Tag: demokrate

  • “Burrat tifozë janë çyryk”, Rama “mëson” socialistet si të mbledhin vota: Punoni me gratë demokrate

    “Burrat tifozë janë çyryk”, Rama “mëson” socialistet si të mbledhin vota: Punoni me gratë demokrate

    Nga Kamza, kreu i qeverisë shqiptare, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama kërkoi votën e grave dhe vajzave më 11 maj.
    Ai i bëri thirrje të pranishmëve që të punojnë për të siguruar sa më shumë vota të sigurta për PS-së dhe theksoi se duhet punuar me gratë demokrate, pasi sipas tij gratë e kanë më të lehtë të kalojnë nga politika në realitet duke mos qenë tifoze, ndryshe nga burrat.
    Rama u ndal te integrimi në BE dhe përsëriti se 11 maji do të jetë takimi me historinë.

    Rama: Nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni, por çdo ditë duhet të bëni përpjekje që të shtoni radhët e votave të sigurta për PS, në radhë të parë nga gratë. Duhet të punoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse e kanë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet. Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pijnë raki, bëjë politike të madhe. Në fund të ditës politika nuk është një ndjeshje fubolli. Kjo është një zgjedhje për si do shkojnë të gjitha punët e mira përpara dhe në rastin konkret për 11 majin është një zgjedhje shumë më e madhe se sa si do shkojnë punët përpara. Kjo është një zgjedhje për historinë, na e ka sjellë fati sot në dorë që ne mund të vendosim për historinë më 11 maj si shqiptarë dhe si shqiptare.
    Rama theksoi se dera e Bashkimit Evropain nuk rri hapur përgjithmonë dhe Shqipëria sot e ka shansin që deri në vitin 2027 të mbyllë negociatat. Prandaj bëri thirrje që më 11 maj vota të shkojë për të ardhmen dhe të mos lejohet mbyllja e derës së BE-së./vizionplus.tv

  • Rama porosi grave në Korçë: Krushqia me demokratë bazohet je me BE apo me kënetën

    Rama porosi grave në Korçë: Krushqia me demokratë bazohet je me BE apo me kënetën

    Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Korçë tha se gratë socialiste duhet tu japin një shans burrave demokratë që të shpëtojnë nga këneta. Rama tha se u jep porosi që të mos bëjnë krushqi me demokratë pasi duhet të bazohen që ose me BE ose në kënetë.
    “Burrat demokratë duhet të kenë shansin të shpëtojnë nga këneta. Burrat demokratë duhet të kenë shansin të dalin nga kategoria e atyre që nuk mbushin dhe në rastin më të keq kur nuk mbushin t’i vënë burrat në gjumë të mos votojnë fare.
    Vajzat tona nuk mund të pranojë çyrykë. Pa diskutim. Por pa i paragjykuar, duhet të punojnë deri në ditën e fundit t’i shpëtojnë. Por nëse ai thotë do shkoj në kënetë, do të shkojë dhe vajza të hidhet në kënetë? Në asnjë mënyrë. Vajza do të shkojë në BE.
    Dhe fakti që ju jeni dakord me mua, më mjafton. Kështu që krushqia me çdo demokrat bazohet je me BE apo je kënetën. Nëse je me BE të, trashëgoheni. Nëse je me kënetën, nuk kam vajzë për ty!”, tha Rama.

  • Militantët demokratë në mëdyshje: Duhet të përshëndesin tani me një gisht, apo me dy gishta?

    Militantët demokratë në mëdyshje: Duhet të përshëndesin tani me një gisht, apo me dy gishta?

    Militantët demokratë janë në mëdyshje. Duke qenë se PD është numri një në listat elektorale, por njëkohësisht që prej vitesh përshëndet publikun me dy gishta, tani në foto shfaqen pranë liderit të tyre disa me një gisht, e disa me dy gishta.
    Me siguri më i kënaquri është Belo, i cili që nga zgjedhjet e vitit 2023 kishte vendosur të përshëndeste publikun me një gisht të vetëm – atë të mesit. Një përshëndetje që ka shënuar edhe dështimin e tij elektoral.

  • “Gratë demokrate të marrim peng burrat”, Rama ka një kërkesë nga Dibra për socialistet: Kujdes kunatat, janë të rrezikshme… I love You 

    “Gratë demokrate të marrim peng burrat”, Rama ka një kërkesë nga Dibra për socialistet: Kujdes kunatat, janë të rrezikshme… I love You 

    Me një lutje drejtuar grave socialiste të qarkut të Dibrës e ka mbyllur Edi Rama këtë takim.

    Ai u bëri thirrje atyre që të flasin me gratë e demokratëve, që më pas ato të bindin burrat e tyre për të votuar PS, ndërsa nuk i kurseu dhe batutat.
    “Një minutë, mos ma bëni si burrat, një lutje kam, janë 27 ditë… E para duhet me fol me gratë e demokratëve. Me nda tamam muhabet grash, dhe pastaj gratë demokrate duhet të marrin peng burrat demokratë. Pastaj ju me motra, me kunata… kunata kujdes se mund të jenë të rrezikshme, 5, 5, 5, 5 që ta dëgjojnë tani në Tironë e në gjithë Shqipërinë, që katër me një s’ka bo vaki nga Burreli në Peshkopi. I love you”, tha ai.

    Top Channel

  • “Në 2021, na e bëri garën mal, sot u bashkua me ne”/ Rama falenderon gratë dhe vajzat demokrate që tashmë garojnë me PS-në: Ju siguroj që nuk do të bëheni pishman

    “Në 2021, na e bëri garën mal, sot u bashkua me ne”/ Rama falenderon gratë dhe vajzat demokrate që tashmë garojnë me PS-në: Ju siguroj që nuk do të bëheni pishman

    Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” tha se shumë vajza demokrate i janë bashkuar këtë vit Partisë Socialiste.

    Ai i falenderoi dhe u premtoi se nuk do të pendohen. “Prisni se s’keni parë gjë akoma”, tha ai.
    Edi Rama: Unë kam besuar gjithmonë që hendekun absurd të tifozllëkut, konfliktualitetit, luftës së ftohtë së kampeve politike këtu në Shqipëri mund ta ngushtojnë vetëm gratë dhe vajzat. Kurajo qytetare e dekanes së Ekonomikut dhe deputetes sonë në listën e Vlorës për të na u bashkuar ne, duke ardhur nga kampi tjetër, nuk besoj se është rastësi. Gra nga kampi tjetër u janë bashkuar disa njësive tona dhe në 3 apo 4 qarqe të tjera. I falënderoj të gjitha dhe i siguroj që nuk do të bëhen pishman. Kur i kam takuar më kanë thënë ‘se dinim që ishte kështu PS-ja’, u kam thënë prisni se s’keni parë gjë akoma. Nënkryetarja e rinisë demokratike, Sara, që na e bëri malore në 2021 në Vlorë, hodhi një hap kurajoz për të gjithë forumin, për ta vënë Vlorën dhe Shqipërinë në BE mbi kënetën.

    Top Channel

  • Qeveria e re gjermane, “tra” për emigrantët nga Ballkani Perëndimor

    Qeveria e re gjermane, “tra” për emigrantët nga Ballkani Perëndimor

    Gjermania do të përgjysmojë numrin e emigrantëve, të cilët si pjesë e të ashtuquajturit Rregullat për Ballkanin Perëndimor me qëllim punësimi, po zhvendosen në Gjermani nga viti 2016, sipas marrëveshjes së koalicionit të qeverisë së re Kristian Demokrate-Social Demokrate.
    “Ne do të kufizojmë migrimin e rregullt në Gjermani sipas të ashtuquajturit Rregulli i Ballkanit Perëndimor në 25,000 njerëz në vit”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit që CDU/CSU dhe Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) prezantuan të enjten në Berlin.
    Rregulli që u mundëson punonjësve nga Ballkani Perëndimor të emigrojnë për qëllime pune, u fut në fillim të vitit 2016 pasi vendet e atij rajoni u shpallën vende të sigurta, gjë që praktikisht pengonte fitimin e të drejtës për azil në Gjermani për shtetasit e atyre vendeve.
    Ky rregull synonte t’u mundësonte atyre që gjejnë punë në Gjermani të emigrojnë rregullisht në Gjermani.
    Ndryshe nga rregullat e tjera për emigrantët që nuk vijnë nga një nga vendet e Bashkimit Evropian, emigrimi sipas Rregullit të Ballkanit Perëndimor nuk kërkon kualifikim, por vetëm një kontratë pune me një punëdhënës në Gjermani.
    Më pak se një vit më parë, qeveria e fundit social-demokrate-gjelbër-liberale dyfishoi kuotën sipas këtij rregulli në 50,000 leje pune në vit.
    Në fund të vitit të kaluar, 79.500 persona u regjistruan në Gjermani në bazë të emigracionit si pjesë e Rregullave të Ballkanit Perëndimor. Numri më i madh vjen nga Kosova, pasuar nga qytetarët e Bosnjës.
    Shtetasit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) mund të emigrojnë legalisht në Gjermani përmes programeve të tjera për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.
    Problemi më i madh në dhënien e vizave të punës ishin kapacitetet e kufizuara të zyrave konsullore gjermane, ku në fazën fillestare pritja ishte më shumë se një vit. /tesheshi.com/