Tag: delvinës

  • SYRI TV/ Flakët e zjarrit dalin jashtë kontrollit në Delvinë, evakuohen tre fshatra

    SYRI TV/ Flakët e zjarrit dalin jashtë kontrollit në Delvinë, evakuohen tre fshatra

    Flakët e zjarrit në Delvinë kanë marrë përmasa alarmante, duke dalë tërësisht jashtë kontrollit. Flakët e zjarrit kanë kanë mbërritur edhe në fshatin Palavli. Sipas raportimeve, flakët kanë djegur 11 shtëpi ndërsa bashkë me to është djegur edhe Kisha 200 vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë.

    Forca të shumta të zjarrfikësve nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë po luftojnë me flakët në përpkje për ti shuar ato, por era e fortë e bënë edhe më të vështirë dicka të tillë. Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës.

    Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm dhe pasoja në njerëz, Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka  urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.

    Për shkak të rrezikut nga zjarri ka nisur evakuimi i banorëve të fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz. Vet banorët, të tmerruar nga përmasat e zjarrit, shprehen se gjithcka ndodhi shumë shpejtë, dhe ata janë të detyruar të largohen për të shmangur cdo rrezik

    Ndërkohë të angazhuar për shuarjen e flakëve të zjarrit, Shefi i Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Sarandës. Gjithashtu në spital ndodhet edhe shefi i krimeve në këtë Komisariat, Joni Lame, i cili është asfiksuar nga tymi.

    Dhe Apostol Zhupa, 42 vjeç, nga fshati Kopacez i Delvinës është dërguar me  urgjencë në spitalin e Sarandës me plagë djegie. Ai është dëmtuar gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në fshatrat e Delvinës.

  • U dogj duke shpëtuar disa të moshuar në  Vergo të Delvinës, komisari sillet në Tiranë për kurim

    U dogj duke shpëtuar disa të moshuar në Vergo të Delvinës, komisari sillet në Tiranë për kurim

    Ilir Proda

    TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, viziton në repartin e djegieve në QSUT Shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.
    Drejtori Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen.
    Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human. Po ashtu, ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara.
    Nga QSUT, Drejtori Proda theksoi: Shefi i Komisariatit Agim Troci është shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës që mishëron një oficer i Policisë së Shtetit. Ai veproi me guxim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë Nënkomisar Eridionin, i cili ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Delvinës, si dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që, nën drejtimin e Komisar Trocit, me përkushtim dhe guxim, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë shpëtuar dhjetëra jetë qytetarësh, duke bërë të mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtë zonës së rrezikut. Edhe disa punonjës të tjerë kanë pësuar. Ky akt është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të efektivëve në krye të detyrës.
    Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve. Policia e Shtetit ndodhet aty, në krah të qytetarëve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, ndodhet në zonë për menaxhimin e situatës.
    Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat me bimësi të dendur dhe në ato të ekspozuara ndaj zjarreve. Çdo veprim i pakujdesshëm, si ndezja e zjarrit në natyrë, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund të sjellë pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin. Policia po bashkëpunon me banorët dhe gjithë instancat e tjera shtetërore për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në disa rrethe të vendit, ku në disa raste janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë./ZËRI

  • Shefi i komisariatit të Delvinës u dogj nga flakët, vizitohet në spital nga Drejtori i Policisë Ilir Proda

    Shefi i komisariatit të Delvinës u dogj nga flakët, vizitohet në spital nga Drejtori i Policisë Ilir Proda

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, viziton në repartin e djegieve në QSUT Shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.
    Drejtori Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen. Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human.

    Ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara. Nga QSUT, Proda vlerësoi punën e shefit të komisariatit Agim Troci, si shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës që mishëron një oficer i Policisë së Shtetit.
    “Ai veproi me guxim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë Nënkomisar Eridionin, i cili ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Delvinës, si dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që, nën drejtimin e Komisar Trocit, me përkushtim dhe guxim, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë shpëtuar dhjetëra jetë qytetarësh, duke bërë të mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtë zonës së rrezikut.
    Edhe disa punonjës të tjerë kanë pësuar. Ky akt është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të efektivëve në krye të detyrës”, tha Proda. Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
    Policia e Shtetit ndodhet aty, në krah të qytetarëve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, ndodhet në zonë për menaxhimin e situatës.Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat me bimësi të dendur dhe në ato të ekspozuara ndaj zjarreve. Çdo veprim i pakujdesshëm, si ndezja e zjarrit në natyrë, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund të sjellë pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin. Policia po bashkëpunon me banorët dhe gjithë instancat e tjera shtetërore për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në disa rrethe të vendit, ku në disa raste janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë.

  • Ministri Vengu qetëson banorët e fshatrave të Delvinës që u evakuuan: Do ju njoftojmë që të riktheheni, bëni pak durim

    Ministri Vengu qetëson banorët e fshatrave të Delvinës që u evakuuan: Do ju njoftojmë që të riktheheni, bëni pak durim

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në terren në fshatrat e Delvinës, të cilat janë përfshirë nga flakët, ndërsa është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve.

    Vengu ka folur me banorët e fshatit Palavli, duke u thënë se po monitorohet situata dhe se janë në gatishmëri për çdo situatë.
    Ai është parë edhe duke i thënë një banori se pasi të verifikohen shtëpitë që nuk kanë vatra zjarri, do t’i njoftojnë që të rikthehen.
    “Do verifikojmë a janë të sigurta banesat, nga momenti që i kemi verifikuara të gjitha që nuk ka vatra të vogla dhe të fshehura do ju njoftojmë që të riktheheni që sonte, pak durim”, dëgjohet ministri duke i thënë banorit.

  • Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, shefi i komisariatit të Delvinës dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

    Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, shefi i komisariatit të Delvinës dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

    Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, shefi i Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasditen e sotme.

    Ai ka pësuar djegie në bark, krahë dhe këmbë gjatë zjarrit që shpërtheu sot në Senicë, ku ishte i pranishëm për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

    Shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, komisar Agim Troci, i cili ndodhej në vendngjarje mesditën e sotme për shuarjen e zjarrit, ka pësuar djegie në trup dhe fillimisht u shtrua në spitalin e Sarandës.

    Po ashtu, shefi i krimeve në komisariat, Joni Lame, ndodhet në spital pasi është asfiksuar nga tymi.

    Situata mbetet kritike dhe autoritetet vazhdojnë punën intensive për shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.

    Rreth orës 16:00 autoritetet informuan se kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret të cilat kanë dalë jashtë kontrollit.

  • Digjen 11 banesa në Senicë, kryebashkiaku i Delvinës: Situata është kritike, po punohet për evakuimin e banorëve

    Digjen 11 banesa në Senicë, kryebashkiaku i Delvinës: Situata është kritike, po punohet për evakuimin e banorëve

    Zjarri që ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë ka marrë përmasa alarmante, duke çuar në djegien e 11 banesave, përfshirë edhe një strukturë të destinuar për agrobiznes.
    Sakaq, autoritetet lokale kanë nisur evakuimin e banorëve.
    Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli, në një prononcim për gazetaren e News24, Shpresa Dine, konfirmoi se situata është tejet kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
    Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

  • Dogji shtëpinë e tij, banorët alarmojnë: “Rrezikon jetët tona, institucionet heshtin!”

    Dogji shtëpinë e tij, banorët alarmojnë: “Rrezikon jetët tona, institucionet heshtin!”

    Dogji banesën e tij në Rusan të Delvinës – Banorët alarmojnë: “Rrezikon jetët tona, institucionet heshtin!”
     
    Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në fshatin Rusan të Delvinës, ku një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e pakujdesisë së pronarit, shtetasit S. P., 41 vjeç.
    Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por banorët e zonës janë të alarmuar dhe shprehin shqetësim të thellë për rrezikun që paraqet ky person për komunitetin. Sipas tyre, S. P. vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ngjarja e ndodhur nuk është një rast i izoluar.
     

     
    “Rrezikoi banesat përreth, mund të kishte ndodhur një tragjedi. Kemi bërë kallëzime më parë, si familjarët, ashtu edhe fqinjët, por pa rezultat. U ndalua vetëm për dy orë dhe u la i lirë sikur s’ka ndodhur asgjë,” – denoncojnë banorët, të cilët ndihen të braktisur nga institucionet.
     
    Ata paralajmërojnë se, nëse nuk merren masa, një ditë mund të ndodhë një tragjedi njerëzore. “Vetëm kur të ndodhë ndonjë krim i rëndë do të reagojë shteti. Mjer ne, me pak fjalë,” – thonë ata me zemërim.
     
    Sipas denoncimeve të tyre, i njëjti person dyshohet të ketë dëmtuar më herët rreth 30 pemë dekorative në qytetin e Delvinës, por asnjë institucion nuk ka marrë masa parandaluese apo rehabilituese.
     
    Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat përkatëse të shëndetit mendor dhe të rendit publik, duke theksuar se situata nuk mund të lihet më në mëshirë të fatit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

    Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

    I dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij në Rusan të Delvinës 
     
    Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Rusan të Delvinës, ku një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e pakujdesisë së pronarit.
     

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi S. P., 41 vjeç, ka shkaktuar aksidentalisht zjarr në banesën e tij, duke shkaktuar dëme materiale.
    Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimet zjarrfikëse të Delvinës, të cilat parandaluan përhapjen e mëtejshme të flakëve.
     
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ina Zhupa: Të mbylljet zyra zgjedhore e PS në Delvinë, ndodhet 50 metra nga KZAZ

    Ina Zhupa: Të mbylljet zyra zgjedhore e PS në Delvinë, ndodhet 50 metra nga KZAZ

    Ina Zhupa: Të mbylljet zyra zgjedhore e PS në Delvinë, ndodhet 50 metra nga KZAZ
     
    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas Zhupës, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndërkohë që ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit. ​
     
    Pas denoncimit të Zhupës, Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” ka depozituar në KQZ edhe kërkesën për mbylljen e zyrës elektorale të PS.
     

     
    “Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një Zyrë Zgjedhore të PS-së, në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet tek kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar po ashtu edhe Qendra Votimi për Zgjedhjet e 11 Majit.
    Sipas informacioneve nga terreni, informohemi se kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur keni edhe pamje të denoncimit në fjalë.
     
    Hapja e Zyrës Zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga QV apo KZAZ ndalohet në kuadrin ligjor në fuqi, për shkak të mosndikimit tek zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, po i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë fakt dhe të merren urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore, për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre elektorale të Partisë Socialiste”, thuhet në dokument.
     
    Në denoncimin e saj Zhupa thekson se kjo zyrë elektorale ndodhet në afërsi të dy qendrave të votimit që do të funksionojnë në ditën e zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë një shkelje të udhëzimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. ​
     
    “Ndodhem në qytetin e Delvinës, këtu janë ambientet e KZAZ-së për Bashkinë e Delvinës. Sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit. Në këtë ambient do të jetë KZAZ-ja siç është aktualisht, dhe do të jenë edhe 2 qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.
     
    Partia Socialiste, kandidatët e saj të listës së hapur, kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së.
     
    Pra sapo zbret shkallët e KZAZ-së t`i ke propagandën e Partisë Socialiste që pret votuesit ditën e zgjedhjeve apo administratën zgjedhore gjatë punës së tyre në KZAZ. Kjo është e ndaluar nga ligji dhe i kërkojmë Komisionerit Shtetëror që menjëherë të marrë masat për mbylljen e kësaj zyre elektorale në qytetin e Delvinës”, tha Zhupa në denoncimin e saj.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Të mbyllet zyra e PS në Delvinë, Zhupa: 50 metra larg KZAZ-së

    Të mbyllet zyra e PS në Delvinë, Zhupa: 50 metra larg KZAZ-së

    Deputetja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar PS për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas Zhupës, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndërkohë që ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit. ​
    “Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një Zyrë Zgjedhore të PS-së, në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet tek kinoteatri i qytetit.

    Aty ku janë parashikuar po ashtu edhe Qendra Votimi për Zgjedhjet e 11 Majit. Sipas informacioneve nga terreni, informohemi se kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur keni edhe pamje të denoncimit në fjalë.
    Hapja e Zyrës Zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga QV apo KZAZ ndalohet në kuadrin ligjor në fuqi, për shkak të mosndikimit tek zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, po i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë fakt dhe të merren urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore, për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre elektorale të Partisë Socialiste”, thuhet në dokument.