Tag: dembelé

  • Doue dhe Dembele në tapetin e kuq të ”Topit të Artë” me hitin e Taynës ”Si Ai”

    Doue dhe Dembele në tapetin e kuq të ”Topit të Artë” me hitin e Taynës ”Si Ai”

    Showbiz E Martë, 23 Shtator 2025 15:16
    Ceremonia e ”Topit të Artë” nuk solli vetëm emocionet e lojtarëve më të mirë të vitit, por edhe një prekje artistike që lidhet me Kosovën. Në tapetin e kuq u shfaqën emra të mëdhenj të futbollit, mes tyre Doue dhe Ousmane Dembele, të cilët tërhoqën vëmendjen e mediave botërore me paraqitjen e tyre.
    Por një detaj i veçantë tërhoqi po aq interes: muzika që shoqëronte atmosferën ishte e artistes së njohur, Tayna. Kënga e saj u dëgjua gjatë mbrëmjes, duke e bërë eventin edhe më të veçantë. Prania e muzikës së Taynas në një ceremoni kaq prestigjioze është dëshmi e qartë e ndikimit dhe përhapjes së artit shqiptar përtej kufijve.

    Ajo po hyn gjithnjë e më shumë në skenat elitare ndërkombëtare, duke përfaqësuar me krenari kulturën e saj. Ky nuk është rasti i parë që muzika e saj arrin deri në ngjarje apo platforma të rëndësishme. Tayna tashmë ka ndërtuar një reputacion të fortë në tregun global, por Ballon d’Or e përforcon edhe më shumë këtë sukses.

  • Babai i Yamal: “Kush është Dembele?”

    Babai i Yamal: “Kush është Dembele?”

    Sulmuesi i PSG-së dhe i ekipit kombëtar francez, Ousmane Dembele, fitoi Topin e Artë përpara spanjollit Lamine Yamal.
    Por babai i futbollistit të ri të Barcelonës, Mounir Nasraoui, u zhgënjye me këtë rezultat.
    “Kush është Dembele? Mendoj se është, nuk do të them grabitje, por dëm moral. Mendoj se Lamine është padyshim lojtari më i mirë në botë, pa rival. Jo sepse është djali im, por sepse është lojtari më i mirë në botë, nuk ka të barabartë. Duhet të them se diçka shumë e çuditshme ka ndodhur”, tha babai i Yamal pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

    💣 EL PADRE DE LAMINE, EN EXCLUSIVA con @elchiringuitotv:
    ❌ “Ha pasado algo muy raro, es el MAYOR DAÑO MORAL a un SER HUMANO”.
    🔝 “Lamine es el mejor del mundo con mucha diferencia”. pic.twitter.com/xfxCEWMt9E
    — El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 22, 2025

    Gjithsesi, ylli i Barcelonës nuk qëndroi duarkryq, duke fituar trofeun “Raymond Kopa” për lojtarin më të mirë të ri të sezonit.

    Trofeu Kopa jepet nga ish-fituesit e Topit të Artë nga një listë e përpiluar më parë nga ekipi editorial i France Football. /tesheshi.com/

  • “Ferr-parajsa” e Yamal, reagimi i tij ndaj triumfit të Dembélé për “Topin e Artë” bëhet “viral”

    “Ferr-parajsa” e Yamal, reagimi i tij ndaj triumfit të Dembélé për “Topin e Artë” bëhet “viral”

    23 Shtator 2025

    12:47

    Alfred Lleshi

    Lamine Yamal fitoi çmimin “Kopa”, për “Topin e Artë” do të duhet të presë. Përkundër pritshmërive të babait të tij, që reagoi me zemërim pas fitores së Dembélé, talenti blaugrana e përballoi situatën me qetësi dhe profesionalizëm.

    When Lamine Yamal congratulate Ousmane Dembele after his victory at the 2025 Ballon d’Or pic.twitter.com/bsoD2ppqDI
    — Ballon d’Or (@ballondor) September 22, 2025

    Kur Ronaldinho shpalli fituesin, kamerat kapën fytyrën e tij të mërzitur, por pa shenja zemërimi. Ai e përgëzoi rivalin duke qëndruar ulur në vendin e parë, vazhdoi të duartrokiste, duke treguar përzierje zhgënjimi dhe pranimi të realitetit. Sezoni i fundit i Dembélé ishte i jashtëzakonshëm, edhe triumfi i tij mbrëmë ishte i pritshëm.
    Gjatë mbrëmjes ishin dy Lamine; ai i buzëqeshur me trofeun “Kopa” dhe ai me fytyrë të mërzitur, kur Dembélé mori “Topin e Artë”. Pavarësisht zhgënjimit, larg kamerave e përshëndeti dhe e përqafoi fituesin, duke treguar maturi e respekt, në kontrast me reagimin e ashpër të babait.

    OUSMANE YOU DID IT! #ballondor pic.twitter.com/0eiclvXuXN
    — Ballon d’Or (@ballondor) September 22, 2025

  • Neymar ngre dyshime mbi “Topin e Artë”: Që Raphinha të dalë i pesti në renditje është tallje…

    Neymar ngre dyshime mbi “Topin e Artë”: Që Raphinha të dalë i pesti në renditje është tallje…

    23 Shtator 2025

    11:31

    Alfred Lleshi

    Reagimet pas zbulimit të fituesit të “Topit të Artë”, Ousmane Dembélé, vazhdojnë të mbërrijnë nga çdo cep i globit. Një prej reagimeve më të spikatura vjen nga Brazili, ku Neymar shprehu habinë për renditjen e bashkëkombasit të tij, Raphinha: “Që Raphinha të dalë i pesti është një tallje…”
    “France Football” nuk ka asnjë dyshim mbi fituesin, ashtu si te PSG, ku tifozët u entuziazmuan kur Ronaldinho përmendi emrin e Dembélé. Vincent Garcia, redaktor i përhershëm i revistës që jep çmimin prestigjioz në fjalë, theksoi: “Ousmane Dembélé fitoi me një diferencë të madhe votash. Ai mori mbështetjen e jurisë së ‘Topit të Artë’. Është një fitues i ‘Topit të Artë’ i qartë dhe i padiskutueshëm”.

  • Ana e panjohur e Dembélé, fituesit të “Topit të Artë” 2025. Origjina, gruaja dhe vajza “katalanase”

    Ana e panjohur e Dembélé, fituesit të “Topit të Artë” 2025. Origjina, gruaja dhe vajza “katalanase”

    23 Shtator 2025

    10:37

    Alfred Lleshi

    Ousmane Dembélé, fituesi i “Topit të Artë” 2025, e ka mbajtur gjithmonë jetën private larg mediave. Ai ka lindur më 15 maj 1997 në Vernon, Francë, nga një nënë me origjinë mauritane dhe senegaleze, ndërsa babanë nga Mali. Prindërit u ndanë kur ai ishte i vogël, ka trashëguar identitet multikultural dhe fenë islame.

    Fëmijërinë e kaloi në Évreux, duke luajtur futboll në rrugë, pasion që e shndërroi në karrierë profesioniste, fillimisht te Rennes, më pas te Borussia Dortmund, Barcelona dhe PSG. Ai është i martuar që nga dhjetori 2021 me Rima Edbouche, një influencuese franceze me origjinë marokene. Martesa u zhvillua në Marok me rituale muslimane.

  • Dembele mbytet nga lotët: “Topi i Artë” nuk ishte objektivi im. Jam pa fjalë, e pabesueshme…

    Dembele mbytet nga lotët: “Topi i Artë” nuk ishte objektivi im. Jam pa fjalë, e pabesueshme…

    23 Shtator 2025

    8:17

    Alfred Lleshi

    “Topi i Artë” 2025 shkoi për Ousmane Dembélé. Në “Théàtre du Châtelet”, sulmuesi i PSG u shpall fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll, duke marrë trofeun nga Ronaldinho. Tejet i emocionuar, francezi tha: “Është e pabesueshme ajo që më ka ndodhur, jam pa fjalë. Sezoni me PSG ka qenë i jashtëzakonshëm. Jam pak nervoz, nuk është e lehtë të flas këtu, por ta marr këtë trofe është diçka speciale”.
    Më pas erdhën falënderimet: “Jam krenar për gjithçka që kam arritur. Falenderoj PSG-në që më mori më 2023, presidentin, trajnerin Luis Enrique, stafin, bashkëlojtarët dhe familjen. Skuadra ime ka qenë fantastike, kemi fituar pothuajse gjithçka dhe ky çmim është për të gjithë ne. Dua të falenderoj edhe Barcelonën, ku nisa të realizoj ëndrrat e mia. ‘Topi i Artë’ nuk ishte objektiv i karrierës sime, por ta fitoj është e pabesueshme”.

  • Babai i Yamal proteston: Nuk do ta quaj vjedhje, por… Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu

    Babai i Yamal proteston: Nuk do ta quaj vjedhje, por… Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu

    Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, reagoi me zemërim pas humbjes së të birit në garën për “Topin e Artë” 2025, fituar nga Ousmane Dembélé. Fillimisht, duke kaluar para gazetarëve spanjollë, tha shkurt: “Viti tjetër ky trofe do të jetë i yni”.
    Më vonë, në një lidhje me “El Chiringuito”, ai shpërtheu: “Mendoj se është dëmi më i madh moral që i është bërë një njeriu. Nuk do ta quaj vjedhje, por është e padrejtë”.
    Nasraoui mbrojti me ngulm të birin: “Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë, me shumë diferencë, jo sepse është djali im, por sepse nuk ka rivalë. Lamine është Lamine, këtu ka ndodhur diçka shumë e çuditshme”.
    Në fund përsëriti premtimin e tij: “Vitin tjetër, ‘Topi i Artë’ do të jetë spanjoll”.
    📊 Renditja finale e “Topit të Artë” 2025:1️⃣ Ousmane Dembélé (PSG)2️⃣ Lamine Yamal (Barcelona)3️⃣ Vitinha (PSG)4️⃣ Mohamed Salah (Liverpool)5️⃣ Raphinha (Barcelona)6️⃣ Achraf Hakimi (PSG)7️⃣ Kylian Mbappé (Real Madrid)8️⃣ Cole Palmer (Chelsea)9️⃣ Gianluigi Donnarumma (PSG / Man. City)🔟 Nuno Mendes (PSG)11. Pedri (Barcelona)12. Khvicha Kvaratskhelia (PSG)13. Harry Kane (Bayern Munich)14. Desiré Doué (PSG)15. Viktor Gyökeres (Sporting / Arsenal)16. Vinicius Jr (Real Madrid)17. Robert Lewandowski (Barcelona)18. Scott McTominay (Napoli)19. João Neves (PSG)20. Lautaro Martínez (Inter)21. Serhou Guirassy (Dortmund)22. Alexis Mac Allister (Liverpool)23. Jude Bellingham (Real Madrid)24. Fabián Ruiz (PSG)25. Denzel Dumfries (Inter)26. Erling Haaland (Man. City)27. Declan Rice (Arsenal)28. Virgil van Dijk (Liverpool)29. Florian Wirtz (Leverkusen / Liverpool)30. Michael Olise (Bayern Munich)
    👉 PSG dominon me shumë lojtarë në “top 30”, ndërsa podiumi i vitit shënoi triumfin historik të Dembélé.

  • Mesazhi i Messit pas fitimit të “Topit të Artë” dhe këshilla e tij që i ndryshoi jetën Dembele

    Mesazhi i Messit pas fitimit të “Topit të Artë” dhe këshilla e tij që i ndryshoi jetën Dembele

    23 Shtator 2025

    8:33

    Alfred Lleshi

    Ousmane Dembélé ndau me 18 milionë ndjekësit e tij në Instagram gëzimin për fitimin e “Topit të Artë”: “Shumë gëzim, krenari dhe emocion. Një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim!” Mes mijëra urimeve, spikati ai i Lionel Messit, ish-shokut të tij te Barcelona (2017–2021): “Grande Ous! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”.
    Messi, fitues i 8 “Topave të Artë”, ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë me Dembélé. Francezi tregoi se këshillat e tij ishin vendimtare: “Që nga dita e parë pata marrëdhënie të shkëlqyer me Messin. Garderoba ime ishte ngjitur me të dhe më jepte shumë këshilla. E kuptonte instinktivisht për çfarë kisha nevojë. Për mua është më i madhi, një lojtar që më frymëzon”.
    Ousmane Dembélé ka zbuluar këshillën vendimtare që mori nga argjentinasi gjatë kohës së përbashkët te Barcelona: “Messi më tha të isha serioz nëse doja t’i arrija ëndrrat e mia. Pas asaj, nisa të vëzhgoja dhe mësoja nga gjithçka që ai bënte në fushë”.

  • Yamal nuk fitoi Topin e Artë, shoku i ekipit gëzohet. Shenja krisjeje te Barcelona?

    Yamal nuk fitoi Topin e Artë, shoku i ekipit gëzohet. Shenja krisjeje te Barcelona?

    Lamine Yamal nuk e fitoi Topin e Artë mbrëmjen e djeshme. Edhe pse favorit ishin futbollistët e PSG, me Ousmane Dembele që e fitoi, pritshmëritë ishin rritur shumë për talentin e Barcelonës.
    Yamal nuk ishte i vetmi nga katalanasit që e pretendonte, pasi edhe kapiteni Raphinha, i cili doli i pesti, kishte merita të mjaftueshme për ta pretenduar çmimin. Dhe fakti që Yamal nuk e fitoi Topin e Artë, duket se e gëzoi brazilianin, shkruan A2.
    Pamjet e momentit kur shpallet fituesi i edicionit 2025 po bëjnë xhiron e rrjetit për mënyrën se si reaguan protagonistët në sallë. Dembele u çua në këmbë dhe takoi disa nga shokët e skuadrës te PSG, ndërsa shkoi të takonte edhe Yamal i cili po duartrokiste ftohtë, para se të ngjitej në skenë për të marrë trofeun. Por, ajo që u ra në sy të gjithëve, ishte pamja shumë e gëzuar e Raphinha.
    Menjëherë, kanë filluar të qarkullojnë teori për xhelozi mes futbollistëve katalanas

  • Dembele fitoi “Topin e Artë”, e parashikoi Xavi 4 vite më parë: Ai mund të jetë më i miri në botë

    Dembele fitoi “Topin e Artë”, e parashikoi Xavi 4 vite më parë: Ai mund të jetë më i miri në botë

    Ousmane Dembélé fitoi “Topin e Artë” 2025, duke bërë realitet një parashikim të Xavit që më 2021: “Po, për mua Dembélé mund të jetë lojtari më i mirë në botë në rolin e tij… Natyrisht, varet nga mentaliteti i tij, nga fakti që të dëmtohet sa më pak dhe të luajë mirë. Për mua rinovimi i tij është prioritet”.
    Dembélé, i transferuar nga Borussia Dortmund te Barcelona për gati 150 milionë euro, gjatë 6 sezoneve në “Camp Nou” (185 ndeshje, 40 gola, 41 asiste) nuk arriti të konfirmohej plotësisht, shpesh i penguar nga dëmtimet dhe paqëndrueshmëria. Te PSG, megjithatë, shifrat e tij janë shpërthyese. Në vetëm 99 ndeshje ka realizuar 43 gola e 32 asiste, përfshirë sezonin e fundit me 35 gola dhe 16 asiste, më i miri i karrierës.
    Pas tri kampionateve, dy Kupave të Spanjës dhe tri Superkupave me Barcelonën, francezi 28-vjeçar arriti kulmin personal, duke fituar “Topin e Artë”. Nga podiumi falënderoi Luis Enrique, të cilin e quajti si “një baba”. Ndër të parët që e përgëzoi ishte Kylian Mbappé, teksa largimi i këtij të fundit drejt Real Madridit u pa si momenti kyç i shpërthimit të Dembélé te PSG.