Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas Zhupës, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndërkohë që ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit.
Pas denoncimit të Zhupës, Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” ka depozituar në KQZ edhe kërkesën për mbylljen e zyrës elektorale të PS.
“Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një Zyrë Zgjedhore të PS-së, në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet tek kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar po ashtu edhe Qendra Votimi për Zgjedhjet e 11 Majit.
Sipas informacioneve nga terreni, informohemi se kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur keni edhe pamje të denoncimit në fjalë.
Hapja e Zyrës Zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga QV apo KZAZ ndalohet në kuadrin ligjor në fuqi, për shkak të mosndikimit tek zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, po i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë fakt dhe të merren urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore, për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre elektorale të Partisë Socialiste”, thuhet në dokument.
Në denoncimin e saj Zhupa thekson se kjo zyrë elektorale ndodhet në afërsi të dy qendrave të votimit që do të funksionojnë në ditën e zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë një shkelje të udhëzimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Ndodhem në qytetin e Delvinës, këtu janë ambientet e KZAZ-së për Bashkinë e Delvinës. Sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit. Në këtë ambient do të jetë KZAZ-ja siç është aktualisht, dhe do të jenë edhe 2 qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.
Partia Socialiste, kandidatët e saj të listës së hapur, kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së.
Pra sapo zbret shkallët e KZAZ-së t`i ke propagandën e Partisë Socialiste që pret votuesit ditën e zgjedhjeve apo administratën zgjedhore gjatë punës së tyre në KZAZ. Kjo është e ndaluar nga ligji dhe i kërkojmë Komisionerit Shtetëror që menjëherë të marrë masat për mbylljen e kësaj zyre elektorale në qytetin e Delvinës”, tha Zhupa në denoncimin e saj.
Tag: delvinës
-

Një bibliotekë e re do të hapë dyert për të rinjtë e Delvinës!
Një bibliotekë e re do të hapë dyert për të rinjtë e Delvinës!
Lajmi është bërë me dije nga Ministrja Bora Muzhaqi.
POSTIMI
Së shpejti, një hapësirë e re e dedikuar librit dhe dijes do të bëhet streha ideale për të rinjtë e zonës, duke u ofruar atyre mundësi të pafundme për të zgjeruar botëkuptimin dhe horizontin e tyre.
Së bashku me Drejtorin e @Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR, Z.Geron Ibrahimi, nënshkruam kontratën për të sjellë në jetë këtë projekt ambicioz, që synon krijimin e një biblioteke rinore – një qendër edukative, kulturore dhe profesionale për të rinjtë e komunitetit.
Nëpërmjet kësaj qendre jo vetëm leximi, synohet:
Akses në literaturë bashkëkohore dhe materiale digjitale.
Trajnime dhe aktivitete për fuqizimin e të rinjve, veçanërisht për ata në kushte të disavantazhuara ose me aftësi të kufizuara.
Hapësira për evenimente artistike, letrare dhe diskutime tematike.
Kjo bibliotekë do të impaktojë rreth 400 të rinj, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës dhe të barabartë, ku dijet dhe mundësitë janë të hapura për të gjithë. -

Trajneri i arrestuar me urdhër të SPAK, Delvinën në Kategorinë e Dytë e drejton… mjeku
Kategoritë inferiore në futbollin shqiptar prodhojnë shpesh episode të çuditshme. Një prej tyre vjen sot në ndeshjen mes Maliqit dhe Delvinës.
Trajneri i Delvinës, Markelian Alinani, mungon pas shoqërimit me urdhër të SPAK disa ditë më parë. Kështu në stadiumin “Jovan Asko” bie në sy se mjeku i ekipit po bën edhe trajnerin te miqtë.
Përveç hyrjes në fushë, kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë. -

699 fermerë nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit përfitojnë nga skema e ABZHR
699 fermerë nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit janë shpallur fitues në skemat mbështetëse të qeverisë për mbarështimin e dhive, dhenëve dhe bletëve.
Mbështetja financiare synon të zhvillojë më tej sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në këto zona me potencial të lartë rural dhe bujqësor.
Sipas të dhënave zyrtare, mbështetja është shpërndarë si më poshtë:103 fermerë nga Saranda
137 fermerë nga Finiqi
203 fermerë nga Delvina
256 fermerë nga KonispoliKy program për mbështetjen e blegtorisë dhe bletarisë pritet të sjellë rritje të ndjeshme në prodhimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës, duke ndihmuar fermerët në sfidat e tyre të përditshme.

