Tag: demencës

  • Studimi: Pagjumësia mund të rrisë rrezikun e demencës dhe dëmtimet në tru me 40%

    Studimi: Pagjumësia mund të rrisë rrezikun e demencës dhe dëmtimet në tru me 40%

    Një studim i fundit flet për lidhjen midis pagjumësisë kronike dhe rrezikut të lartë për zhvillimin e dëmtimeve të trurit dhe demencës.

    Pagjumësia kronike, e cila përfshin probleme me gjumin të paktën tre herë në javë për një periudhë prej tre muajsh apo më shumë, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e trurit, duke rritur rrezikun për zhvillimin e dëmtimeve të lehta njohëse dhe demencës, thonë shkencëtarët.

    Ky është përfundimi i një studimi të ri që ka ndjekur një grup prej 2,750 pesonash adultë për më shumë se pesë vjet.

    Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Neurology”, ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike kanë 40% më shumë mundësi për të zhvilluar dëmtime të lehta njohëse ose demencë krahasuar me ata që nuk kanë probleme me gjumin.

    Gjithashtu, testet e imazherisë së trurit kanë zbuluar ndryshime të dukshme, që sugjerojnë se mungesa e gjumit mund të jetë një shenjë paralajmëruese për probleme më të mëdha në të ardhmen.

    Dr. Diego Carvalho, udhëheqësi i studimit nga Klinika Mayo në Minesota, SHBA, tha se kjo është një përpjekje për të kuptuar më mirë lidhjen mes pagjumësisë dhe dëmtimeve të mundshme të trurit.

    “Ne vumë re një rënie më të shpejtë të aftësive njohëse dhe ndryshime në tru, që sugjerojnë se pagjumësia kronike mund të jetë një faktor rreziku për probleme njohëse në të ardhmen,” theksoi ai.

    Në testet e imazherisë, studiuesit kanë kërkuar shenja të sëmundjes së Alzheimerit, forma më e zakonshme e demencës. Ata zbuluan shenja të hiperintensiteteve të lëndës së bardhë, të

    cilat janë shenja të dëmtimit të enëve të vogla të gjakut në tru, si dhe pllakave të amiloidit, një proteinë që grumbullohet dhe dëmton qelizat e trurit.

  • Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese

    Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese

    Sipas një studimi të realizuar nga Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health në Baltimore, një çrregullim i veçantë siç është humbja e dëgjimit, mund të përbëjë një sinjal paralajmërues për demencën. Studiuesit kanë zbuluar se në 32% të rasteve, humbja e dëgjimit e konfirmuar përmes testimeve audiometrike lidhet me një rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës.

    Demenca prek mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën dhe, si me të gjitha sëmundjet neurodegjenerative, diagnostikimi i hershëm është thelbësor për të garantuar një cilësi më të mirë të jetës dhe për të mundësuar ndërhyrje më efektive.

    Lidhja mes dëgjimit dhe trurit

    Sipas doktor Jason Smith, autor kryesor i studimit, “Trajtimi i humbjes së dëgjimit mund të vonojë ose madje të parandalojë një përqindje të konsiderueshme të rasteve të demencës në popullatë.”

    Studiuesit shpjegojnë se humbja e dëgjimit mund të shkaktojë ndryshime në zonat e trurit të lidhura me vëmendjen dhe funksionet ekzekutive, si korteksi ballor dhe lobi temporal, zona këto që ndikohen rëndë edhe nga vetë demenca.

    Në përputhje me këtë teori, neurologu Steven Allder shpjegon për Medical News Today se humbja e dëgjimit mund të rrisë rrezikun për demencë sepse:

    “Redukton stimulimin dëgjimor që merr truri. Kjo ulje ndikon në izolimin social, në angazhim më të vogël njohës dhe në ndryshime strukturore në tru me kalimin e kohës. Kur dëgjimi dëmtohet, truri detyrohet të përdorë burime shtesë për të përpunuar informacionin e munguar, duke lënë më pak kapacitet për memorien dhe funksionet e tjera njohëse.”

    Të dhënat nga studimi

    Studimi përfshiu persona të moshës 66 deri në 90 vjeç (mosha mesatare 74.9 vjeç), të cilët nuk kishin shenja të demencës në fillim. Ata u ndoqën për 8 vite dhe gjatë kësaj periudhe:

    Dy të tretat e pjesëmarrësve kishin humbje të konsiderueshme të dëgjimit.

    Një pjesë e tyre mori diagnostikimin me demencë gjatë kohës së studimit.

    Bazuar në analizat statistikore, 32% e rasteve të demencës mund të ishin shmangur nëse humbja e dëgjimit do të ishte parandaluar ose trajtuar në kohë.

    Kjo nuk do të thotë se 32% e personave me humbje dëgjimi do të zhvillojnë domosdoshmërisht demencë, por nënvizon rëndësinë e madhe që ka diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme, si pjesë e një strategjie parandaluese globale ndaj sëmundjeve neurodegjenerative.

  • Shumë i ri për demencë? Gjashtë shenja paralajmëruese para moshës 65 vjeç

    Shumë i ri për demencë? Gjashtë shenja paralajmëruese para moshës 65 vjeç

    Shumë njerëz e lidhin demencën me pleqërinë, por fillimi i demencës, simptoma që shfaqen para moshës 65 vjeç, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Në Mbretërinë e Bashkuar, rastet janë rritur me 69% gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, me pothuajse 80,000 persona nën moshën 65 vjeç të diagnostikuar deri në vitin 2022. Edhe pse ende është e rrallë (rreth 7% e rasteve totale të demencës), shpesh anashkalohet te individët më të rinj.

    “Shumica e njerëzve nuk mendojnë se demenca është e mundur në një moshë më të re,” thotë profesorja Jan Oyebode nga Universiteti i Bradford-it. Alzheimer-i është forma më e zakonshme te të moshuarit, por personat më të rinj kanë më shumë gjasa të preken nga forma më të rralla si demenca frontotemporale ose afazia progresive primare, të cilat shfaqen me simptoma të ndryshme në fillim, jo domosdoshmërisht me humbje të kujtesës.

    Prof. Oyebode ndan disa shembuj se si mund të duket kjo: dikush që kap një tigan të nxehtë pa doreza për shkak të mungesës së kontrollit të impulseve, ose që ndihet jashtëzakonisht i lumtur nga dritat që vezullojnë. Sjellje të tilla mund të keqinterpretohen si ndryshime karakteri, duke çuar në prishje të marrëdhënieve përpara se të vendoset një diagnozë.

    Këtu janë gjashtë shenja paralajmëruese të hershme të demencës te personat nën 65 vjeç:

    1. Ndryshime në Shikim

    Atrofia kortikale posteriore (PCA), një formë demence që shfaqet shpesh në të 50-at, prek zonat e përpunimit vizual të trurit. Simptomat përfshijnë vështirësi në lexim, gjykimin e distancave dhe perceptimin e thellësisë. Shpesh, njerëzit shkojnë te okulisti fillimisht, pa e kuptuar se problemi vjen nga truri, jo nga sytë.

    Përshtatje të thjeshta në shtëpi, si ndriçimi i mirë dhe shmangia e dyshemeve me motive të ngatërruara, mund të ndihmojnë ata me PCA të jetojnë në mënyrë të pavarur.

    2. Ndryshime të personalitetit

    Demenca frontotemporale (FTD), e cila mund të fillojë në të 40-at ose 50-at, prek lobet frontale dhe temporale të trurit. Varianti i sjelljes së FTD mund të shkaktojë humbje të empatisë, mungesë kontrolli të impulseve dhe çlirimin e sjelljeve, që për të tjerët duket si një ndryshim i madh i personalitetit.

    Kjo shpesh krijon tensione në marrëdhëniet personale. Grupe mbështetëse si Rare Dementia Support mund të ofrojnë këshilla dhe lidhje të vlefshme për familjet që përballen me këto simptoma.

    3. Vështirësi në gjuhë

    Afazia progresive jo e rrjedhshme, një formë e demencës frontotemporale, prek qendrat e gjuhës në tru, duke e bërë të vështirë gjetjen ose rikujtimin e fjalëve. Demenca semantike ndikon gjithashtu në kuptimin e fjalëve.

    Terapia e specializuar e të folurit dhe gjuhës mund të ndihmojë në komunikim, me strategji të ndryshme sipas llojit të veçantë të afazisë.

    4. Çorientim në vende të reja

    Edhe pse Alzheimer-i është më pak i zakonshëm në rastet me fillim të hershëm, ai sërish ndodh. Një shenjë mund të jetë hutimi gjatë udhëtimeve, si për shembull, vështirësi për të gjetur rrugën në një hotel, ndonëse funksionon mirë në shtëpi.

    Në mjedise të panjohura, ndihmojnë gjërat e njohura dhe rutina: marrja me vete e objekteve personale, përdorimi i orareve të parashikueshme dhe komunikimi i qetë e i qartë mund të reduktojnë çorientimin.

    5. Vështirësi në mësimin e gjërave të reja

    Vështirësia për të kuptuar sisteme të reja apo detyra në punë mund të duken si pjesë normale e plakjes, por nëse vazhdojnë, mund të jenë shenjë e rënies njohëse. Prof. Oyebode thekson se njerëzit shpesh fajësojnë stresin apo mungesën e aftësive teknologjike, duke anashkaluar simptomat e para të Alzheimer-it.

    Një teknikë e dobishme është “rikujtimi i shpërndarë”, përsëritja e detyrave në intervale të rritura (p.sh., pas 20 sekondash, pastaj 40, pastaj 80) për të forcuar kujtesën dhe mësimin.

    6. Humbjet e kujtesës

    Problemet me kujtesën afatshkurtër, si harrimi i bisedave, emrave apo ngjarjeve të fundit, janë një simptomë klasike e demencës, por te njerëzit më të rinj mund të anashkalohen duke u interpretuar si lodhje apo ndryshime hormonale.

    Megjithatë, ekzistojnë mënyra për të mbështetur kujtesën edhe pas vendosjes së diagnozës. Përdorimi i disa mënyrave për të përvetësuar informacionin, si për shembull ta shkruash dhe ta thuash me zë një numër telefoni, mund të përmirësojë ruajtjen e tij në kujtesë. / The Telegraph – Syri.net

  • Kini kujdes, mos i INJORONI!/Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të tridhjetat

    Kini kujdes, mos i INJORONI!/Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të tridhjetat

    Ndryshimet në të folur dhe shqetësimet në shikim janë ndër shenjat e para por shpesh të neglizhuara të demencës me fillim të hershëm, që mund të prekë edhe njerëz në të tridhjetat, paralajmërojnë ekspertët. Demenca është një gjendje që dëmton kujtesën dhe zakonisht lidhet me moshën e tretë, pasi shumica dërrmuese e rasteve ndodhin tek të moshuarit. Megjithatë, rastet e ashtuquajtura ”demenca me fillim të hershëm”, ku diagnoza vendoset para moshës 65-vjeçare, janë në rritje në Britani.
    Ekspertët paralajmërojnë se të rinjtë nuk janë të vetëdijshëm për shenjat unike të kësaj sëmundjeje, të cilat shpesh ndryshojnë nga humbja klasike e kujtesës që shihet tek të moshuarit. Në një artikull për The Conversation, Molly Murray, eksperte në fushën e demencës me fillim të hershëm nga Universiteti i Perëndimit të Skocisë thekson se për shumë pacientë, shenja e parë e sëmundjes është një problem me shikimin.
     
    ”Sipas kërkimeve, tek rreth një e treta e personave me Alzheimer me fillim të hershëm, forma më e zakonshme e demencës, simptomat e para përfshijnë probleme me koordinimin dhe ndryshime në shikim”-shkruan ajo. Këto shqetësime mund të shfaqen si vështirësi në lexim ose në lëvizje të përditshme, siç është veshja. Në mënyrë kritike, këto probleme nuk vijnë nga dobësimi i shikimit fizik, por nga mënyra se si truri përpunon informacionin vizual, pra janë neurologjike, jo okulistike.
    Ndërkaq, në Mbretërinë e Bashkuar po testohet një analizë e re gjaku për të zbuluar shenjat e hershme të demencës. Shpresohet se kjo analizë mund të bëjë të mundur diagonsitikimin e shpejtë të sëmundjes, në mënyrë që pacientët të mund të përfitojnë nga ilaçet që ngadalësojnë përparimin e saj. Zonja Everill është një nga pacientët e parë që merr pjesë në studimin shkencor “Sfida e Biomarkerit të Gjakut”, në të cilën përdoret një test gjaku për të diagnostikuar demencën.

  • Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të 30-atqë shpesh injorohen

    Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të 30-atqë shpesh injorohen

    Ndryshimet në të folur dhe shqetësimet në shikim janë ndër shenjat e para — por shpesh të neglizhuara — të demencës me fillim të hershëm, që mund të prekë edhe njerëz në të tridhjetat, paralajmërojnë ekspertët.
    Demenca është një gjendje që dëmton kujtesën dhe zakonisht lidhet me moshën e tretë, pasi shumica dërrmuese e rasteve ndodhin tek të moshuarit.
    Megjithatë, rastet e ashtuquajtura ”demenca me fillim të hershëm”, ku diagnoza vendoset para moshës 65-vjeçare, janë në rritje në Britani.

    Ekspertët paralajmërojnë se të rinjtë nuk janë të vetëdijshëm për shenjat unike të kësaj sëmundjeje, të cilat shpesh ndryshojnë nga humbja klasike e kujtesës që shihet tek të moshuarit.
    Në një artikull për The Conversation, Molly Murray – eksperte në fushën e demencës me fillim të hershëm nga Universiteti i Perëndimit të Skocisë – thekson se për shumë pacientë, shenja e parë e sëmundjes është një problem me shikimin.
    ”Sipas kërkimeve, tek rreth një e treta e personave me Alzheimer me fillim të hershëm — forma më e zakonshme e demencës — simptomat e para përfshijnë probleme me koordinimin dhe ndryshime në shikim”, shkruan ajo.
    Këto shqetësime sipas Mail Online, mund të shfaqen si vështirësi në lexim ose në lëvizje të përditshme, siç është veshja.
    Në mënyrë kritike, këto probleme nuk vijnë nga dobësimi i shikimit fizik, por nga mënyra se si truri përpunon informacionin vizual — pra janë neurologjike, jo okulistike.

  • Herpesi është i rrezikshëm, por mund të ketë një arsye tjetër për t’u vaksinuar. Mund të luftojë…

    Herpesi është i rrezikshëm, por mund të ketë një arsye tjetër për t’u vaksinuar. Mund të luftojë…

    Një vaksinë për të luftuar demencën? Rezulton se tashmë mund të ketë një – vaksinat që parandalojnë herpesin e dhimbshëm gjithashtu duket se mbrojnë plakjen e trurit.

    Një studim i ri zbuloi se vaksinimi i herpesit ul rrezikun e të moshuarve për zhvillimin e demencës gjatë shtatë viteve të ardhshme me 20%.

    Hulumtimi, i botuar të mërkurën në revistën Nature, është pjesë e të kuptuarit në rritje rreth asaj se sa faktorë ndikojnë në shëndetin e trurit ndërsa plakemi – dhe çfarë mund të bëjmë për këtë.

    “Është një gjetje shumë e fortë,” tha studiuesi kryesor Dr. Pascal Geldsetzer i Universitetit të Stanfordit. Dhe “gratë duket se përfitojnë më shumë”, e rëndësishme pasi ato janë në rrezik më të lartë të prekjes nga demenca.

    Studimi gjurmoi njerëzit në Uells që ishin rreth 80 vjeç kur morën vaksinën e gjeneratës së parë në botë kundër herpesit, mbi një dekadë më parë. Tani, amerikanëve 50 vjeç e lart u kërkohet të marrin një vaksinë më të re që është provuar më efektive kundër herpesit, sesa paraardhësi i saj.

    Gjetjet e reja shtojnë një arsye tjetër për njerëzit që të mendojnë të përveshin mëngët, tha Dr. Maria Nagel e Kampusit Mjekësor të Universitetit të Kolorados Anschutz, e cila studion viruset që depërtojnë në sistemin nervor.

    Virusi “është një rrezik për demencën dhe tani kemi një ndërhyrje që mund të ulë rrezikun”, tha Nagel.

    Me Alzheimer-in dhe format e tjera të demencës në rritje në një popullsi të plakur, “inmplikimet e studimit janë të thella,” shkroi Dr. Anupam Jena, një mjek dhe ekonomist shëndetësor i Harvardit, në një koment të Nature.

    Çfarë është herpesi?

    Kushdo që ka pasur ndonjëherë linë e dhenve – pothuajse të gjithë të lindurit para vitit 1980 – e mbajnë atë virus për pjesën tjetër të jetës së tyre. Ai fshihet në nerva dhe mund të shpërthejë kur sistemi imunitar dobësohet nga sëmundja ose mosha, duke shkaktuar plagë të dhimbshme, të ngjashme me flluska, zakonisht në njërën anë të trupit që zgjasin me javë – ajo që quhet herpes.

    Rreth 1 në 3 amerikanë do të sëmuren nga herpes, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ndërsa shumica shërohen, ndonjëherë shkakton komplikime të rënda. Nëse infekton një sy, mund të shkaktojë humbje të shikimit. Deri në 20% të pacientëve me herpes herpes vuajnë dhimbje nervore torturuese, muaj apo edhe vite pasi vetë skuqja është zhdukur.

    Cila është lidhja midis herpesit dhe demencës?

    Nuk është e qartë saktësisht se si formohet Alzheimer dhe llojet e tjera të demencës. Por disa viruse që futen fshehurazi brenda sistemit nervor – veçanërisht anëtarët e familjes së herpesit, duke përfshirë virusin e lisë së dhenve – janë dyshuar prej kohësh se i shtohen faktorëve gjenetikë dhe faktorëve të tjerë, që i bëjnë njerëzit më të prekshëm.

    Verën e kaluar, mjekët në Brigham dhe Spitalin e Grave të Bostonit raportuan se një episod i herpesit mund të rrisë rrezikun e dikujt për demencë me rreth 20%.

    Pjesërisht, kjo është për shkak se ai virus mund të shkaktojë inflamacion, i keq për organet, përfshirë trurin. Ai gjithashtu mund të infektojë drejtpërdrejt enët e gjakut në tru, duke shkaktuar mpiksje dhe duke penguar rrjedhjen e gjakut, tha Nagel i Kolorados, një rrezik si për goditjet në tru, ashtu edhe për çmenduri.

    Më intriguese, laboratori i saj zbuloi gjithashtu se herpesi mund të nxisë formimin e një proteine ​​ngjitëse të quajtur amiloid, që është një nga shenjat dalluese të Alzheimerit.

    A mbrojnë vaksinat e herpesit nga demenca?

    Të rriturit që marrin vaksinat e rekomanduara priren të kenë zakone të tjera të shëndetshme për trurin, duke përfshirë ushtrimin dhe një dietë të mirë, gjë që e bëri të vështirë të provonte një përfitim shtesë.

    Geldsetzer i Stanford përfitoi nga “një eksperiment natyror” në Uells, i cili hapi vaksinat kundër herpesit me një kufi moshe: kushdo 80 vjeç ose më i vjetër më 1 shtator 2013, nuk ishte i përshtatshëm, por ata ende 79 vjeç mund të vaksinoheshin. Krahasimi i të moshuarve që sapo e takuan ose thjesht e humbën atë kufi, do të imitonte në mënyrë të ngjashme një studim të ngjashëm që nuk caktohej.

    Ekipi i Geldsetzer analizoi më shumë se 280,000 të dhëna mjekësore dhe gjeti prova që vaksinimi, ofronte njëfarë mbrojtjeje kundër demencës. Në atë kohë, njerëzit morën një vaksinë të gjeneratës së parë të quajtur Zostavax.

    Një hap tjetër i rëndësishëm është testimi nëse vaksina e sotme, Shingrix, ofron gjithashtu mbrojtje kundër demencës, tha Nagel. Një grup tjetër kërkimor kohët e fundit raportoi disa prova, se po. Prodhuesi i vaksinave GSK muajin e kaluar njoftoi një bashkëpunim me zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar, për të gjurmuar shëndetin kognitiv të të moshuarve ndërsa vaksinohen.

    Geldsetzer gjithashtu shpreson të studiojë më tej atë qëllim të mëparshëm, për të parë nëse lloji i vaksinës mund të bëjë një ndryshim.

    Cilat janë rekomandimet për vaksinën e herpesit?

    Shingrix është një vaksinim një herë, i dhënë në dy doza me një interval prej disa muajsh. CDC rekomandon që ajo të fillojë në moshën 50 vjeç për shumicën e njerëzve, por edhe për të rriturit më të rinj me kushte të caktuara të dobësimit të imunitetit – përfshirë ata që vite më parë morën atë vaksinën e herpesit të gjeneratës së parë. Më pak se 40% e amerikanëve të kualifikuar, janë vaksinuar.

    Efektet anësore, duke përfshirë dhimbjen në vendin e injektimit, ethet dhe dhimbjet e ngjashme me gripin janë të zakonshme. CDC paralajmëron, nëse aktualisht po luftoni një virus tjetër si gripi ose COVID-19, të prisni për një vaksinë herpesi derisa të jeni mirë.

    Ndërsa nuk ka asnjë parandalim të provuar për demencën, mjekët rekomandojnë gjithashtu hapa të tjerë të zakonshëm për të ulur rrezikun. Qëndroni aktiv, socialisht dhe njohës. Dhe kontrolloni presionin e lartë të gjakut dhe, për njerëzit me diabet, sheqerin e lartë në gjak, të cilat të dyja janë të lidhura me rënien njohëse./ AP.

  • Shtatë zakone të shëndetshme që ndihmojnë gratë të ulin rrezikun e demencës

    Shtatë zakone të shëndetshme që ndihmojnë gratë të ulin rrezikun e demencës

    Një kërkim i ri tregon se gratë që ndjekin shtatë zakone të shëndetshme mund të reduktojnë rrezikun e zhvillimit të demencës. Studiuesit ndoqën një grup të madh grash për 20 vjet dhe arritën në përfundimin se një stil jetese i shëndetshëm ndikon pozitivisht në funksionin njohës.

    Demenca është një sëmundje që ndikon në kujtesën dhe aftësitë ekzekutive, duke ndikuar në pavarësinë e individëve. Gratë përbëjnë rreth dy të tretat e të prekurve nga demenca, kryesisht për shkak të jetëgjatësisë më të madhe se burrat. Për më tepër, studimet tregojnë se gratë ushtrohen më pak dhe kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, faktorë që mund të ndikojnë në përparimin e sëmundjes.

    Sipas studiuesve, shtatë zakonet që ndihmojnë në uljen e rrezikut të demencës janë: të qenit aktiv fizikisht, ushqyerja e shëndetshme, mbajtja e një peshe të shëndetshme, shmangia e duhanit, ruajtja e presionit të gjakut në nivele normale, kontrolli i kolesterolit dhe mbajtja e niveleve të rregullta të sheqerit në gjak.

    Lajmi i mirë është se edhe zbatimi i vetëm disa prej këtyre zakoneve mund të sjellë përfitime për shëndetin njohës. Ekspertët këshillojnë që ndryshimet në stilin e jetës të bëhen sa më herët për një mbrojtje më të madhe ndaj demencës.