Tag: demalia

  • Kampion bote në boks, Uldedaj: Ky titull i përket Shqipërisë, një rrugëtim i vështirë dhe i mrekullueshëm

    Kampion bote në boks, Uldedaj: Ky titull i përket Shqipërisë, një rrugëtim i vështirë dhe i mrekullueshëm

    Në një mbrëmje të paharrueshme në “O2 Arena” të Londrës, Jurgen Uldedaj arriti të mposhtë kampionin kamerunas, Rolly Lambert Fogoum, dhe u shpall kampion bote në versionin IBO Cruiserweight (International Boxing Organization) për peshën e rëndë.

    Kjo fitore shënon një arritje historike për sportin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë shqiptar që ngjitet në majat e boksit profesionist duke fituar një titull botëror. Pas përfundimit të ndeshjes, Ilir Demalia realizoi intervistën e parë me kampionin e ri të botës.
    Intervista e plotë
    Ilir Demalia: Jurgen, keni bërë një rrugë të gjatë dhe keni arritur deri këtu. Si ndiheni sot?
    Jurgen Uldedaj: Në radhë të parë dua të falënderoj nga zemra familjen time, Zotin lart në qiell, skuadrën time të mrekullueshme dhe, pa dyshim, publikun shqiptar që më ka mbështetur që nga fillimi i karrierës sime. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Jam i pari shqiptar që përfaqëson këto ngjyra kaq të bukura me një titull botëror.
    Ilir Demalia: Para disa ditësh, në një intervistë për mediat angleze, ju thatë: “Albanians are fighters, fighters, fighters”. Sa do të vazhdojë kjo luftë për ju?
    Jurgen Uldedaj: Shqiptarët e kanë në ADN luftën. Që nga frymëzuesi ynë i madh, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që u përball me perandorinë osmane, lufta është pjesë e karakterit tonë. Ky titull është vetëm një motivim për të ecur më tej, sepse qielli është kufiri.
    Ilir Demalia: Jeni më shumë i emocionuar sot apo ndjeni lehtësim pas gjithë atij tensioni?
    Jurgen Uldedaj: Kur arrin në këto nivele, asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet falas. Falë punës së madhe dhe përkushtimit të skuadrës sime, me Set Maura dhe Don Charles ia dolëm. Ishte një rrugëtim i vështirë, por i mrekullueshëm.
    Ilir Demalia: Si u futët në rrugën e boksit? Zakonisht, në boks hyjnë ata që kërkojnë të dalin nga vështirësitë e jetës, por ju kishit një familje të mirë dhe jetë të qëndrueshme.
    Jurgen Uldedaj: Është e vërtetë. Kjo ndodhi rreth 17 vjet më parë. Kam qenë një fëmijë i shëndetshëm, dhe profesori im, Rigels Nica, më mori fillimisht vetëm për t’u bërë më në formë, për të humbur pak peshë. Por ai pa tek unë talentin dhe i tha prindërve të mi: “Mos e lini djalin, ai ka dhunti natyrore.” Që nga ajo ditë, nuk jam ndarë më nga boksi. Kam sakrifikuar shumë, festa, shoqëri, vite të bukura, por sot çdo gjë ia ka vlejtur.
    Ilir Demalia: Çfarë përfaqëson ky titull për ju dhe a do ta sillni në Shqipëri?
    Jurgen Uldedaj: Patjetër! Ky është brezi i kampionit të botës dhe do të vijë në Shqipëri. Ky titull i përket vendit tim, Shqipërisë, dhe atje do të qëndrojë. Pas disa ditësh pushimi, do të ulemi me skuadrën për të vendosur hapat e ardhshëm, mbrojtjen e titullit apo sfidën për një tjetër brez, për t’u bërë kampion i dyfishtë bote.
    Ilir Demalia: Ju jeni një njeri shumë i përulur dhe gjithmonë ia dedikoni suksesin Shqipërisë. Por çfarë ju ka dhënë Shqipëria juve?
    Jurgen Uldedaj: Shqipëria më ka dhënë emrin shqiptar. Dhe për mua, kjo është gjithçka.
    Ilir Demalia: Kampion i botës… por mbi të gjitha, kampion i vërtetë.
    Jurgen Uldedaj: Faleminderit. Ky është vetëm fillimi.

  • Ilir Demalia tregon të vërtetën për përplasjen me Gjergj Lucën

    Ilir Demalia tregon të vërtetën për përplasjen me Gjergj Lucën

    Analisti i njohur, Ilir Demalia ka reaguar pas debatit në emisionin e Ylli Rakipit, ku u përplas me biznesmenin Gjergj Luca. Ai thotë se që në orët e para të mëngjesit është “bombarduar” me qindra mesazhe, por shumë prej tyre, sipas tij, nuk kanë kuptuar ironinë që përdori ndaj Lucës.
    ”Shumë njerëz nuk e kuptuan ironinë që i bëra mikut dhe vëllait tim Gjergj Luca, kur i thashë se ai prodhon, ndërsa shumë biznesmenë të tjerë nuk prodhojnë asgjë”,- shprehet Demalia. Ai tregon se ironia vijoi edhe kur i kujtoi Lucës akuzat e portaleve për trafik droge me peshq.
    ”I thashë, ti e kap peshkun, e çon në fabrikë, e përpunon dhe e eksporton në Amerikë e në vendet skandinave. Ja ku del pastaj portali që thotë se peshkut i fusin drogë në bark. E thashë ashtu siç e thonë ata që e sulmojnë Lucën prej kohësh”.

  • Demalia akuza Lucës dhe Manes: Ti i fut drogë peshkut, Samir Mane shkatërroi natyrën e vendit

    Demalia akuza Lucës dhe Manes: Ti i fut drogë peshkut, Samir Mane shkatërroi natyrën e vendit

    Gjergj Luca dhe analisti Ilir Demalia, kanë debatuar ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” për oligarkët.
    Gjergj Luca, i njohur për aktivitetin e tij në industrinë e peshkut dhe turizmit, duke folur për Manen, mohoi të jetë oligark, duke e cilësuar si “burrë i mençur që bën lekë”.
    “Unë kam qenë oligark, kontrolloja jetën e natës, kazinotë, diskotekat. Më ranë, ma vodhën biznesin. Tani bëj çdo punë me thonj dhe më thonë oligark,” tha Luca, duke shtuar se “oligark është ndërmarrja shtetërore e naftës, jo Samir Mane”. – tha ai.
    Nga ana tjetër, Ilir Demalia e akuzoi Manen si përfitues të pushtetit politik, duke e cilësuar si “oligark që ka marrë Shqipërinë në dorë”.
    Ndërkohë ai ka lëshuar edhe një akuzë të fortë ndaj Gjergj Lucës duke deklaruar që eksporton drogë me anë të peshkut dhe e çon në Amerikë.
    “Samir Mane nuk prodhon por ka bërë trafik influence me politikën. Të gjithë qeveritë kanë prodhuar këto. Samir Mane ka shkatërruar natyrën, ajo që ka bërë në Palasë është katastrofë. Tani edhe pyllin e Korcës… Ti e merr peshkun që i fut dhe drogë brenda dhe e çon në Amerikë. Ky çfarë ka prodhuar? Më thuaj një prodhim të këtij”, tha Demalia.

  • “PD-ja s’duhet të flasë për drejtësi”, Demalia akuzon Berishën: Është nxitësi i tragjedisë së gjyqtarit Astrit Kalaja

    “PD-ja s’duhet të flasë për drejtësi”, Demalia akuzon Berishën: Është nxitësi i tragjedisë së gjyqtarit Astrit Kalaja

    Analisti Ilir Demalia thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është pasojë e një fenomeni të krijuar nga Partia Demokratike gjatë kohës që ka qenë në pushtet, problemi me pronat.
    Në një emision televiziv, Demalia tha se vrasja e gjyqtarit Kalaja është e paamnistueshme, por theksoi se shumë shqiptarë si autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi, janë të lodhur dhe frustruar pasi nuk arrijnë të marrin pronat që u përkasin.
    “Unë nuk i jap të drejtë atij prap, sepse nuk ka të drejtë të marrë jetën e dikujt, por edhe kjo stërzgjatje e pronarëve ndërkohë që zaptuesit e tokës së xanun kanë marrë gjithë qendrën e Tiranës dhe i shesin me nga 5 mijë euo metri katror dhe shkojnë aty janë strehuar gjithë politkanët, gjith ëgjykatësit, gjithë prokurorët, atëherë si do të rrijë të mos reagojë tjetri”,- tha Demalia.Për Demalinë, kryedemokrati Sali Berisha është “nxitësi” i vrasjes së gjyqtarit Kalaja.
    “PD-ja sot nuk duhet të hapë gojën, Sali berisha nuk duhet të hapë gojën. Ai është shkaktari kryesor i shkatërrimit të pronës, ai është shkaktari kryesor dhe e ka bërë me qëllim. Pronat u shkatërruan në vitet ’92 – ’97 kur ishte Sali Berisha, që erdhën nga të gjitha anët dhe sulmuan me bregdet dhe sot hajde t’i shohim kush janë pronarët, ça të drejte kanë, hynë, zpatuan, i legalizoi me Shaban Meminë dhe tani ja ku jemi, dhe tani nuk i jeo zgjidhje më kësaj punë, s’ka Zot që e zgjidh”,- tha Demalia.

  • “Florian Binaj njeriu i Zenit”, analisti Demalia: Rrogëtar i televizionit të familjes Berisha

    “Florian Binaj njeriu i Zenit”, analisti Demalia: Rrogëtar i televizionit të familjes Berisha

    I ftuar në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, analisti Ilir Demalia tha se aktori Florjan Binaj është njeri i familjes Berisha, pasi edhe punon në televizionin e kësaj të fundit.
    “Gara e Tiranës tregoi gjendjen e rëndë të kësaj opozite, e cila prej 2 vitesh kërkon që të largojë Velinë, arrin ta lërgojë Velinë, pastaj pasi e largon Velinë dhe votojnë në Bashki për largimin e Velisë, shkojnë pastaj kur shpall presidenti zgjedhjet thonë është shkelje kushtetuese. Këtej thonë është shkelje kushtetuese këtej zgjedhin kandidatin. Gjithë kjo që bën opozita është një non sens që tregon gjendjen alarmante të opozitës që nuk qe në gjendje të nxjerrë një kandidat të vetin. Dhe këtë kandidat, që e kanë nxjerrë si të pavarur është i veti, sepse është rrogëtar i Zenit te syri.net. Të gjithë e dimë”, tha Demalia.

  • ‘Ka gjak në duar’, Demalia godet fort Berishën: 27 të vrarë dhe asnjë përgjegjësi, koha për masa emergjente

    ‘Ka gjak në duar’, Demalia godet fort Berishën: 27 të vrarë dhe asnjë përgjegjësi, koha për masa emergjente

    Analisti Ilir Demalia është shprehur me kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Demalia theksoi se Berisha sipas tij, njihet për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar vendit, duke rikujtuar edhe ngjarjet e 21 janarit, si edhe Gërdecin.
    Sa i përket ndikimit të Berishës tek opozita, në një intervistë televizive, Demalia tha se Partinë Demokratike e ka kthyer në biznes të vetin.
    “Asnjë pritje më të mirë. Fakti që një njeri që ka qenë 13 vite në pushtet dhe ka bëma të mëdha gjakësore, duke nisur me vrasjet në Bulevard, Gërdecin, drejtësia për mendimin tim le të bërtasë “Duman Duman”, por duhet t’i japë përgjigje pyetjeve, çfarë bëhet me dosjen 21 janari dhe Gërdeci? Si ka mundësi një Fatmir Mediut “rrotullon” gjithë hallkat. Janë 27 vetë të vrarë. Si lejohet kjo dosje, Sali Berisha? Si lejohet Shkëlzen Berisha? Si? Këto tolerohet. Atëherë kam të drejtë të dyshoj që me fuqinë e parasë që ka Berisha, bën tollovi? Ku keni parë në botë që ai që është i akuzuar të vendosë si do bëhet procesi gjyqësor? Ka ardhur një kohë që duhet t’i thuhet mjaft dhe të merren masa emergjente”, tha ai.

  • “Berisha po bën tollovi me forcën e parasë”, Demalia: Ku është parë që të vendosë i akuzuari sesi do të bëhet gjyqi?

    “Berisha po bën tollovi me forcën e parasë”, Demalia: Ku është parë që të vendosë i akuzuari sesi do të bëhet gjyqi?

    Analisti Ilir Demalia është shprehur me kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Demalia theksoi se Berisha sipas tij, njihet për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar vendit, duke rikujtuar edhe ngjarjet e 21 janarit, si edhe Gërdecin.
    Sa i përket ndikimit të Berishës tek opozita, në intervistën në “News Line” në ABC News, Demalia tha se Partinë Demokratike e ka kthyer në biznes të vetin.
    “Asnjë pritje më të mirë. Fakti që një njeri që ka qenë 13 vite në pushtet dhe ka bëma të mëdha gjakësore, duke nisur me vrasjet në Bulevard, Gërdecin, drejtësia për mendimin tim le të bërtasë “Duman Duman”, por duhet t’i japë përgjigje pyetjeve, çfarë bëhet me dosjen 21 janari dhe Gërdeci? Si ka mundësi një Fatmir Mediut “rrotullon” gjithë hallkat. Janë 27 vetë të vrarë. Si lejohet kjo dosje, Sali Berisha? Si lejohet Shkëlzen Berisha? Si? Këto tolerohet. Atëherë kam të drejtë të dyshoj që me fuqinë e parasë që ka Berisha, bën tollovi? Ku keni parë në botë që ai që është i akuzuar të vendosë si do bëhet procesi gjyqësor? Ka ardhur një kohë që duhet t’i thuhet mjaft dhe të merren masa emergjente”, tha ai.

  • Orët e fundit të Werner Daum, Ish-ambasadori gjerman ndërroi jetë në Tiranë, pedagogu Zogaj dhe analisti Demalia: Mik i shqiptarëve

    Orët e fundit të Werner Daum, Ish-ambasadori gjerman ndërroi jetë në Tiranë, pedagogu Zogaj dhe analisti Demalia: Mik i shqiptarëve

    Ngjante si një djalosh. Mori çantën nga makina, hodhi xhaketën në sup dhe më tha: “Hope to see you tomorrow” dhe u drejtua për tek hoteli. Kështu i kujton momentet e fundit me ish-ambasadorin Gjerman Werner Daum pedagogu Besjan Zogaj, i cili ishte pritësi I tij në Shqipëri me rastin e ceremonisë të diplomimit të studentëve të UET, vizitë e shumëpritur por që rezultoi të ishte e fundit për 82-vjeçarin.

    Një njohje e kultivuar në 10 vite që i përshfaqi personalitetin e madh që ishte Werner Daum. Vizita e tij në Shqipëri këtë fillim korriku do të sillte dhe jetësimin e të gjitha kujtimeve të tij në Shqipërinë komuniste kur hapi ambasadën e parë gjermane në Tiranë në vitin 1987  dhe mbi një ndër episode më të rëndësishme të Shqipërisë, ngjarjet e 2 korrikut  të viteve ’90.
    “Në këtë vizitë kishte një turravrap për të rrëfyer gjithçka kishte ndodhur në qëndrimin e tij në Shqipëri dhe arsyen pse kishte ndodhur. Pse ai mori një lloj protagonizmi duke shkelur edhe një udhëzim të ministrisë së jashtme të republikës federale të Gjermanisë. Të linte derën hapur të ambasadës dhe të strehonte në të 3199 shqiptarë për gati 10 ditë”, tha Besjan Zogaj, pedagog.
    Një ndër këta shqiptarë të strehuar në ambasadën gjermane në korrik të vitit 90 është dhe Ilir Demalia, i cili kujton qetësinë emblematike kur u përballën me një krizë të madhe kur regjimi ndërpreu ujin në ambasadë dhe nuk lejoi të furnizoheshin me ushqime
    Pavarësisht kostos profesionale që mori nga kjo ngjarje, Daum nuk pati asnjë pishman dhe pavarësisht se shërbeu si diplomat në shumë vende Shqipëria mbeti gjithmonë pjesë e kujtimeve dhe shqetësimeve të tij
    “z.Daum ka bërë një libër mbi historinë e Shqipërisë, islamin në Shqipëri dhe bukuritë natyrore të saj. Si një intelektual I shqetësuar ai e shihte Shqipërinë në një udhëkryq për shkak se nga një anë vlerat europiane janë të rrezikuara dhe Shqipëria nuk ka ecur në shpejtësinë e duhur në drejtim të Europës”, tha Ilir Demalia, analist.
    Daum, jetonte i vetëm pasi nuk kishte fëmijë ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë më parë. Po komunikohet me familjarë të tjerë të tij për të vendosur se ku do të prehet ai, pavarësisht se vendi ynë ka shprehur interes për ta mbajtur dhe nderuar si i takon një personaliteti të nivelit të tij.

    Top Channel

  • “Pastroje veten”/Nuk rezervohet analisti ndaj Berishës:Ta lënë të mbyten, si mund të mendohet të vijë sërish në pushtet

    “Pastroje veten”/Nuk rezervohet analisti ndaj Berishës:Ta lënë të mbyten, si mund të mendohet të vijë sërish në pushtet

    Demalia mbajti një qëndrim kritik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë përgjegjës për ngjarjet e ’97. Gjithashtu ai tha se kanë treguar se nuk kanë standard brenda partisë së tyre.
    “Partia Demokratike, një sekt i familjes Berisha”, kështu u shpreh analisti Ilir Demalian në një intervistë televizive. Demalia nuk i ka kursyer kritikat ndaj Berishës, duke thënë se nuk ka lënë njeri pa shpifur dhe anatemuar, ndërsa ai bëri edhe një thirrje publike që të shkojë te autoriteti i dosjeve të sigurimit dhe të marrë një certifikatë, të tregojë nëse ka qenë apo i jo i privilegjuar nga Sigurimi i Shtetit.
    “Kjo parti nuk duhet të ekzistonte më me atë që ndodhi në ’97. Si mund të mendohet që ky njeri mund të vijë sërish në pushtet. Ky ka Gërdecin, ka katër të vrarë në Bulevard. Nuk e kuptoj se si ne si shoqëri e ndjekim akoma. Ta lënë të mbyten me atë ushtarët që ka mbrapa. Le t’i marrë me vete në varr si besnikët e Hitleri. Kjo situatë është problem i partisë, këto nuk kanë standard brenda partisë së vet.
    Një parti që bën primaret dhe nuk i respekton, dhe tani bëjnë gjithë këto dallavere dhe ne duhet të merremi të gjithë me këta. Jorida Tabaku dhe Alimehmeti duhet të tregon më shumë dinjitet dhe integritet, sepse ata vota i kanë marrë nga qytetarët. Dhe sërish shkojnë në Europa, Tabaku me Berishën dhe e quajnë Shqipërinë vend terrorist. Këto tregojnë një urrejtje për shqiptarët dhe ndaj vjen puna që Edi Rama mbretëron sepse këta nuk i do më njeri. Nuk mund të merren më seriozisht”.
    Demalia komentoi edhe një tjetër çështje të Berishës në SPAK, për padinë e Irena Gjokës, për shpifje për mbiemrat e saj. Analisti tha se gjyqtarja Gjoka ka bërë atë që duhet të bëjë çdo qytetar, sepse shpifja duhet të marrë fund, duke u ndëshkuar.
    “Berisha të shkojë të autoriteti i dosjeve të sigurimit dhe të marrë certifikatë që nuk ke qenë i privilegjuar nga Sigurimi i Shtetit, bëje këtë dhe unë do të vij të puth këmbët në mes të Bulevardit. Bëjë këtë zoti Berisha dhe pastroje veten nga kjo njëherë. Ky nuk ka lënë njeri pa shpifur, pa anatemuar.
    Duhet t’i jepet fund kësaj kulture, njerëzit kanë familje, dhe nuk mund t’i prekesh dhe kush mostrat e sigurimit. SPAK ka bërë një veprim shumë të mirë, por ky veprim duhet të shkojë deri në fund. Të gjithë i ka bërë kriminel, hajdut , vrasës, kur vrasjet i ka ky. Ka hedhur një Gërdec në erë, djali i këtij…”, tha ndër të tjera Demalia.

  • “Berishën nuk e do më njeri”, Demalia ‘shpërthen’ ashpër: PD sot parti bunker, aty vjedhin njëri-tjetrin

    “Berishën nuk e do më njeri”, Demalia ‘shpërthen’ ashpër: PD sot parti bunker, aty vjedhin njëri-tjetrin

    Për analistin Ilir Demalia, PD është kthyer në një bunker për të ruajtur Sali Berishën dhe familjen e tij.

    I ftuar ditën e sotme në  një studio televizive, Demalia tha se nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sërisht, Berisha do të humbte më thellë se në 11 maj.
    ‘Ky nuk respekton ato që tha për primaret, si mund të vazhdohet që të punohet me atë njeri, ajo s’është më parti, por është një bunker, për të mbrojtur Berishën. As nuk do të hapet kjo parti dhe as do të ketë demokraci. Nëse zgjedhjet bëhen prap rezultati do të jetë edhe më i thellë, nuk i do më njeri këta’, tha ai.
    Sipas tij, Berisha nuk respektojë as primaret, ku më të votuarit në lista i la jashtë.
    ‘Tabaku dhe Alimehmeti duhet që të largoheshin nga ajo parti, sepse ai bëri primare dhe nuk respektojë rregullat e lojës që ai bëri vet. Ai është një gënjeshtar patologjik dhe i ka bërë vetëm zullume vendit. Ai po nxin Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët duke i quajtur terrorista dhe kartele të drogës. Ai se ka të qartë se çfarë është karteli. Ky thotë terroristë në asnjë fuqi perëndimore Shqipëria nuk konsiderohet si vend terrorist, ai ka urrejtje karshi shqiptarëve’, tha ai.
    Ai tha se Berisha është përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit dhe se sipas tij SPAK duhet që të veprojë.
    ‘Krijoi Gërdecin ku vranë 26 vetë dhe pastaj hyn në punë edhe SPAK që nuk merr masa. Edhe pretendojnë këta se do të sjellin demokracinë dhe votën e lirë. Po kush i beson këta’, tha ai.
    Mesazhi i Ambasadës së SHBA, për Demalian është një mesazh që uron popullin shqiptar për zgjedhjet, të cilat sipas tij ishin të qeta.
    ‘Ka mbajtur një qëndrim diplomatik dhe të ekuilibruar dhe s’donte ti jepte Ramës avantazh të madh dhe ju drejtua popullit shqiptar që duhet të vijojmë partneritetin me vendin, amerikanët nuk do të bëjnë në rrugë me mua dhe me ty po me qeverinë. Është çështje interpretimi që e shfrytëzon opozita. Por ishin zgjedhje të qeta. Ai e di ca ka bërë në 96 me zgjedhjet dhe flet për zgjedhje’, tha ai.