Tag: demiraj

  • Në 15 vite infarktet u dhjetëfishuan/ Mjekët kardiologë: Shkak është bërë jeta shumë sedentare

    Në 15 vite infarktet u dhjetëfishuan/ Mjekët kardiologë: Shkak është bërë jeta shumë sedentare

    Dhjetëfishohet numri i infarkteve të zemrës në 15 vite.
    Në një vit kryhen mbi 12 mijë koronarografi. Për mjekët kardiologë, numri në rritje është i pritshëm për shkak edhe të stilit të jetesës që ka ndryshuar.
    “Rritja është e madhe, shifra është dhjetë herë më shumë”, shprehet mjeku kardiolog Aurel Demiraj.
    Por ajo që shihet me shqetësim është ulja e moshës së pacientëve që bëjnë infarkt.
    “Mosha më e re që ka hyrë në sallë është 16 vjeç. Në vitet e fundit kemi pacientë më të rinj”, shton mjeku Demiraj.
    Mjeku kardiolog Aurel Demiraj tregon se ka ditë që kryhen 30 koronarografi vetëm në QSUT dhe më i riu që ka hyrë në sallë ka qenë 16 vjeç.
    “Këshilla e parë është parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare. Do më pëlqente të dilja ën rrugë e të shihja njerëz që janë fit, jo me bark.”, përfundon mjeku, Aurel Demiraj.

  • EKSKLUZIVE/ Çfarë rezultoi nga hetimi? Si shkoi keq transaksioni i vilës mes Pelikanit dhe anëtarit të Camorras, Kristian Koni

    EKSKLUZIVE/ Çfarë rezultoi nga hetimi? Si shkoi keq transaksioni i vilës mes Pelikanit dhe anëtarit të Camorras, Kristian Koni

    Kristian Koni

    TIRANË- Kristian Koni, i njohur edhe si Olsi Meta, është vënë nën hetim nga organet ligjzbatuese me dyshime të forta për pastrim parash. Ai ka përdorur identitete të ndryshme dhe ka kryer transaksione financiare të dyshimta për pasuri të paluajtshme të kategorisë vilë rezidenciale. Olsi Meta alias Kristian Koni është administrator i firmës “Kriol.Al.”, e cila ka si objekt eksportin e automjeteve, shit-blerje të pasurive të paluajtshme dhe reklamim për kompanitë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e internetit. 
    Burimet thanë për ZËRI se, sipas hetimeve rezulton se Koni zotëron pasurinë ‘Vilë’ në zonën e Mulletit. Kjo pasuri rezulton se është siguruar përmes kontratave të dyshimta, me një çmim shumë më të ulët sesa vlera fillestare e saj. Vila në fjalë  ishte porositur nga çifti Vesel dhe Rezarta Demiraj me një çmim prej 800 mijë eurosh. Ndërsa “Kriol.Al” u përfshi në një transaksion për blerjen e kësa vile me një çmim shumë të ulët. Fillimisht do i shitej për 280 mijë euro, e më pas për 300 mijë euro. Pra, me një çmim dukshëm më të ulët se sa çmimi fillestar i porosisë nga Vesel Demiraj (808,000 euro). Ky transaksion, i kryer nëpërmjet kontratave premtim-shitjeje, ngre dyshime të forta për pastrim parash, duke qenë se diferenca mes çmimit real dhe atij të rënë dakord është tepër e lartë.
    Bëhet fjalë për një ‘Vilë nr. 2-B’, 3 katëshe dhe sipërfaqe totale ndërtimi 391.1 m², e pajisur me pishinë, e ndodhur në zonën e Mulletit (Tiranë), pjesë e projektit rezidencial “Rolling Hills 2″. Lidhur me historikun e kësaj pasurie, rezulton se pala premtuese-shitëse, shtetasi Vesel Demiraj, e kishte porositur këtë vilë nëpërmjet kontratës së sipërmarrjes nr. 1440 rep. / nr. 1053 kol., datë 14.04.2021, të lidhur me shoqërinë “AS Construction” sh.p.k., me NIPT L91909020Q. Sipas kësaj kontrate, çmimi i dakordësuar për pasurinë e sipërpërmendur ishte 808,000 euro, me pagesë në disa këste. Në momentin e lidhjes së kontratës së premtim-shitjes me Kristian Konin, pala shitëse ende nuk kishte përfunduar likuidimin e detyrimeve për blerjen e kësaj pasurie.

    Më datë 18.03.2024, palët kanë revokuar kontratën e premtim-shitjes, me arsyetimin se pala premtuese e blerjes nuk kishte përmbushur detyrimet kontraktuale, duke u kthyer në gjendjen e mëparshme. Pas kësaj, shtetasit Vesel dhe Rezarta Demiraj kanë lidhur një marrëveshje të re premtimshitjeje me shoqërinë “Kriol.Al” sh.p.k., me NIPT M12227050J, e përfaqësuar nga administratori Kristian Koni, për shitjen e së njëjtës pasuri – “Vilë nr. 2-B” me sipërfaqe 391.1 m² dhe përbërje 3 kate – kundrejt çmimit 300,000 euro. Në kontratë është përcaktuar se marrëveshja përfundimtare do të realizohej brenda 30 ditëve nga dita kur: Pala premtuese e shitjes të pajisej me çertifikatë pronësie; dhe Pala premtuese e blerjes të shlyente çmimin e plotë të pasurisë. Nga të dhënat e grumbulluara, konkludohet se:
    Shoqëria “Kriol.Al” sh.p.k., e administruar nga Kristian Koni, është përfshirë në një transaksion për blerjen e kësaj pasurie me një çmim dukshëm më të ulët (300,000 euro) se sa çmimi fillestar i porosisë nga Vesel Demiraj (808,000 euro). Në bazë të aktit noterial nr. 1946 rep. / nr. 1328 kol., është rënë dakord që shuma prej 300,000 euro të paguhet si më poshtë:
    202,000 euro brenda 10 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës, në llogari të shtetasve Demiraj, pranë bankave të nivelit të dytë; 14 98,000 euro me një ose disa këste të papërcaktuara paraprakisht, në varësi të nevojave të palës blerëse dhe në momentin e nënshkrimit të kontratës përfundimtare. Gjithashtu, është përcaktuar se dorëzimi fizik i pasurisë nga pala shitëse te pala blerëse do të kryhej pas kryerjes së pagesës së këstit të parë, në shumën 202,000 euro./ZËRI

  • Sulmi amerikan në Iran/ Demiraj: Ishte në kohën e duhur, ekzekutimi i operacionit ishte fantastik, por objektivat nuk janë arritur

    Sulmi amerikan në Iran/ Demiraj: Ishte në kohën e duhur, ekzekutimi i operacionit ishte fantastik, por objektivat nuk janë arritur

    Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj, ka komentuar operacionin ajror të fundit kundër objektivave në Iran, duke vlerësuar planifikimin dhe ekzekutimin e tij, por duke vënë në dyshim arritjen e objektivave strategjike të shpallura nga udhëheqësit amerikanë.
    I ftuar në emisionin “Log.” , Demiraj u shpreh se për të verifikuar suksesin e operacionit dhe për të siguruar goditjen përfundimtare të objektivit, është e nevojshme ndërhyrja me forca speciale në terren.
    Ai vlerësoi operacionin si një ndër më të mirëplanifikuarit dhe të ekzekutuarit, por theksoi se pa një komponent tokësor, nuk mund të flitet për një sukses të plotë strategjik.
    “Unë mendoj se sulmi ishte një vendim i duhur në kohën e duhur, por nuk besoj se ka arritur objektivat strategjike. Jam i sigurt se ato objektivat që u deklaruan nga presidenti dhe zv presidenti nuk janë realizuar. Këtë e them me siguri të plotë sepse e kam shumë të qartë aftësinë dhe kapacitetin e GBU-57 AB sesa aftësi dhe kapacitete kanë pavarësisht faktit që janë përdorur 14 dhe janë përdorur në nyejt kryesore. Së dyti, duke patur parasysh thellësinë në të cilat ndodhen ato tunelet nën tokësore. Unë kam thënë se edhe në rast se bombardohen nuk besoj. Unë e kam thënë që objektivi nuk arrihet me një bombardim të vetëm. Të gjitha këto operacione që janë strategjike të nivelit të lartë, planifikimi, ekzekutimi i këtij operacioni ishte fantastik. Me qëllim përfundimin e këtij operacioni dhe verifikimin e rezultatit të arritur, nëse është arritur objektivi apo jo, të gjitha këto sulme kombinohen me futjen e forcave speciale në terren”, tha Demiraj.

  • “Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin: Dolën skandalozë në qarqet që drejtuan

    “Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin: Dolën skandalozë në qarqet që drejtuan

    Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për humbjen e thellë të Partisë Demokratike.
    Pikërisht si arsye për këtë disfatë, Demiraj vlerësoi listat, siç i quajti ai, jo perfekte të Partisë Demokratike.
    “Pa diskutim, zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe të ndershme. Problematikat kanë qenë pafund, për të cilat PD po punon çdo ditë për t’i identifikuar dhe për t’i raportuar jashtë vendit. Nga ana tjetër unë personalisht kam qenë gjatë gjithë kohësh në mbështetje të PD sepse PD është një aset kombëtar. Nga ana tjetër PD duhet të shohë veten që të reformohet. Nuk do të them fjalë të këqija për PD. PD duhet të reformohet. Mendoj se listat e PD nuk ishin lista perfekte”, deklaroi Demiraj në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.
    Ai u ndal në veçanti të tre drejtues politik të PD, Tomor Alizotin, Gazment Bardhin dhe Bujar Leskajn, të cilët kryesuan listat në qarqet Elbasan, Fier dhe Vlorë, aty ku demokratët humbën edhe nga një mandat në listat e sigurta.
    Sipas tij këto tre figura duhen zëvendësuar, nëse marrim parasysh rezultatin katastrofik për qarqet që drejtuan.
    “Kishte njerëz të cilët, në mënyrë të veçantë, njerëz delirantë, që donin të tregonin… kishin deklarata: ‘do hamë mish, do hamë kështu’. Dështimi spektakolar i drejtuesit të Elbasanit, i drejtuesit të Fierit dhe Vlorës, duhet të shërbejnë si mësime të nxjerra. Ku lidershipi i PDduhet të marrë masa, të zëvendësojë njerëz që objektiv kryesor kanë identifikimin si liderë të mëdhenj, në thonjëza, të këtyre individëve, por nga ana tjetër në terren kanë siguruar një rezultat skandaloz”, tha Demiraj.
    Demiraj po ashtu nënvizoi se PD duhet të reformohet për të ngjallur shpresë te shqiptarët që janë të lodhur nga qeverisja e majtë.
    “Do të duhet që opozita të reformojë veten që të rrisë besimin te populli opozitar, tek të gjithë ne që dëshirojmë që Shqipëria të ketë një drejtim politik më të saktë, më modern dhe më të duhur për të rritur ekonominë dhe mirëqenien e popullit shqiptar”, u shpreh Demiraj.

  • Shëndetësi shtohen infarktet e zemrës, mjeku: 1/3 pa shenja paralajmëruese

    Shëndetësi shtohen infarktet e zemrës, mjeku: 1/3 pa shenja paralajmëruese

    Personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare janë rritur në dekadën e fundit, duke rritur kështu edhe riskun për infarkte apo arrest kardiak. Mjekët kardiolog thonë se faktorët janë të shumtë por kur flitet për moshat e reja, faji bie mbi jetën sedentare.
    “Sa më shumë shtohet mosha, aq më shumë shtohet propabiliteti, me moshën, është 1 plakja e organizmit, na pëlqen apo jo, shtohen sëmundjet kardiovaskulare, shuhet diabeti. Gjithnjë e më i shpeshtë në popullatë , fatkeqësisht, diçka që nuk ka qenë 20-30 vjet më parë, është sindromi metabolik, individ që janë sedentar. Në % krahasuar me vitet ’90-2000 kjo kategori është shtuar dhe tek ne numri i infarkteve në mosha më të reja është në shtim”,-tha aurel Demiraj.

    Megjithatë Shqipëria renditet në vendet me incidencë të ulët të sëmundjeve kardiake në popullatë.
    “Serbia ka më shumë se ne, Bullgaria po ashtu. Dalë ngadalë po shkojmë në të njëjtin trend  që ka Europa. Me plakjen e popullatës, ndryshimin e llojit të ushqimit, pakësim i aktiviteti sportiv”,-tha Demiraj.
    Por a na paralajmëron një infarkt në momentin që do ndodh?
    “Diku te 1/3 e pacientëve që do bëjnë infarkt miokardi nuk kanë asnjë shenjë deri në momentin që bëjnë infarktin e tyre të miokardit. 2/3 do bëjnë shenja paraprake me ndjesi dhimbje në gjoks, shtrëngimi marrje të frymës”,-tha Aurel Demiraj, kardiolog ne QSUT.
    Kardiologu thotë që personat e shëndetshëm pa histori familjare dhe që bëjnë aktivitet fizik nuk duhet të tremben për goditje të papritura të zemrës, ai thotë se ekzaminimi pa shkak nuk është i dobishëm. Por nëse keni shenja të sëmundjes mos i neglizhoni.

  • Fëmijëve të tij iu bë atentat me armë zjarri, flet babai: I kam çuar vetë të Trauma! Nëse do kisha pritur edhe 1 minutë…

    Fëmijëve të tij iu bë atentat me armë zjarri, flet babai: I kam çuar vetë të Trauma! Nëse do kisha pritur edhe 1 minutë…

    Bardhi Demiraj, babai i dy prej 4 personave që ranë pre e një atentati mafioz në Tiranë, ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë.
    Ai, përmes një mesazhi për emisionin “Opinion”, ka deklaruar se fëmijët i ka çuar vetë në Spitalin e Traumës, ndërsa ka shtuar se nëse do të kishte pritur qoftë edhe një minutë më shumë, djali i vogël, 11-vjeçari Dior Demiraj, sot nuk do të jetonte.
    Ai ka treguar se 11-vjeçari ka marrë 4 plumba, dy në trup dhe dy në dorë.
    “Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.

  • Atentati në Tiranë/ 2 autorët u larguan me një motor “Ducati”, grupi hetimor i gjurmoi deri në fshatrat e Elbasanit, më pas…

    Atentati në Tiranë/ 2 autorët u larguan me një motor “Ducati”, grupi hetimor i gjurmoi deri në fshatrat e Elbasanit, më pas…

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e katër fishtë të regjistruar dy ditë më parë në Tiranë. Mësohet se motori  tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class” është larguar në drejtim të Elbasanit.
    Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët. Motomjeti ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.
    Grupi hetimor po vijon me hetimet për të zbuluar nesë vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë dhe atentati në Tiranë kanë lidhje me njëra-tjetrën. Dyshohet se Prendi nuk ishte shënjestër e atentatit por gruaja Roan Brahimit, i cili u ekzekutua një vit më parë në Athinë.
    Sipas informacioneve, gruaja e Roan Brahimit përdor makinë të ngjashme dhe kishin pothuajse të njëjtën targë, por u ndryshonte vetëm një shkronjë me atë të 4 personave të plagosur në Lundër. Gjithashtu mësohet se gruaja e Brahimit ka edhe shtëpinë afër me familjen Demiraj. Në keto kushte ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.
    Atentati në Tiranë 
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip “G-Class”. Në këtë automjet ndodhenin katër persona, Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç.  Pas ngjarjes së rëndë hetuesit kanë marrë dëshmitë e të plagosurve, të cilët, ende të tronditur janë shprehur se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr.  Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt. Sipas informacioneve, tre të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe po kthehenin në shtëpi me shoferin Arenc Stafa.  Të shtënat me armë drejt tyre dhe ndjekja nga autorë ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te TEG dhe më pas shoferi i “G-Class”-it për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.
    Si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makina mbrëmë. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, bëhet me dije se shoferi, 34-vjeçari Arenc Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë të mitur, Marko Demiraj, 17 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa 11-vjeçari Dior Demiraj ndodhet në gjendje më të rëndë. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat.  Bëhet me dije se familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes. Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin “G-Class” që e kishin nën shënjestrën e tyre.

  • Atentati në Tiranë! Djemtë e plagosur të pronarit të ‘Pelikani Security’ dërgohen për mjekim të specializuar jashtë vendit

    Atentati në Tiranë! Djemtë e plagosur të pronarit të ‘Pelikani Security’ dërgohen për mjekim të specializuar jashtë vendit

    Të tjera detaje mësohen për atentatin e ndodhur një ditë më parë në Tiranë.

    Përpos 17-vjeçarit Marko Bardhi Demiraj, që u nis më herët për kurim jashtë vendit, mësohet se është nisur për kurim jashtë shtetit edhe 11-vjeçari i plagosur, Dior Demiraj. Ata janë djemtë e pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Gjendja e 11-vjeçarit paraqitet e rëndë. Kujtojmë se një seri plumbash u lëshuan drejt makinës të disa të rinjve, drejt shtetasve Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç,Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Dyshohet se autorët kanë ngatërruar objektiv, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Ka dyshime se objektiv ka qenë gruaja e Roan Brahimit, por se autorët kanë ngatërruar mjetin e vendosur në “shënjestër”. Kujtojmë se Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë një vit më parë, ndërsa po mbrëmë iu vra babai. Ai ishte rival i Ervis Martinaj, i zhdukur më 2022.

  • Ditëlindja Që U Kthye Në Tragjedi: Djali I Pronarit Të “Pelikan Security” Po Shkonte Të Frynte Qirinjtë, Autorët I Bënë Pritë Dhe Qëlluan Me Breshëri

    Ditëlindja Që U Kthye Në Tragjedi: Djali I Pronarit Të “Pelikan Security” Po Shkonte Të Frynte Qirinjtë, Autorët I Bënë Pritë Dhe Qëlluan Me Breshëri

    Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur një natë më parë në Tiranë ku pre e një atentati ranë djemtë e mitur të pronarit të kompanisë private “Pelikan Secyrity”, Vesel Bardhi Demiraj.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 21:50 të mbrëmjes të së enjtes ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt automjetit me të cilin po udhëtonin dy djemtë e Demirajt, Dior Demiraj, 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç dhe shoku i tyre 19-vjeçar, Kian Mullaj. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Automjeti tip “G-Class” me të cilin tre të rinjtë po udhëtonin po drejtohej nga 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili rezulton se është punonjës i kompanisë “Pelikan Security” dhe në momentin ku dhe ndodhi ngjarja ishte shoqëruesi i tyre. Si pasojë e plumbave mbetën të plagosur katër personat që ndodheshin në këtë mjet, ndërkohë që 11-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën në spitalin e Traumës.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Media më herët se Dior Demiraj ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 11-të. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin kur dhe ndodhi atentati ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes.

    I mituri, së bashku me vëllain e tij dhe shokun e tyre 17-vjeçar kishin shkuar me automjetin në pronësi të Vesel Demirajt në pistën e garave në Pjesë.

    Pasi kishin festuar aty ata, të shoqëruar nga 34-vjeçari, ishin nisur për t’u kthyer për në Tiranë, në Lundër për të vazhduar festën e ditëlindjes së 11-vjeçarit me familjarët.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Sipas informacioneve të bëra me dije deri më tani, gjatë kthimit ata ishin futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës, rreth orës 21:30 teksa po vijon rrugën për në autostradë, një automjet tjetër tip fuoristradë i zuri pritë dhe filloi të qëllojë në drejtim të tyre.

    Breshëria e plumbave ka vijuar deri te Agropark, Tregu Agro Ushqimor, ku dhe ka qenë pika kulminate e të shtënave me armë. Drejtuesi i “G-Classit”, 34-vjeçari Stafa ka tentuar t’i shmanget plumbave me aq sa ka mundur dhe të shpëtojë tre të rinjtë, por si pasojë e plagëve të marra ai humbi ndjenjat në zonën e Lundrës.

    Aty më pas kanë qenë njerëzit e rastësishëm të cilët kanë kaluar në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë, ndërkohë që thuhet se katër të plagosurit kanë qenë vetë qytetarët ata të cilët me mjetet e tyre private i kanë transportuar për në Spitalin e Traumës.

  • U plagos rëndë në atentat në Tiranë, 17-vjeçari niset për terapi mjekësore jashtë vendit

    U plagos rëndë në atentat në Tiranë, 17-vjeçari niset për terapi mjekësore jashtë vendit

    Djali i pronarit të kompanisë private “Pelikan Secyrity”, Vesel Bardhi Demiraj, 17 vjecari M.Demiraj sapo është nisur  jashtë vendit për të vijuar terapinë mjekësore

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”