Pas incidentit të përplasjes fizike mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ky i fundit ka dhënë një deklaratë për mediat. Gjuzi shpjegoi se situata ka shpërthyer kur Demaliaj ka hyrë në ambientet e hotelit dhe ka shkuar drejtpërdrejt tek ai, duke e fyer dhe sharë. Sipas tij, fjalët që Demaliaj përdori ishin të rënda dhe të papërshtatshme, duke e fyer publikisht përballë një gruaje, e cila ishte kryetarja e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, e cila po qëndronte me të në atë moment.
Gjuzi theksoi se i kërkoi disa herë Demaliajt të tërhiqej, por ai nuk e ndaloi. Pavarësisht tensioneve, Gjuzi vendosi të ruante qetësinë dhe të shmangte çdo përshkallëzim të situatës, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjen e badigardëve të hotelit për të ndihmuar që situata të qetësohej, duke e cilësuar atë si një tentativë për të pasur një sulm fizik.
“Për mua ishte një tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”, tha Gjuzi, duke nënvizuar se ndonëse ishte provokuar, ai nuk ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.
“Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.
Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë.”-tha Gjuzi
Tag: demaliaj
-

U godit me shqelm nga Ilir Demaliaj, Kujtim Gjuzi: Më shau në sy të një gruaje
-

U konfliktua fizikisht me Demaliajn, reagon Kujtim Gjuzi: Më shau në sy të një gruaje…
Një video skandaloze është publikuar sot në media, ku analisti Ilir Demalia sulmon fizikisht ish-deputetin dhe kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi.
Skena ka ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë dhe duket se si Demaliaj tenton të qëllojë me grusht Gjuzin.
Ky i fundit ka reaguar mbi incidentin duke dhënë detaje.
“Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.
Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”, tha Gjuzi për mediat. -

VIDEO/ Përleshje fizike mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kujtim Gjuzit
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet një përleshje fizike mes gazetarit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi, aktualisht pjesë e koalicionit të PD, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Siç shihet në video, Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas. Por pavraësisht tërheqjes me shpejtësi, Demaliaj arrin ta godasë me shqelm. Ndërkohë, një person i tretë tenton t’i ndajë, por në një moment bie në tokë.
Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë. -

VIDEO/ Plas sherri mes lir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit, gazetari: Më ka ngacmuar me postime në Facebook
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një përleshje fizike mes gazetarit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi.
Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas. Më pas Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë që tenton t’i ndajë shihet teksa bie në shesh.
Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë.
Kujtim Gjuzi është ish-deputet dhe aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje, ndërsa Ilir Demaliaj është një analist politik.
Nga ana tjetër, ka reaguar dhe Ilir Demaliaj për Report Tv pas incidentit të ndodhur. Sipas analistit, të është thënë se ‘Gjuzi e ka ngacmuar në rrjetin social FB dhe i ka përmendur familjen’.
Agravimi i situatës, sipas analistit, ka ndodhur në momentin kur janë takuar dhe ka pyetur se përse shkruan kundër familjes së tij.
“Më ka ngacmuar me shkrime në FB, duke më përmendur familjen time. Dhe i kërkova arsyen pse shkruan kundër familjes kur u hasëm, dhe ndaj agravoi situata.”-është shprehur Demaliaj për Report Tv -

”Analisti i pavarur” Ilir Demaliaj godet me shqelm Kujtim Gjuzin
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Sherr në Tiranë, Ilir Demaliaj godet me shqelm Kujtim Gjuzin! (Video)
Një sherr është regjistruar në ambientet e hollit të një hoteli të Tiranës, ku protagonist të sherrit kanë qenë dy personazhe të njohur për publikun.
Bëhet fjalë për Ilir Demaliajn dhe Kujtim Gjuzin. Siç shihet në videon që po qarkullon në rrjet, Demaliaj i lëshohet Kujtim Gjuzit dhe shkelmë, teksa ky i fundit fillimisht tenton t’i ikë.
Krah Ilir Demaliajt shfaqet dhe një grua, e cila mundohet të parandalojë sherrin, por ai e shtyn dhe e rrëzon përtok. Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit mes tyre.
Ilir Demaliaj kohët e fundit është kthyer në një mbrojtës të Edi Ramës në studiot televizive, ku ka thënë se është dhe kushëri me Linda Ramën, ndërsa ish-deputeti Kujtim Gjuzi është aleat i Sali Berishës në zgjedhjet e 11 Majit.