Tag: dëmet

  • Kompanitë e sigurimeve paguan më pak dëme për katër muajt e parë të vitit

    Kompanitë e sigurimeve paguan më pak dëme për katër muajt e parë të vitit

    Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti.Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 4-mujorin janar-prill 2025, vlera e dëmeve të paguara bruto nga industria e sigurimeve zbriti në 2.67 miliardë lekë, 4.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Efektin kryesor në uljen e dëmeve të paguara e ka dhënë tregu i jo-jetës dhe fondi i kompensimit i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Ndërkohë, dëmet janë rritur vetëm për kompanitë e sigurimit të jetës, me 23% më shumë krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, pesha e tregut të jetës në strukturën e dëmeve ngelet modeste, me 5% të totalit, duke patur një ndikim të vogël në ecurinë e përgjithshme të dëmeve të paguara nga tregu i sigurimeve në vend.Në tregun e jo-jetës, struktura e dëmeve vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me pothuajse 69% të dëmeve të paguara bruto. Dëmet në sigurimin e brendshëm motorik janë rritur me më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë, por ndërkohë një efekt balancues ka luajtur rënie me më shumë se 50% e dëmeve të paguara për Kartonin Jeshil.Mes sigurimeve vullnetare, në rënie të ndjeshme janë dëmet nga sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, ndërsa në rritje janë dëmet e lidhura me sigurimin Kasko të mjeteve dhe sigurimin e shëndetit.Nga ana tjetër, dëmet pezull këtë vit janë në rritje. Për shoqëritë e sigurimit të Jetës, dëmet pezull janë rritur me 18% krahasuar me një vit më parë, ndërsa për kompanitë e sigurimit të jetës dëmet pezull janë rritur me 8%.Në krahun e primeve, tregu i sigurimeve vazhdon të shfaqë një ecuri modeste edhe këtë vit. Për katër muajt e parë të vitit, primet e shkruara bruto u rritën me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Tregu i sigurimit të jetës edhe këtë vit po shënon ritme më të larta rritjeje, me 10.6%, ndërsa tregu i jo-jetës paraqitet në rritje me 7.9%.Në tregun e Jetës, rritja vazhdon të vijë kryesisht nga produkti dominues, sigurimi i jetës së debitorit, që tashmë sjell afërsisht 80% të primeve të këtij tregu.Në tregun e jo-jetës, rritja po vjen kryesisht nga sigurimet e detyrueshme motorike. Primet nga këto sigurime për katër muajt e parë të vitit janë rritur me 14.3%. Ato sjellin më shumë se 67% të primeve të shkruara bruto në sigurimet e jo-jetës.Produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ E.ShehuBurimi: AMF Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tërmetet e njëpasnjëshme, Greqia mbyll shkollat në Evia

    Tërmetet e njëpasnjëshme, Greqia mbyll shkollat në Evia

    Tërmete

    GREQI- Greqia ka vuajtur kohët e fundit pasojat e tërmeteve të njëpasnjëshëm dhe tashmë qeveria ka marrë një vendim. Evia është rajoni më i prekur dhe autoritetet lokale kanë vendosur që të mbyllin shkollat për të parandaluar dëmet të mundshme nga ndonjë aktivitet sizmik që mund të ndodhë ditët në vijim.
    Komplekset shkollore në Prokopi dhe Pili do të mbeten të mbyllura deri në përfundimin e inspektimeve nga Ekipet Speciale të Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile, të cilat po shqyrtojnë qëndrueshmërinë statike të ndërtesave.
    Tërmetet në Evia filluan në orët e para të ditës së sotme. Vetëm sot janë regjistruar tre tërmete të forta, më i madhi prej të cilëve me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa u regjistruan edhe tërmete të tjerë më të vegjël.
    Dëmet kanë qenë material, por jo në njerëz.

  • SYRI TV/ Breshëri dëmton 60 ha me pemë në Frakul, fermerët: Dëmet e shkaktuara janë të mëdha

    SYRI TV/ Breshëri dëmton 60 ha me pemë në Frakul, fermerët: Dëmet e shkaktuara janë të mëdha

    Të paktën 60 hektarë me pemtari frutore janë dëmtuar nga reshjet intensive të breshërit në zonën e Frakullës. Fermerët thonë se dëmet në prodhimet e tyre bujqësore janë kolosale ndërsa presin specialistët që të bëjnë verifikime në terren. Ata kërkojnë kompensim nga shteti për përballimin e situatës.

    Fermerët e zonës së Kafaraj të Frakullës, kanë pësuar dëme kolosale nga reshjet intensive të breshërit rënë pasditen e kësaj të hëne..

    Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në nektarinë, ullishte, vreshta por edhe në fidanët e bostanit, spinaq dhe plastmaset e serave me luleshtrydhe.

    Fermerët thone se i gjithe investimi  tyre ne pemtari e bujqesi eshte shkaterruar nga bresheri duke u shkaktuar miliona leke deme dhe kerkojne ndihme e shtetit per përballimin e situates. Ata pohojnë se deri tani askush nuk ka dalë në terren për të parë e verifikuar nga afër dëmet.

    Sipas informacionit të marrë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Fier, janë démtuar rreth 60 ha me pemëtari frutore ndërsa specialistë të bujqësisë do të verifikojnë dëmet në terren.

  • Rrebesh Shiu dhe Breshër në Dimal dhe Lushnje – Fermerët në Alarm për Dëmet e Mëdha

    Rrebesh Shiu dhe Breshër në Dimal dhe Lushnje – Fermerët në Alarm për Dëmet e Mëdha

    Një rrebesh i papritur shiu, i shoqëruar me breshër, ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kutallisë, bashkia Dimal, si dhe në disa fshatra të bashkisë Lushnje. Brenda vetëm 30 minutash, fenomeni natyror ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të prodhimeve, duke sjellë pasoja të rënda për fermerët.

    Sipas banorëve të zonës, breshëri ka dëmtuar rëndë pemët frutore, veçanërisht pjeshkat, duke shkaktuar rënie të frutave dhe dëmtim të atyre që kanë mbetur ende në pemë. Kjo situatë ka rritur pasigurinë financiare të fermerëve, të cilët e kanë bujqësinë si burimin e tyre kryesor të të ardhurave. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Fermerët shprehen të dëshpëruar për humbjet e mëdha dhe kërkojnë mbështetje urgjente nga autoritetet për të rikuperuar dëmet. Ata theksojnë nevojën për mekanizma mbrojtës kundër fenomeneve të tilla natyrore dhe ndihmë nga qeveria për të përballuar pasojat.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Dëmet në kulturat bujqësore mund të ndikojnë në furnizimin e tregut me fruta dhe perime në muajt e ardhshëm, duke shtuar më tej sfidat për fermerët, të cilët tashmë po përballen me çmime të larta të inputeve bujqësore. Ndërkohë, fermerët mbeten në pritje të reagimit të institucioneve për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”