Tag: delvinë

  • Kallashnikov, çifte, krehra dhe municion, arrestohet 47-vjeçari në Delvinë, i kishte fshehur në banesë

    Kallashnikov, çifte, krehra dhe municion, arrestohet 47-vjeçari në Delvinë, i kishte fshehur në banesë

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, të cilat bënin me dije se një shtetas posedonte armë në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë organizuan dhe finalizuan me sukses, gjatë paradites së sotme, operacionin policor të koduar “Sunrise”.

    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. T., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatike tip kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 1 krehër kallashnikovi, 2 krehra pistolete dhe një sasi fishekësh.
    Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

    Top Channel

  • Mbante municion armësh në banesë, arrestohet një person në Delvinë

    Mbante municion armësh në banesë, arrestohet një person në Delvinë

    Operacioni policor i koduar “Sunrise” ka finalizuar me sukses një goditje ndaj armëmbajtjes pa leje në Delvinë. Gjatë operacionit, është arrestuar shtetasi L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë, i cili mbante të fshehura në banesën e tij armë dhe municione.

    Pasi u mor informacion nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë realizuan kontrollin, ku sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu çifte, krehra kallashnikovi dhe pistolete, si dhe një sasi fishekësh.

    I arrestuari u dërgua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për hetime dhe veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i policisë:

    Delvinë/Vijon goditja e armëmbajtjes pa leje, finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Delvinë, operacioni policor i koduar “Sunrise”.

    Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, krehra dhe municion.

    Në pranga poseduesi, i cili i mbante të fshehura në banesë.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, të cilat bënin me dije se një shtetas posedonte armë në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë organizuan dhe finalizuan me sukses, gjatë paradites së sotme, operacionin policor të koduar “Sunrise”.

    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë.

    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. T., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatike tip kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 1 krehër kallashnikovi, 2 krehra pistolete dhe një sasi fishekësh.

    Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

  • Polemika në Delvinë për zyrën elektorale të PS, Ardit Bido reagon pas denoncimit të PD

    Polemika në Delvinë për zyrën elektorale të PS, Ardit Bido reagon pas denoncimit të PD

    Polemika në Delvinë për zyrën elektorale të PS, Ardit Bido reagon pas denoncimit të PD
    Fushata elektorale në qarkun e Vlorës po shoqërohet me debate dhe përplasje mes kandidatëve të forcave kryesore politike. Një prej temave që ka ngjallur reagime ditët e fundit lidhet me zyrën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Delvinës, për të cilën Partia Demokratike ka ngritur një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
     
    Konkretisht, kandidatja për deputete e PD-së, Ina Zhupa, publikoi një dokument zyrtar ku KQZ i kërkon Partisë Socialiste që të largojë zyrën e saj elektorale nga një ambient që ndodhet pranë KZAZ-së në Delvinë, duke theksuar se vendndodhja e saj përbën shkelje të rregullave zgjedhore.
     

     
    Në reagimin e tij, kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, mohoi që zyra të jetë mbyllur, duke sqaruar se janë hequr përkohësisht disa nga logot dhe simbolikat partiake, të cilat, sipas tij, do të vendosen në një vend tjetër, në përputhje me rregullat.
     
    “Zyra jonë nuk është mbyllur, por thjesht janë hequr disa logo që do të vendosen diku tjetër. Në qytete të vogla si Delvina është thuajse e pamundur të gjenden ambiente elektorale që ndodhen në një distancë të madhe nga institucionet. E megjithatë, ankesa u bë vetëm për Delvinën”, shkruan Bido në një postim në rrjetet sociale.
     
    Ai i ka cilësuar akuzat nga Partia Demokratike si një shfaqje politike, duke shtuar se këto reagime vijnë nga “frika për rezultatin zgjedhor”, pasi, sipas tij, opozita nuk do të sigurojë më shumë se tre mandate në qarkun e Vlorës.
     
    Bido ka vënë theksin edhe mbi faktin se raste të ngjashme me afërsinë e zyrave elektorale me KZAZ-të ekzistojnë në qytete të tjera të vendit, por vetëm në Delvinë është ngritur ky shqetësim.
     
    “Dokumenti i publikuar nga zonja Zhupa nuk dëshmon mbylljen e zyrës, por kërkesën për të hequr logot. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë fushatën dhe komunikimin me qytetarët, me po të njëjtin përkushtim”, thekson më tej kandidati i PS-së.
     
    Nga ana tjetër, PD ka insistuar se vendndodhja e zyrës është në shkelje të ligjit dhe se vendimi i KQZ është i qartë.
     
    Përplasjet politike për zyrat elektorale vijnë në një klimë gjithnjë e më të tensionuar elektorale, ku kandidatët po përpiqen të fitojnë terren përpara ditës së votimit. Zgjedhjet parlamentare të këtij viti pritet të jenë të ngushta në disa qarqe, përfshirë Vlorën, ku prania e emrave të rinj dhe profili i lartë i kandidatëve ka rritur interesin për garën.
     
    Në këtë kontekst, Delvina është kthyer në një nga zonat që tërheq vëmendjen për nga intensiteti i fushatës, por edhe për përplasjet që tashmë kanë kaluar nga debati elektoral në interpretime ligjore të vendndodhjes së zyrave të partive.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • KQZ pranon denoncimin e PD, urdhëron PS të heqë materialet nga zyra zgjedhore pranë KZAZ në Delvinë

    KQZ pranon denoncimin e PD, urdhëron PS të heqë materialet nga zyra zgjedhore pranë KZAZ në Delvinë

    Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka marrë në konsideratë një denoncim të Partisë Demokratike, për të hequr të gjitha materialet nga zyra elektorale pranë KZAZ 89 në Delvinë.
    Sipas vendimit të KQZ, që u bë i ditur nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa, Partia Socialiste duhet të largoje të gjitha materialet, pasi zyra elektorale e tyre ishte në një distancë më afër se 300 metër nga KZAZ.
    Zhupa thotë se KQZ i dha të drejta, ndërsa tha se Partia Socialiste shkeli ligjin.
    “Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.

    Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.
    Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim”, shprehet Ina Zhupa.
    DEKLARATA E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA
    Jam këtu bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike Delvinë, Erigers Hamiti, për të treguar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa na jep të drejtë për denoncimin që bëmë.
    Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.
    Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.
    Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim.
    Kandidati na kujtoi që Delvina quhej Trojë, por harroi të thoshte që Delvina dikur ishte madhështore, kishte të gjithë institucionet, kishte rini, kishte biznese dhe lulëzonte jeta këtu.
    Harroi të na thoshte si e shndërroi Partia Socialiste Delvinën në 12 vite. Falë një reforme të dështuar territoriale, ia hoqi të gjitha institucionet, bëri që bizneset në këtë vend të dështonin dhe rinia të iki nga sytë këmbët.
    Ndaj dhe delvinjotët, apo trojanët do të zgjedhin më 11 maj Partinë Demokratike, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

  • KQZ pranon denoncimin e PD, urdhëron socialistët të heqin materialet nga zyra në Delvinë!

    KQZ pranon denoncimin e PD, urdhëron socialistët të heqin materialet nga zyra në Delvinë!

    Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka marrë në konsideratë një denoncim të Partisë Demokratike, për të hequr të gjitha materialet nga zyra elektorale pranë KZAZ 89 në Delvinë.
    Sipas vendimit të KQZ, që u bë i ditur nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa, Partia Socialiste duhet të largoje të gjitha materialet, pasi zyra elektorale e tyre ishte në një distancë më afër se 300 metër nga KZAZ.
    Zhupa thotë se KQZ i dha të drejta, ndërsa tha se Partia Socialiste shkeli ligjin.
    “Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.
    Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.
    Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim”, shprehet Ina Zhupa.

  • FOTO/ Ina Zhupa publikon dokumentin e KQZ-së: Ja pra që kandidati i Ramës në Delvinë doli bllof

    FOTO/ Ina Zhupa publikon dokumentin e KQZ-së: Ja pra që kandidati i Ramës në Delvinë doli bllof

    Kandidatja për deputet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar dokumentin zyrtar të KQZ-së, që i kërkon PS-së që të largojë zyrën elektorale të saj të vendosur pranë KZAZ-së në qytetin e Delvinës.

    Zhupa shprehet se, kandidati i Ramës në këtë zonë, nuk e njeh ligjin dhe nuk e kupton dot, prandaj doli bllof, duke dashur që të nxjerrë bllof PD-në.

    Deklarata e deputetes së PD, Ina Zhupa

    Jam këtu bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike Delvinë, Erigers Hamiti, për të treguar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa na jep të drejtë për denoncimin që bëmë.

    Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.

    Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim blof, nuk dolëm aspak blof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.

    Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim.

    Kandidati na kujtoi që Delvina quhej Trojë, por harroi të thoshte që Delvina dikur ishte madhështore, kishte të gjithë institucionet, kishte rini, kishte biznese dhe lulëzonte jeta këtu.

    Harroi të na thoshte si e shndërroi Partia Socialiste Delvinën në 12 vite. Falë një reforme të dështuar territoriale, ia hoqi të gjitha institucionet, bëri që bizneset në këtë vend të dështonin dhe rinia të iki nga sytë këmbët.

    Ndaj dhe delvinjotët, apo trojanët do të zgjedhin më 11 maj Partinë Demokratike, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

  • Delvinë: Gjatë punimeve zbulohen tre predha, mendohet të luftës së dytë botërore

    Delvinë: Gjatë punimeve zbulohen tre predha, mendohet të luftës së dytë botërore

    Tre predha artilerie janë zbuluar në zonën e njohur si “Mulliri i Bardhë”, në Delvinë gjatë punimeve për zgjerimin e rrugës Blerimas–Delvinë. Zbulimi është mëngjesin e kësaj të premteje rreth orës 10:20, nga punëtorët e firmës ndërtuese “Cobial”, gjatë punimeve për rikonstruksionin e segmentit rrugor.
    Pas zbulimit është njoftuar policia e Delvinës e cila ka shkuar në vendngjarje ku konfirmuan praninë e tre predhave të vjetra artilerie, për të cilat paraprakisht dyshohet se mund të jenë nga të luftës së dytë botëtore.
    Për të garantuar sigurinë publike, zona u rrethua dhe u mor nën mbikëqyrje nga forcat e rendit, ndërsa firma ndërtuese ndërpreu menjëherë çdo aktivitet në kantier. Ndërsa është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme e forcave xheniere për të kryer një verifikim të plotë dhe për të asgjësuar në mënyrë të sigurt municionin e rrezikshëm.
    Deri në ndërhyrjen e specializuar të njësive për çminim, zona do të qëndrojë e izoluar për të shmangur çdo rrezik për banorët apo punonjësit.

  • Nisin punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e aksit Shijan–Delvinë

    Nisin punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e aksit Shijan–Delvinë

    Delvinë – Ka nisur zyrtarisht procesi i zgjerimit dhe asfaltimit të aksit rrugor Shijan–Delvinë, një ndër investimet e shumëpritura nga banorët e zonës.
    Ky projekt vjen si pjesë e planit zhvillimor “Delvina 2030” dhe është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia Delvinë. Zbatimi i këtij investimi synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e lëvizjes për banorët dhe rritjen e aksesit në zonat rurale.
    Punimet parashikojnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, shtresëzimin me asfalt dhe ndërtimin e elementëve të tjerë të nevojshëm për një rrugë funksionale dhe të sigurt për qytetarët.
    Ky aks rrugor ka një rëndësi të veçantë për komunitetin lokal, duke qenë se lidh disa fshatra me qytetin e Delvinës dhe shërben si arterie për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.
    Me këtë projekt, Bashkia Delvinë vijon angazhimin e saj për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha zonat e territorit të saj.

  • 3 predha të Luftës së Dytë Botërore alarmojmë punëtorët e rrugës – VIDEO

    3 predha të Luftës së Dytë Botërore alarmojmë punëtorët e rrugës – VIDEO

    Zbulohet arsenal lufte gjatë punimeve në rrugën Blerimas–Delvinë, ndërpriten menjëherë punimet
     
    Tre predha artilerie janë zbuluar në zonën e njohur si “Mulliri i Bardhë”, gjatë punimeve për zgjerimin e rrugës Blerimas–Delvinë. Zbulimi u bë mëngjesin e së premtes, më 4 prill 2025, rreth orës 10:20, nga Maliq Llucaj, një nga punëtorët e firmës ndërtuese “Cobial”, i cili po kryente punime për rikonstruksionin e segmentit rrugor.
     

     
    Pas raportimit të menjëhershëm në Sallën Operative të Policisë Vlorë, në vendngjarje mbërriti Shefi i Postës së Policisë në Delvinë, i cili konfirmoi praninë e tre predhave të vjetra artilerie, të cilat mendohet të jenë të mbetura nga ndonjë konflikt i mëhershëm.
     
    Për të garantuar sigurinë publike, zona u rrethua dhe u mor nën mbikëqyrje nga forcat e rendit, ndërsa firma ndërtuese ndërpreu menjëherë çdo aktivitet në kantier. Prefekti i qarkut Vlorë ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave xheniere për të kryer një verifikim të plotë dhe për të asgjësuar në mënyrë të sigurt municionin e rrezikshëm.
     

     
    Deri në ndërhyrjen e specializuar të njësive për çminim, zona do të qëndrojë e izoluar për të shmangur çdo rrezik për banorët apo punonjësit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë vendit të ngjarjes dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë të vendosur nga policia.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • PD kërkon mbylljen e zyrës së PS në Delvinë, Bido e quajti një blof të doktorit: Përballë KZAZ-së ndodhet zyra e tij

    PD kërkon mbylljen e zyrës së PS në Delvinë, Bido e quajti një blof të doktorit: Përballë KZAZ-së ndodhet zyra e tij

    Pasi PD i kërkoi Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit, mbylljen e zyrës elektorale të PS-së në Delvinë pasi sipas PD është në shkelje të kodit elektoral, ka ardhur një reagim nga kandidati i PS në qarkun e Vlorës, Ardit Bido.
    Përmes një video në rrjetet sociale, Bido thotë se Berisha doli sërish blof lidhur me akuzat për zyrën elektorale të PS në Delvinë. Sipas tij, përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike dhe jo më larg se 100 metra është edhe zyra e kandidates së PD-së.
    ‘Bllofi i radhës i doktorit erdhi dhe në Trojë: kandidatja nuk shikon selinë e saj. O doktor, prapë bllof?! Çdo ditë do të merresh me mua? Nuk të del koha të merresh me qytetarët, por merresh me mua, çdo mëngjes, si detyrë e parë. Merr frymë, doktor! Sot zgjodhe Delvinën për të hedhur baltë. Trojë e quajmë ne që jemi të këtij qyteti, që e kemi në gjak, në zemër, në rrënjë. Dërgove një gocë të mirë të partisë, që s’ka lidhje me Delvinën, të sajojë një “tmerr” pranë KZAZ-së.Na tregoi se aty ndodhet zyra jonë elektorale… por harroi të shikojë rrotull! Sepse përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike. Edhe zyra e kandidates së PD-së, jo më larg se 100 metra. Doktor, të lutem, mos dil më bllof! Nuk po funksionon. Qytetarët janë më të zgjuar se kaq. E dinë vetë kush punon dhe kush bën teatër. Gënjeshtrat kanë këmbë të shkurtra. Dhe s’mbërrijnë dot në Parlament. Në Trojë, votojnë trojanët. Dhe ti e di shumë mirë kush do të votohet. S’ke ku të shkosh, përveçse përballë me mua. Mos u tremb, doktor. Do shihemi në Parlament. Deri atëherë’, thotë ai.