Tag: demokrat

  • Agron Malaj prin kandidatët në të gjithë Shqipërinë! Kush është demokrati më i votuar!

    Agron Malaj prin kandidatët në të gjithë Shqipërinë! Kush është demokrati më i votuar!

    Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ka nisur përllogaritja e votave nga diaspora.
    Njëkohësisht po vijon edhe numërimi i votave preferenciale për kandidatët. Nga rezultatet e deritanishme, socialisti Agron Malaj është kandidati më i votuar në rang vendi me 12492 vota, ndërsa Bardh Spahia më i votuari i demokratëve me 8278 vota.
    REZULTATE LIVE 
    Në Berat, Parid Mahmutaj është kandidati demokrat më i votuar me 7133 vota, por pa mandat, pasi PD ka siguruar vetëm dy mandate (kandidatët e listës së mbyllur), ndërsa Hysen Buzali është kandidati socialist më i votuar me 8189.
    Në qarkun Dibër, Përparim Spahiu është kandidati demokrat më i votuar me 5346 vota, sërish pa mandat pasi PD ka marrë vetëm dy mandate duke siguruar kështu vetëm kandidatët e listës së mbyllur, ndërsa Agron Malaj është kandidati socialist më i preferuar me 12492 vota.
    Në qarkun Durrës, Arian Ndoja është kandidati më i votuar me 4835 vota, ndërsa Arkend Balla kandidati më i votuar socialist me 9984 vota.
    Në qarkun Elbasan, Qani Xhafa është kandidati demokrat më i votuar me 3767 vota. Por Xhafa nuk ka arritur të sigurojë mandat, pasi në Elbasan PD mori 4 mandate, duke lënë jashtë Parlamentit edhe kandidatin e listës së mbyllur Aurel Bylykbashi. Sara Mila është kandidatja socialiste më e votuar me 10693 vota.
    Në qarkun Fier Gentian Çela është demokrati më i votuar me 5737 vota, por pa mandat, pasi PD ka siguruar vetëm dy kandidatët e listës së mbyllur. Klevis Jahaj është socialisti më i votuar me 10540 vota.
    Në qarkun Gjirokastër, kandidati demokrat më i votuar është Alma Kore me 3569 vota, e cila nuk ka marrë mandat, pasi PD ka vetëm një mandat dhe atë e ka marrë Tritan Shehu i listës së mbyllur. Tërmet Peçi është socialisti më i votuar me 9468 vota.
    Në Korçë, kandidati demokrat më i votuar është Jorida Mazelliu me 4356 vota, ndërsa kandidati socialist më i votuar është Ilirian Pendavinji me 7086 vota.
    Në Kukës kandidati demokrat më i votuar është Shkelqim Shehu me 7493, ndërsa Alban Zeneli është socialisti më i votuar me 4207 vota.
    Në Lezhë, kandidati demokrat më i votuar është Gjin Gjoni me 4318 vota, ndërsa kandidati socialist më i votuar është  Pranvera Skana me 3768 vota.
    Në Shkodër, kandidati demokrat më i votuar është Bardh Spahia me 8278 vota, ndërsa kandidati socialist më i votuar është Edona Bilali me 7685 vota.
    Në Tiranë kandidati demokrat më i votuar është Ilir Alimehmeti me 4287 vota, ndërsa kandidati socialist më i votuar është Blendi Gonxhja me 8085 vota.
    Në Vlorë, kandidati demokrat më i votuar është Petraq Gjikuria me 3533 vota, i cili nuk ka arritur të marrë mandat, pasi PD ka siguruar vetëm 3 mandate duke lënë jashtë Parlamentit edhe kandidatin e listës së mbyllur Atird Hoxha. Kandidati socialist më i votuar është Damian Gjiknuri me 10031 vota.

  • Befason deputeti demokrat: Nuk dua ta pranoj, por më 11 maj fiton PS-ja

    Befason deputeti demokrat: Nuk dua ta pranoj, por më 11 maj fiton PS-ja

    Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj, thotë se këto zgjedhje që do të mbahen këtë të dielë, do të fitohen nga PS-ja. Xhaferaj i bindur tha se mënyra e organizimit të PD-së e bënë situatën të vështirë e si rrjedhojë PD-ja nuk e siguron dot rotacionin politik dhe se këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste.
    ”Unë kritikën e bazoj në argument, ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet.

    Palët kanë hyrë në garë për interesa të kundërta, pra mënyra se si e djathta u konceptua dhe vendimmarrja që pati për këto 3 vite dhe për shumë gjëra të tjera është e formuar në atë mënyrë që nuk e siguron dot rotacionin.
    Nuk kam dëshirë ta pranoj por këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste”,-tha në ”Dritare. Tv”.

  • Sherri në Bulqizë pas takimit elektoral të PD/ Dorëzohen në SPAK materialet për Xhelal Mizun, nipin e tij dhe…

    Sherri në Bulqizë pas takimit elektoral të PD/ Dorëzohen në SPAK materialet për Xhelal Mizun, nipin e tij dhe…

    Incidenti i ndodhur më 24 prill gjatë një aktiviteti elektoral, ku dyshohet se deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij dhunuan Kalosh Murrën, Policia e Bulqizës ka depozituar materialet në Prokurorinë e Posaçme. Veprimet hetimore do të kryehen nga prokurori Elvin Gokaj i cili është caktuar në qarkun Dibër për të hetuar krimet zgjedhore apo për të monitoruar këtë zonë deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
    Përveç materialit policor, në SPAK ka depozituar kallëzim edhe Xhelal Mziu i cili prentendon se është ai personi i dëmtuar, ndërsa kallëzim në SPAK ka dërguar edhe një qytetar që pretendon se është dhunuar gjatë incidentit. Në ditët në vijim, pritet që prokurori Gokaj të marrë në shqyrtim tre kallëzimet dhe më pas të kryejë veprime hetimore si dhe të thërrasë personat e përfshirë apo që ishin prezent në vendngjarje, në cilësinë e deklaruesve.
    Deputeti demokrat një ditë pas incidentit, reagoi zyrtarisht dhe kërkoi nga Prokuroria e Posaccme që të sekuestrohen kamerat e sigurisë në vendin ku u shënua ngjarja si dhe të hetojë thellësisht ngjarjen, pasi sipas tij u dhunuan kryetari dhe përfaqësues të Partisë Demokratike në Bulqizë. Mziu hodhi akuza ndaj policisë, duke thënë se ata janë bërë palë në këtë ngjarje kriminale, për faktin se drejtori i policisë se Dibrës ka lidhje familjare me babain e kandidatit për deputet të PS Jeton Dani.
    Incidenti u shënua në datë 24 prill pas një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren. Policia referoi materialin në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Zyrtari i bashkisë pretendon se deputeti demokrat e ka kapur për fyti, ndërsa nipi i tij e ka goditur me grushte pa asnjë shkak, përpara zyrave të njësisë administrative. Në rrjetet sociale qarkullon videoja e dhunës se ushtruar ndaj Murrës por duhet theksuar se pamjet e filmuara në distance nuk e identifikojnë qartë Xhelal Mziun.
    Sakaq, deputeti demokrat pretendon se ngjarja është manipuluar nga policia e Dibrës, pasi sipas tij pjesëmarrësit janë intimiduar dhe dhunuar gjatë takimit elektoral ne Ostren. Në rrjetet sociale qarkullon një tjetër video, ku sipas tij, Jeton Dani, babai i kandidatit socialist, Murat Dani sulmon fizikisht kryetarin e PD në Bulqizë, Shaqir Manjani.

  • Incident në Bulqizë gjatë fushatës elektorale, SPAK verifikon pretendimet

    Incident në Bulqizë gjatë fushatës elektorale, SPAK verifikon pretendimet

    Policia e Bulqizës ka depozituar materialet në Prokurorinë e Posaçme sa i përket incidentit të ndodhur pak ditë më parë gjatë një aktiviteti elektoral, ku dyshohet se deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij dhunuan Kalosh Murrën.
    Përveç referimit policor, në SPAK ka depozituar kallëzim edhe vetë deputeti demokrat Xhelal Mziu, i cili pretendon se është ai personi i sulmuar dhe dëmtuar, ndërsa kallëzim në SPAK ka dërguar edhe një qytetar që pretendon se është dhunuar gjatë incidentit.
    Veprimet hetimore po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj, i cili është caktuar në qarkun Dibër për të hetuar krimet zgjedhore apo për të monitoruar këtë zonë deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
    Në ditët në vijim, pritet që prokurori të marrë në shqyrtim tre kallëzimet dhe më pas të kryejë veprime hetimore si dhe të thërrasë personat e përfshirë apo që ishin prezent në vendngjarje, në cilësinë e deklaruesve.
    Deputeti demokrat një ditë pas incidentit, reagoi zyrtarisht dhe kërkoi nga Prokuroria e Posaçme që të sekuestrohen kamerat e sigurisë në vendin ku u shënua ngjarja si dhe të hetohet thellësisht ngjarja, pasi sipas tij u dhunuan kryetari dhe përfaqësues të Partisë Demokratike në Bulqizë.
    Mziu hodhi akuza ndaj policisë, duke thënë se ata janë bërë palë në këtë ngjarje kriminale, për faktin se drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me babain e kandidatit për deputet të PS, Jeton Dani.
    Incidenti u shënua në datë 24 prill pas një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren.
    Policia referoi materialin në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

  • Kontrata lobuese në SHBA, Leskaj thyen urdhrin e Berishës: Patrioti demokrat, Nuredin Seci, firmosi…

    Kontrata lobuese në SHBA, Leskaj thyen urdhrin e Berishës: Patrioti demokrat, Nuredin Seci, firmosi…

    Sali Berisha, një ditë më parë, iu çoi mesazh gjithë kandidatëve për deputetë të PD-së, që të shmangin debatet për kontratën e tij 6 mln dollarë, me qëllim heqjen e non grata-s në SHBA.
    Ai kërkoi që ata të eqpin gojën dhe të mos flasin fare për këtë gjë, me shpresën se do të harrohet dhe nuk do merret më njeri me 6 milionët e paguara në SHBA.
    Por një prej tyre, Bujar Leskaj, e ka thyer këtë urdhër dhe ka bërë një shënim të gjatë në mes të natës.
    Leskaj shkruan se fondacioni shqiptaro-amerikan “Ta Bëjmë Shqipërinë Madhështore Sërisht”, drejtuar nga patrioti demokrat Nuredin Seci, me bazë në Nju Jork, firmosi një kontratë shërbimi me kompaninë lobuese amerikane Continental Strategy, për të mbështetur Partinë Demokratike në strategjinë e saj të afrimit me administratën Trump II dhe për të forcuar lidhjet institucionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    “Përmes kontratës me Continental Strategy, Partia Demokratike garanton ndërtimin e marrëdhënieve të forta me vendimmarrësit kryesorë në qeverinë dhe Kongresin amerikan. Kjo nismë synon të promovojë demokracinë, të forcojë shtetin e së drejtës dhe të mbështesë nisma kundër korrupsionit në Shqipëri (té prodhuara me shumicë nga sekti Rama në kéto 12-vite )duke e vendosur vendin tonë në rrugën e pakthyeshme drejt standardeve perëndimore.
    Në zbatimin e kësaj kontrate janë përfshirë figura me peshë nga administrata Trump, si Carlos Trujillo, Alex Garcia dhe Alberto Martinez.
    Ky angazhim i nivelit të lartë garanton që kauza demokratike shqiptare të përfaqësohet me seriozitet dhe profesionalizëm pranë institucioneve më të rëndësishme në Uashington.
    Në të njëjtën kohë, kontrata thekson izolimin e Edi Ramës nga partnerët strategjikë amerikanë, duke shënuar një ndryshim të qartë në qasjen e Uashingtonit ndaj realitetit politik në Shqipëri. Administrata e Presidentit Trump mbështet tashmë qartazi alternativën demokratike që përfaqëson Partia Demokratike. Rama është kukulla e Sorosit”, shkruan ndër të tjera deputeti demokrat.

  • “Boll o boll”/ Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë gjatë takimit, i kthehet kandidatit ish-demokrat: O Halit, ti i ke sjellë këta?

    “Boll o boll”/ Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë gjatë takimit, i kthehet kandidatit ish-demokrat: O Halit, ti i ke sjellë këta?

    Teksa po shpjegonte përfitimet nga pasaporta europiane pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE, kryeministri Edi Rama është ‘shpërqendruar’ nga disa të tij.

    Me nota humori Rama tha se ata janë demokratë dhe për këtë ‘fajësoi’ kandidatin për deputet, ish demokratin Halit Valteri.
    “Boll o boll, e kuptova që je demokrat ne po të mbajmë po të edukojmë avash avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni”-iu drejtua Rama të rinjve.
    “O Halit ti i ke sjellë këta. Duan kohë edhe këta, mëzor të edukuam ty jo mo këta“-iu drejtua Rama kandidatit për deputet Halit Valteri.

    Top Channel

  • “E kuptova që je demokrat, avash do mësosh dhe ti!”, Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë: O Halit, ti i ke sjellë këta?

    “E kuptova që je demokrat, avash do mësosh dhe ti!”, Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë: O Halit, ti i ke sjellë këta?

    “Boll o boll, e kuptova që je demokrat. Ne po të mbajmë, po të edukojmë. Avash, avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni,” – iu drejtua Rama të rinjve.
    “O Halit, ti i ke sjellë këta? Duan kohë edhe këta. Me zor të edukuam ty, jo më këta,” -iu drejtua Rama kandidatit për deputet, Halit Valteri.

  • Dhunuan djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi, procedohen dy persona

    Dhunuan djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi, procedohen dy persona

    Policia njofton se janë proceduar dy persona në lidhjen me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku u dhunua Kristi Fufi djali i ish deputetit demokrat, Mhill Fufi.
    “D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, thuhet në njoftim.
    19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë të narra nga goditje me sende të forta.
    Ndërkohë ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e Kristi Fufit, ngjarje e ndodhur në një rezidencë në Farkë mbrëmjen e së premtes (25 Prill).
    Si ndodhi ngjarja
    Kanë qenë disa persona me makinë që kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi.
    Ata kanë marrë shkopinj e sende te forta nga bagazhi i automjetit së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin.
    Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
    Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar.
    I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.

  • Dhunimi i djalit të ish-deputetit demokrat në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari që e goditi me grushte

    Dhunimi i djalit të ish-deputetit demokrat në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari që e goditi me grushte

    Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për dhunimin e Krist Fufit, djali i ish-deputetit demokrat Mhill Fufi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, më 25 prill, në një rezidencë në zonën e Farkës.
    Sipas policisë, shtetasi me iniciale K. S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
    Ende nuk janë identifikuar të gjithë autorët e përfshirë në këtë ngjarje. Policia vijon punën për kapjen e tyre.
    Sipas burimeve policore, disa persona me automjet kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi. Ata kanë marrë shkopinj dhe sende të forta nga bagazhi dhe kanë hyrë në lokal për ta kërkuar. Pasi e kanë gjetur, e kanë dhunuar brutalisht, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
    Dyshohet gjithashtu se njëri nga autorët mbante një armë zjarri, por nuk ka bërë përdorim të saj.

  • Përplasja/ Rama nuk i jep fjalën fermerit demokrat: S’je i joni!

    Përplasja/ Rama nuk i jep fjalën fermerit demokrat: S’je i joni!

    Kryeministri Edi Rama është përplasur me një fermer demokrat gjatë një takimi elektoral në Berat, ku i tha: “do ta heq atë fiksimin, po s’ta shkula si tapë”.
    Teksa fermeri i kërkoi fjalën, Rama nuk pranoi të ia hapte mikrofonin për shkak se “jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’”.
    “Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu”, iu drejtua kreu i qeverisë.
    “Jemi miq përtej fiksimeve. Unë do ta heq këtë fiksimin që kë por avash avash, më duhet edhe pak kohë, por po nuk ta shkula si tapë që të hapesh edhe të marrësh ajër e të bëhesh shumë më i lezetshëm mbaje mend çfarë të them. Nuk ta hap mikrofonin, lëre tani se jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’. Unë edhe kur dal në FB merrem me ata që nuk janë tanët.
    Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu. Boll tani, na more gjithë kohën se më thonë këta ne të mbështesim, ne të duam, të themi fjalë të mira, ti merresh me këta, që të shajnë, nuk lënë gjë pa thënë. Shih çfarë bën tani, Edi Rama u thotë fëmijëve më shikoni mua lakuriq, janë të paparë. Ndërkohë që këta më nxorën mua lakuriq, se di, pastaj mbledhin njëri-tjetrin ia fusin fjalëve aty më ekstreme me djem e vajza. Kanë të drejtë që më thonë pse merresh me këta ‘janë çyryk’,” tha Rama.