Nard Ndoka
TIRANË- Pas humbjes në zgjedhje, Partisë Demokratike i ka ikur një tjetër aleat. Bëhet fjalë për Partinë Demokristiane të drejtuar nga Nard Ndoka.
Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike dhe asaj Demokristiane. Ndoka sqaron se pse pas një mbështetje për Sali Berishën, partia e tij nuk mund të bashkëveprojë më me PD-në. Ai akuzoi drejtpërdrejt Flamur Nokën dhe Jozefina Topallin, që sipas kreut të PDK-së, janë shumë xhelozë kundrejt tij dhe se e kanë sulmuar në mënyrë të turpshme.
Nard Ndoka: I vetmi njeri që mobilizonte opozitën, ishte Sali Berisha dhe arriti ta bëjë një gjë të tillë, por PD nuk mund te jetë më një aleatë e Partisë Demokristiane, nuk ndjehemi të vlerësuar nga ajo forcë politike në aspektin e peshës politike, të kontributit, të historisë tonë. Nuk janë vendimet e mia personale, ato do merren në vazhdimësi. E shof si një parti të ngurtësuar, sidomos në raport me Partinë Demokristiane. I kemi qëndruar sa herë që ata kanë pasur nevojë, na kanë goditur pas shpine. E njof mirë PD-në me detaje. Kam pasur dhe shumë xhelozë kundrejt meje, me intriga siç është Flamur Noka, Jozefina Topalli, xhelozi politike që Partia Demokristiane të mos rritet. Berisha është ndikuar me presion dhe skema të gatshme, por të gjitha këto me firmën e tij. Ata kanë sulmuar partinë tonë në mënyrë të turpshme.

