Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën.
Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar në një peizazh të zymtë.
Dëmet janë të mëdha, mijëra rrënjë ullinj, dardhë, qershi, fiq e vreshta u shkrumbuan ende pa u korrur.
“Pjesa më e madhe e Nishanit u dogj e gjitha. Shokët e mi njëri kishte 3 mijë rrënjë dardha, tjetri kishte 2 mijë rrënjë ullinj. Nga Nishani, zjarri kalojë tek ullinjtë shekullore”, tregon një banor i Delvinës që iu dogjën 400 rrënjë ullinj.
Bashkë me pronat, flakët duket se u kanë përpirë çdo shpresë delvinjotëve, që enden mbi hirin e zjarrit për të parë dëmet mbi pronat e tyre.
Efekte plaka duart lidhur shikon vreshtat e fikun
Në fytyrat e banorëve lexohet dhimbja e humbjes, teksa me duar tregojnë humbjet.
“Me çdo jetojmë? Mbaruan bagëtitë u dogjën, shtëpia po. Çfarë jete është kjo? Unë 100 mijë lekë pension marr”, thotë një pensionist i Delvinës.
“Ishim me djemtë e Delvinës dhe zjarrëfikësit që Zoti i ruajt u futën brenda flakëve, u asfiksuan”, tregon Lulzim Çallari, banor i Delvinës.
Së bashku me familjen, erdhi me pushime në Delvinë, por gjeti vetëm gërmadhat e shtëpisë.
“Erdhëm nga Greqia për të kaluar pushimet dhe festën e fshatit, por gjetëm gjithçka në flakë. As gjermani nuk e ka bërë këtë që na ndodhi, e nuk dimë kush na e bëri. Shtëpia ime u dogj, ra në shesh”
Brenda pak minutash pemëtaria e fshatit Kakodhiq të Delvinës u shkrumbua.
“Situata ishte tepër e vështirë. Zjarri erdhi në mënyrë të papritur ditën e fundit. Ullishta u dogj për disa minuta. Edhe pse u munduam erdhën edhe zjarrëfikësit, por fatkeqësisht… Kakodhiqi ka 1800 rrënjë ullinj, mund të jenë djegur 1000 rrënjë”, thotë kryetari i fshatit.
Flakët që nuk kursyen fshatin Kakodhiq, ku 10 banesa u dogjën, shkrumbuan edhe shtëpinë ku ka lindur heroi Dhimitër Konduri.
“Kjo është shtëpia e familjes Konduri, Vangjel dhe Kristo Konduri ishin aktivistë të mëdhenj të luftës nacional çlirimtare. Këtu lindi Dhimitër Konduri që vdiq, i djegur në kampet e përqendrimit të gjermanit. Pra shtëpinë nuk e dogji gjermani, por u dogj sot”, tha kryeplaku.
Të njëjtin fat pati edhe Muzeu i Kakodhiqit.
“Këtu ndodhemi para gërmadhave të muzeut të fshatit, i ngritur tek familja Konduri”, tregon banori.
E vetmja gjë e gjallë mes pyjeve të zeza duket se janë bagëtitë, të cilat kanë mbetur pa kullota.
Tag: delvinës
-

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve apokaliptike
-

Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve apokaliptike, banorët: Ku do jetojmë?
Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën.
Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar në një peizazh të zymtë.
Dëmet janë të mëdha, mijëra rrënjë ullinj, dardhë, qershi, fiq e vreshta u shkrumbuan ende pa u korrur.
“Pjesa më e madhe e Nishanit u dogj e gjitha. Shokët e mi njëri kishte 3 mijë rrënjë dardha, tjetri kishte 2 mijë rrënjë ullinj. Nga Nishani, zjarri kalojë tek ullinjtë shekullore”, tregon një banor i Delvinës që iu dogjën 400 rrënjë ullinj.
Bashkë me pronat, flakët duket se u kanë përpirë çdo shpresë delvinjotëve, që enden mbi hirin e zjarrit për të parë dëmet mbi pronat e tyre.
Efekte plaka duart lidhur shikon vreshtat e fikun
Në fytyrat e banorëve lexohet dhimbja e humbjes, teksa me duar tregojnë humbjet.
“Me çdo jetojmë? Mbaruan bagëtitë u dogjën, shtëpia po. Çfarë jete është kjo? Unë 100 mijë lekë pension marr”, thotë një pensionist i Delvinës.
“Ishim me djemtë e Delvinës dhe zjarrëfikësit që Zoti i ruajt u futën brenda flakëve, u asfiksuan”, tregon Lulzim Çallari, banor i Delvinës.
Së bashku me familjen, erdhi me pushime në Delvinë, por gjeti vetëm gërmadhat e shtëpisë.
“Erdhëm nga Greqia për të kaluar pushimet dhe festën e fshatit, por gjetëm gjithçka në flakë. As gjermani nuk e ka bërë këtë që na ndodhi, e nuk dimë kush na e bëri. Shtëpia ime u dogj, ra në shesh”
Brenda pak minutash pemëtaria e fshatit Kakodhiq të Delvinës u shkrumbua.
“Situata ishte tepër e vështirë. Zjarri erdhi në mënyrë të papritur ditën e fundit. Ullishta u dogj për disa minuta. Edhe pse u munduam erdhën edhe zjarrëfikësit, por fatkeqësisht… Kakodhiqi ka 1800 rrënjë ullinj, mund të jenë djegur 1000 rrënjë”, thotë kryetari i fshatit.
Flakët që nuk kursyen fshatin Kakodhiq, ku 10 banesa u dogjën, shkrumbuan edhe shtëpinë ku ka lindur heroi Dhimitër Konduri.
“Kjo është shtëpia e familjes Konduri, Vangjel dhe Kristo Konduri ishin aktivistë të mëdhenj të luftës nacional çlirimtare. Këtu lindi Dhimitër Konduri që vdiq, i djegur në kampet e përqendrimit të gjermanit. Pra shtëpinë nuk e dogji gjermani, por u dogj sot”, tha kryeplaku.
Të njëjtin fat pati edhe Muzeu i Kakodhiqit.
“Këtu ndodhemi para gërmadhave të muzeut të fshatit, i ngritur tek familja Konduri”, tregon banori.
E vetmja gjë e gjallë mes pyjeve të zeza duket se janë bagëtitë, të cilat kanë mbetur pa kullota. -

Rama: Falenderim i posaçëm dhe mirënjohje për Forcat Komando që luftuan me zjarret mes Delvinës e Gjirokastrës
Në një tjetër reagim për zjarret, kryeministri Edi Rama shpreh mirënjohje për forcat Komando, duke thënë se ishin një vlerë e shtuar “në pastrimin nga çdo vatër mes Delvinës dhe Gjirokastrës
“Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, shkruan Rama në një reagim në Facebook. -

Zjarri djeg kishën e saporestauruar në Lefterhor të Delvinës, flakët përfshijnë edhe varrezat e fshatit
Kisha në Lefterohor të Delvinës është djegur si pasojë e flakëve që përfshinë këtë të mërkurë fshatin.
Sipas priftit që shërbente në këtë objekt kulti, kisha sapo ishte restauruar dhe tashmë pas zjarrit, janë djegur të gjitha ikonat dhe afresket.
Besimtarët e përlotur shprehen se nuk kanë ku të kryejnë shërbesat fetare. Zjarri ka përfshirë edhe varrezat e fshatit.
Ndërkohë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi i druhen riaktivizimit të vatrave.Top Channel
-

Digjet kisha në Lefterohor të Delvinës, flakët përfshijnë edhe varrezat e fshatit
Kisha në Lefterohor të Delvinës është djegur si pasojë e flakëve që përfshinë këtë të mërkurë fshatin.
Sipas priftit që shërbente në këtë objekt kulti, kisha sapo ishte restauruar dhe tashmë pas zjarrit, janë djegur të gjitha ikonat dhe afresket.
Besimtarët e përlotur shprehen se nuk kanë ku të kryejnë shërbesat fetare. Zjarri ka përfshirë edhe varrezat e fshatit.
Sipas priftit që shërbente në këtë objekt kulti, kisha sapo ishte restauruar dhe tashmë pas zjarrit, janë djegur të gjitha ikonat dhe afresket. Ndërkohë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi i druhen riaktivizimit të vatrave.
gijotina.com/ -

Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës
Nënkryetari i bashkisë së Delvinës Filip Xuxi ka përfunduar në urgjencë për shkak të asfiksisë nga tymi pasi zjarret vijojnë të djegin në fshatin Kasapaj.
Së bashku me të është edhe një e moshuar 86-vjeçare e cila shoqërohet nga të afërmit.Fshati Kasapaj po përballet me flakë massive të cilat kanë përfshirë shtëpitë duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.
Shumë prej tyre nuk kanë pranuar të largohen pavarësisht thirrjeve për evakuim. -

Në luftë me zjarret, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës përfundon në spital
Filip Xuxi, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës ka përfunduar në spital pas përballjes me flakët në terren.Xuxi ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit të rënduar në zonë që çlirohet nga zjarret e fuqishme.
Nënkryetari i Bashkisë Delvinës shihet i ulur në një karrige në rrota teksa po transportohet në spitalin e qytetit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. -

Shtëpitë rrethohen nga zjarri në Kasapaj të Delvinës, flakët përhapen me shpejtësi
Këto pamje vijnë nga lagjja Kasapaj e Delvinës, aty ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Flakët po u afrohen banesave, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë pa pushim në terren për neutralizimin e flakëve.
Banorët janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, megjithëse disa prej tyre bëjnë rezistencë.Top Channel
-

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit, duke ngritur alarmin për një katastrofë të mundshme.
Edhe pse puset janë të rrethuara nga një perimetër sigurie i papyllëzuar, era e fortë dhe temperaturat e larta rrezikojnë përhapjen e zjarrit drejt tyre.
Mësohet se për të frenuar avancimin e flakëve, në vendngjarje janë dislokuar forca të shtuara zjarrfikëse, trupa ushtarake dhe një helikopter që po kryen hedhje uji nga ajri.
Vendi ku po përhapet zjarri është një nga vendburimet më të rëndësishme të gazit natyror dhe kondensatit në Shqipëri. Puset e Delvinës, të zbuluara në fund të viteve ’80 , prodhojnë rreth 8–10 mijë Nm³ gaz në ditë, një sasi me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike të vendit. -

Komandanti i zjarrfikëses së Delvinës në spital me plagë djegieje
Komandati i Shërbimit të Zjarrfikëses Delvinë ka marrë plagë djegieje pasi ishte pjesë e operacionit për shuarjen e flakëve në fshatin Blerimas.
Vatra e zjarrit ka qenë afër një pularie. Edhe pse ishte pushim ai ka vendosur të paraqitet në përpjekje për të të shuar zjarrin. Mësohet se ka marrë djegie në dorë dhe këmbë. Menjëherë është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, nga ku është transportuar mandej në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar.
Nga burime paraprake nga zjarri i papritur në Blerimas u dogjën 100 rrënjë ullinj.