Tag: delvinës

  • Viti i mallkuar i Delvinës…

    Viti i mallkuar i Delvinës…

    Qyteti i Delvinës po mbyll një nga vitet më të errëta të  saj. Një vit i mbushur me dhimbje, ankth dhe sfida të jashtëzakonshme, që ka goditur rëndë këtë qytet të vogël, duke i detyruar banorët të përballen me dy fatkeqësi natyrore të njëpasnjëshme.
    Pas një vere të zjarrtë, ku flakët përfshinë mijëra hektarë tokë, duke djegur ullishte, banesa, stane dhe duke rrezikuar jetën e banorëve, Delvina mendoi se më e keqja kishte kaluar. Zjarret masive krijuan panik, pasiguri dhe një plagë të thellë ekonomike e emocionale në komunitet. Shtëpi të dëmtuara, familje të zhvendosura dhe natyra e përvëluar mbetën si dëshmi e asaj periudhe të “ferrit”.
    Por, vetëm pak muaj më vonë, qyteti po përballet sërish me një tjetër goditje: përmbytjet. Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë mbuluar me ujë përsëri qindra hektarë tokë bujqësore, kanë depërtuar në banesa, kanë dëmtuar bagëti dhe kanë rikthyer frikën e dhimbjen te banorët, të cilët ende nuk kanë kaluar pasojat e verës.
    Sot, Delvina është sërish në provë. Strukturat shtetërore janë në terren, po vlerësojnë dëmet dhe po punojnë për t’i ardhur në ndihmë familjeve më të prekura. Por mbi të gjitha, banorët presin shpresë — që plagët e këtij viti të mos harrohen dhe të shoqërohen nga mbështetje reale, e jo thjesht premtime.
    Ky vit ka qenë një vit i mallkuar për Delvinën, një vit që askush nuk do ta kishte imagjinuar. E vetmja lutje e banorëve është e thjeshtë:
    “Si ky vit mos i ardhtë më kurrë Delvinës.”

  • Shembet ura që lidhte tre fshatra në zonën e Delvinës, izolohen tërësisht banorët

    Shembet ura që lidhte tre fshatra në zonën e Delvinës, izolohen tërësisht banorët

    Në zonën e Delvinës është regjistruar një problem serioz, pasi ura që shërben si lidhje kryesore për fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj është rrëzuar, duke i lënë banorët pa asnjë rrugë dalëse drejt qytetit dhe Sarandës.

    Nga të dhënat në terren mësohet se shkaku kryesor i dëmtimit ka qenë shembja e një tombinoje pranë urës, e cila ka kompromentuar të gjithë strukturën.
    Si pasojë, rruga është deformuar rëndë dhe është bërë plotësisht e pakalueshme për mjetet.

    Top Channel

  • Si jetonin shqiptarët në shek. XVII?/ Ja çfarë shkruante funksionari i lartë osman…

    Si jetonin shqiptarët në shek. XVII?/ Ja çfarë shkruante funksionari i lartë osman…

    Evlija Çelebi (1611-1684) ishte funksionar i lartë i oborrit të sulltanit me detyrën e inspektorit për të raportuar për gjendjen e krahinave të Perandorisë Osmane. Gjatë viteve 1640-1676 bëri udhëtime të shumta në viset e Perandorisë Osmane e në vendet fqinje të saj dhe hartoi veprën në 10 vëllime në gjuhën turke “Sejjahnname” (Libri i udhëtimeve) të cilën e përfundoi në Kajro.

    Evlija Çelebi ka udhëtuar në Shqipëri 3 herë. Udhëtimin e parë e bëri në Kosovë në dhjetor të vitit 1660, në Shqipërinë e Veriut, ndërsa në nëntor të vitit 1670 nëpër Shqipërinë e Jugut. Vepra është burim kryesor me vlera të rëndësishme per kohën.

    Ajo përmban material të pasur për historinë, gjeografinë, folklorin dhe kulturën e krahinave që vizitoi.

    Në vepër jepen itineraret e shtegtimeve dhe bëhen përshkrime të sakta të pazareve, kalave, xhamive etj, të viseve të Kosovës dhe trajton emrat e vjetër atje si Shkoz apo Jak, kalon nëpër qytete të mëdha si Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Durrësi, Përmeti, Berati dhe Vlora.

    Të dhëna të sakta jepen për ndarjen administrative të këtyre qyteteve në zeamete dhe timare, sasinë e taksave që i paguanin sulltanit, numrin e ushtarëve në rast lufte dhe mjaft të dhëna me vlera studimore.

    Nuk kanë mbetur pa u përshkruar edhe fshatrat e mëdha me kështjella, si Kalaja e Delvinës, Kalaja e Kardhiqit në Gjirokastër, Tërbuq, Lëbovë, Lekël dhe fshatra të tjera të Shqipërisë së Jugut.

    Vepra ka rëndësi shoqërore, ekonomike e politike për historinë e Shqipërisë.

    Ja çka shkruhet në këtë vepër

    “Qyteti i Delvinës ndodhet në një fushë të hapur dhe shtëpitë janë aq larg nga njëra-tjetra sa distanca e një shigjete të hedhur. Nëse një shtëpi sulmohet nga banditët, komshijtë e marrin vesh. Për këtë arsye të gjitha shtëpitë kanë një kullë të madhe me një portë të hekurt dhe me mure të trasha e të forta.

    Të panumërta janë pemët e limonëve, portokalleve, fiqve, ullinjve, shegëve dhe qiparisave, të cilat stolisin zonat e pakultivuara dhe kopshtet frutore të qytetit.

    Shumë të njohura ndër ushqimet e pijet janë simitet e bardha shqiptare (simid), bukë e hollë e bardhë (pogaçe) dhe vera e kuqe.”

    “Kalaja e Delvinës u themelua së pari nga spanjollët. Më pas, venedikasit e shtinë në dorë me dredhi. Sulltan Bajazidi II i Shenjti ua mori venedikasve në vitin 1419, mirëpo ajo ra përsëri në dorë të të pafeve. Kur Sulltan Sulejmani shkoi në fushatën e Korfuzit në vitin 1537 veziri i madh Ajas Pasha, shqiptar nga prejardhja, u emërua kryekomandant dhe kalaja e Delvinës u pushtua drejtpërdrejt prej tij e u bë kryeqëndër.”

    “Edhe sot Delvina është sanxhak më vete në vilajetin e Rumelisë. Ajo është has, për të cilin beu merr një të ardhur 157.132 akçe prej Sulltanit.

    Ka 24 zeamete dhe 155 timare. Ka vetëm një allajbej e një çeribash. Në kohë lufte, beu është i detyruar me ligj të nxjerrë 2200 ushtarë, ndër ta edhe shoqërues shërbimi të armatosur. Ka një kadi me nivel page prej 180 akçesh.”

    “Popullsia jeton pa i munguarr gjë, shumica me ullinj dhe vaj ulliri, të cilin e eksportojnë dhe e shesin në vilajetet e tjera. Të rinj e të moshuar, të mëdhenj e të vegjël, të kamur e të varfër të gjithëve u skuq fytyra nga shëndeti, sepse janë trima e luftëtarë të dhënë pas të ngrënit, pijes e gostive. Djemtë e rinj dhe nxënësit e shkollave fetare janë vërtet të pabindur dhe kokëshkretë.

    Taksa mbretërore që siguron beu arrin shumën 459.200 akçe. Ka 19 zeamete e 205 timarë. Sipas ligjit, duke e llogaritur mbi bazën e të ardhurave, Shkodra nxjerr 4000 ushtarë… Kjo fuqi, në kohë lufte, vihet nën komandën e vezirit të Rumelisë dhe të kolonëve të tij. Luftëtarët e Shkodrës kanë qenë bashkë me ne dhe janë treguar trima të vërtetë në luftën e Ardelit.”

    “Pashai i Shkodrës ka 40 qese të ardhura. Ai i siguron qetësinë vendit me anën e 1000 bejlerëve që ka nën urdhrin e vet.”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BESA E KONSTANDINIT/ GJASHTË E GJASHTË DYMBËDHJETË, DORUNTINA TREMBËDHJETË!…

  • Bilanci i dëmeve nga zjarret në Delvinë, 9.5 miliardë lekë. Më e prekura, bujqësia!

    Bilanci i dëmeve nga zjarret në Delvinë, 9.5 miliardë lekë. Më e prekura, bujqësia!

    Pas situatës së vështirë me zjarret gjatë muajve korrik dhe gusht, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në Bashkinë e Delvinës, kryesisht në bujqësi dhe në banesa, bashkia ngriti menjëherë katër grupe konstatimi për të evidentuar situatën.
    Tashmë është mbledhur grupi i vlerësimit të dëmeve, i cili ka arritur në një vlerësim paraprak prej afërsisht 9.5 miliardë lekësh.
    “Kemi mbaruar procesin e konstatimit të dëmit të shkaktuar nga zjarret në Bashkinë e Delvinës dhe është ngritur grupi i vlerësimit të dëmeve. Sipas vlerësimit paraprak dëmi shkon në rreth 9.5 miliardë lekë”, u shpreh Anefi Braho, Përgjegjës i Emergjencave Civile në Delvinë
    Menjëherë pas vlerësimit të saktë të dëmeve, pritet që qeveria t’u vijë në ndihmë banorëve që pësuan dëme, duke garantuar mbështetje për rimëkëmbjen e tyre.
    “Sapo të mbarojnë këto vlerësime dhe të analizohen nga qeveria, besoj se do të fillojë edhe dëmshpërblimi në banesat e pastaj blegtori e bujqësi. Dëmi më i madh është shkaktuar në bujqësi ku arrin në rreth 7miliardë lekë”, tha Braho.
    Me ndihmën e qeverisë dhe mbështetjen nga institucionet lokale, banorët e Delvinës do të kenë mundësi të rikuperojnë humbjet, të rindërtojnë pronat e dëmtuara dhe të rikthejnë normalitetin në jetën e tyre të përditshme.

  • U raportua i zhdukur prej dy ditësh, 93-vjeçari nga Delvina gjendet shëndoshë e mirë pranë varrezave të qytetit

    U raportua i zhdukur prej dy ditësh, 93-vjeçari nga Delvina gjendet shëndoshë e mirë pranë varrezave të qytetit

    Pas orësh të tëra kërkimesh, është gjetur mesditën e kësaj të shtune i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore 93-vjeçari Spiro Qirjaqi, banor i fshatit Lefterohor, bashkia Delvinë, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej dy ditësh.
    Pas shumë kërkimesh në qytet dhe rrethinat 93 vjeçari Spiro Qirjaqi u lokalizua nga sherbimet policore mesditën e sotme rreth orës 15:40 minuta, falë kontrollit të zonës me ndihmën e një droni. Ai është gjetur në një hendek pranë varrezave të qytetit të Delvinës, ku kishte kaluar natën dhe orët e paradites së sotme.
    Në kërkim të tij u përfshinë familjarë, banorë të zonës, si dhe forcat e Policisë së Delvinës, të cilat përdorën mjetet teknologjike për të lehtësuar operacionin. Përdorimi i dronit rezultoi vendimtar për zbulimin e vendndodhjes së të moshuarit.
    Familjarët e 93-vjeçarit kanë shprehur falënderime për qytetarët që u solidarizuan, si dhe për forcat e policisë së Delvinës, të cilat kontribuan në gjetjen në kohë dhe shpëtimin e jetës së të moshuarit.

  • 93-vjeçari Spiro Qirjaqi gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë

    93-vjeçari Spiro Qirjaqi gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë

    LAJM I MIRË 🙏 93-vjeçari Spiro Qirjaqi gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë
     
    Pas orësh të tëra ankthi dhe kërkimesh, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore 93-vjeçari Spiro Qirjaqi, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej ditës së djeshme në Delvinë.
     

     
    93-vjeçari u lokalizua rreth orës 15:40 minuta, falë kontrollit të zonës me ndihmën e një droni. Ai ishte gjendur në një hendek pranë varrezave të qytetit të Delvinës, ku kishte kaluar natën dhe orët e paradites së sotme.
     
    Në kërkim të tij u përfshinë familjarë, banorë të zonës, si dhe forcat e Policisë së Delvinës, të cilat përdorën mjetet teknologjike për të lehtësuar operacionin. Përdorimi i dronit rezultoi vendimtar për zbulimin e vendndodhjes së të moshuarit.
     
    Familjarët e 93-vjeçarit kanë shprehur falënderime për qytetarët që u solidarizuan, si dhe në veçanti për forcat e policisë së Delvinës, të cilat kontribuan në gjetjen e tij në kohë dhe shpëtimin e jetës.

  • 93-vjeçari Spiro Qirjako gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë

    93-vjeçari Spiro Qirjako gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë

    LAJM I MIRË 🙏 93-vjeçari Spiro Qirjako gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë
     
    Pas orësh të tëra ankthi dhe kërkimesh, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore 93-vjeçari Spiro Qirjako, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej ditës së djeshme në Delvinë.
     

     
    Qirjako u lokalizua rreth orës 15:40 minuta, falë kontrollit të zonës me ndihmën e një droni. Ai ishte gjendur në një hendek pranë varrezave të qytetit të Delvinës, ku kishte kaluar natën dhe orët e paradites së sotme.
     
    Në kërkim të tij u përfshinë familjarë, banorë të zonës, si dhe forcat e Policisë së Delvinës, të cilat përdorën mjetet teknologjike për të lehtësuar operacionin. Përdorimi i dronit rezultoi vendimtar për zbulimin e vendndodhjes së të moshuarit.
     
    Familjarët e 93-vjeçarit kanë shprehur falënderime për qytetarët që u solidarizuan, si dhe në veçanti për forcat e policisë së Delvinës, të cilat kontribuan në gjetjen e tij në kohë dhe shpëtimin e jetës.

  • Sherr mes vajzave në gjimnazin e Delvinës

    Sherr mes vajzave në gjimnazin e Delvinës

    Një incident i pazakontë ka ndodhur sot përpara gjimnazit “Sulejman Delvina” në qytetin e Delvinës, ku disa vajza janë përfshirë në një sherr fizik dhe verbal. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe nxënësve të tjerë që ndodheshin pranë godinës së shkollës.
    Sipas dëshmitarëve, konflikti ka nisur pas një debati të ashpër mes vajzave, i cili shumë shpejt ka degjeneruar në përplasje fizike. Të pranishmit kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.
    Forcat e rendit kanë shoqëruar vajzat e përfshira në komisariat, ku do të merren deklarimet dhe do të verifikohet shkaku i konfliktit. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga ana e sigurisë së shkollës është bërë e ditur se sherri është zhvilluar jashtë ambienteve të shkollës dhe për shkaqe që nuk lidhen me shkollën.

  • Ministrja Koçiu në spitalin e Delvinës: Trajtuan me profesionalizëm rastet urgjente nga zjarret

    Ministrja Koçiu në spitalin e Delvinës: Trajtuan me profesionalizëm rastet urgjente nga zjarret

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot Spitalin Ditor “Ismet Shushi”, në Delvinë, ku vlerësoi profesionalizmin që tregoi stafi i këtij spitali për përballimin e situatës së shkaktuar nga zjarret.
    E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Delvinë, Besmir Veli, Koçiu zhvilloi një takim me stafin e spitalit, të cilëve u shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar në punë, gjatë ditëve të vështira të zjarreve masive që përfshinë zonën e Delvinës.

    “Në ditët e vështira të javës që lamë pas, ku rrethinat e qytetit u përfshinë nga zjarret, ata trajtuan rastet urgjente, përfshirë pacientë me probleme respiratore dhe tronditje psikologjike”, vlerësoi ministrja.
    Koçiu shprehu respekt për çdo mjek, infermier e punonjës të sistemit tonë shëndetësor që shërben pranë komunitetit me profesionalizëm dhe humanizëm. Zona e Delvinës u përball pak ditë më parë me vatra zjarresh të cilat shkaktuan dëme në banesa, ullishte dhe bagëti, ndërsa për shkak të rrezikshmërisë u urdhërua edhe evakuimi i përkohshëm i banorëve.

  • Delvina, shkrumb e hi/ Zjarri na dogji edhe shpresën!

    Delvina, shkrumb e hi/ Zjarri na dogji edhe shpresën!

    Nën një oaz të vogël poshtë pjergullave të zhuritura, bashkëshortët, Luan dhe Monika Muho shfaqin emocione të përziera; gëzim që shpëtuan jetët e tyre dhe frikë e panik se ai zjarr katastrofik nuk do u shuhet në kujtesë, këtu e më pas.

    “Shpëtuam, por këtë tmerr që jetuam nuk do e kalojmë lehtë, as ne e as fqinjët”-thotë 73-vjeçari Luan Mara për Faktoje.

    Në Delvinë asgjë nuk është si më parë! Qindra banorë të traumatizuar, fëmijë e gra të larguar në panik e sipër nga vatra e tmerrit, gjashtë banesa të djegura, mijëra ullinj të shkrumbuar, vreshta të kthyera në thengjinj dhe bimësi e zhdukur.

    Ajo që ka mbetur pas mes hirit të zi, është dalja në “dritë” e pafuqisë së strukturave shtetërore, mungesës së mjeteve dhe sakrifica njerëzore e efektivëve të ushtrisë, zjarrfikësve dhe policisë, të cilët punuan pa pushim, të paktën të shpëtonin jetët e qytetarëve, dhe ia arritën…

    Tmerri në prag

    “Vatra më e madhe e zjarrit ndodhi në shtatë e gjysmë në darkë (shënim e martë 12 gusht). Kjo erdhi si pasojë e zjarrvënies në Leshnik dhe nuk u parapri që të ndërhyhej dhe shpëtonim edhe ne nga e keqja që na erdhi. Duhet të ishin marrë masa më përpara që ta përballonin”-thotë për Faktoje.al, 73-vjeçari Luan Mara, një nga ata banorë të rrezikuar seriozisht, banesa e të cilit është buzë kodrinës e cila u shkrumbua plotësisht.

    “Erdhën policia dhe na largoi”-ndërhyn bashkëshortja e tij, ndërsa herë pas here kur kujton çdo moment të forcës së zjarrit para pafuqisë së tyre që për pak u mori jetën. Përlotet…“Nuk merrnim dot frymë, afshi i zjarrit, tymi, paniku na përfshiu të gjithëve”-tregon 65-vjeçarja ndërsa qan teksa kujton çastin ku dy vajza fqinje të saj bërtisnin e mundoheshin të shuanin zjarrin që i shkoi në pragun e shtëpisë.

    “Situata e rëndë filloi në shtatë e gjysmë. Erdhi nga mali përbri. Unë isha në oborr kur shpërtheu flaka. Filluan të bërtisnin vajzat poshtë, nuk dilnin nga shtëpia. Zjarrfikësit kishin vajtur tek pusi i naftës. Një tmerr, luftë. Erdhën zjarrfikëset dhe policia, nuk ishin pak erdhën 50 policë. Na tërhoqën edhe ne. Dëme kemi në ullinj, po shpëtuam kokën”-thotë 65-vjeçarja Monika Moho për Faktoje.al.

    Edhe fqinji i saj Liro, që sapo ka ardhur i drobitur nga qafa e malit pranë, me një pompë të vogël në krahë, thotë se tashmë po ndihmon sa të mundet forcat zjarrfikëse për të shuar trungje pemësh të larta të cilat janë ende aktive nga zjarri dhe mund të bëjnë dëm sërish.

    Të gjithë në “sheshin e panikut”

    “Sheshi para Bashkisë u mbush me shumë njerëz, ishte i vetmi vend që nuk rrezikohej përkohësisht nga zjarri. Kaos i madh e frikë, njerëzit pyesnin për të afërmit nëse i kishin parë dikush.

    “Më keq nuk kish ku shkonte”-thotë Gëzim Lame, banor i Delvinës dhe pronar i një lokali aty pranë Bashkisë. “Me thënë të drejtën angazhim pati për të shpëtuar shtëpi e njërëz, por duhet të ishte ndërhyrë më parë nga ajri”-këmbëngul një tjetër qytetar, i cili vetë thekson se  nuk ka pësuar dëme, por shumë familje të tjera kanë lënë katandi, kryesisht ullishte të dëmtuara thujase plotësisht.

    Duart në kokë

    Bimësia, ullishtet, vreshtat, pishat e buta, gështenjat, pemët frutore dhe shkurret, janë shkruambuar thuajse plotësisht, duke lënë pas një pamje të trishtë, pasojat e së cilës do jenë aty, për shumë dekada. Vetëm 14 orë…kaq mjaftuan që Delvina dhe rrethinat e saj sot të duket si pas apokalipsit. “Bo bo ullinjtë e mi. Bo bo c’qenka bërë…”-qe reagimi i parë i një banori të Delvinës sapo u ngjit në kodrën e qytetit, kah Mali i Sopotit. Poshtë saj, në një pllajë të madhe ndodheshin mijëra pemë ullinjsh, disa shekullorë dhe tjerë më të rinj.

    Asgjë nuk ka mbetur, shkrumb e hi gjithçka, zi kudo, me përjashtim të ndonjë gropëze që zjarri nuk ka mundur të jetë aq i fuqishëm duket ndonjë pemë e përcëlluar, ende e pakallur.

    “Ke dëgjuar ‘vaj Delvine’? Ja këtu bëhej. A sheh më ullinj t’i, a sheh si janë bërë”-flet, pyet sikur gjithkush ka përgjegjësi (edhe ne), e më pas po vetë jep përgjigje. I kërkojmë të flasë me emër e para kameras, por mesoburri që nuk do dhe gjithkush do i jepte të drejtë teksa gjithë kohës shfaq një lloj traumatizimi.

    “Çfarë të flas unë? Shihni çfarë bëhet. Kujt t’ja vë fajin për këtë nuk e di”-vjon të përsërisë, duke shtuar pas çdo fjalie të shkurtër vetëm:.. “Bo, bo, bo,”- me duart në kokë.

    Një zjarrefikëse e Delvinës prodhim i vitit 1963

    Një grup i vogël ushtarësh gatiten disi përtueshëm sapo shohin se po fotografohen dhe mediat janë përqark. Mundohen të mbajnë qëndrim drejt, edhe pse këmbët i lëshojnë. Duart të nxira nga shkrumbi i zi i zjarrit që la lënë pas, fytyra e sterrosur, ndonëse këta njerëz i zbardhën faqen Delvinës, shpëtuan jetë njerëzish.

    Secili prej tyre është hero I gjallë në vetvete, sepse kanë bërë që sot të mos numërohen të vdekurit, po ashtu edhe një grup zjarrfikësish ca më tej dhe disa efektivë policie po aq të dërmuar. Ti pyesësh në u lodhën duket sikur i fyen… Lodhjen, mundin, problemet me frymëmarrjen dukshëm e shfaqin. Mjetet që kanë në duar një pirg lopatash, ndonjë shkurre dhe pak pompa krahu që shërbejnë për neutralizimin e vatrave të vogla.

    Një zjarrfikëse e Delvinës, nga dy të vetmet që ka qëndron paksa pushim… Vitprodhimi është 1963…! “Mbahet ende dhe ishte mirë se futej në terren të thyer”-thotë një burim në kushtet e anonimitetit. Sa për veshje speciale është luks të kërkohet. Po ashtu edhe zjarrfikëse moderne që kanë fuqi hedhëse të ujit në distancë të largët.

    Një tjetër problem me pjesën logjistike ishte se zjarrfikëset nuk shoqëroheshin me autobote në vendin ku ndërhynte dhe u duheshin të ktheheshin për furnizin në qendrën e tyre. Zjarrfikës të paguar keq, po ashtu edhe ushtarë, veçanërisht të repartit të xhenios që futen të parët mes flakëve.

    Sanduiç dhe ujë… Kjo qe dreka dhe darka e forcave ushtarake, zjarrfikëse dhe policore që morën pjesë për gati 24 orë në shpëtimin e zonës urbane të Delvinës. Shpëtuan njerëz e shtëpi, pasi gjithçka tjetër këtu është shkrumbuar.

    Zjarri një javë përqark…

    Gati një ironi therëse edhe e natyrës u luajt në trekëndëshin Vlorë-Delvinë-Finiq. Ndërsa qyteti i Vlorës një javë më parë përmbytej nga shtrëngata shiu, në Finiq dielli përvëllues dilte e humbte nga re të dendura duke shkarkuarr shumë rrufe.

    “Një rrufe ra në majën e Malit pranë Finiqit duke ndezur një varët zjarri fillimisht të vogël, por që me kalimin e kohës pati përhapje”-thotë për Faktoje.al, Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, i cili gjithashtu shton se “terreni ishte mjaft i thyer dhe ishte e pamundur ndërhyrja me forca njerëzore”. Ndërsa për ndërhyrje nga ajri erdhi por vonë, shumë vonë zjarri shkatërroi gjithçka gjeti përpara.

    Dy avionë canader të ardhur nga Italia dhe dy helikopterë shuan një pjesë të zjarrit aktiv në mëngjesin e së mërkurës.

    “Duket që situata është përmirësuar ndjeshëm megjithëse kanë qenë orë shumë të ethshme nga zjarri kërcënues. Zjarri shkoi në tre anët e Delvinës dhe u bë shumë problematik”-thotë për Faktoje.al, Prefekti i Vlorës Plator Nesturi, i cili pohon gjithashtu se situata ishte mjaft serioze.

    “Gjëja e parë ishte evakuimi i banorëve dhe më vonë filloi ndërhyrja shtëpi më shtëpi e rrugë, pikërisht në segmentet që vinte zjarri. Sipër Delvinës ndodhen pikat e puseve të naftës dhe këtu kishte vëmendje të shtuar si dhe një depozitë gazi”-thotë ai, ndërsa shton se ka pasur ndihmë nga të gjithë bashkitë e qarkut Vlorë me mjete zjarrfikëse, por edhe nga Gjirokastra dhe Fieri.

    “Ka pasur një ndihmë të shtuar nga forcat e ushtrisë mbi 120 efektivë, kjo e shoqëruar me 60 efektivë të zjarrfikësve nga njësitë vendore. Në të gjithë atë luftë që u bë mund të themi që dëmet jo se janë të vogla, por kemi shpëtuar me efektivitet një dëm që do ishte shumë herë më të mëdha. Së pari kemi shpëtuar jetë njerëzore”-thotë Nesturi.

    Ai gjithashtu zbulon për Faktoje.al se është në plan hartimi krijimi i dy qendrave zjarrfikëse që do të shërbejnë për ndërhyrjet me efikase në të ardhmen.

    “Kemi menduar të kemi krijimin e dy zonave, që do jenë të tilla që të përmbushin kapacitetet, të jenë të varura nga ushtria. Njëra do jetë në Bonavi, afër Vlorës, dhe tjetra në Finiq. Do ketë një pozicionim zjarrfikëseve në dy zona më problematike. Efikasiteti është më i madh madh jo vetëm bashkitë e zjarrfikësve që punojnë në terren, por në situata emergjence do ketë ndërhyrje me shtim kapacitetesh të këtyre dy stacioneve”-tha Nesturi.

    Bilancet e dëmeve ende nuk janë bërë, një për një, porn ë fund do shfaqet një shifër katastrofike. Delvina dhe rrethinat e saj janë shkrumbuar. Bimësia, gjallesat pemët frutore, ullishte dhe vreshta nuk janë më, qindra hektarë janë shndërruar në pluhur e hi, e bashkë me të zbuluam mangësitë e mëdha të mjeteve dhe burimeve njerëzore në kohë ermërgjancash./ Faktoje.al/