Tag: demokrate

  • Katër mënyrat se si mund të përfundojë mbyllja e qeverisë së SHBA-ve

    Katër mënyrat se si mund të përfundojë mbyllja e qeverisë së SHBA-ve

    Të martën në mbrëmje, Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj për shpenzimet që do të kishte mbajtur të financuar qeverinë federale, dhe për herë të parë pas gati shtatë vitesh, operacionet federale janë shkurtuar në mënyrë drastike. 
    Në një moment të caktuar, kjo mbyllje si të gjitha të mëparshmet, do të marrë fund. Por se kur, kjo ende nuk dihet. Mbyllja e qeverisë mund të zgjasë disa ditë, mund të zgjasë javë, por përfundimisht, teksa rritet presioni publik, njëra palë apo tjetra do të tërhiqet. 
    Ka katër skenarë se si mund të zhvillohet kjo situatë: 

    Demokratët të thyhen shpejt

    Senatorët demokratë rrëzuan një projektligj shpenzimesh të propozuar nga republikanët që do të mbante qeverinë të hapur deri në nëntor, por ky votim mund të ketë përmbajtur edhe “farat” e disfatës së tyre. Ndërsa 44 demokratë (dhe republikani i pavarur Rand Paul) votuan kundër, dy demokratë dhe një i pavarur aleat i demokratëve votuan me shumicën republikane. 
    I pavaruri Angus King nga Maine është gjithmonë një lloj faktori i paparashikueshëm. John Fetterman nga Pensilvania ka ndjekur rrugën e tij që prej gati një viti. Por Catherine Cortez Masto nga Nevada, ndonëse nuk është një zë i ashpër liberal, nuk është as ndonjë rebele politike e zakonshme. Megjithatë, ajo do të jetë në garë për rizgjedhje vitin tjetër në një shtet që Donald Trump e fitoi në vitin 2024 dhe që prej vitesh po anon gradualisht nga republikanët. 
    Në deklaratën e saj, kur shpjegoi votën pro, Cortez Masto shprehu shqetësimin për ndikimin ekonomik që mbyllja e qeverisë mund të ketë në Nevada. Mund të jetë gjithashtu e shqetësuar për ndikimin që kjo do të ketë mbi perspektivat e saj politike, si një kandidate që përballet me votues të zemëruar. 
    Ajo nuk është e vetmja demokrate nga një shtet i pavendosur që do të jetë në fletën e votimit në vitin 2026. Demokratë në Georgia, Virginia dhe Colorado gjithashtu mund të fillojnë të ndiejnë presionin. Dhe ndonëse senatorë nga Minnesota, Michigan dhe New Hampshire kanë vendosur të mos rikandidojnë, ata mund të shqetësohen se mbyllja e qeverisë rrezikon kontrollin e demokratëve në këto vende. 
    Udhëheqësi republikan në Senat, John Thune, thotë se tashmë po dëgjon nga disa demokratë që nuk po ndihen rehat me mënyrën si po zhvillohet mbyllja. Ai planifikon një sërë votimesh për financimin në ditët në vijim për të rritur presionin. 
    Nuk pati “dezertime” të reja gjatë votimit të së mërkurës, por nëse edhe pesë demokratë të tjerë ndahen nga linja e partisë, mbyllja mund të marrë fund, pavarësisht se çfarë dëshiron pjesa tjetër e partisë. 

    Demokratët të tërhiqen

    Edhe nëse demokratët mbeten relativisht të bashkuar, presioni ndaj tyre për t’u tërhequr do të rritet ndërsa mbyllja vazhdon. Punonjësit e qeverisë janë një nga segmentet më besnike të bazës së Partisë Demokrate, dhe ata do të jenë të parët që do të ndiejnë dhimbjen nga pagesat e vonuara dhe mundësia që administrata Trump të përdorë mbylljen për të reduktuar më tej programet dhe për t’i kthyer pushimet e përkohshme në papunësi të përhershme. E gjithë popullsia amerikane gjithashtu do të fillojë të ndiejë efektet përmes shërbimeve të ndërprera dhe trazirave ekonomike. 
    Zakonisht, partia që shkakton mbylljen dhe paraqet kërkesat politike, në këtë rast, demokratët, është ajo që merr fajin e opinionit publik. Nëse kështu ndodh, partia mund të konkludojë se ka bërë sa ka mundur për të dërguar mesazhin dhe se tani është koha të minimizojë dëmin. 
    Edhe pa ndonjë përfitim konkret, mund të ndihen të kënaqur që e vunë në qendër të vëmendjes përfundimin e subvencioneve për sigurimet shëndetësore dhe shkurtimet e miratuara nga republikanët për kujdesin shëndetësor të shtresave të varfra, të cilat do të hyjnë në fuqi për dhjetëra milionë amerikanë në muajt e ardhshëm. 
    Kur të nisë loja e fajësimeve, kjo qasje mund t’i pozicionojë më mirë politikisht. Baza e partisë që ka kërkuar që demokratët të qëndrojnë fort ndaj administratës Trump nuk do të jetë plotësisht e kënaqur, por kjo është një rrugëdalje që drejtuesit e partisë mund ta pranojnë. 

    Republikanët të bëjnë lëshime

    Për momentin, republikanët mendojnë se janë në pozicion force dhe po shqyrtojnë mënyra për ta përkeqësuar situatën për demokratët. Por ka mundësi që të kenë bërë llogari të gabuara dhe të jenë ata që përfundojnë duke u tërhequr. 
    Historikisht, ata kanë qenë pas shumicës së mbylljeve të qeverisë, dhe publiku mund t’i mbajë ata përgjegjës edhe këtë herë. Qoftë nga zakoni, qoftë sepse në dëshirën për të shkurtuar shërbimet dhe numrin e punonjësve të qeverisë, republikanët e teprojnë. 
    Në këtë skenar, republikanët ofrojnë një garanci të mjaftueshme për demokratët për të ndihmuar në zgjatjen e subvencioneve të sigurimit shëndetësor. Nuk është një skenar krejt i pamendueshëm, duke qenë se republikanët janë aktualisht të ndarë nëse këto subvencione, që ndihmojnë si votuesit me të ardhura të ulëta republikanë, ashtu edhe ata demokratë, duhet të vazhdojnë apo jo. Një lëshim i tillë mund të përmirësonte shanset e tyre elektorale dhe të neutralizonte një pikë të fortë sulmi nga demokratët në zgjedhjet afatmesme të vitit tjetër. 
    Republikanët kanë thënë se nuk do të negociojnë me “pengmarrës politikë”, por është e mundur të shihet një terren kompromisi përtej retorikës së ndezur dhe përçarjes. 

    Mbyllja zgjat… dhe të dyja palët humbasin

    Për momentin, ajo që dominon janë vetëm retorika e ndezur dhe përçarja. Trump po shpërndan video ofenduese dhe të mbushura me fyerje, të krijuara nga Inteligjenca Artificiale, kundër kundërshtarëve të tij. Demokratët janë kundërpërgjigjur me foto të Trump-it me Epstein-in dhe premtime se do të qëndrojnë në këtë betejë për një kohë të gjatë. 
    Mbyllja e fundit e qeverisë zgjati për një rekord prej 35 ditësh dhe mori fund vetëm kur udhëtimet ajrore në SHBA ishin në prag të kolapsit. Dhe ajo ishte vetëm një mbyllje e pjesshme, pasi disa fonde ishin miratuar më herët. Këtë herë, pasojat mund të jenë shumë më të rënda. 
    Nëse kjo situatë zgjat mjaftueshëm, nuk do të ketë rëndësi kush “fiton” duke detyruar palën tjetër të tërhiqet. Do të ketë mjaft faj për të ndarë mes të gjithëve. 
    Në një skenar të tillë, ku të dyja palët humbasin, të zgjedhurit e të dy partive do të ndëshkohen në kutinë e votimit vitin tjetër dhe publiku do të bëhet edhe më i zhgënjyer me gjendjen aktuale të vendit. Kjo do të përgatisë terrenin për një brez të ri politikanësh që premtojnë një shkatërrim të “status quo”-së. Dhe kështu, historia përsëritet/ BBC 
     

  • Rishfaqet Nesti Angoni! Anonimi që ‘fundosi’ Erion Veliajn, ‘shënjestra’ e radhës është Albana Vokshi…pritet reagimi i SPAK

    Rishfaqet Nesti Angoni! Anonimi që ‘fundosi’ Erion Veliajn, ‘shënjestra’ e radhës është Albana Vokshi…pritet reagimi i SPAK

    albana vokshi

    TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Burime për mediat bëjnë me dije se dononcimi është depozituar nga anonimi “Nesti Angoni” që në fillim të shtatorit, dhe lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga veprimtari të jashtëligjshme ndaj deputetes demokrate. 
    Në denoncimin e siguruar nga Report Tv, thuhet se kallëzimi me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të “pastruar” paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.
    “Nesti Angoni” pretendon se deputetja demokrate është përfshirë në abuzime me koncesionet në sektorin e naftës, por edhe me disa privatizime të kryera në interes të të kallëzuarve, në kohën kur Drejtoreshë e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë ishte Mimoza Vokshi, motra e deputetes demokrate.
    Në fakt, “Nest Angoni” nuk ëshë një emër i panjohur. Ai është anonimi që ‘fundosi’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pas një këllëzimi anonim në SPAK, Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se “Nesti Angoni” nuk rezulton të ketë një identitet të regjistruar në gjendjen civile./ZËRI

  • Jo vetëm për qeverisjen: cili është “vizioni” i Ramës për opozitën?

    Jo vetëm për qeverisjen: cili është “vizioni” i Ramës për opozitën?

    Bashkë me vizionin e ri qeverisës për katër vitet e ardhshme, me një nisje nga e para, Rama shpalosi dhe synimin për ta bërë dhe më të “papërdorshme” opozitën, pra më të panevojshme. Si? Duke ia marrë asaj njerëzit, ata që do shfaqin interes për të qenë në nivele të ndryshme qeverisëse, tashmë që po u shuan shpresat për të ardhur në pushtet. Provat e para janë dhënë me disa emërime në nivel lokal.
    Për Ramën, ftesat për kapacitete demokrate në qeverisje duhet të kenë karakter patriotik.
    “Nuk duhet të sillemi me këtë parti si në tavolinën e byrekut….gjë që ndodh shpesh për fat të keq në shumë territore dhe në shumë organizata, ku partia trajtohet si byrek, por duhet ta ndiejmë si një afrim dhe si një bashkim patriotik me sa më shumë njerëz të zakonshëm, qytetarë dhe profesionistë, demokratë apo çfarëdoqofshin. Kjo është pjesë kuptimplotë e asaj që thashë më parë, detyrimit strategjik të Partisë Socialiste për t’i garantuar sot vetes që qëndrueshmërinë e vet afatgjatë. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit të burimeve të mira njerëzore.”
    Thithja e elementëve demokratë do të bëhet në bazë, pranë nivel lokal. Këtë aksion politik Rama e përfshiu madje në performancën e kryebashkiakëve, të cilët do e kenë dhe kriter rikandidimi pas dy vitesh. /tesheshi.com/  

  • Kryebashkiakët demokratë kundër Ramës/ Qosja e Mëlyshi reagojnë pas kërkesës së kryeministrit: Nuk marrim urdhra politikë

    Kryebashkiakët demokratë kundër Ramës/ Qosja e Mëlyshi reagojnë pas kërkesës së kryeministrit: Nuk marrim urdhra politikë

    Në përfundim të mbledhjes maratonë në Durrës, kryebashkiakët demokratë thanë se nuk do ta zbatojnë urdhrin e Edi Ramës për shkarkimin e nënkryetarëve dhe krerëve të njësive administrative.

    “Të mitë jo, absolutisht jo“-u shpreh Fisnik Qosja i Kavajës, i pyetur nëse bie dakord me kërkesën e kryeministrit Rama.
    Kundër janë shprehur edhe Hilë Curri, kryebashkiak i Fushë Arrëzit dhe Albert Mëlyshi i Mirditës.
    Po ashtu, edhe kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo, la të kuptohej se nuk do i shkarkojë drejtuesit vendorë, por me argumentin se janë të rinj.
    “Në varësi të performancës, unë jam kryetar i ri. Kuptohet që janë akoma në provë, plus që nënkryetarët e mi janë të rinj”,-tha Tavo pas takimit.

    Top Channel

  • “Do patronazhohet dhe opozita”, Açka: Demokratët po shiten për vende pune

    “Do patronazhohet dhe opozita”, Açka: Demokratët po shiten për vende pune

    Flutura Açka ka zbuluar në Debat atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të dëmtuar opozitën, për zgjedhjet e ardhshme.
    Sipas Açkës, mazhoranca ka përgatitur lista me demokratë për t’i futur në punë nëpër bashki, për të rrudhur më tej rradhët e opozitës, për të cilën tha se duhet të jetë e përgatitur.
    “Nga informacionet që kam, në një bashki është kërkuar që të largohen punonjësit që kanë vokacion të djathtë. Kjo bëhet në formë presioni që të kemi një patronazhim të së djathtës. Nuk është Vlora. Këto gjëra do ndodhin. Këto raprezalje që po bëhen është që të zëvendësohen me demokratë të cikluar që kanë vota nga mbrapa, për të rrudhur demokratët në zgjedhjet e ardhshme.
    Shumë demokratë janë në lista për të marrë punë në bashkë, që nesër të rrudhin opozitën. Është një plan i qartë i mazhorancës. Ajo po abuzon dhe me dëshpërimin e opozitës. Ne duhet të kemi një projekt, ndryshe do të jemi të papërgatitur. Duhet të kuptojmë në çfarë zone të errët jemi”, tha Açka.

  • “Po blen demokratët me vende pune”/ Deputetja jep deklaratë ‘bombë’: Do patronazhohet dhe opozita

    “Po blen demokratët me vende pune”/ Deputetja jep deklaratë ‘bombë’: Do patronazhohet dhe opozita

    Sipas Açkës, mazhoranca ka përgatitur lista me demokratë për t’i futur në punë nëpër bashki, për të rrudhur më tej rradhët e opozitës, për të cilën tha se duhet të jetë e përgatitur.
    Flutura Açka e ftuar në një studio televizive ka zbuluar atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të dëmtuar opozitën, për zgjedhjet e ardhshme.
    “Nga informacionet që kam, në një bashki është kërkuar që të largohen punonjësit që kanë vokacion të djathtë. Kjo bëhet në formë presioni që të kemi një patronazhim të së djathtës. Nuk është Vlora. Këto gjëra do ndodhin. Këto raprezalje që po bëhen është që të zëvendësohen me demokratë të cikluar që kanë vota nga mbrapa, për të rrudhur demokratët në zgjedhjet e ardhshme.
    Shumë demokratë janë në lista për të marrë punë në bashkë, që nesër të rrudhin opozitën. Është një plan i qartë i mazhorancës. Ajo po abuzon dhe me dëshpërimin e opozitës. Ne duhet të kemi një projekt, ndryshe do të jemi të papërgatitur. Duhet të kuptojmë në çfarë zone të errët jemi”, tha Açka.

  • 128 demokratë refuzojnë përpjekjen për shkarkimin e Trump

    128 demokratë refuzojnë përpjekjen për shkarkimin e Trump

    Dhoma e Përfaqësuesve votoi sipas vijave dypartiake për të shuar përpjekjen e një ligjvënësi të vetëm progresiv për të shkarkuar Presidentin Donald Trump të martën pasdite.

    Ligjvënësit ranë dakord ta paraqesin masën me një votim 344-79. Ky votim është një mekanizëm procedural që u lejon anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë kundër shqyrtimit të një projektligji pa pasur nevojë të votojnë për vetë projektligjin. 

    Rezoluta u ofrua nga përfaqësuesi Al Green, D-Teksas, i cili u përjashtua nga salla e Kongresit në fillim të këtij viti gjatë kohës që në një seancë të përbashkët ndërpreu në mënyrë të përsëritur presidentin Trump.

    Shumica e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve iu bashkuan ligjvënësve republikanë për të rrëzuar rezolutën e Green, një shenjë se sa politikisht e ashpër duket të jetë përpjekja. Vetëm 79 demokratë votuan për të vazhduar me votimin e shkarkimit, ndërsa 128 votuan për ta ndaluar atë në vend.

    Liberalët që iu bashkuan republikanëve përfshijnë të tre anëtarët e udhëheqjes demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve – Udhëheqësi i Pakicës në Dhomë, Hakeem Jeffries, republikan nga Nju Jorku, Anëtarja e Klubit të Pakicës në Dhomë, Katherine Clark, demokrate nga Masaçusets, dhe Kryetari i Grupit Demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve, Pete Aguilar, demokrat nga Kalifornia, votuan për ta paraqitur masën në Kongres.

    Green, i cili ka kërcënuar të shkarkojë Trumpin edhe më herët, tha se oferta e tij e fundit synon sulmet e presidentit ndaj Iranit gjatë fundjavës. “Nuk erdha në Kongres për të qenë një vëzhgues ndërsa një president abuzon me pushtetin dhe e degradon demokracinë amerikane në autoritarizëm me veten si një president autoritar,” tha Green në një deklaratë të martën në mëngjes.

    “Bombardimi i paautorizuar i Iranit nga Presidenti Trump përbën një deklaratë de facto lufte. Asnjë president nuk ka të drejtë ta tërheqë këtë komb në luftë pa autorizimin e përfaqësuesve të popullit.” 

    Progresistë të tjerë, përfshirë përfaqësuesen Alexandria Ocasio-Cortez, demokrate nga Nju Jorku, kërkuan shkarkimin e Trumpit për shkak të sulmeve në Iran.

    Trump i talli ata në një postim të gjatë në Truth Social të martën, duke u thënë, “ma bëni ditën”. “Më mirë të fillojnë të shqetësohet për zgjedhjet paraprake, përpara se të mendojë të mposhtë senatorin tonë të madhe palestinez, Chuck Schumer që qan, karriera e të cilit është padyshim një fill shumë të hollë!” shkroi Trump. “Ai dhe miqtë e tij demokratë sapo kanë arritur shifrat më të ulëta të sondazheve në historinë e Kongresit, kështu që vazhdoni dhe provoni të më shkarkoni”, postoi ai.

    Kjo tallje i ka vënë edhe udhëheqësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve në një pozitë të vështirë. Jeffries anashkaloi pyetjet mbi progresistët që bënin thirrje për shkarkimin e Trump gjatë një konference për shtyp të hënën.

    “Një mjet që është në tryezë tani është të vazhdojmë të kërkojmë që administrata të paraqitet para Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe t’i paraqesë popullit amerikan arsyet pse është ndërmarrë ky hap i jashtëzakonshëm. Ky është hapi i parë”, tha Jeffries.

    “Hapi i dytë është që Rezoluta e Fuqive të Luftës, qoftë ajo që është paraqitur tashmë apo të tjera që mund të paraqiten më pas, të debatohet në Dhomën e Përfaqësuesve, siç duhej të kishte ndodhur tashmë. Dhe pastaj do të shohim se ku jemi më pas.” I pyetur përsëri nëse po i merrte seriozisht thirrjet për shkarkimin e Trump, Jeffries tha: “Ky është një moment i rrezikshëm në të cilin ndodhemi dhe duhet të kalojmë atë që kemi përpara. Dhe ajo që kemi përpara tani është se administrata Trump ka përgjegjësinë të vijë në Kongres, të justifikojë veprimet për të cilat nuk kemi parë prova për të justifikuar forcën e saj ofensive në Iran.”/FoxNews – Syri.net

  • Jorida Tabaku: Standardet e cënuara të zgjedhjeve penalizojnë integrimin

    Jorida Tabaku: Standardet e cënuara të zgjedhjeve penalizojnë integrimin

    E sapo kthyer nga Strasburgu, në intervistën dhënë për RTSH-në, Jorida Tabaku tha se në Komisionin e Stabilizim Asociimit, gjeti jehonë shqetësimi i përfaqësuesve të opozitës, për standartet e munguara të zgjedhjeve të 11 Majit.
    “11 Maji në fakt, për të gjithë ne që kemi jetuar edhe si të zgjedhur edhe në kurriz është një nga zgjedhjet me standartet më të shkelura. Vetë raporti i OSBE-ODHIR nuk i certifikon si të lira dhe të ndershme. Qartësisht influencat kriminale në këto zgjedhje kanë qenë prezentë. Asnjë nga ne nuk është ndjerë mirë kur dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian që vëzhgoi zgjedhjet këtu, përmendi për influenca kriminale të cilat orientuan votën në mazhorancë, në kandidatë të veçantë, duke u referuar rastit të Elbasanit”., u shpreh z.Tabaku.
    Drejtuesja demokrate e Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku tha se mungesa e standarteve të zgjedhjeve, dëmton procesin integrues së vendit. Sipas Tabakut, zgjedhjet e lira janë kusht për anëtarësim.
    “Sigurisht që e penalizojnë sepse janë pjesë e Grupkapitullit të Parë. Ju besoj se e dëgjuat qëndrimin e Komisionit, që zgjedhjet janë një nga elementet që po vëzhgohen, po mbahen në monitorim”, tha z.Tabaku.
    Deputetja demokrate, nuk e fsheh skepticizimin për ftesën publike të shumicës drejtuar opozitës për bashkëpunim për një kod të ri zgjedhor.
    “Këto ftesat e mazhorancës sa për të larë gojën, në këto 12 vite, ne i kemi kaluar shumë herë…dhe çështja e këtyre zgjedhjeve nuk lidhen vetëm me një reformë, sepse shumë ligje ne i kemi ndryshuar. Sigurisht që opozita do të përdorë çdo mënyrë për të mbrojtur zgjedhjet, qoftë edhe ndryshimet ligjore, por në fund të ditës, shumë prej çështjeve ishin dhe çështje të vullnetin politik“, tha ajo.
    “Mungesa e vullnetit për zbatimin e ligjeve, me pasojë cenimin e zgjedhjeve janë tashmë pjesë e raportit paraprak të OSBE-ODHIR-it, që me shumë gjasë”, thotë deputetja demokrate do të jenë edhe në raportin përfundimtar.

  • Kush ishte Melissa Hortman, deputetja amerikane që humbi jetën nga atentati

    Kush ishte Melissa Hortman, deputetja amerikane që humbi jetën nga atentati

    Deputetja demokrate nga Minnesota, Melissa Hortman, u vra në orët e para të së shtunës, më 14 qershor, në një sulm të papritur në banesën e saj, së bashku me bashkëshortin, Mark Hortman.

    Ndërkohë, senatori John Hoffman dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur rëndë pas një sulmi të ngjashëm në shtëpinë e tyre. Sipas guvernatorit Tim Ëalz, autori i sulmeve fillimisht shkoi në rezidencën e familjes Hoffman dhe më pas u drejtua drejt banesës së Hortman.

    Kush ishte Melissa Hortman?

    Melissa Hortman ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokrate në shtetin e Minnesota-s, me një karrierë të gjatë dhe të respektuar në politikë. Ajo shërbeu si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Minnesota-s nga viti 2019 deri në janar të vitit 2025.

    E lindur në vitin 1970, Hortman ishte 55 vjeçe dhe përfaqësonte distriktin 34B, që përfshinte qytetet Brooklyn Park, Champlin dhe Coon Rapids, si dhe pjesë të qarqeve Anoka dhe Hennepin në zonën veriore të qyteteve të binjakëzuara të shtetit.

    Ajo kishte përfunduar studimet universitare në shkencat politike dhe filozofi në Universitetin e Bostonit, ndërsa diplomën Juris Doctor e mori nga Shkolla e Drejtësisë e Universitetit të Minnesota-s.

    Me profesion juriste, Hortman u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2004.

    Melissa Hortman ishte e martuar me Mark Hortman dhe ishte nënë e dy fëmijëve, Colin dhe Sophie.

  • Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota të SHBA. Vritet përfaqësuesja Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj

    Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota të SHBA. Vritet përfaqësuesja Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj

    Dy ligjvënës demokratë të shtetit të Minnesotës janë bërë shënjestër e një atentati të armatosur në shtëpitë e tyre përkatëse në SHBA.
    Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën përfaqësuesja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Melissa Hortman, si dhe bashkëshorti i saj, Mark Hortman.
    Lajmin e konfirmoi vetë guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp të mbajtur mëngjesin e së shtunës.
    “Kjo duket qartësisht si një vrasje politike e qëllimshme. Një akt i dhunshëm që synon destabilizimin përmes terrorit,” deklaroi ai me një ton të ashpër dhe të prekur emocionalisht.
    Sipas autoriteteve, një tjetër objektiv i sulmeve ka qenë edhe senatori i shtetit, John Hoffman, po ashtu pjesë e Partisë Demokrate-Fermere-Punëtore.
    Ai dhe bashkëshortja e tij, Yvette, janë qëlluar disa herë me armë në banesën e tyre në qytetin Champlin. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
    Guvernatori Walz tha se shpreson që ata të mbijetojnë, duke shtuar se janë aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
    Të shtënat ndodhën në zonat Champlin dhe Brooklyn Park, dy qytete të afërta me njëri-tjetrin, që ndodhen në rrethinat e Minneapolisit. Policia lokale dhe shërbimet emergjente kanë vendosur masa sigurie të forta në zonë dhe një perimetër të izoluar në një rreze prej afro 5 kilometrash nga vendngjarja.
    Zyrtarët kanë lëshuar urdhër për qëndrim në shtëpi për banorët dhe u kanë bërë thirrje të mos hapin derën për askënd, përveç nëse paraqiten dy oficerë policie së bashku. Dyshohet se autori mund të jetë duke u shtirur si oficer policie dhe është ende në arrati.