Osman Dembele ka dhënë një përditësim pozitiv për gjendjen e tij shëndetësore pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Sulmuesi francez shënoi golin vendimtar në minutën e 4-të të ndeshjes në “Emirates”, duke i dhënë PSG-së avantazhin përballë londinezëve përpara përballjes së kthimit në Paris.
Pavarësisht ndikimit të tij, Dembele u zëvendësua në pjesën e dytë për shkak të një shqetësimi fizik, duke nxitur spekulime për praninë e tij në ndeshjen e dytë. Trajneri Luis Enrike komentoi pas ndeshjes: “Nuk është asgjë serioze, është mjaft e lehtë, por ekziston një dyshim për ndeshjen e kthimit. Por ne jemi një ekip i vërtetë. Nëse Osman mund të luajë, është shumë mirë. Nëse jo, do të shihni një skuadër të bashkuar.”
Vetë lojtari u shpreh shkurtimisht për gazetarët teksa largohej me autobusin e ekipit: “Do të jetë në rregull.”
Arsenali mendoi se kishte barazuar me një gol të Mikel Merino pas pushimit, por ai u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Skuadra e Artetës nuk arriti të rikuperojë rezultatin dhe përballja e kthimit pritet të jetë vendimtare. Pas ndeshjes, Wayne Rooney kritikoi atmosferën në stadium, duke thënë se tifozët e Arsenalit ishin “tepër të qetë” dhe nuk dhanë mbështetjen e duhur për ekipin.
Tag: dembelé
-

Ndeshja e kthimit ndaj Arsenalit, Dembele qetëson francezët: Gjithçka në rregull
-

As Dembele dhe as Yamal, Abraham zgjedh lojtarin më të mirë të momentit
Sulmuesi i Milan-it, Tammy Abraham, ka pohuar se ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, është një sulmues më i mirë se Lamine Yamal dhe Ousmane Dembele për momentin.
Gjatë një bisede me Baller League në TikTok, ish-lojtarit të Chelseat iu kërkua të rendiste tre nga sulmuesit më në formë në botë tani. Ai pretendoi se është një admirues i madh i Saka dhe e vendosi yllin e Arsenalit në vendin e parë, duke e renditur Yamalin në të dytin dhe Dembelen në të tretin.
Saka, 23 vjeç, e ka konsoliduar veten si një nga sulmuesit më të mirë në botë gjatë tre sezoneve të fundit. Sulmuesi mëngjërash, i cili pësoi një dëmtim në kofshë më parë këtë sezon, ka regjistruar 11 gola dhe 14 asiste në 32 ndeshje gjithsej për Arsenal-in këtë sezon.
Nga ana tjetër, Yamal aktualisht po shijon një sezon të shkëlqyer për Barcelona-n. 17-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 24 asiste në 49 ndeshje në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën katalanase të ngrejë trofeun e Kupës së Mbretit deri më tani.
Ndërkohë, Dembele është shfaqur si një favorit për të fituar çmimin Ballon d’Or 2025 kohët e fundit. Francezi 27-vjeçar ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 12 asiste në 45 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Paris Saint-Germain në sezonin aktual 2024-25.
Të tre yjet e lartpërmendur mund të fitojnë ende Champions League këtë sezon. Saka dhe Dembele do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League mes PSG dhe Arsenal-it, të mërkurën (7 maj). -

PSG fiton në “Emirates” dhe është me një këmbë drejt finales, por “qan” Ousmane Dembele-n (video)
U luajt sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së, ku kampionët e Francës fituan me rezultatin minimal 0-1.
Një kundërsulm i shpejtë i francezëve në minutën e 3-të, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur. SHIKOGOLIN
Ndërkohë, francezët kanë kërkuar penallti në minutën e 15-të, ku Jurrien Timber pati një kontakt me Kvaratskhelia-n, duke e ndalur me krah gjeorgjianin brenda zonës, por arbitri kryesor Slavko Vincic ishte i prerë në vendimin e tij duke vazhduar normalisht lojën.SHIKORASTIN
Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG-në. Pjesa e dytë ka nisur direkt me gol, ku vendasit kanë barazuar shifrat 1-1 me Mikel Merino, spanjolli shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e dënimit. Por gëzimi dhe festa e Arsenal-it zgjat shumë pak, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran dhe anullon golin për shkak të pozicion jashtë loje të Merino-s. Vendimi ishte i drejtë, siç duket dhe në pamjen më poshtë.Në minutën e 55-të, Arsenali pati shansin e artë të barazonte shifrat, por goditja e Leandro Trossard u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Gigio Donnarumma, një pritje e jashtëzakonshme italianit. SHIKORASTIN
Në minutën e 70-të, Ousmane Dembele lë fushën e lojës i dëmtuar dhe në vend të tij futet Bradley Barcola. Ende nuk dihet sa serioz është dëmtimi i Dembele, por sigurisht që e ka bërë Luis Enriuque-n me dhimbje koke. Sulmuesi francez po kalonte një super formë, gjë që e tregoi edhe sonte për aq sa luajti, ky dëmtim mund t’i kushtojë shumë në Champions League, pasi gara për titull në Francë është mbyllur.
Në minutën e 84-të, Goncalo Ramos i future në fushë në gjysmën e dytë të pjesës së dytë godet traversën. SHIKORASTIN Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. PSG fiton 0-1.
-

Arsenal-PSG nis direkt me gol, Dembele kalon në avantazh francezët (video)
29 Prill 2025
21:10
Telesport
Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.
Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur. SHIKOGOLIN
Një gol i shpejtë i francezëve që i ka zënë në befasi “Topçinjtë”, të cilët do të kërkojnë me patjetër golin e barazimit, për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Në anën tjetër, parizienët janë më të qetë në fushë dhe do kërkojnë të “godasin” sërish kundërshtarin me kundërsulmet e tyre që janë vërtet shumë të rrezikshme. -

Video e çuditshme nga ndeshja e Champions League, Dembele nuk pranon çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes
Pavarësisht humbjes 3:2 nga Aston Villa, PSG arriti në gjysmëfinale të Champions League dhe Dembele u vlerësua si lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje. Kur vjen puna te çmimet, të gjithë nxitojnë për të ngritur trofeun i pari.
Por ky nuk ishte rasti i Dembele. Për një arsye të pakuptueshme, francezi refuzoi të pranonte çmimin dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes. Një pjesëtar i UEFA-s vraponte për t’i kërkuar që të merrte çmimin dhe të pozonte, por Dembele ishte i sigurt në vendimin e tij dhe nuk e dëshironte këtë gjë.
Në fund organizatorët arritën që ta bindnin Dembelen për të pasur një foto për vlerësimin si lojtari më i mirë i ndeshjes dhe vetë foto tregon qartësisht se lojtari nuk ishte aspak i lumtur që “u detyrua” për t’i treguar botës se ishte më i miri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Dembele’s mentality is insane. Despite going through, he didn’t want to take the MOTM award because they lost the game.? pic.twitter.com/9BiCK3XtrL
— Wburg ?? (@TheSomalianLad) April 16, 2025 -

Dembelè i rilindur zbulon prioritetin e tij: Tani dua Champions, më pas vijnë edhe trofetë e tjerë
10 Prill 2025
9:25
Telesport
Ousmane Dembélé është tërësisht i transformuar këtë sezon dhe po shkëlqen, duke qenë në qendër të vëmendjes te PSG. Pas një viti të parë zhgënjyes në kryeqytetin francez, anësori ka ndryshuar marsh falë besimit të trajnerit Luis Enrique.
Ai e ka vendosur në një pozicion më qendror, duke rritur cilësitë e tij dhe rezultatet kanë qenë të shkëlqyera Një ortek golash këtë sezon: 21 gola në Ligue 1, që e vendos atë në krye të listës së golashënuesve.
Tifozët në “Parc des Princes” tashmë janë të dashuruar me talentin e rizbuluar, i cili duket se ka gjetur ekuilibrin mendor dhe teknik. Sot Dembélé është një finalizues i kthjellët, i aftë për të shënuar gola vendimtarë dhe spektakolar.
Kjo e bën Dembele kandidat për Topin e Artë, për të cilin ai thotë: “Nuk jam i fiksuar pas këtij trofeu. Prioriteti i tij është Champions League. Topi i Artë dhe çdo gjë tjetër mund të vijë më vonë, por kjo nuk përfaqëson presion për mua.” -

Ronaldinho lartëson dy “trashëgimtarët” e tij: Yamal shpik gjëra nga hiçi, Dembélé si brazilian
“Topi i Artë” i vitit 2005 dhe yll i Barcelonës, Milanit e PSG-së, Ronaldinho, ka lavdëruar pasuesit e tij, të cilët do të jenë pa dyshim protagonistë në Ligën e Kampionëve. Midis tyre, Ousmane Dembélé dhe Lamine Yamal.
Në një intervistë për “L’Equipe”, braziliani, tani 45 vjeç, sheh te Yamal, kampioni i ri i Spanjës dhe Barcelonës, “një talent të hershëm”: “Më pëlqen ta shoh atë, edhe për aftësinë e tij për të shpikur. Sigurisht, duhet të konfirmohet, por do të bëhet një lojtar i madh. Jam i sigurt për këtë”.
Ronaldinho ndjek gjithashtu PSG-në: “Atje është Ousmane Dembélé, lojtar që më pëlqen shumë. Ka pak stil brazilian. Driblon, shpik, provokon. Është shpesh i palexueshëm dhe shënon shumë gola. Po tregon aftësitë e tij, duke marrë një rol ndryshe nga ai i PSG-së të vitit të kaluar, ose edhe nga ai në Barcelonë”.
Merita është padyshim edhe e Luis Enrique, të cilin ai e njeh mirë dhe përfaqëson një lidhje mes dy klubeve: “Kam parë disa foto shumë të bukura të Luis Enrique me të gjithë lojtarët e tij. Ai është dikush që e do shumë punën që bën, sepse jep gjithçka. Luis e di çfarë bën, çfarë futbolli do të luajë.
Ne u takuam në Barcelonë, e admiroj shumë dhe e respektoj. Ishte një lojtar i madh, që u bë edhe trajner i madh. Fitoi gjithçka te Barça dhe bëri gjëra të mëdha me kombëtaren spanjolle. Do të ketë sukses në atë që po ndërton në Paris. Po zhvillon një plan loje të mirë dhe tërheqës. PSG është një ekip me potencial të madh”.
Dy kampionët që përmendi Ronaldinho, nëse ekipet e tyre do të shkojnë në finalen e Ligës së Kampionëve, do të jenë gjithashtu në garë për “Topin e Artë”. Ata do të duhet të fitojnë edhe konkurrencën e Mbappé.
“Kylian është padyshim një nga lojtarët që më pëlqejnë shumë, – thekson ish-lojtari i Milanit. – Është një mik i madh i imi, e respektoj për gjithçka që bën në jetë. Jam shumë i lumtur që erdhi të luajë në kampionatin spanjoll.
Edhe unë pata pak të njëjtën rrugë, pas Parisit… (pavarësisht se në mënyrë të kundërt). Sidoqoftë, edhe ai është në një klub historik, që duhet t’i mundësojë të shprehet dhe të fitojë gjërat e mëdha, të cilat ende i mungojnë”. -

Dembele karikon PSG: Në momentet vendimtare lojtarët e mëdhenj bëjnë diferencën
32 gola dhe 7 asistime janë shifrat e deritanishme të këtij sezoni që tregojnë transformimin mbresëlënës të Ousmane Dembélé. Sulmuesi i PSG-së po e konfirmon nga ndeshja në ndeshje formën e tij të shkëlqyer, në një sezon ku parizienët janë pranë titullit të 15-të kampion në histori.
Kurorëzimi si kampion i Francës mund të zyrtarizohet këtë të shtunë, gjatë ndeshjes kundër Angers në “Parc des Princes”. Lojtarëve të Luis Enrique do t’u duhet vetëm një barazim për t’u kurorëzuar kampionë para tifozëve të tyre. Në prag të kësaj feste të madhe, Dembele shprehet gati për këtë fundsezon të zjarrtë.
“Ne jemi pranë fitimit të titullit, por do të qëndrojmë të fokusuar pasi sezoni nuk ka përfunduar ende. Përpara kemi edhe Champions League, që është objektivi kryesor i sezonit. Gjithsesi, çdo hap duhet hedhur me kujdes, pasi ndeshjet duhen marrë një e nga një, pa anashkaluar asnjë detaj”, tha Dembele
Ndeshjet në Champions do të luhen më 9 prill në Paris dhe më 15 prill në Birmingham. Një sukses në Champions mund t’i sjellë francezit edhe Topin e Artë. “Do të ishte fantastike, por aty ka shumë konkurrencë. Kudo ka. Tani duhet të qëndrojmë të fokusuar sepse në momente lojtarë të mëdhenj bëjnë diferencën”, tha Dembele. -

PSG vazhdon “gjuetinë” e Tripletës! Arrin finalen e Kupës së Francës pas frikës fillestare. Dembele super sezon
2 Prill 2025
0:28
Telesport
Vetëm një frikë e madhe për Paris Saint-Germain në Kupën e Francës: në Stade Pierre-Mauroy, USL Dunkerque, një klub i Ligue 2, mori një epërsi të dyfishtë (golat nga Sasso dhe Al Saad) dhe e mbylli pjesën e parë 2-1 falë golit të zakonshëm të Dembele që e ktheu skuadrën e tij në rrugën e duhur në fund të pjesës së parë.
Më pas skuadra e Luis Enrique-s finalizoi permbysjen me golat e Marquinhos, Doué dhe Dembelé sërish, duke arritur kështu në finalen e planifikuar për 24 majin e ardhshëm në Stade de France.
Objektivi i Tripletes është i paprekur: kundërshtari për në finale do të dale nga ndeshja mes AS Cannes dhe Reims.
E Martë, 1 prill
USL Dunkirk-PSG 2-4
7′ Sasso (D), 27′ Al Saad, 45′ Dembelé, 48′ Marquinhos, 62′ Doué, 90′ Dembelé
E Mërkurë 2 Prill
AS Cannes – Reims