Tag: dëmtim

  • Frikë për Dani Olmo, u dëmtua në zonën ku kreu operacion para dy vitesh

    Frikë për Dani Olmo, u dëmtua në zonën ku kreu operacion para dy vitesh

    3 Dhjetor 2025

    8:07

    Alfred Lleshi

    Pas një prej ndeshjeve të tij më të mira këtë sezon, Dani Olmo pësoi një dëmtim të rëndë në Barça–Atlético Madrid. Në momentin e golit të 2-1, ai ra keq dhe dëmtoi shpatullën. Gëzimi i shokëve të ekipit kontrastonte me dhimbjen e dukshme të ish-lojtarit të RB Leipzig.
    Olmo, që kishte kaluar një dëmtim muskulor në fillim të sezonit, po radhiste paraqitje të mira dhe afrohej te niveli i tij më i lartë. Ai është shumë i rëndësishëm në skemën e Flick, katalizator dhe vendimtar në fazën sulmuese.
    Stafi mjekësor, i udhëhequr nga Dr. Pruna, hyri menjëherë në fushë, kontrolloi shpatullën dhe kërkoi zëvendësimin. Rashford dhe Ferran hynë në vend të tij dhe Lewandowskit. Ishte një goditje e rëndë për një lojtar që shpesh ka pasur fat të keq.
    Në klub ka shqetësim, sepse ai u operua në të njëjtën zonë në nëntor 2023, për një rikthim të luksacionit akromioklavikular. Barcelona e konsideron thuajse të pamundur rikthimin e tij para vitit 2026; Olmo pritet të mungojë të paktën tri javë, ndërsa rezultatet diagnostikuese mjekësore do të dalin sot.
     

  • Pësoi dëmtim, mësohet nëse Hoxha do luajë në fundjavë

    Pësoi dëmtim, mësohet nëse Hoxha do luajë në fundjavë

    Lajm i mirë për Arbër Hoxhën. Sulmuesi i kombëtares, i cili pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Goricës, do të jetë gati për sfidën e fundjavës që Dinamo e Zagrebit do e luajë të shtunën ndaj Hajdukut të Splitit.
    Vlen të theksohet se Hoxha me gjasë nuk do e nisë si titullar, me trajnerin Mario Kovacevic që mund ta aktivizojë në pjesën e dytë. 27-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 5 gola, sakaq ka dhuruar 2 asiste.

  • Dëmtim i rëndë në ndeshjen ndaj Goricës/ Mësohet nëse Hoxha do luajë në fundjavë

    Dëmtim i rëndë në ndeshjen ndaj Goricës/ Mësohet nëse Hoxha do luajë në fundjavë

    Lajm i mirë për Arbër Hoxhën. Sulmuesi i kombëtares, i cili pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Goricës, do të jetë gati për sfidën e fundjavës që Dinamo e Zagrebit do e luajë të shtunën ndaj Hajdukut të Splitit.
    Vlen të theksohet se Hoxha me gjasë nuk do e nisë si titullar, me trajnerin Mario Kovacevic që mund ta aktivizojë në pjesën e dytë. 27-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 5 gola, sakaq ka dhuruar 2 asiste.

  • Trajneri i Bërnlit jep informacion për Brojën: Ka dëmtim të lehtë, tani jemi më të qetë

    Trajneri i Bërnlit jep informacion për Brojën: Ka dëmtim të lehtë, tani jemi më të qetë

    Adriatik BALLA
    Armando Broja duket se ishte me fat këtë herën e fundit kur u dëmtua, pasi, edhe pse në pamje të parë u duk se pati një dëmtim të rëndë, ai nuk ka një shkallë dëmtimi të tillë që shfaq rrezik dhe brenda pak ditëve do të jetë në fushë për të luajtur. Ka qenë një ndrydhje e lehtë e kyçit, por është diçka kalimtare dhe këtë e konfirmoi vetë trajneri i Bërnlit në Angli, Skot Parker. Nga ana tjetër, duhet thënë se rikuperimi në kohë i Brojës mund të ndihmojë Silvinjon në planet e tij afatgjata për muajin mars, ku kemi në short Poloninë dhe nëse e kalojmë atë më 26 mars, në ndeshjen e dytë, atë të 31marsit do të ndeshemi me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Broja është i fuqishëm në sulm, ka teknikë të lartë dhe fuqi fizike si dhe vjen nga një shkollë futbolli e zhvilluar që di të dallojë pozicionin e tij taktik në fushë. Ndaj rikuperimi i tij është me rëndësi për Bërnlin, skuadrën e tij angleze, por edhe për përfaqësuesen kuqezi. Lojtari ka marrë mbështetje nga klubi i tij në këtë periudhë, por edhe nga anëtarët e FSHF-së dhe të Kombëtares kuqezi.
    Situata në Angli me Brojën
    Armando Broja ia ka hedhur paq këtë radhë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Anglisë, ku ai ndrydhi kaviljen dhe doli nga fusha në lot me barelë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, jo vetëm që ka rikuperuar nga dëmtimi i tij, por siç zbuloi trajneri i Bërnlit, Skot Parker, mund të jetë gati të luajë ndeshjen e fundjavës kundër Çelsit në kampionat. Broja qëndroi pak minuta në fushë dhe pas një rrëzimi ndrydhi kaviljen e tij, duke alarmuar këdo, pasi mendohej se mund të kishte pësuar një tjetër dëmtim të rëndë, siç ka ndodhur shpesh për fat të keq në vitet e fundit. Por trajneri Parker ka zbuluar se lojtari është stërvitur rregullisht këto ditë. “Ai është në rregull. Nuk është aq keq sa padyshim dukej apo siç ishte kur e pashë unë dhe duket mirë të them të drejtën. Unë shpresoj që Armando të jetë i gatshëm për fundjavën, ndaj gjithçka duket pozitive. Ai u stërvit në fushë të mërkurën dhe sot. Të shohim si do të reagojë nesër por për momentin që flasim, gjërat duken mirë”, tha Parker para mediave.
    Shkalla e dëmtimit
    Më tej ai dha detaje për shkallën e dëmtimit dhe vendin në këmbë ku sulmuesi kishte pësuar dëmtim. Natyrisht, me një frikë jo të vogël nga lojtari vetë e nga stafi, por Parker ishte i sinqertë në rrëfimin e tij. “Ishte kyçi i këmbës, mendoj se ndoshta për shkak të mekanizmit të dëmtimit, kishte një element tronditje për të dhe padyshim edhe pak frikë pasi u duke se ai ndrydhi kyçin dhe e ndjeu që ishte te i njëjti ku kishte pësuar një dëmtim të rëndë gjithashtu. Jam i sigurt se kishte një element të tipit “ok, kam pësuar diçka shumë serioze tani”. Por teksa kishte dhimbje në fillim, tani duket se situata është qetësuar shumë, shumë shpejt. Ka dëmtim, por është shumë, shumë, shumë minimal ndaj duket sikur ia hodhëm paq”, ishte pohimi i sinqertë i Parker, i cili ashtu si të tjerët te Bërnli kishin menduar se Brojën do të vazhdonte ta ndiqte mungesa e fatit me dëmtimet.

  • “Sylvinho e shkatërroi nga nervat”! Alliu flet për Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve

    “Sylvinho e shkatërroi nga nervat”! Alliu flet për Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve

    Shqipëria humbi në shifrat 0-2 kundër Anglisë në “Air Albania”, por skena më e trishtë ishte ajo kur Armando Broja la fushën i përlotur mes dhimbjeve. Një dëmtim i ri për sulmuesin shqiptar, ndërsa ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, e pa në këtë mënyrë situatën e lojtarit të Burnley teksa ishte i ftuar në “Mega Sport” në “A2 CNN”.
    “Ai është dëmtim që e rëndon moralisht, psikologjikisht, pavarësisht shkallës. Nuk është e lehtë të menaxhosh pritshmëritë e një kombi duke të parë si talentin më të madh të futbollit të prodhuar për sa kohë mbaj mend unë sport. Kapërcimi pastaj nga talent në futbollist të afirmuar është rrugë e gjatë.
    E para e dëmtoi dëmtimi i rëndë, pastaj fiziku i tij që është pak i brishtë dhe kur ka pasur nevojë për mbështetje morale, shumë ngjarje kanë ndodhur në të kundërt. Ajo që ndodhi javën e kaluar ndikon edhe te ky dëmtim, me sforco donte të bënte “mea culpan” e publikut. Kur nuk e do një lojtar dhe kërkon ta degjenerosh, ndërroi poziconin. Sylvinho po e shkatërron nga nervat një lojtar të dëmtuar, i ndërron dhe pozicion. Broja nuk është lojtar vrapues, mbrojtës që të përballoj duelet në mbrojtje, ka cilësi të tjera”, tha Ilir Alliu.

  • Telashe për Arteta, mbrojtësi brazilian pëson dëmtim muskulor dhe rrezikon të mungojë ndaj Tottenham

    Telashe për Arteta, mbrojtësi brazilian pëson dëmtim muskulor dhe rrezikon të mungojë ndaj Tottenham

    17 Nëntor 2025

    11:03

    Telesport

    Brazili ka konfirmuar se mbrojtësi i Arsenal, Gabriel, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Dëmtimi ndodhi gjatë kohës që lojtari është i grumbulluar me kombëtaren amerikano-latine.
    Gabriel u detyrua të largohej nga fusha pas 64 minutash lojë në fitore 2-0 të Brazilit ndaj Senegalit të shtunën, në një miqësore. Për pasojë, lojtari nuk do të udhëtojë për në Lille, për miqësoren me Tunizinë, por për në Londër.
    Arsenali shpreson që Gabriel të mund të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Tottenham Hotspur në ndeshjen e tyre të radhës në Premier League. Gjithsesi, ka shumë gjasa që braziliani të mungojë.
    Stafi mjekësor i “topçinjve” ka nisur menjëherë nga puna për të vlerësuar gjendjen e lojtarit, që do të monitorohet pas çdo seancë stërvitore. Gabriel ka qenë një nga më të mirët e Arsenal këtë sezon, lider në mbrojtje.

  • “Silvinjo e shkatërroi nga nervat”! Ilir Alliu flet për Armando Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve kundër Anglisë

    “Silvinjo e shkatërroi nga nervat”! Ilir Alliu flet për Armando Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve kundër Anglisë

    Shqipëria humbi në shifrat 0-2 kundër Anglisë në “Air Albania”, por skena më e trishtë ishte ajo kur Armando Broja la fushën i përlotur mes dhimbjeve. Një dëmtim i ri për sulmuesin shqiptar, ndërsa ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, e pa në këtë mënyrë situatën e lojtarit të Burnley teksa ishte i ftuar në “Mega Sport” në “A2 CNN”.
    “Ai është dëmtim që e rëndon moralisht, psikologjikisht, pavarësisht shkallës. Nuk është e lehtë të menaxhosh pritshmëritë e një kombi duke të parë si talentin më të madh të futbollit të prodhuar për sa kohë mbaj mend unë sport. Kapërcimi pastaj nga talent në futbollist të afirmuar është rrugë e gjatë.
    E para e dëmtoi dëmtimi i rëndë, pastaj fiziku i tij që është pak i brishtë dhe kur ka pasur nevojë për mbështetje morale, shumë ngjarje kanë ndodhur në të kundërt. Ajo që ndodhi javën e kaluar ndikon edhe te ky dëmtim, me sforco donte të bënte “mea culpan” e publikut. Kur nuk e do një lojtar dhe kërkon ta degjenerosh, ndërroi poziconin. Silvinjo po e shkatërron nga nervat një lojtar të dëmtuar, i ndërron dhe pozicion. Broja nuk është lojtar vrapues, mbrojtës që të përballoj duelet në mbrojtje, ka cilësi të tjera”, tha Ilir Alliu. /Sport Ekspres/

  • Shqipëri-Angli/ Një dëmtim ndryshon planet e Silvinjos, titullari largohet nga fusha

    Shqipëri-Angli/ Një dëmtim ndryshon planet e Silvinjos, titullari largohet nga fusha

    Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, përballë Anglisë.
    Takimi vijon të jetë me shifrat e barabarta 0-0 pavarësisht dominimit të ishullorëve.
    Ndërkohë në minutën e 25-të kuqezinjtë morën një lajm të keq teksa Hysaj la fushën e lojës pas një dëmtimi.
    Vendin e tij në fushë e mori Ivan Balliu.

  • Doli nga fusha mes lotësh pas dëmtimit, PSG humbet për disa javë talentin francez

    Doli nga fusha mes lotësh pas dëmtimit, PSG humbet për disa javë talentin francez

    31 Tetor 2025

    9:00

    Telesport

    Në minutën e 60-të të ndeshjes midis Lorient dhe PSG (1-1), sulmuesi parizien Desiré Doué vrapoi në të majtë për të tentuar një krosim, por topi u bllokua nga mbrojtja. Lojtari më pas u rrëzua në tokë, i paaftë të mbante lotët, duke vuajtur nga një dëmtim në kofshë.
    Lojtari u trajtua menjëherë nga stafi mjekësor dhe u largua nga fusha tre minuta më vonë me barelë, pasi nuk ishte në gjendje të vinte peshë në këmbë. Lojtari ka kryer vizitat mjekësore dhe mësohet se sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë.
    Lajmin e konfirmoi PSG: “Fatkeqësisht, gjatë ndeshjes kundër Lorient, Désiré Doué pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë. Një kontroll tjetër do të bëhet pas pushimit ndërkombëtar”.
    “Ky nuk është një lajm i mirë për lojtarin dhe skuadrën”, tha trajneri Luis Enrique. Doué ka qenë jashtë fushave për më shumë se një muaj këtë sezon për shkak të një dëmtimi në pulpë të këmbës që pësoi ndërsa luante për ekipin kombëtar francez.

  • Telashe për Real Madrid, tjetër dëmtim i rëndë për kapitenin, rrezikon 2-3 muaj stop

    Telashe për Real Madrid, tjetër dëmtim i rëndë për kapitenin, rrezikon 2-3 muaj stop

    28 Tetor 2025

    8:50

    Telesport

    “Pas testeve të kryera nga shërbimet mjekësore të Real Madrid te kapiteni Dani Carvajal, është diagnostikuar një nyje e lirshme në gjurin e tij të djathtë“. Është kjo deklarata mjekësore e “los blancos” në lidhje me dëmtimin e pësuar nga Dani Carvajal gjatë ndeshjes kundër Barcelona në “Santiago Bernabeu”.
    33-vjerçari spanjoll, i cili hyri në lojë në minutën e 72-të, ka pësuar një dëmtim të ri, këtë herë në gjurin e djathtë. Sipas gazetës MARCA, Carvajal do të mungojë për një kohë të gjatë: Të paktën 2-3 muaj. Kjo është një goditje për Real Madrid, duke pasur parasysh se lojtari sapo ishte rikthyer në aksion.
    Dhe, më e rëndësishmja, ky problem fizik përsëritet në të njëjtin gju që iu nënshtrua operacionit pas dëmtimit të rëndë që pësoi më 5 tetor 2024. Mbrojtësi mungoi për nëntë muaj dhe më pas u rikthye në verë për Kupën e Botës për Klube.
    Siç raportoi klubi madrilen, “ai do t’i nënshtrohet një artroskopie”. Ndërkohë, ky është tashmë dëmtimi i dytë i Carvajal këtë sezon. Një problem i vogël me muskujt e këmbës soleus e kishte mbajtur jashtë për rreth një muaj Tani, me këtë dëmtim në gju, 33-vjeçari rrezikon të humbasë edhe Kupën e Botës 2026.