Tag: delvinës

  • Flakët e zjarrit në Delvinë/Një tjetër shtetas pëson djegie të rënda

    Flakët e zjarrit në Delvinë/Një tjetër shtetas pëson djegie të rënda

    Zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës vijojnë të shkaktojnë dëme të mëdha.
    Mësohet se një 42-vjeçar ka mbetur i lënduar nga flakët, teksa ishte angazhuar vullnetarisht për shuarjen e zjarreve në fshatin e tij.
    Bëhet me dije se ai është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, ndërsa më pas është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
    Ky është rasti i dytë i të lënduarve nga flakët në zonën e Delvinës brenda 24 orëve të fundit.
    Një ditë më parë, shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci, u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi pësoi djegie në trup gjatë operacionit për shpëtimin e disa të moshuarve dhe fëmijëve nga flakët që përfshinë fshatin Senicë.

  • Një tjetër i lënduar nga zjarret në Delvinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda

    Një tjetër i lënduar nga zjarret në Delvinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda

    Zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës vijojnë të shkaktojnë dëme të mëdha.
    Mësohet se një 42-vjeçar ka mbetur i lënduar nga flakët, teksa ishte angazhuar vullnetarisht në përpjekjet për shuarjen e zjarreve në fshatin e tij.
    Bëhet me dije se ai është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, ndërsa më pas është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
    Ky është rasti i dytë i të lënduarve nga flakët në zonën e Delvinës brenda 24 orëve të fundit.
    Kujtojmë se një ditë më parë, shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci, u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi pësoi djegie në trup gjatë operacionit për shpëtimin e disa të moshuarve dhe fëmijëve nga flakët që përfshinë fshatin Senicë.

  • DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

    DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

    Vatrat e zjarrit kanë rrezikuar banesat dhe jetët njerëzore në fshatrat e Delvinës. Një situatë e jashtëzakonshme në kufijtë e apokaliptikes mund të cilësohet situata pasditen dhe mbrëmjen së premtes në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Palavli, e Vergo të Delvinës. Për shkak se zjarri ishte thuajse jashtë kontrollit fshatrat Palavli dhe Vergo u evakuuan për të garantuar jetën e banorëve.
    Në zonë, forca të shumta të zjarrfikësve, pushtetit lokal, vullnetarëve dhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, janë përpjekur të mbajnë nën kontroll situatën.
    Ndërsa banorët përjetuan ndoshta momentet më të vështira që kishin kaluar ndonjëherë.
    Sakaq vatra të fuqishme zjarri ka patur edhe në Senaster në bashkinë e Selenicës, ndërsa në afërsi të qytetit të Beratit një vatër në vijë të gjerë u përhap edhe në malin e Shpiragut, çka angazhoi forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile të prefekturës si dhe bazën ajrore.
    Sakaq dita e sotme parashikohet gjithashtu e vështirë për këto zona që kanë patur vatra masive zjarresh, pasi temperaturat pritet të jenë mbi 40 gradë duke favorizuar riaktivizmin e flakëve.

  • U dogj duke shpëtuar disa të moshuar në Vergo të Delvinës, komisari sillet në Tiranë për kurim

    U dogj duke shpëtuar disa të moshuar në Vergo të Delvinës, komisari sillet në Tiranë për kurim

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, viziton në repartin e djegieve në QSUT Shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.
    Drejtori Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen.
    Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human. Po ashtu, ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara.
    Nga QSUT, Drejtori Proda theksoi: Shefi i Komisariatit Agim Troci është shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës që mishëron një oficer i Policisë së Shtetit. Ai veproi me guxim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë Nënkomisar Eridionin, i cili ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Delvinës, si dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që, nën drejtimin e Komisar Trocit, me përkushtim dhe guxim, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë shpëtuar dhjetëra jetë qytetarësh, duke bërë të mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtë zonës së rrezikut. Edhe disa punonjës të tjerë kanë pësuar. Ky akt është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të efektivëve në krye të detyrës.
    Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve. Policia e Shtetit ndodhet aty, në krah të qytetarëve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, ndodhet në zonë për menaxhimin e situatës.
    Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat me bimësi të dendur dhe në ato të ekspozuara ndaj zjarreve. Çdo veprim i pakujdesshëm, si ndezja e zjarrit në natyrë, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund të sjellë pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin. Policia po bashkëpunon me banorët dhe gjithë instancat e tjera shtetërore për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në disa rrethe të vendit, ku në disa raste janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë./

  • Presidenti Begaj viziton shefin e Komisariatit të Delvinës pas plagosjes nga zjarri në Senicë

    Presidenti Begaj viziton shefin e Komisariatit të Delvinës pas plagosjes nga zjarri në Senicë

    NJOFTIM PËR SHTYPTiranë, 25 korrik 2025
    Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.
    Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit dhe dha një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët:
    “Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta.Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi – parandalimi fillon nga secili prej nesh. Bashkëpunimi dhe kontributi me këto struktura është thelbësor për sigurinë e jetës dhe të pronës.Çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe sjell pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.”
    Presidenti Begaj theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit.
     
  • Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie teksa tentoi të fikte zjarrin, Presidenti Begaj e viziton në QSUT

    Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie teksa tentoi të fikte zjarrin, Presidenti Begaj e viziton në QSUT

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.

    Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit dhe dha një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët: “Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta.
    Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi – parandalimi fillon nga secili prej nesh. Bashkëpunimi dhe kontributi me këto struktura është thelbësor për sigurinë e jetës dhe të pronës.
    Çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe sjell pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.”
    Presidenti Begaj theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit.

    Top Channel

  • Delvina nën flakë, mbyllet tuneli i Skërficës! Vengu “zbret” në terren: Në gatishmëri të plotë, orët në vijim kritike

    Delvina nën flakë, mbyllet tuneli i Skërficës! Vengu “zbret” në terren: Në gatishmëri të plotë, orët në vijim kritike

    Foto ilustruese

    DELVINË- Zjarret masive  kanë përfshirë disa zona të banuara të Delvinës, ndërsa gjatë orëve të fundit situata ka dalë jashtë kontrollit. Në zonat më problematike u kërkua evakuimi i banorëve, ndërsa disa shtëpi u dogjën. Ndërkohë, Minstri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zbriti vetë në terren për të parë situatën nga afër, teksa bëri të ditur se është mbyllur tuneli i Skërficës për të shmangur aksidentet. Tuneli që lidh Gjirokastrën me Sarandën dhe kalon përmes Delvinës, është mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve për shkak të tymit nga zjarret.
    “Kemi bërë mbylljen e përkohshme të tunelit të Skërficës për arsye të tymit që të mos shkaktohen aksidente të mundshme deri në stabilizimin e situatës. Vijon qarkullimi nga ana e Muzinës”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes.
    Vengu bën me dije se situata po monitorohet dhe për këtë janë angazhuar 120 forca që po operojnë, teksa thotë se po verifikohen shtëpitë që nuk kanë vatra zjarri që të njoftojnë më pas banorët për t’u rikthyer. 
    “Do verifikojmë a janë të sigurta banesat, nga momenti që i kemi verifikuara të gjitha që nuk ka vatra të vogla dhe të fshehura do ju njoftojmë që të riktheheni që sonte, pak durim”, dëgjohet ministri duke i thënë një banori në fshatin Pavli. 
    Ministri Vengu njofton se fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar, përveç shefit të komisariatit të Delvinës. Teksa falenderon ndërhyrjen e shpejtë të policisë dhe zjarrfikësve, Vengu paralajmëron se do të jenë orë të vështira për shkak të temperaturave të larta. 
    “Evakuimi u krye i plotë me ndërhyrje të shpejtë të policisë, zjarrfikësit dua t’i falenderoj sepse kanë bërë punë heroike. Nuk kemi dëme në njerëz. Kemi një efektiv të policisë që ka bërë ndërhyrje heroike në orët e para të përpjekjes, shefi i komisariatit të Delvinës i cili ka pësuar disa djegie të lehta dhe është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës. Por përtej këtij incidenti, nuk kemi fatkeqësi të tjera. Do jetë një situatë dhe orë të vështira sepse presim që termometri të vijojë të jetë i nxehtë. Nesër mbarë harta e Shqipërisë është me nivel të kuq. 150 persona kemi të angazhuar këtu. Kemi 20 vatra zjarri në mbarë vendin, nga Tropoja në Gjirokastër, por duam të sigurohemi që zonat e banuara nuk kanë risk”, tha Vengu.
    Zjarret masive kanë përfshirë Delvinën prej më shumë se 1 jave, ndërsa era e fortë ka përhapur me shpejtësi flakët drejt shtëpive, ku deri tani raportohet se janë djegur 11 prej tyre. Në terren është ndërhyrë me automjete zjarrfikëse, por edhe me ndërhyrje nga ajri. Dy helikopterë kanë operuar në operacionin e shuarjes së flakëve. Ndërkohë, ekipet e emergjencave kanë nisur evakuimet në 3 fshatra të Delvinës që janë përfshirë nga zjarret katastrofike. Evakuimet nisën pas urdhrit të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha./ZËRI

  • Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

    Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

    Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e Delvinës, për të kufizuar perimetrin e flakëve, ndërsa mbi 120 forca po operojnë në terren për të orientuar dhe mbështetur banorët të Pfshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz.
    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bën me dije se “duhet të sigurohemi që mbrëmja të kalojë sa më e sigurt për ta, ndërsa mbetemi në gatishmëri të plotë, pasi orët në vijim pritet të jenë të vështira për shkak të temperaturave të larta”.
    “Shefi i Komisariatit të Delvinës ka ndërhyrë për të ndihmuar banorët në kushte shumë të vështira, duke kryer një akt të vërtetë heroik. Ai është lënduar gjatë operacionit dhe po merr ndihmën shëndetësore në spital. I urojmë shërim të shpejtë dhe jemi mirënjohës për guximin e treguar çdo efektivi. Falenderime të veçanta për forcat zjarrfikëse, Policinë e Shtetit dhe partnerët tanë që po na ndihmojnë në këtë situatë të vështirë”, shkruan Vengu.

  • FOTO/ Pësoi djegie në trup teksa tentonte shuarjen e flakëve, publikohen pamjet nga spitali të shefit të Komisariatit të Delvinës

    FOTO/ Pësoi djegie në trup teksa tentonte shuarjen e flakëve, publikohen pamjet nga spitali të shefit të Komisariatit të Delvinës

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, viziton në repartin e djegieve në QSUT Shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.

    Drejtori Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen.
    Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human. Po ashtu, ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara.

    Nga QSUT, Drejtori Proda theksoi: Shefi i Komisariatit Agim Troci është shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës që mishëron një oficer i Policisë së Shtetit. Ai veproi me guxim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë Nënkomisar Eridionin, i cili ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Delvinës, si dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që, nën drejtimin e Komisar Trocit, me përkushtim dhe guxim, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë shpëtuar dhjetëra jetë qytetarësh, duke bërë të mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtë zonës së rrezikut. Edhe disa punonjës të tjerë kanë pësuar. Ky akt është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të efektivëve në krye të detyrës.
    Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
    “Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat me bimësi të dendur dhe në ato të ekspozuara ndaj zjarreve. Çdo veprim i pakujdesshëm, si ndezja e zjarrit në natyrë, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund të sjellë pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.
    Policia po bashkëpunon me banorët dhe gjithë instancat e tjera shtetërore për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në disa rrethe të vendit, ku në disa raste janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë”, thekson policia në deklaratë publike.

    Top Channel

  • Katër helikopterë dhe mbi 120 forca zjarrfikëse në fshatrat e Delvinës, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira, shkak temperaturat e larta

    Katër helikopterë dhe mbi 120 forca zjarrfikëse në fshatrat e Delvinës, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira, shkak temperaturat e larta