Tag: demokraci

  • Gjekmarkaj në forumin e Parlamentit Europian: Shqipëria ka bërë hapa pas në shtyllat që e mbajnë në këmbë një demokraci funksionale

    Gjekmarkaj në forumin e Parlamentit Europian: Shqipëria ka bërë hapa pas në shtyllat që e mbajnë në këmbë një demokraci funksionale

    Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së, Agron Gjekmarkaj mori pjesë në forumin e Parlamentit Europian, ku në fokus ishte monitorimi i përparimit të Shqipërisë drejt BE-së, një synim strategjik dhe i pandryshuar i popullit shqiptar. Ai tha se realiteti politik në Shqipëri sot është tejet shqetësues, nuk për të pati një garë të barabartë dhe të ndershme në zgjedhje, ndërsa mazhoranca në pushtet përdori të gjitha mjetet shtetërore për të ndikuar dhe manipuluar vullnetin e qytetarëve. ”Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak nga standardet që kërkohen për çdo vend tjetër kandidat. Kërkojmë vetëm që Shqipëria të matet me të njëjtën rrigorozitet që kërkohet në çdo demokraci europiane”,-tha Gjekmarkaj.
    Fjala e plotë

    Të nderuar kolegë, Të nderuar përfaqësues të Parlamentit Europian dhe institucioneve të BE-së, ju falënderoj për mundësinë që më jepet të flas sot në këtë forum të rëndësishëm, i cili ka në thelb të vet monitorimin e përparimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian një synim strategjik dhe i pandryshuar i popullit shqiptar.
    Megjithatë, detyra jonë është të jemi të sinqertë dhe realistë. Dhe realiteti politik në Shqipëri sot është tejet shqetësues. Sapo kemi kaluar një proces elektoral që, në vend që të përfaqësonte një hap përpara drejt konsolidimit demokratik, u shndërrua në një akt regresiv dhe thellësisht problematik. Procesi që u paraqit si zgjedhje, në fakt, ishte një farsë elektorale. Në thelb, nuk pati një garë të barabartë dhe të ndershme. Mazhoranca në pushtet përdori të gjitha mjetet shtetërore për të ndikuar dhe manipuluar vullnetin e qytetarëve:
    -U përdorën institucionet për presion ndaj administratës publike,
    -U shpërndanë fonde publike në mënyrë selektive dhe të motivuar politikisht,
    -Tenderët dhe kontratat publike u përdorën si mjete për të blerë ndikim elektoral,
    -U falën gjoba dhe u dhanë leje për përdorime tokash që lidhen me aktivitete të dyshimta,
    -Dhe më alarmante, u faktua një përfshirje e drejtpërdrejtë e krimit të organizuar në procesin elektoral.
    Të gjitha këto përbëjnë një kërcënim serioz për themelet e demokracisë dhe janë në kundërshtim të hapur me kriteret dhe standardet e Kopenhagës, mbi të cilat mbështetet procesi i anëtarësimit në BE. Këto shqetësime janë dokumentuar qartë edhe nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR, i cili thekson mungesën e barazisë mes aktorëve politikë dhe përdorimin e burimeve shtetërore nga mazhoranca, duke dëmtuar rëndë besueshmërinë e procesit zgjedhor. Por kjo situatë nuk kufizohet vetëm tek zgjedhjet. Në Shqipëri, sot kemi një kapje të institucioneve. Pavarësia e sistemit të drejtësisë që ishte shpresa më e madhe pas reformës historike në drejtësi është vendosur nën trysni të vazhdueshme nga qeveria. Persekutimi xhiusticialist ndaj liderit te Opozites Prof Dr Sali Berisha është tregues dëshpërues! Drejtësia me regji politike duke dobësuar Opozitën zvogëloi kësisoj edhe garancitë e veta institucionale të garantuara me parë nga logjika e numrave!
    Ndërhyrjet politike, presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, por edhe retorika kërcënuese nga vetë Kryeministri, e kanë dëmtuar thellësisht perceptimin e drejtësisë si të pavarur dhe të paanshme. Vjeshta pritet si shpata e Demokleut për ata prokurorë dhe gjykatës kurajoz e të pakapur me numërat totalitarë që kjo mazhorancë mori! Një tjetër fushë kritike është liria e medias. Shqipëria, sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare si Reporterët pa Kufij dhe Freedom House, vazhdon të renditet ndër vendet me liri të kufizuar të shtypit. Gazetarët përballen me presion politik dhe ekonomik, me frikësim dhe ndëshkim për raportime kritike, ndërsa pronësia e mediave është e përqendruar dhe shpeshherë e lidhur me interesa të ngushta politike e financiare.
    Të gjitha këto zhvillime tregojnë qartë se Shqipëria është duke bërë hapa pas në shtyllat themelore që e mbajnë në këmbë një demokraci funksionale: zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndarje pushtetesh, drejtësi të pavarur dhe media të lirë. Të nderuar përfaqësues të BE-së, Shqipëria nuk mund të ecë drejt anëtarësimit me fasadë reformash, ndërkohë që në praktikë minohen themelet e demokracisë. Ne nuk mund të flasim për “hapje kapitujsh” nëse nuk mbyllim më parë plagët e demokracisë së cënuar.
    Rruga drejt BE-së duhet të mbetet një proces me kushtëzim të qartë, parimor dhe të drejtë, ku reformat nuk matin suksesin me propagandë, por me rezultate të prekshme në sundimin e ligjit, në funksionimin e institucioneve dhe në respektimin e të drejtave themelore. Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak nga standardet që kërkohen për çdo vend tjetër kandidat. Kërkojmë vetëm që Shqipëria të matet me të njëjtën rrigorozitet që kërkohet në çdo demokraci europiane. Ju faleminderit për vëmendjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve shqiptarë që duan një të ardhme europiane, por mbi të gjitha – një demokraci të vërtetë në vendin e tyre.

  • Berisha s’pranon humbjen, Demalia: Ai nuk ndryshon më dhe s’del dot nga ‘ferri’ i tij, do e zhysë edhe më keq PD-në!

    Berisha s’pranon humbjen, Demalia: Ai nuk ndryshon më dhe s’del dot nga ‘ferri’ i tij, do e zhysë edhe më keq PD-në!

    Sali Berisha është një figurë e pandryshueshmë, që i ka krijuar edhe Shqipërisë pengesë në demokraci gjatë 35 viteve të fundit dhe është peng i historisë së tij politike në dramat dhe tragjeditë që ka shkaktuar.
    Kështu u shpreh sot (13 maj) analisti Ilir Demalia në studion e ‘Report Tv’ në lidhje me deklaratën e ditës së sotme të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili jo vetëm nuk pranoi humbjen, por pretendoi patronazhim të vjedhjes së 300 mijë votave në 30 deputetë nga mazhoranca, duke këmbëngulur se nuk do dorëhiqet, pasi “beteja sapo ka nisur”.
    Pyetjes së moderatores Marsela Karapanço, me diskursin e Berishës gjatë konferencës, Demalia iu përgjigj:
    “Berisha ky karakter është, nuk ndryshon. Edhe kur ka qenë 27 vjet anëtar i partisë së Punës, edhe kur erdhi me dy gishta lartë, kur solli ‘demonkracinë’, një njeri që nuk pranon humbjen, tragjeditë e shkaktuara, peng i vetëvetes që nuk del dot nga ferri i tij. Ai do e zhysi edhe më tej në ferr partinë dhe veten e tij. Nuk mund ta them nëse do e zhysi edhe ndaj SPAK, me ngjarjer mbi shpinë si Gërdeci, 21 janari, 1997 e të tjera, por ky i ka shkaktuar vonesa e probleme Shqipërisë dhe klasës politike. Pyetja është a kemi filluar ta shtrojmë pluralizmin në Shqipëri pas 35 vitesh? Kjo është një lloj opozite që ka vetëm negativitet, agresivitet dhe regresivitet. Por po të kishim intelektualë të vërtetë apo elitë të saj, Shqipëria nuk do ishte në këtë gjendje”.
    Kurse i ftuari tjetër, eksperti i sigurisë Fatjon Softa, tha se normalisht në demokraci humbësi pranon humbjen, uron fituesin, reflekton dhe tërhiqet. Ai shtoi se pretendimet që ka Berisha duhet t’i provojë.
    “Nuk mendoj se Berisha do dorëhiqet, pasi edhe vetë e tha se s’do ketë hapa pas. Opozita ka kaluar një sërë fraksionesh dhe ndarjesh. Pretendimet e tij duhet të provohen për vjedhje votash apo pretendimet që ka. Berisha duhet të provojë retorikën e tij. Por nuk mund ta diktosh një forcë politike, ato që duhet të ndërhyjnë janë institucionet, siç është SPAK, i cili mund ose do të shprehet. Është ajo që duhet të flasë. Ai duhet të uroj fituesin dhe të pranojë humbjen, siç ndodh në demokraci, por kjo nuk ndodh në Shqipëri në tre dekada”, u shpreh ai.
    Por Demalia shkon edhe më tej:
    “Berisha është komunisti i fundit! Si mund të thuash u vodhën 300 mijë vota, është çmenduri. Ju i keni dëgjuar ata se çfarë thonë. Deri më sot nuk kemi asnjë deklaratë apo provë. Unë them se zgjedhjet do certifikohen, sepse është absurde të thuash e mendosh se u vodhën kaq vota. berisha i përdhosi edhe zgjedhjet brenda partisë”, u shpreh ai.

  • Monika Kryemadhi voton me të birin dhe nënën: Ta shpëtojmë këtë demokraci të brishtë

    Monika Kryemadhi voton me të birin dhe nënën: Ta shpëtojmë këtë demokraci të brishtë

    Monika Kryemadhi

    TIRANË-Deputetja Monika Kryemadhi, e cila nuk kandidon për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, ka votuar. Kryemadhi shoqërohej nga e ëma dhe djali i saj.
    Monika Kryemadhi: E vetmja mënyrë për të shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojmë të votojmë. Në radhë të parë, ju falënderoj juve gazetarëve, sepse jeni ju që do të përcillni informacionin te qytetarët. Në radhë të dytë dhe kryesorja, do të kisha dëshirë t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë masivisht, që këtë ditë votimi, sot, ta kthejmë në një ditë historike.
    Ndërsa djali Kryemadhit u shpreh: Do kisha dëshirë t’i bëja thirrje të gjithë qytetarëve  të dalin dhe të votojnë sot masivisht në veçanti për të rinjt dhe të rejat, këtë ditë ditë votimi ta kthejmë në një ditë historike për Shqipërinë.
    Kryemadhi ka shprehur hapur gjatë gjithë fushatës mbështetjen për ish-bashkëshortin Ilir Meta që ndodhet në qeli./ZËRI

  • Merz shpall emrat e CDU-së në qeverinë e re gjermane: Evropa e kërcënuar nga lufta, besimi i gjermanëve në demokraci është tronditur

    Merz shpall emrat e CDU-së në qeverinë e re gjermane: Evropa e kërcënuar nga lufta, besimi i gjermanëve në demokraci është tronditur

    CDU e CSU kanë njoftuar emrat e qeverisë së re. Johann Wadephul është Ministri i ri i Jashtëm – i pari kristjandemokrat në këtë post në pothuajse 60 vjet. Kabineti përmban si ekspertë, ashtu edhe politikanë të karrierës.
    Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) ka emëruar ministrat që do të jenë pjesë e kabinetit të kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz.
    Johann Wadephul, një aleat i ngushtë i Merz, do të jetë Ministri i ri i Jashtëm.
    Katherina Reiche, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Energjisë, do të bëhet Ministre e Ekonomisë.
    Partia simotër e CDU-së, Bashkimi Kristian Social (CSU), ka emëruar Alexander Dobrindt-in si Ministër të Brendshëm.
    Poste të tjera u takojnë Socialdemokratëve (SPD), partnerëve të koalicionit.
    Merz: Evropa “e kërcënuar” nga lufta, besimi i gjermanëve në demokraci “i tronditur”Kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz, tha të hënën se Evropa është e kërcënuar nga agresioni rus jashtë vendit dhe nga rënia e besimit në demokraci brenda vendit.
    “Besimi në demokraci në vendin tonë nuk është dobësuar kaq shumë (ndonjëherë) që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ai në një kongres të partisë CDU në Berlin, ku delegatët mbështetën një marrëveshje koalicioni të arritur me SPD-në.
    Duke parë përtej Gjermanisë, Merzi tha se Evropa në tërësi ishte “e kërcënuar nga jashtë nga një luftë imperialiste dhe autoritare në Lindje dhe nga qytetarë të frikësuar, të pasigurt dhe ndonjëherë të radikalizuar në vend”.
    Në të njëjtën kohë, kancelari i ardhshëm shpalli një rol udhëheqës të Gjermanisë në Bashkimin Evropian. Pasiguria në BE duhet të kapërcehet, tha ai.
    Në fjalimin e tij para delegatëve në Berlin, Merz premtoi më tej një ndryshim në politikë në fusha të tilla si politika ekonomike, e migracionit, e jashtme dhe e sigurisë. CDU/CSU dhe SPD donin të formonin një “koalicion funksional” që do të qeveriste në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive. “Në politikën ekonomike, politikën e imigracionit, politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë, ne do të jemi në gjendje të përmbushim shumë nga premtimet që kemi bërë”, tha ai.
    Në kongresin e vogël të CDU-së në Berlin, delegatët votuan në favor të marrëveshjes prej 144 faqesh të titulluar “Përgjegjësia për Gjermaninë”. Kryetari i takimit, Kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer, foli për një “shumicë dërrmuese” midis 150 delegatëve, që e mbështetën marrëveshjen.
    Kur do t’i shpallë SPD-ja ministrat e saj?Jo të gjithë ministrat e kabinetit në qeverinë e re gjermane i përkasin bllokut konservator CDU-CSU të Friedrich Merz-it; disa do të jenë nga radhët e partnerit të vogël të koalicionit, Socialdemokratët (SPD).
    Më i spikaturi prej tyre pritet të jetë Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili duket se do të vazhdojë në rolin e tij aktual. Por socialdemokratët do ta shpallin zyrtarisht pjesën tjetër të qeverisë të hënën e ardhshme, pasi 358.000 anëtarët e partisë të kenë ratifikuar marrëveshjen e koalicionit.
    Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, tha të hënën në Berlin se partia po e analizonte nga afër marrëveshjen prej 144 faqesh, të titulluar “Përgjegjësia për Gjermaninë”, por tha se nuk kishte vënë re shumë “eufori”.
    Ai pranoi se “në një ose dy vende” ishte shprehur njëfarë “mosbesimi ndaj partnerit të ardhshëm të koalicionit.”
    Si vlerësohen zgjedhjet e Merz-it për qeverinë e re gjermane?Redaktorja politike e DW, Michaela Kuefer, mendon se në kontekstin e politikës gjermane, vendosja e ekspertizës mbi logjikën politike partiake mund të konsiderohet pothuajse revolucionare.
    Friedrich Merz-it premtoi një kabinet ekspertësh. Rezultati është një përzierje ekspertësh dhe aleatësh të besuar.
    Ministri i ri i Jashtëm, Johann Wadephul, është një ekspert konservator i mbrojtjes dhe politikës së jashtme, i cili ishte pranë Merzit kur ai vizitoi Ukrainën dhe mori pjesë takime, në të cilat vetë Merzi nuk mundi të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
    Zgjedhja e Thorsten Frei-t si shef i kabinetit konsiderohej e sigurtë, pasi ai kishte punuar ngushtë me Merzin në grupin parlamentar të partisë për vite me radhë.
    Por Merzi ka treguar gjithashtu gatishmëri për t’u hyrë rreziqeve politike, kur bëhet fjalë për pozicione të lidhura me ekonominë.
    Ministrja e tij e re e Tregtisë është Katherina Reiche, një yll biznesi në ngritje në pozicionin e saj të mëparshëm si drejtoreshë ekzekutive e kompanisë energjetike Westenergie.
    Një tjetër ish-drejtor ekzekutiv do të jetë përgjegjës për drejtimin e Ministrisë së re të Digjitalizimit dhe Modernizimit: menaxheri i lartë 55-vjeçar Karsten Wildberger do të largohet nga gjigantët e tregtisë elektronike Saturn dhe Media Markt për të marrë përsipër rolin e ri.
    Merz nuk premtoi kurrë barazi gjinore, por me katër meshkuj dhe tre femra, ai gjithashtu ka shmangur përshkallëzimin e kritikave se e rrethon veten vetëm me meshkuj si këshilltarë të ngushtë.
    Çështja më e rëndësishme që shtrohet është tani është se sa shpejt mund të vërë Merzi në punë kabinetin e tij./DW

  • “Pa drejtësi s’mund të ketë paqe”, Dumani nga Durrësi: Pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme

    “Pa drejtësi s’mund të ketë paqe”, Dumani nga Durrësi: Pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme

    Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, në vazhdën e takimeve në universitete të ndryshme të vendit, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike në Universitetin e Durrësit.

    “Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme”, tha që në fillim të fjalës së vet Dumani që e vlerësoi tejet të rëndësishme marrëdhënien e institucionit që drejton me universitetet si vatra të dijes.
    Sipas Dumanit, shteti i së drejtës, që aspirojmë, kërkon kontributin e të gjithëve.

    Top Channel

  • Dumani nga Durrësi: Pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme

    Dumani nga Durrësi: Pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme

    Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, në vazhdën e takimeve në universitete të ndryshme të vendit, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike në Universitetin e Durrësit.
    “Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme”, tha që në fillim të fjalës së vet Dumani që e vlerësoi tejet të rëndësishme marrëdhënien e institucionit që drejton me universitetet si vatra të dijes.
    Sipas Dumanit, shteti i së drejtës, që aspirojmë, kërkon kontributin e të gjithëve.

  • Meloni në mbështetje të Le Pen: Askush që beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur

    Meloni në mbështetje të Le Pen: Askush që beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka dalë në mbështetje të Marine Le Pen, pasi ajo u shpall fajtore me akuzën se ka shpërdoruar fondet e BE-së.
    Në një reagim në rrjetet sociale ajo shkruan se: “Kush beson në demokraci nuk mund të gëzohet për goditjen e një lidere të një partie të madhe dhe që i privon miliona qytetarëve nga përfaqësimin e tyre”.
    Marine Le Pen, udhëhesja e ekstremit të djathtë në Francë, u dënua nga Gjykata e Parisit me 4 vite burg, por ajo nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli. Dy vite mund t’i kalojë në liri me kusht dhe dy të tjerë me byzylyk elektronik. Gjobitet edhe me 100 mijë Euro.
    Gjykata i ka ndaluar që për 5 vite ajo nuk do të mbajë asnjë post të lartë publik, gjë që e përjashton nga gara presidenciale 2027.
    Le Pen akuzohet për shpërdorimin e 3 milionë Eurove, para të cilat ajo i përdori për të paguar stafin e partisë së saj, por që ishin të destinuara për ndihmësit e saj si eurodeputete nga viti 2004 deri ën 2016-ën.