Tag: demokracisë

  • Berisha: Narkodiktatura mori goditjen më të rëndë në dy tempujt e demokracisë në Europë!

    Berisha: Narkodiktatura mori goditjen më të rëndë në dy tempujt e demokracisë në Europë!

    Berisha: Narkodiktatura mori goditjen më të rëndë në dy tempujt e demokracisë në Europë!

    Dy seancat e mbajtuar në dy institucionet më të rëndësishme evropiane, Këshillin e Evropës dhe PPE, janë tejet të rëndësishme në 34 vite rrugëtim të PD.

    Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha në një dalje për mediat këtë të enjte, teksa tha se kjo javë ishte e parecedentë për qeverinë shqiptare, pasi narkodiktatura e Edi Ramës, mori goditjen më të rëndë në tempujt e demokracisë evropiane.

    Berisha tha se, këto zhvillime madhore në historinë e Shqipërisë u censuruan në mënyrë më të papërgjegjshme nga mediat dhe zyrat e qeverisë, ndërsa e vuri theksin te kambanat që po bien për narkoshtetin.

    “Kjo javë ishte e paprecedentë në 34 vite udhëtim të PD-së.

    Këtë javë, narkodiktatura e Shqipërisë, e Edi Ramës, mori goditjen më të rëndë në tempujt e demokracisë evropiane me dy seancat dëgjimore në dy tempujt më të mëdhenj të demokracisë në Europë, të parlamentarizmit në Europë.

    Kurrë në 34 vite nuk ka ndodhur asnjëherë dhe për asnjë vend që në një javë të mbahen dy seanca të një rëndësie të veçantë, të kushtuar të njëjtit vend, në Këshillin e Europës, në grupet parlamentare të PPE dhe grupin parlamentar të europianëve konservatorë, dhe dje në një seancë tjetër kushtuar po Shqipërisë, kushtuar po të njëjtave problemeve, në Komisionin e Jashtëm dhe të Sigurisë të Parlamentit Europian.

    Këto zhvillime madhore në historinë e Shqipërisë u censuruan në mënyrë më të papërgjegjshme nga mediat dhe zyrat e qeverisë.

    Por të dashur qytetarë dhe qytetare, këto zhvillime të pashembullta për një vend, në një hark kohor treditor, dëshmojnë interesin e madh dhe absolut të këtyre institucioneve kryesore të lirive, të drejtave njerëzore, zgjedhjeve të lira dhe sigurisë në Europë dhe në BE.

    Këtyre institucioneve kryesore të parlamentarizmit.

    Për narkoshtetin po bien kambanat. Kjo është e vërteta e këtyre sesioneve të jashtëzakonshme.

    E vërteta është se nuk ka ndodhur kurrë në historinë 34-vjeçare që këto institucione të kenë në axhendën e tyre Shqipërinë, problematikat e saj madhore, zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që ka kapur majën e shtetit, terrorin politik dhe shtypjen e opozitës.

    Nuk ka veçse një mirënjohje të pakufishme ndaj drejtuesve të këtyre institucioneve, që përparësuan në seanca të veçanta, jashtë programit të parashikuar, problemet madhore aktuale të Shqipërisë”, tha Berisha.

  • Berisha: Narkodiktatura mori goditjen më të rëndë në dy tempujt e demokracisë në Europë! Mediat e pushtetit i censuruan këto zhvillime historike

    Berisha: Narkodiktatura mori goditjen më të rëndë në dy tempujt e demokracisë në Europë! Mediat e pushtetit i censuruan këto zhvillime historike

    Dy seancat e mbajtuar në dy institucionet më të rëndësishme evropiane, Këshillin e Evropës dhe PPE, janë tejet të rëndësishme në 34 vite rrugëtim të PD.

    Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha në një dalje për mediat këtë të enjte, teksa tha se kjo javë ishte e parecedentë për qeverinë shqiptare, pasi narkodiktatura e Edi Ramës, mori goditjen më të rëndë në tempujt e demokracisë evropiane.

    Sipas Berishës, këto zhvillime madhore në historinë e Shqipërisë u censuruan në mënyrë më të papërgjegjshme nga mediat dhe zyrat e qeverisë, ndërsa e vuri theksin te kambanat që po bien për narkoshtetin.

    Është e paprecedentë gjithashtu për kryedemokratin Berisha, që KiE dhe PPE, të kenë në agjendën e tyre Shqipërinë, problematikat e saj madhore, zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që ka kapur majën e shtetit, terrorin politik dhe shtypjen e opozitës.

    Kjo javë ishte e paprecedentë në 34 vite udhëtim të PD-së.

    Këtë javë, narkodiktatura e Shqipërisë, e Edi Ramës, mori goditjen më të rëndë në tempujt e demokracisë evropiane me dy seancat dëgjimore në dy tempujt më të mëdhenj të demokracisë në Europë, të parlamentarizmit në Europë.

    Kurrë në 34 vite nuk ka ndodhur asnjëherë dhe për asnjë vend që në një javë të mbahen dy seanca të një rëndësie të veçantë, të kushtuar të njëjtit vend, në Këshillin e Europës, në grupet parlamentare të PPE dhe grupin parlamentar të europianëve konservatorë, dhe dje në një seancë tjetër kushtuar po Shqipërisë, kushtuar po të njëjtave problemeve, në Komisionin e Jashtëm dhe të Sigurisë të Parlamentit Europian.

    Këto zhvillime madhore në historinë e Shqipërisë u censuruan në mënyrë më të papërgjegjshme nga mediat dhe zyrat e qeverisë.

    Por të dashur qytetarë dhe qytetare, këto zhvillime të pashembullta për një vend, në një hark kohor treditor, dëshmojnë interesin e madh dhe absolut të këtyre institucioneve kryesore të lirive, të drejtave njerëzore, zgjedhjeve të lira dhe sigurisë në Europë dhe në BE.

    Këtyre institucioneve kryesore të parlamentarizmit.

    Për narkoshtetin po bien kambanat. Kjo është e vërteta e këtyre sesioneve të jashtëzakonshme.

    E vërteta është se nuk ka ndodhur kurrë në historinë 34-vjeçare që këto institucione të kenë në axhendën e tyre Shqipërinë, problematikat e saj madhore, zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që ka kapur majën e shtetit, terrorin politik dhe shtypjen e opozitës.

    Nuk ka veçse një mirënjohje të pakufishme ndaj drejtuesve të këtyre institucioneve, që përparësuan në seanca të veçanta, jashtë programit të parashikuar, problemet madhore aktuale të Shqipërisë.

  • “Zëri i qytetarit është gjëja më e rëndësishme në demokraci”, Obama nxit studentët: Nëse nuk luftojmë për këto vlera, do humbasim atë që…

    “Zëri i qytetarit është gjëja më e rëndësishme në demokraci”, Obama nxit studentët: Nëse nuk luftojmë për këto vlera, do humbasim atë që…

    Më 3 prill, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mbajti një fjalim të fuqishëm në Kolegjin Hamilton në Nju Jork, ku theksoi rëndësinë e mbrojtjes së parimeve demokratike përballë sfidave të kohës.

    Në një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë, Obama u bëri thirrje qytetarëve të kundërshtojnë shtrembërimet e demokracisë, që sipas tij, po përhapen gjithnjë e më shumë, duke i referuar politikat dhe qëndrimet e administratës aktuale të Donald Trump.
    Fjalimi i tij u shoqërua me një analizë të thellë të ngjarjeve politike dhe sociale të kohëve të fundit, ku Obama kritikoi rritjen e tensioneve politike dhe abuzimet e mundshme me pushtetin.
    Ai i kërkoi institucioneve, përfshirë universitetet, që të rezistojnë ndaj çdo përpjekje për të heshtur fjalën e lirë dhe për të cenuar parimet e shtetit ligjor.
    “Zyra më e rëndësishme në këtë demokraci është qytetari, i cili thotë ‘jo, nuk është e drejtë’”, u shpreh Obama, duke theksuar se është detyrë e çdo individi të mbrojë vlerat demokratike dhe të luftojë për ato ideale që e kanë bërë Amerikën të fuqishme.
    Në pjesë të tjera të fjalimit, Obama reflektoi mbi periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, kur një konsensus i gjerë ekzistonte mes demokratëve dhe republikanëve për të mbrojtur parimet themelore të Kushtetutës dhe të Drejtave të Njeriut. Ai theksoi se, pavarësisht dallimeve ideologjike, ishte e rëndësishme që të gjithë të mbaheshin përpara një “sistemi të drejtë dhe të barabartë”.
    Megjithatë, Obama u shpreh se ky angazhim ndaj parimeve demokratike është gërryer në kohët e fundit, duke përmendur rritjen e fuqisë së qeverisë dhe ngushtimin e hapësirës për mendimin e lirë. Ai gjithashtu nënvizoi se rritja e pabarazisë ekonomike dhe politikat e shtrembëruara janë disa nga faktorët që kanë kontribuar në këtë krizë të besimit ndaj institucioneve.
    Në një moment tjetër, ai kritikoi ashpër administratën aktuale për presionet ndaj universiteteve dhe firmave ligjore që mund të ndihmojnë individë të cilët janë kundër politikave të administratës.
    “Kjo lloj sjelljeje është në kundërshtim me kompaktin bazë që kemi si amerikanë”, tha ai, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë thelbin e demokracisë.
    Fjalimi i Barack Obamës përfundoi me një thirrje për qytetarët dhe studentët e kolegjit, duke theksuar se nuk mjafton thjesht të mbështesësh një ide, por duhet të veprosh dhe të sakrifikosh për të mbrojtur atë që është e drejtë. Ai përmendi rëndësinë e mendimit të lirë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke shtuar: “Nëse nuk do të luftojmë për këto vlera, do të humbasim atë që kemi ndërtuar për kaq shumë vite”.
    Ky fjalim, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë analistëve dhe qytetarëve, ishte një mesazh i fuqishëm për nevojën e ruajtjes së demokracisë dhe respektimit të shtetit ligjor, veçanërisht në kohët kur ato po sfidohen gjithnjë e më shumë.

    Top Channel

  • “Mbaji duart larg demokracisë”- Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump dhe Musk

    “Mbaji duart larg demokracisë”- Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump dhe Musk

    Amerikanët po rebelohen ndaj Donald Trump. Miliona njerëz kanë dalë në sheshet dhe rrugët kryesore të shumë qyteteve në Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar ato që po konsiderohen politika të dëmshme dhe diktatoriale të Presidentit Trump dhe të krahut të tij të djathtë Elon Musk, që drejton Departamentin për Efiçencë Qeveritare.
    “Kemi frikë për demokracinë tonë”, u shpreh një pjesëmarrëse në tubimin e mbajtur në Karolinën e Jugut.
    “Gjëja më e keqe është se ai tashmë po flet për të mos u larguar pas këtij mandati dhe për të bërë dhe një mandat të tretë dhe kjo është e frikshme për mua”, shton më tej protestuesja.
    “Hands Off”, në shqip “Mbaji Duart Larg”, është slogani i protestës më të madhe kundër Trump dhe Musk në SHBA që kur republikani u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Mbi 1200 demonstrata u organizuan në 50 shtetet amerikane. Protestat prekën qytete të ndryshme nga Nju Jorku në Boston, nga San Francisko në Portland. Por epiqendra ishte Uashingtoni, ku mijëra njerëz u mblodhën në Qendrën Kombëtare nën Monumentin e Uashingtonit, pak metra nga Shtëpia e Bardhë.
    “Zgjohu dhe nuhat grushtin e shtetit”, “Trump luan golf ndërsa SHBA digjet”, “A nuk jeni të tarifuar?” ishin disa nga parullat e mbajtura nga protestuesit. Shumë paralajmërojnë të “mbahen duart larg” demokracisë, kujdesit shëndetësor dhe gjithçkaje që ka përfunduar në syrin e Trump dhe Musk, të paraqitur në tabela si dy nazistë.

  • “Mbaji duart larg demokracisë”, amerikanët protestojnë kundër Trump dhe Musk

    “Mbaji duart larg demokracisë”, amerikanët protestojnë kundër Trump dhe Musk

    Amerikanët po rebelohen ndaj Donald Trump. Miliona njerëz kanë dalë në sheshet dhe rrugët kryesore të shumë qyteteve në Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar ato që po konsiderohen politika të dëmshme dhe diktatoriale të Presidentit Trump dhe të krahut të tij të djathtë Elon Musk, që drejton Departamentin për Efiçencë Qeveritare.“Kemi frikë për demokracinë tonë”, u shpreh një pjesëmarrëse në tubimin e mbajtur në Karolinën e Jugut.
    “Gjëja më e keqe është se ai tashmë po flet për të mos u larguar pas këtij mandati dhe për të bërë dhe një mandat të tretë dhe kjo është e frikshme për mua”, shton më tej protestuesja.“Hands Off”, në shqip “Mbaji Duart Larg”, është slogani i protestës më të madhe kundër Trump dhe Musk në SHBA që kur republikani u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Mbi 1200 demonstrata u organizuan në 50 shtetet amerikane. Protestat prekën qytete të ndryshme nga Nju Jorku në Boston, nga San Francisko në Portland. Por epiqendra ishte Uashingtoni, ku mijëra njerëz u mblodhën në Qendrën Kombëtare nën Monumentin e Uashingtonit, pak metra nga Shtëpia e Bardhë.
    “Zgjohu dhe nuhat grushtin e shtetit”, “Trump luan golf ndërsa SHBA digjet”, “A nuk jeni të tarifuar?” ishin disa nga parullat e mbajtura nga protestuesit. Shumë paralajmërojnë të “mbahen duart larg” demokracisë, kujdesit shëndetësor dhe gjithçkaje që ka përfunduar në syrin e Trump dhe Musk, të paraqitur në tabela si dy nazistë.

  • VIDEO – Zyrtarë të Bashkisë Shkodër, homazhe tek memoriali i “2 Prill 1991” në kujtim të 34- vjetorit të ngjarjes

    VIDEO – Zyrtarë të Bashkisë Shkodër, homazhe tek memoriali i “2 Prill 1991” në kujtim të 34- vjetorit të ngjarjes

    Bashkia Shkodër ka nderuar “2 Prillin”, ditën kur qyteti përkujton heronjtë e demokracisë. Zëvendëskryetarët e Bashkisë, Alban Preka dhe Teuta Qyteza, së bashku me kreun e Këshillit Bashkiak Oltion Luli, kanë vendosur kurora me lule në nderim të katër heronjve të demokracisë, të cilët u vranë nga regjimi komunist 34 vite më parë.
    
    Masakra e 2 Prillit shënoi një pikë kthese në historinë e Shqipërisë, duke treguar qartë se diktatura nuk ishte e gatshme të dorëzohej pa dhunë, por edhe se populli nuk do të ndalej në rrugën e tij drejt demokracisë. Këta katër të rinj u bënë simbole të sakrificës për lirinë dhe mbeten në kujtesën kolektive si heronj të vërtetë të demokracisë shqiptare.

  • VIDEO – “Respekt përjetë dëshmorëve të demokracisë”, kryebashkiaku Beci përkujton “2 Prill 1991″…

    VIDEO – “Respekt përjetë dëshmorëve të demokracisë”, kryebashkiaku Beci përkujton “2 Prill 1991″…

    Sot është 2 prill 2025. Si sot 34 vite më parë, në Shkodër u konsumua një nga krimet më të rënda të diktaturës komuniste në grahmat e saj të fundit. Gjatë një proteste paqësore përballë Komitetit të PPSH të kohës, sot Rektorati i UNISHK, u vranë 4 qytetarë të Shkodrës.
    Në këtë ditë, 34- vite më pas, edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, kujton këtë ngjarje tragjike, e cila për hir të së vertetës, nuk është zbardhur asnjëherë plotësisht përgjatë më shumë se tre dekadave.
    “Respekt përjetë dëshmorëve të demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka!”, shkruan Beci, duke publikuar edhe një videomontazh për “2 Prill 1991”.