë)
    Dëmtim në ‘biceps femoral’ (31.10.2022) → 6 ndeshje mungesë (27 ditë)
    Inflamacion në gju (08.01.2023) → 2 ndeshje mungesë (10 ditë)

    Roma 2023-2024
    Probleme në ije (13.03.2024) → 1 ndeshje mungesë (4 ditë)
    Probleme në kofshë (18.04.2024) → 4 ndeshje mungesë (16 ditë)

    Napoli 2024-2025
    Dëmtim në kofshë (14.08.2025) → Numri i ndeshjeve të humbura: ?
    Koha e rikuperimit, e vlerësuar nga mjekët: 3, 4 muaj