Përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara nga moti i keq i javëve që lamë pas duket se janë në qendër të diskutimeve të deputetëve opozitarë në seancën e djeshme plenare. Një javë pas javës së gjelbër, ku kanë diskutuar në terren problemet e qytetarëve, deputetët akuzojnë qeverinë për neglizhencë në marrjen e masave për minimizimin dhe parandalimin e dëmeve nga reshjet intensive të shiut. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend, iu drejtua bujqve dhe fermerëve të Qarkut Lezhë duke thënë se janë përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa. “Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar.
Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe qendror. Një histori e përsëritur, ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura. Përmbytjet nuk erdhën papritur. Ndodhi ajo që ndodh kur pushteti nuk investon, por merr, kur nuk dëgjon, por flet, kur nuk vlerëson rrezikun por e vesh me një premtim të ri. Në Lezhë nuk ka pushet lokal, nuk ka ministri, bujqësie, mbrojtje dhe as emergjenca civile. Argjinaturat janë amortizuar. Një e carë u mbyll përpara kamerave, një tjetër u hap sërish 24 orë më pas”, tha Gjekmarkaj. Ndërsa deputeti demokrat, Bujar Leskaj akuzoi qeverinë për mosinvestime, për korrupsion në tenderimet e hapura për mirëmbajtjen e kanalizimeve kulluese, të pompave e hidrovorëve. Ndër të tjera, deputeti tha se qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti. “Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit.
Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë… ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet”, tha Leskaj. Edhe deputeti Ivi Kaso tha se kanë kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Shqipëria nuk mund të jetë vit pas viti në gjendje emergjence, kemi kërkuar dhe kërkojmë marrjen e masave për mirëmbajtjen e kanaleve. Kemi kërkuar hartë rreziku për përmbytjet dhe ndalim të ndërtimeve të paligjshme ne shtratin e lumenjve. Kemi kërkuar vlerësim të plotë të dëmeve, jemi në kohë të marrim masat për dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit”, nënvizoi Kaso.
Tag: dëmet
-

Kuvend, opozita: Përmbytjet e nëntorit, pasojë e papërgjegjshmërisë së shtetit! Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar
-

“Doni të bëheni si Venecia!”/ Leskaj për përmbytjet në Vlorë: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat? Kaso: Kërkuam dëmshpërblim për..
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ngritur zërin për problemet e qytetarëve të Vlorës lidhur me përmbytjet të regjistruara javët e fundit si pasojë e motit të keq që preku Shqipërinë javët e fundit.
Leskaj akuzoi qeverinë për mosinvestime, për korrupsion në tenderimet e hapura për mirëmbajtjen e kanalizimeve kulluese, të pompave e hidrovorëve. Ndër të tjera, deputeti tha se qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti.
“Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime. Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë. Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv.
Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë… ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real. Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj.
Kaso: Kemi kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet!
Edhe deputeti demokrat Ivi Kaso ka ngritur në Kuvend shqetësimin për dëmet e krijuara në vend nga përmbytjet. Duke paraqitur situatën në qarkun e Korçës, Kaso tha se kanë kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Ligjvënësi demokrat tha se Kuvendi ka në dorë të zgjedhë nëse do mbrojë qytetarët apo klientët e qeverisë.
“Në Maliq përmbytja është humbje dhe dëshpërim bashkë, por çfarë ka ndodhur që i dha dorë përmbytjes. 66 rezervuar me diga janë lënë pa inspektim. Ura e Maliqit ku u hodhën 208 mln lekë për të rinovuar funksionalitetin historik nuk u shërben banorëve se portat nuk funksionuan. Argjinaturat u çanë dhe u përmbytën prodhimet e bujqësisë. Ku shkojnë këto lekë që nuk shërbejnë as për të parandaluar përmbytjet as për të zbutur dëmet e tyre.
Shqipëria nuk mund të jetë vit pas viti në gjendje emergjence, kemi kërkuar dhe kërkojmë marrjen e masave për mirëmbajtjen e kanaleve. Kemi kërkuar hartë rreziku për përmbytjet dhe ndalim të ndërtimeve të paligjshme ne shtratin e lumenjve. Kemi kërkuar vlerësim të plotë të dëmeve, jemi në kohë të marrim masat për dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit”, tha Kaso.
-

“Moti dhe korrupsioni po shkatërrojnë Shqipërinë”, Berisha denoncon dëmet pas reshjeve të shiut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të mërkurë, më 26 nëntor, në një konferencë për mediat për të folur mbi dëmet e shkaktuara nga moti i keq në të gjithë vendin.
“Moti dhe korrupsioni në sinergji, në bashkëveprim, kanë pasur këtë javë efekte shkatërrimtare mbi pronat e qindra dhe mijëra qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit.”, tha Berisha.
Ai theksoi se dëmet janë kolosale jo vetëm në infrastrukturën publike: ”Dëmet janë kolosale jo vetëm në infrastrukturën, të cilat mediat i kanë paraqitur gjerësisht, por janë mijëra kokë bagëti, janë qindra hektarë sera, janë infrastrukturë e vogël e fshatrave, të rrënuara si asnjëherë në mote më parë.”
Berisha u ndal gjithashtu tek rrugët e reja, të cilat, pavarësisht se janë të sapoinauguruara, janë shembur pas vetëm disa muajsh. Ai përmendi rrugët Qukës-Qafë Pllocë, Kardhiq-Delvinë, Rruga e Arbrit dhe Korçë-Ersekë, duke theksuar se skarpatet e tyre janë lënë pa përforcime.
“Investimet janë në të katër anët e vendit në sistemin e kanalizimeve, por kanalet janë të mbyllura, janë të mbushura, dhe ato nuk ka kush t’i hapë sepse paratë për mirëmbajtjen e tyre vetëm vidhen. U bënë virale në Shqipëri dhe në mbarë botën pamjet e rrugës së sapoinauguruar Qukës- Qafë Pllocë, pamjet e rrugës Kardhiq-Delvinë, pamjet e Rrugës së Arbrit, pamjet e rrugës Korçë-Ersekë, të gjitha të inauguruara vitin e kaluar ose gjatë këtij viti. Pra, pas një periudhe shumë të shkurtër inaugurimi, u shembën njëra pas tjetrës.
Ndërkohë skarpatet shumë herë më problematike, më të larta se këto që u shembën, të ngritura 15 vite më parë në Rrugën e Kombit, në autostradën Levan-Tepelenë, në autostradën Tepelenë-Gjirokastër, dhe në autostrada të tjera të ndërtuara 13-15 vite më parë, skarpatat nuk kanë lëvizur, ndonëse ato rrugë janë ndërtuar me një çmim nga 6 deri në 10 herë më të lirë se sa këto që shemben. Një vjedhje e tmerrshme, e paimagjinueshme, sepse ndonëse është shpenzuar 6-fishi, 8-fishi, 10-fishi sipas rrugës në ndërtimin e një kilometri, skarpatat janë lënë që të rrëshqasin, asnjë lloj përforcimi i këtyre skarpateve.
Skarpateve janë pjesë thelbësore, për të mos thënë se herë-herë edhe më të rëndësishme se traseja. Unë u rikujtoj ju këtu se përforcimi i skarpateve të rrugës Tepelenë-Gjirokastër ka marrë dy vite, e cila gjeologjikisht konsiderohet pjesë më e shkrifët, më e rrëshqitshme. Por ato nuk kanë lëvizur sepse paratë e taksapaguesve nuk janë vjedhur.”, tha Berisha. -

Përmbytjet në vend/ Çako ngre alarmin për dëmet: Vonojnë kompensimet, ja sa është borxhi ndaj qytetarëve
Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile
TIRANË- Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile, dha alarmin në lidhje situatën e përmbytjeve në vend, të shkaktuar nga moti i keq. Në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme, Çako tha se Shqipëria është praktikisht në emergjencë, edhe pse gjendja nuk është shpallur zyrtarisht, duke theksuar edhe vonesën e dokumentimit të dëmeve. Dëmet janë të mëdha në blegtori, në bletari dhe në fermat e shpendëve. Problematikat janë shtrirë edhe në infrastrukturë.
Çakto deklaroi se në fakt, kompensimet vonojnë, madje ndër vite: “195 milionë lekë ju jemi borxh qytetarëve nga detyrimet e mbartura ndër vite”.
Nga ana tjetër, deputetët e zonave të prekura kërkuan financim të menjëhershëm, sidomos të bashkive më të dëmtuara, si Saranda, Delvina e Finiqi. Megjithatë, Çako tha se nuk mund të kompensohet askush pa u dokumentuar dëmet.
“Pa i dokumentuar dëmet, nuk mund të kompensohet askush. Kemi ngritur komisionet e vlerësimit”, u përgjigj Çako.
Komisioni parlamentar u miratoi emergjencave civile një shtesë fondi prej 500 milionë lekësh, por për të zgjidhur krizën e bashkive me financimet në këtë drejtim, kërkohet të aplikohet një skemë e re. Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes, Bledar Çuçi theksoi se fondi duhet të shpërndahet për bashkitë, sipas rrezikut.
“Është shumë mirë që fondi të shpërndahet jo sipas madhësisë së bashkisë, por sipas rrezikut. Bashkitë më të vogla kishin risk më të lartë”, tha Bledar Çuçi.
Ndërkohë, bëhet me dije se janë ngritur edhe komisionet e vlerësimit të dëmeve, që po evidentojnë rast pas rasti për efekt të kompensimeve./ZËRI -

Situata me përmbytjet jashtë kontrollit? Emergjencat zbulojnë shifrën e dëmeve: Ja sa para borxh u kemi qytetarëve
Moti vazhdon të mbajë në ankth shumë banorë të zonave që janë prekur nga përmbytjet, të cilët akoma nuk janë vizituar nga punonjësit e shtetit për të dokumentuar dëmet. Por kreu i Emergjencave Civile deklaroi sot në Kuvend një shifër që tregon se kompensimet vonojnë, madje ndër vite.
“195 milionë lekë ju jemi borxh qytetarëve nga detyrimet e mbartura ndër vite” tha Haki Çako, drejtor i Emergjencave Civile
Deputetët e zonave të prekura kërkuan financim të menjëhershëm, sidomos të bashkive më të dëmtuara, si Saranda, Delvina e Finiqi.
“Janë dëmtuar pemët e banesat në Delvinë, bashkive ju kanë mbaruar lekët, nuk mund të ndihmojnë më. Rrugët janë prishur. Ikën mandarinat. Ne duhet të alokojmë sot fonde emergjente. Dëmet janë përtej asaj që janë të dukshme”, u shpreh Ardit Bido Deputet i PS
“Pa i dokumentuar dëmet, nuk mund të kompensohet askush. Kemi ngritur komisionet e vlerësimit”, u pwrgjigj Çako.
Komisioni parlamentar u miratoi emergjencave civile një shtesë fondi prej 500 milionë lekësh, por për të zgjidhur krizën e bashkive me financimet në këtë drejtim, kërkohet të aplikohet një skemë e re.
“Është shumë mirë që fondi të shpërndahet jo sipas madhësisë së bashkisë, por sipas rrezikut. Bashkitë më të vogla kishin risk më të lartë”, tha Bledar Çuçi Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes.
Në komision, nuk munguan as akuzat politike mes palëve për menaxhimin e situatës së përmbytjeve.
Klevis Balliu, deputet i PD: Arsyeja është korrupsioni. Qukës-Qafë Pllocë u shkërmoq. Jepni para për çështje kombëtare, më mirë se sa t’ja jepni Belinda Ballukut.
Ardit Bido deputet i PS: Ju keni përmbytur Shkodrën, ne këtë vit e menaxhuam, ndajmë elementin njerëzor me atë natyror. -

SYRI TV/ Përmbytjet, dëme në banesa e biznese, 62 familjeve u është dëmtuar shtëpia
Banorët e zonave të përmbytura janë ende duke u përballur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Elektroshtëpiake të djegura, vegla pune të dëmtuara dhe makina të cilat nuk mund të kethehen më në funksion, janë dëmi kolosal për banorët e këtyre zonave është ajo që la pas vërshimi I ujit.
SYRI TV
Përmbytjet e shkaktuara gjatë javës që shkoi kanë sjellë dëme të mëdha ekonomike për shumë nga banesat që u përfshinë nga uji. Dhjetëra familje u evakuuan duke lënë çdo gjë pas. Komisionet e verifikimit në Bashkinë Pogradec kanë konstatuar dëme të mëdha në 62 familje për të cilat janë mbajtur procesverbalet përkatëse.
Sot, kur niveli i ujit fatmirësisht është tërhequr, dëmet shihen më qartë në fshatin Sovjan. Toka bujqësore është shkatërruar, stallat janë ende me balte dhe dhjetra krerë bagëti janë humbur. Për shumë familje, kjo nuk është thjesht një humbje ekonomike — është humbja e vetmes burim jetese.
Banorët shprehen të zhgënjyer nga mungesa institucionale. Sipas tyre, asnjë përfaqësues i autoriteteve nuk ka mbërritur në Sovjan për të bërë vlerësimin e dëmeve, për të ofruar ndihmë ekonomike.
Dalja nga shtrati e lumit Vjosë ka shkaktuar përmbytje në zonën e Novoselës, ku 11 familje të komunitetit rom janë prekur drejtpërdrejt nga dëmet, ndërsa 3 familje të tjera në fshatin Fitore raportojnë situatë të ngjashme. Vladimir Bitaj shprehet se edhe kur u përmbytën në 2021 shteti nuk u bëri asnjë dëmshpërblim.
Në lezhë janë shënuar dëme të mëdha nga përmbytjet ku uji ka përfshirë disa banesa.
Në Mirditë, dy banesa rezultojnë të rrezikuara nga rrëshqitjet e dherave. Në Lezhë dhjetëra banesa vazhdojnë të jenë të rrethuara nga uji pasi nuk po ndodh tërheqja e ujit për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.
Autoritetet vijojnë me shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjarët dhe gjënë e gjallë në terren ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë një konkretizim të veprimeve për të mbajtur procvesverbale për dëmet e shkaktuara e më pas edhe dëmshpërblim në çdo zonë të prekur nga përmbytjet.
-

Jolio Dine jep detajet dhe apelon qytetarët: “Raportoni dëmet sa më shpejt!” – VIDEO
Situata e rëndë e shkaktuar nga reshjet intensive ka prekur kryesisht zonën e Çukës, ku përmbytjet kanë sjellë dëme të mëdha në blegtori, bujqësi dhe pronat e banorëve. Drejtuesi i grupit operacional për emergjencat në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, raportoi se vetëm në Çukë janë mbytur rreth 700 krerë bagëti, përfshirë dele, dhi dhe viça, si edhe rreth 200 pula, ndërkohë që vazhdon evidentimi i dëmeve të tjera.Jolio Dine: “Po punojmë për të mbyllur argjinaturën që u ça nga përmbytja”
Përmbytja e papritur ka shkaktuar çarjen e argjinaturës së Çukës, duke lejuar hyrjen masive të ujit në tokat dhe kapanonet e blegtorisë, duke përmbytur stallat dhe duke sjellë humbjen e bagëtive.
“Ekipet janë në terren. Prioritet aktual është mbyllja e argjinaturës së çarë për të shmangur dëme të tjera. Po veprojmë me mjete të rënda dhe po monitorojmë rrezikun në zonë,” deklaroi Jolio Dine.
APEL PËR BANORËT E DËMTUAR
Dine u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të zonës së Çukës dhe fshatrave të tjera të prekur që të raportojnë menjëherë dëmet, në mënyrë që të nisë dokumentimi i tyre dhe procedurat e dëmshpërblimit.
✔ Raportoni dëmet në Bashkinë Sarandë✔ Dokumentoni me foto dhe video humbjet e bagëtive dhe dëmet e pronës✔ Plotësoni formularin e raportimit pranë zyrave të bashkisë
Dëme të mëdha nga përmbytjet në Sarandë, fermeri humb 226 krerë bagëti – VIDEOWebsite Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Përmbytjet në vend, ministri Salla: Fermerët do të kompensohen për dëmet, askush nuk do të mbetet pa mbështetje
Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut përgjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa bashki të vendit dhe dëme të konsiderueshme ekonomike në toka bujqësore, bagëti, biznese.
Institucionet shtetërore kanë qenë në gatishmëri për të menaxhuar situatën në bashki si Sarandë, Fier dhe Lezhë, Shkodër, Korçë, ndërkohë që vijon monitorimi i situatës edhe në qarqe të tjera të vendit ku janë shfaqur problematika të ngjashme.
Ministri i Bujqësisë, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, z. Prefektin e Qarkut të Korçës, gjatë inspektimit në Maliq gjatë mbrëmjes të së dielës, theksoi se pas përfundimit të kësaj situate do të nisë puna për evidentimin e dëmeve në terren. Vlerësimet do të fokusohen veçanërisht te dëmet në sektorin bujqësor, përfshirë fermerët, blegtorët dhe subjektet e prekura.
“Jemi në fazën e mbylljes së problematikave më urgjente. Më pas do të vijojmë me evidentimin e çdo dëmi, duke garantuar që asnjë fermer të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme”, u shpreh ministri Salla.
Një studim i Bankës Botërore i publikuar në vitin 2022 përllogariti një dëm prej 2.3 miliardë dollarë i shkaktuar në 33 vitet e fundit në Shqipëri për shkak të përmbytjeve, duke nxitur investime serioze në këtë sektor.
Ndërkohë, që në total fondi për menaxhimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga përmbytjet dhe ujitje-kullim për vitin e ardhshëm është 36 milionë euro, apo 26.4% më shumë se një vit më parë.
Me këtë fond parashikohet rehabilitimi dhe ndërtimi i 10 km argjinaturave në lumenjtë kryesore për mbrojtën nga përmbytja, përfundimi i hidrovorit të Orikumit si dhe mirëmbajtja e 27 hidrovoreve në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, financohet përmirësimi i kullimit në mbi 60 mijë ha tokë bujqësore. -

SYRI TV/ Fier – Uji tërhiqet, banorët presin vlerësimet: Dëmet janë të konsiderueshme
Situata e reshjeve në qarkun e Fierit këtë të dielë paraqitet e përmirësuar. Verifikimet në terren dhe pohimet e banorëve, tregojnë se niveli i ujërave në lumenjtë kryesorë është në rënie. Banorët pohojnë se dëmet nga përmbytjet janë të mëdha dhe se deri tani askush nuk ka shkuar që ti verifikojë. Ata janë pesimist sa i përket marrjes së dëmshpërblimeve
SYRI TV
Në lumin Vjosë, uji është tërhequr, duke u larguar gradualisht nga tokat bujqësore dhe oborret e banesave. E njëjta situatë paraqitet edhe në lumin Seman, ku prurjet janë stabilizuar dhe niveli ka filluar të ulet. Aktualisht, mbi 100 hektarë tokë të mbjella me grurë dhe kultura të tjera bujqësore mbeten ende të përmbytura, por fatmirësisht nuk raportohet për banesa apo bagëti të dëmtuara.
Banorët e zonës pohojnë se gjatë të shtunës disa përfaqësues politikë u shfaqën për të parë situatën, por deri tani nuk janë paraqitur ekipe zyrtare për të verifikuar dhe përllogaritur dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Mbrëmjen e së shtunës, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka qenë i pranishëm pranë lumit Seman në Mbrostar për të parë nga afër gjendjen. Megjithatë, i pyetur nga gazetarët mbi situatën, ministri nuk ka preferuar të bëjë asnjë deklaratë.
Reshjet kanë pushuar dhe lumenjtë janë në tërheqje, por banorët presin ende qartësi mbi dëmet dhe hapat e mëtejshëm të institucioneve.
