Tag: delvina

  • “Një vajzë nga Delvina…” Rama zbulon kandidaten për deputete që do të jetë ministre: Vjen nga komuniteti rom. Për të parën herë…

    “Një vajzë nga Delvina…” Rama zbulon kandidaten për deputete që do të jetë ministre: Vjen nga komuniteti rom. Për të parën herë…

    Gjatë takimit me gratë në Korçë, kryeministri Edi Rama tha se PS ka bërë më shumë se çdo forcë tjetër politike për familjet që i përkasin komuniteteve të tjera në vend.
    Kryeministri promovoi kandidaten socialiste në listën e Qarkut të Vlorës, Ina Majko për të cilën tha se përfaqëson vajzat e margjinalizuara.
    Rama tha se Majko vjen nga komuniteti rom dhe paralajmëroi se nëse ajo nuk zgjidhet deputete në 11 maj, do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme socialiste në rast se PS fiton parlamentaret.

    Edi Rama: Do japim më shumë bursa për fëmijë që vijnë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vijnë nga familje egjiptiane dhe rome.
    Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom.

    Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë, por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm.

  • Luftëtari mposht Butrintin, Delvina merr barazim dramatik në transfertë

    Luftëtari mposht Butrintin, Delvina merr barazim dramatik në transfertë

    Ka përfunduar sfida mes Luftëtarit dhe Butrintit me rezultatin 2-1.
    Butrinti kaloi i pari në avantazh me golin e Ohuh në minutën e 11-të, por Luftëtari përmbysi rezultatin me golat e Miranit në minutën e 32-të dhe Mërkurit në minutën e 50-të.
     
    Ndërkohë, Delvina ka arritur një barazim dramatik në transfertë ndaj Maliqit, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 2-2.
    Maliqi shënoi i pari me golat e Devollit në minutat 41 dhe 57, ndërsa Delvina reagoi me golin e Mustës në minutën e 71-të dhe barazoi në minutën e 90-të me një finalizim të Boçit.