Dy inxhinierë janë arrestuar nga Krimi Ekonomik në Vlorë, ndërsa janë shpallur në kërkim pronari dhe administratori i një kompanie.
Policia njoftoi se gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.
Mbi rastin kanë reaguar avokatët e “Delvina Gas Company”. Ata bëjnë me dije se Impianti i Pastrimit nuk është TEC, por është pjesë integruese e pusit të gazit nëVendburimin e Delvinës.
“Ky impiant pastrimi ka 3 vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët ishin thjesht mirëmbajtës të impiantit të pastrimit, i përfunduar tashmë së ndërtuari kohë më parë. Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ka zbatuar çdo detyrim dhe rregullore duke ju përmbajtur hap pas hapi kuadrit ligjor në fuqi në sektorin hidrokarbur”, thuhet në njoftim.
Reagimi i plotë:
Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj, është një shoqëri e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si degë e një shoqërie të huaj, konkretisht shoqërisë “Delvina Gas Company” Ltd, me seli në British Virgin Islands (BVI).Aktiviteti i shoqërisë “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ushtrohet në Vendburimin e Delvinës në bazë të të drejtave dhe detyrimeve që i janë lëshuar nëpërmjet Marrëveshjes Hidrokarbure “Për prodhimin, zhvillimin dhe kërkimin e hidrokarbureve në Vendburimin e Delvinës” (hyrë në fuqi me VKM Nr.509, datë 08.08.2007), Instrumentit të Transferimit datë 22.08.2016, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi të fushës së hidrokarbureve në Republikën e Shqipërisë.Për nga natyra e llojit të aktivitetit të funksionimit të marrëveshjeve hidrokarbure, ky aktivitet, është ushtruar përherë në zbatim të çdo rregulloreje dhe detyrimi që buron nga Marrëveshja dhe Licensë Marrëveshja për Vendburimin e Delvinës, duke zbatuar me përpikmëri Programet e Punës dhe Buxhetit, si dhe Planit të Zhvillimit të vendburimit, programe këto që miratohen përherë nga partnerët tanë, dhënës së të drejtave të operimit në Vendburimin e Delvinës, shoqëria “Albpetrol” sh.a., Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore.Për të vijuar, duke ju referuar edhe Nenit 2.2, gërma “c” të Marrëveshjes Hidrokarbure të Vendburimit Delvinë (i cili në vetvete referon te Seksioni 3.2 i Licencë Marrëveshjes për Vendburimin Delvinë), përcaktohet e drejta e shoqërisë “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj, si mbajtëse e të drejtave dhe detyrimeve të operimit në Vendburimin e Delvinës, për të ndërtuar dhe instaluar të gjitha mjetet dhe pajisjet (duke përfshirë grumbullimin, trajtimin, tubacionet dhe mjetet e tjera të transportit) të kërkuara për operacionet hidrokarbure.Në bazë të pikës 35 të Nenit 2 të Ligjit Nr. 7749, datë 28.07.1993 “Për Hidrokarburet”, i ndryshuar, citohet shprehimisht se: “Zhvillim” është ndërtimi dhe instalimi i pajisjeve për prodhimin e hidrokarbureve dhe shpimi i puseve të shfrytëzimit, në zbatim të Marrëveshjes Hidrokarbure përkatëse dhe në përputhje me një plan zhvillimi të miratuar. (të cilin e disponojmë)Për sa më sipër, duke qenë se dy media të mëdha tashmë e kanë bërë lajm, duam të theksojmë se Impianti i Pastrimit nuk është TEC, por është pjesë integruese e pusit të gazit në Vendburimin e Delvinës. Ky impiant pastrimi ka 3 (tre) vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët ishin thjesht mirëmbajtës të impiantit të pastrimit, i përfunduar tashmë së ndërtuari kohë më parë. Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ka zbatuar çdo detyrim dhe rregullore duke ju përmbajtur hap pas hapi kuadrit ligjor në fuqi në sektorin hidrokarbur.
Tag: delvinës
-

Arrestimet te ‘Delvina Gas’, reagon kompania: Kemi 3 vjet që i kemi mbaruar punimet! Nuk është TEC, por…
-

Impiant gazi pa leje në Delvinë? Reagon kompania: Nuk është TEC, por impiant pastrimi! Ka 3 vjet i ndërtuar
Pamje nga Delvina
DELVINË- Sot në mëngjes, Policia e Shtetit njoftoi se ka vendosur në pranga 2 persona dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim me pretendimin se po ndërtonin pa leje një impiant gazi. Pas publikimit të njoftimit zyrtar nga Policia, e cila ndau edhe pamje nga aksioni, ka ardhur një reagim nga shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e një shoqërie të huaj. Në sqarimin e kompanisë bëhet me dije se nuk bëhet fjalë për një TEC por për një impiant pastrimi. Po në sqarim theksohet se ky impiant pastrimi ka 3 vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët e vendosur në pranga ishin thjesht mirëmbajtës.
“Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ka zbatuar çdo detyrim dhe rregullore duke ju përmbajtur hap pas hapi kuadrit ligjor në fuqi në sektorin hidrokarbur,”-shton ndër të tjera kompania.
REAGIMI ZYRTAR:
OPININION MBI TË DREJTAT E SHOQËRISË “DELVINA GAS COMPANY”, DEGË E SHOQËRISË SË HUAJ PËR TË KRYER PUNIME NË VENDBURIMIN E GAZIT DELVINË.
BAZA LIGJORE:
1. Ligji Nr. 7749, datë 28.07.1993 Për Hidrokarburet (Kërkimi dhe Prodhimi), i ndryshuar;
2. VKM Nr. 509, datë 08.08.2007 për miratimin e Marrëveshjes Hidrokarbure të Vendburimit Delvinë;
3. Marrëveshja Hidrokarbure për Prodhimin, Zhvillimin dhe Kërkimin e Hidrokarbureve në Vendburimin e Delvinës, me datë efektive 24.08.2007;
4. Licencë Marrëveshje për Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në Vendburimin e Delvinës, datë 04.07.2007.
Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj, është një shoqëri e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si degë e një shoqërie të huaj, konkretisht shoqërisë “Delvina Gas Company” Ltd, me seli në British Virgin Islands (BVI).
Aktiviteti i shoqërisë “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ushtrohet në Vendburimin e Delvinës në bazë të të drejtave dhe detyrimeve që i janë lëshuar nëpërmjet Marrëveshjes Hidrokarbure “Për prodhimin, zhvillimin dhe kërkimin e hidrokarbureve në Vendburimin e Delvinës” (hyrë në fuqi me VKM Nr.509, datë 08.08.2007), Instrumentit të Transferimit datë 22.08.2016, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi të fushës së hidrokarbureve në Republikën e Shqipërisë.
Për nga natyra e llojit të aktivitetit të funksionimit të marrëveshjeve hidrokarbure, ky aktivitet, është ushtruar përherë në zbatim të çdo rregulloreje dhe detyrimi që buron nga Marrëveshja dhe Licensë Marrëveshja për Vendburimin e Delvinës, duke zbatuar me përpikmëri Programet e Punës dhe Buxhetit, si dhe Planit të Zhvillimit të vendburimit, programe këto që miratohen përherë nga partnerët tanë, dhënës së të drejtave të operimit në Vendburimin e Delvinës, shoqëria “Albpetrol” sh.a., Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore.
Për të vijuar, duke ju referuar edhe Nenit 2.2, gërma “c” të Marrëveshjes Hidrokarbure të Vendburimit Delvinë (i cili në vetvete referon te Seksioni 3.2 i Licencë Marrëveshjes për Vendburimin Delvinë), përcaktohet e drejta e shoqërisë “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj, si mbajtëse e të drejtave dhe detyrimeve të operimit në Vendburimin e Delvinës, për të ndërtuar dhe instaluar të gjitha mjetet dhe pajisjet (duke përfshirë grumbullimin, trajtimin, tubacionet dhe mjetet e tjera të transportit) të kërkuara për operacionet hidrokarbure.
Në bazë të pikës 35 të Nenit 2 të Ligjit Nr. 7749, datë 28.07.1993 “Për Hidrokarburet”, i ndryshuar, citohet shprehimisht se: “Zhvillim” është ndërtimi dhe instalimi i pajisjeve për prodhimin e hidrokarbureve dhe shpimi i puseve të shfrytëzimit, në zbatim të Marrëveshjes Hidrokarbure përkatëse dhe në përputhje me një plan zhvillimi të miratuar. (të cilin e disponojmë)
Për sa më sipër, duke qenë se dy media të mëdha tashmë e kanë bërë lajm, duam të theksojmë se Impianti i Pastrimit nuk është TEC, por është pjesë integruese e pusit të gazit në Vendburimin e Delvinës. Ky impiant pastrimi ka 3 (tre) vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët ishin thjesht mirëmbajtës të impiantit të pastrimit, i përfunduar tashmë së ndërtuari kohë më parë. Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ka zbatuar çdo detyrim dhe rregullore duke ju përmbajtur hap pas hapi kuadrit ligjor në fuqi në sektorin hidrokarbur./ZËRI -

“Mendova për familjen dhe fëmijët, rashë në tokë pa ndjenja”,luftoi me fIakët për të shpëtuar jetë, rrëfehet Agim Troci
Ky është komisari Agim Troci, prej 3 ditësh ndodhet në një shtrat spitali me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në trup pasi mbeti i bllokuar mes flakëve në fshatin Kopaçëz të Delvinës teksa po evakuonte banorët.
Në temperatura përvëluese teksa flakët shkrumbonin gjithçka u dilte para, komisari bashkë me vartësit e tij dhe ekipin e zjarrfikësve iu përgjigj thirrjes për ndihmë.“Na thanë zjarrfikëset që banorët nuk pranojnë të evakuohen. Mes tyre ishte dhe një fëmijë 10 vjeç. Morëm në krahë dhe një grua të moshuar. Pastaj një çift të moshuarish që nuk pranonin”, u shpreh për Tch Agim Troci, shef i komisariatit Delvinë .
Minutat e harxhuara duke bindur banorët se jeta e tyre ishte më e shtrenjtë se prona dhe kontrollet për të evakuuar banorë në banesat e mbetura bënë që flakët të zinin në kurth Shefin e komisariatit të Delvinës.
“Gjeta një kovë të vogël me ujë laga bluzën thashë të mos asfiksohem. U çoj lokacionin kolegëve. Telefonat mu bllokuan nga nxehtësia. U ula u mendova. Ishte moment i vështirë mendova fëmijët dhe familjen. Kam vrapuar 100 metra për të gjetur zjarrfikësen ku e lashë, por nuk e gjeta. Kishte shumë tym dhe blozë, kam rënë pa ndjenja”, tha Troci.
Për fat të mirë komisari u pa nga zjarrfikëset teksa doli mes tymit dhe flakëve dhe u transportua fillimisht në spitalin e Delvinës pastaj në spitalin e Sarandës dhe më pas me helikopter drejt QSUT-së ku mori një trajtim më të specializuar.
Pret 15 vitesh si pjese e uniformave blu, Agimi ishte mësuar t’u shërbente njerëzve ndërsa tani atij i shërbejnë dhe i shprehin mirënjohje të njohur dhe të panjohur duke e quajtur aktin e tij heroik, ndërsa ai vetë e sheh si diçka më se të zakonshme dhe mezi pret të kthehet në punë.
“Kam më shumë se 2500 mesazhe në telefon. Jam ndjerë mirë. Vizita nga e gjithë Shqipëria. Por sinqerisht nuk kam bërë asgjë për të marrë këtë protagonizëm. Njerëzit duhet të veprojnë me zemër. Zemra nuk të lë të gabosh asnjëherë. Unë mezi pres të kthehem në punë”, përfundoi Troci.
Në një kohë kur në lajme shpesh shfaqen punonjës policie në anën e kundër të ligjit apo që nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre, historia e Komisar Agim Trocit frymëzon.
Ai veproi përtej uniformës, ligjit dhe rregullave për të shpëtuar jetë njerëzish duke rrezikuar të tijën. -

Situatë kritike në Kalasë të Delvinës, zjarri përhapet pranë zonës së banuar
Situata në fshatin Kalasë të Delvinës paraqitet e rënduar dhe serioze pasditen e kësaj të diele, 27 korrik, ku zjarri po përhapet i favorizuar nga era e fuqishme që fryn në zonë. Zjarri ka rrezikuar seriozisht banesat dhe infrastrukturën pranë zonës së banuar, duke krijuar alarm tek banorët.
Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile. Për të përforcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në zonë po operon edhe një helikopter i tipit Black Hawk, i cili po realizon hedhje uji mbi vatrat e zjarrit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, ndodhen në terren “ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.”
Kujtojmë se në tre fshatra të Delvinës, dy ditë më parë u urdhërua evakuiimi i banorëve të rrezikuar për shkak të situatës kritike, e cila më pas u duk sikur u qetësua. Operacionet për shuarjen e zjarrit pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vazhdim, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Neutralizohen zjarret në Shpirag dhe Kuçovë
Ndërkohë më herët ditën e sotme u stabilizua situata në zonat e Shpiragut dhe Kuçovës, pas ditësh të tëra përpjekje intensive të forcave tokësore dhe ajrore për përballimin e vatrave të zjarrit në jug dhe juglindje të vendit,
Gazetarja Glidona Daci, duke raportuar live për Klan News nga Kuçova, bëri me dije se, sipas kontrolleve ajrore të fundit, nuk ka më vatra aktive në zonën e Shpiragut, pasi nuk janë konstatuar më shenja tymi apo flakësh. Sipas saj, kjo nuk ofron siguri që këto vatra nuk do të riaktivizohen pasi “Gjithcka është e mundur për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë”.
Në bazën ushtarake të Kuçovës, ku ka zbritur edhe një prej helikopterëve të Forcave të Armatosura, nuk është kërkuar më asistencë për fluturim, duke sinjalizuar një përmirësim të dukshëm të situatës.
“Ndërkohë përsa i përket vatrës ra ushtarake e Kuçovës, ku është ulur dhe një nga helikopterët, nuk është kërkuar ndihmë tjetër për të fluturuar sërish dhe helikopterët e tjerë të forcave ajrore janë në terren duke punuar në mënyrë që të bëhet e mundur shuarja e flakëve në zonat e tjera ku janë aktive: në zonën e Ibës, Borshit, Karaburunit, Vorës.”, tha Daci në një lidhje të drejtpërdrejtë.
Vendi është përfshirë prej javësh nga flakët në zona të ndryshme nga veriu në jug, ku mijëra hektarë pyje, por dhe pemë frutore janë shkrumbuar. Ndërkohë që janë djegur apo rrezikuar edhe banesa.
Në ditët e fundit, Policia e Shtetit ka intensifikuar veprimet hetimore dhe operacionale në të gjithë vendin për të parandaluar zjarrvëniet por edhe për të identifikuar, kapur dhe ndëshkuar autorët, qofshin ata me qëllim të qëllimshëm apo si pasojë e pakujdesisë.
Sipas të dhënave të deritanishme, vetëm gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar, ndaluar apo proceduar penalisht 12 persona, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në qarqe të ndryshme të vendit. -

“Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz”,Ministria e Mbrojtjes:Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për..
Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve. -

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar
Situata në fshatin Kalasë të Delvinës paraqitet e rënduar dhe serioze pasditen e kësaj të diele, ku zjarri po përhapet i favorizuar nga era e fuqishme që fryn në zonë. Zjarri ka rrezikuar seriozisht banesat dhe infrastrukturën pranë zonës së banuar, duke krijuar alarm tek banorët.
Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile. Për të përforcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në zonë po operon edhe një helikopter i tipit Black Hawk, i cili po realizon hedhje uji mbi vatrat e zjarrit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.
Kujtojmë se në tre fshatra të Delvinës, dy ditë më parë u urdhërua evakuiimi i banorëve të rrezikuar për shkak të situatës kritike, e cila më pas u duk sikur u qetësua. Operacionet për shuarjen e zjarrit pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vazhdim, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm. -

Përkeqësohet situata me zjarrin në Kalasë, ndërhyn nga ajri helikopteri
Pamjet nga terreni
DELVINË- Sitata me zjarret është përkeqësuar në Kalasë të Delvinës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar.
Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter “Black Hawk”./ZËRI -

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve
Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar.
Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.
Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë z. Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.Top Channel
-

Rama për shefin e Policisë së Delvinës: Rrezikoi jetën të shpëtonte të tjerët
Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me situatën nga zjarret që kanë përfshirë vendin.
Në këtë postim kryeministri ka shprehur falenderime për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, të zjarrfikëses, të urgjencës kombëtare dhe të Emergjencave Civile të cilët në këtë kohë janë në gatishmëri në lidhje me situatën e zjarreve.
Gjithashtu Rama ka veçuar një falenderim për shefin e Policisë së Delvinës, Agim Troci, i cili sipas Ramës shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën.
Postimi i kryeministrit Rama.
MIRËMËNGJES
dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë. -

Një ditë pas zjarrit, rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës
Energjia elektrike në fshatrat e Delvinës, është rikthyer pas tejkalimit të rrezikut nga zjarret.
Energjia është rikthyer në fshatrat Kopaçëz, Palavli, Vergo, Kalasë dhe Tatzat.
Një ditë më parë, për shkak të zjarreve katastrofike në fshatrat e Delvinës, energjia elektrike ishte stakuar.
Madje në 3 fshatrat, Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u evakuuan banorët dhe u rikthyen pas disa orësh.