Zjarret në Delvinë i janë afruar shumë puseve të naftës, duke rrezikuar kështu të ndodhë një katastrofë me pasoja të paimagjinueshme.
Mësohet se për të parandaluar afrimin e mëtejshëm të zjarrit pranë puseve të naftës, drejt vendngjarjes po shkojnë forca të shtuara zjarrikëse, ushtarë dhe një helikopter për të hedhur ujë nga ajri.
Tag: delvina
-

Delvina në alarm/ Flakët po i afrohen puseve të naftës
-

Dëshmi shkencore për përkatësinë Iliro-Shqiptare të Epirit
Sherif Delvina, E vërteta mbi Epirin, Botoi:”Fllad”, Tiranë, 1999
Trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me hapësiren etnogjeografike shqiptare sidomos asaj jugore ka vite që është bërë objekt studimi për personalitete të shkencës dhe kulturës shqiptare. Ne veçanti kjo çështje fitoj një dimension tjetër pas dështimit të monizmit sepse ne pluralizëm u krijuan rrethana të tjera të favorshme duke mos pasur tema tabu, apo qasje ideologjike siç ishte më parë në Shqipëri. Nder studiuesit më të zellshëm dhe serioz ne këtë gamë bën pjesë Sherif Delvina, i cili ne këtë aspekt ka dhënë një kontribut më peshë për historiografinë kombëtare shqiptare.
Nail Draga
Ne shek.XIX, tek fqinjët tanë na u paraqiten dy projekte politike të cilat ishin tërësisht ekspansioniste në dëm të popujve tjerë për të realizuar endrrat e tyre mesjetare. Fjala është për “Megaliidenë” greke(1843) dhe “Naçertanien” serbe(1844) ku si qellim final kishin rimbëkëmbjen e perandorive të tyre mesjetare ate të Bizantit dhetë Car Dushanit. Dihet historikisht se pasojat e këtyre projektëve i kanë përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejt shqiptarët duke filluar nga Kongresi i Berlinit(1878) dhe Konferenca e Londrës(1913) sepse më së dy të tretat e hapësirës etnogjegrafike shqiptare u aneksua nga fqinjët tanë sllavet dhe grekët.
Por, megjithë këto përfitime territoriale oreksi i tyre nuk ka të ngopur që dëshmohet me politikën e tyre shtetërore të zhvilluar ne vazhdimësi, duke shpifur e trilluar ne lidhje mbi autoktoninë iliro-shqiptare dhe hapësiren etnogjeografike shqiptare në Siujdhesën Ballkanike.
Ne këtë gamë të qasjeve janë të njohur në veçanti disa struktura klero-shoviniste greke, të cilët ende trumpetojnë për jugun e Shqipërisë, duke shpikur dhe krijuar sajesa te ndryshme territoriale. Ne këtë aspekt ato shpiken sajesen Vorio Epiri që është aspiratë territoriale ndaj shtetit shqiptarë. E tërë kjo politikë ne rrethana të reja shoqërore pas dështimit të komunizmit është transparente dhe nga ana e tyre bëhët gjoja për mbrojtje te të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri, ku këto qarqe të tillë i konsiderojnë të gjithë shqiptarët ortodoksë.
Duke qenë dëshmitarë i të gjitha këtyre akrobacionëve politike më pasoja për popullin dhe shtetin shqiptarë, intelektuali dhe studiuesi i zellshëm Sherif Delvina opinionit shqiptarë i dhuron librin “E vërteta mbi Epirin”.Është ky një libër i veçantë për nga lënda e trajtuar dhe me njëqasje analitike dhe argumente shkencore qëdemaskon politikën shoviniste greke ndaj aspiratave dhe falsifikimëve të realitetit historik dhe gjeografik të jugut shqiptar.
Libri paraqet një përmbledhje të artikujve të botuarnga viti 1992-1999 ne gazeta të ndryshme në Shqipëri. Nuk ka dyshim se ne saje të tyre artikujve të cilët për nga përmbajtja janë shkencorë, analitikë dhe publicistikë autori ka bërë sensibilizimin e opinionit shqiptarë ne lidhje me disa çështje të cilat ose kanë qenë tabu apo të panjohura për opinionin e gjërë.
Autori librin e ka konceptuar në atë mënyrë që përbëhët prej nëntë pjesëve të cilat paraqesin një unitet të qasjeve të autorit për hapësirën etnogjeografike shqiptare nga koha antike e deri në ditët tona.
Në këtë botim më vlerë autori ofron të dhëna më interes për hapësirën etnogjeografike shqiptare, duke theksuar së para Kongresit të Berlinit(1878), Shqipëria e kishte sipërfaqen 110.000km2, më popullsi kompakte shqiptare dhe më pakica kombëtarë të parëndësishme. Kongresi i Berlinit u quajt nga rilindasit më të drejt varrimi i Shqipërisë, por ky nuk kishte qenë ende varrimi i Shqipërisë, sepse pas atij kongresi në Shqipëri ngeli Kosova, ngeli Maqedonia, Çamëria, Grebeneja, Kosturi,dhe sundimi osman ishte i përkohshëm, kurse pushtimi nga fqinjët ishte i përhershëm.
Por, më 1913, kinse në luftën kundër turqëve, me përkrahjën e Fuqive të Mëdha, këto toka u quajtën “turke” dhe hapësira etnogjeografike shqiptare u zvoglua gjithnjë. Madje nëse analizohen të dhënat nga viti 1491 kur janë bërë regjistrimet e Ballkanit të pushtuar nga osmanët, në Ballkan del se janë mbi 266 mijë familje në trojet shqiptare, duke filluar nga veriu e deri në Artë.Ne atë kohë ne kemi pasur popullatë më të madhe se grekët dhe territor më të madh se grekët e serbët, Shqipëria është rrudhur dhe është bërë mbi tre herë më vogël se çka qenë.
Delvina është i qartë ne konstatimet e tija kur ceken pa hezitim se duhet thënë e vërteta duke u bazuar ne dokumentet e kohës pamvarësisht se tash jemi ne rrethana të reja shoqërore dhe politike me fqinjët tanë. Andaj më të drejt cekën se nuk duhet heshtur për spastrimin etnik të territorëve shqiptare në shek.XIX, siç është rasti për 300.000 shqiptarët e shpërngulur më dhunë nga Sanxhaku i Nishit, po ashtu për historinë e Artës, të cilët grekët e morën pas 1878-ës, pastaj për Sulin etj. I brengosur për prezantimin dhe falsifikimin e të kaluarës sonë historike ne tekstet shkollore tek fqinjët grek, ai na ofron shembullin e suliotëve. Ato thekson Delvina grekët i kanë në çdo tekst shkollor, ku në to thuhet se suliotët janë hedhur nga shkëmbi i Zallongut për të ruajtur nderin. Këtë ngjarje heroike të vjedhur nga heroizmi shqiptar grekët e kanë kthyer nga vetja dhe i mbajnë si heroizmin më të madh të tyrin! S’ka tekst grek ku nuk është Marko Boçari, Bubulina etj. Ne ruhemi se mos na prishet politika me grekun.Ne duhet ta dimë se ç’na kanë marrë e ç’na kanë ngrënë vazhdimisht fqinjët tanë konstaton më të drejt Delvina.
Ne këtë botim më vlerë autori trajton ne detaje “Megaliidenë” si dhe sajesen e shovinstëve grek “Vorio Epir” e cila ka të bëj më pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut, duke dëshmuar në mënyrë shkencore për përkatësinë iliro-shqiptarë të Epirit. Ndërsa duke bërë fjalë për minoritarët grekë ai më të drejt konstaton se ato janë shumë vonë të pranishëm ne territoret shqiptare, gjegjësisht janë ardhacakë, argatë të sjellë këtu në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe përbëjnë një enklavë në viset shqiptare.
Duke marrë kompleksin politik te grekëve për këto territore dhe ndaj popullatës shqiptare ortodokse falsifikimi i të dhënave historike dhe i statistikave demografike kur është në pyetje numri i minoritarëve shqiptarë në Greqi dhe i minoritarëve grekë në Shqipëri është bërë dëtyre patriotike dhe shtetërore numër një e shovinizmit grek. Nga ana tjetër me qellim heshtet numri i mbi dy milion arvanitasve ne Greqi.
Dhe në fund duhet thënë se një libër i tillë është i mirëseardhur jo vetëm për studiuesit dhe individet që iu intereson çështja kombëtare dikur dhe sot,por edhe për opinionin e gjërë. Botuesit shqiptarë mendoj se do të bënin një punë më vlerë nëse ketë botim do ta përkthenin në gjuhën angleze në tërësi apo apo në formë të sintetizuar. Sepse vetëm ne këtë formë do të informojmë opinionin ndërkombëtar në lidhje mbi realitetin shkencor, autoktoninë dhe vazhdimësinë historike iliro-shqiptare të kësaj pjesë të hapësirës etnogjeografike shqiptare. Të dhënat e ofruara ne saje të konsultimit të një literature selektive shkencore, hulumtimit të dokumentave te trajtuar në sinkroni dhe diakroni bëjnë që libri “E vërteta mbi Epirin” të jetë një enciklopedi ne vehte për këtë regjion gjeografik i cili ka pasur një të kaluar të bujshme historike nga koha antike e deri në ditët tona.Dhe një libër të tillë ka mundur të na ofrojë vetëm Sh. Delvina i cili është padyshim studiuesi më i zellshëm dhe erudit i kësaj çështjeje në kohën tonë.
In memoriam
Sherif Delvina
(1932-2022)
Në Tiranë me 7 pill 2022, në moshën 90-vjeçare vdiq Sherif Delvina, historiani, studiuesi, përkthyesi, dramaturgu, intelektuali dhe publicisti i shquar, autor i disa botimeve shkencore nga fusha e historisë. Ai rridhte nga një familje e shquarintelektualësh dhe patriotësh, me ndikim në historinë e Shqipërisë. Si rrallë kush mblodhi dhe dëshifroi e interpretoi harta të disa autorëve europianë nga antikiteti e dei në vitin 1913, kur më së gjysma e hapësirës etnogjografike shqiptare nga vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës iu dhuruan fqinjëve(sllavë e grekë).
Prof.Sherif Delvina është autor i 14 librave, 18 libra me bashkëautor, ndërsa ka publikuar me qindra artikuj e studime në shqip dhe gjuhë të huaj.
Nga botimet veçojmë:E vërteta mbi Epirin(1999),Kosova një mit serb, apo një realitet historikshqiptar(2000), Mid`hat Frashëri: minister fuqiplotë në Athinë,1923-1926(2002), Udhëtarët e huaj në Shqipëri-gjerë në fund të shekullit XIX nga Lumo Skendo(2012) etj.
Në nderim të autorit. më këtë rast po ribotoj recensionin për librin “E vërteta mbi Epirin”të shkruar në vitin 2004.
-

Sokol Meqemeja, pronar i kompanisë “Delvina Gas” dorëzohet në Polici
Sokol Meqemeja dorëzohet në polici, më pas lirohet: Nuk kemi ndërtuar TEC
Biznesmeni Sokol Meqemeja, pronar i kompanisë “Delvina Gas”, është paraqitur mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Policisë Sarandë, pasi ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë nën dyshimet për ndërtim pa leje të një termocentrali (TEC).
Pas verifikimeve të kryera në terren nga ana e autoriteteve, ai është liruar.
Meqemeja: Objekti i ndërtuar nga kompania “Delvina Gas” nuk rezulton të jetë një TEC, siç ishte dyshuar në fillim, por një impiant pastrimi gazi, pjesë përbërëse e puseve ekzistuese të nxjerrjes së gazit natyror.
Në deklaratën e dhënë në komisariat, Meqemeja u shpreh se “ka qenë një keqkuptim i ushqyer nga informacione dashakeqe”. Ai sqaroi se:
“Impianti është pjesë integrale e procesit të filtrimit të gazit dhe nuk ka asnjë lidhje me prodhimin e energjisë.”
Meqemeja shtoi se ndërtimi është kryer me dijeninë e autoriteteve përkatëse dhe se dokumentacioni ligjor, teknik dhe mjedisor është në rregull:
“Të gjitha dokumentet janë të rregullta dhe ndërtimi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi.”
Ai theksoi gjithashtu se dyshimet publike për ndërtimin e një TEC-i, sipas tij, kanë qenë të pabazuara:
“Personat që ngritën alarmin kanë dashur të dëmtojnë imazhin tim dhe të krijojnë një furtunë mediatike mbi një bazë tërësisht të pavërtetë.”
Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas – VIDEO
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët
Delvina ishte një nga zonat me pasojë të rënda nga zjarret, ku disa banorë humbën shtëpinë e disa të tjerë patën dëme të konsiderueshme materiale.
Për këtë arsye, deputetja e PD, Ina Zhupa i kërkon autoriteteve të ngrenë sa më parë grupet e punës me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror, dhe të trokitet në çdo derë për evidentimin e dëmeve.
Zhupa thotë se situata është katastrofale dhe banorët ndihen pa shpresë për të ardhmen.
“Ne jemi këtu jo vetëm për t’u dhënë mbështetje banorëve, por edhe për të bërë thirrje për ngritjen e menjëhershme të një grupi të përbashkët pune, me përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror, për evidentimin shtëpi më shtëpi të të gjitha dëmeve,” – deklaroi Zhupa.
Deputetja kërkoi gjithashtu që dëmshpërblimi monetar për banorët të bëhet në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe efektive, për t’u dhënë atyre mundësinë të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesën në zonë.
Ajo kritikoi menaxhimin e situatës dhe paralajmëroi se nuk duhet të përsëriten problemet e mëparshme me trajtimin e pasojave të zjarreve.
“Duhet t’u qëndrojmë banorëve në krah, në mënyrë që ata të kenë shpresë dhe të zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri,” – përfundoi Zhupa. -

Lirohen 2 të arrestuarit te “Delvina Gas”, Prokuroria: Arrestimi ishte i paligjshëm
Lirohen 2 të arrestuarit te “Delvina Gas”, Prokuroria: Arrestimi ishte i paligjshëm
Delvinë, 30 korrik 2025 – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të dy personave të arrestuar një ditë më parë në vendburimet e gazit që shfrytëzohen nga kompania “Delvina Gas”.
Të arrestuarit janë Elton Malkaj, 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe Luan Metaj, 53 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës i kantierit të ndërtimit.
Ata u ndaluan nga policia me akuzat për “ndërtim të paligjshëm” dhe “pushtim të tokës publike”. Pas shqyrtimit të rrethanave, Prokuroria e Sarandës vlerësoi se arrestimi ishte i paligjshëm dhe se mungonte baza ligjore për ndalimin e tyre.
Më herët, Policia njoftoi se për të njëjtën çështje janë shpallur në kërkim pronari i subjektit “Delvina Gas”, Sokol Meqemeja, dhe administratori Juglerd Ibrahimi.
Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas – VIDEO
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Ndërtuan TEC-in në hapësirë publike, lirohen nga qelia drejtori dhe inxhinieri i “Delvina Gaz”
Pamje nga Delvina
DELVINË- Drejtori dhe inxhinieri i kompanisë “Delvina Gas Company”, Luan Metaj dhe Elton Malkaj, janë lënë të lirë. Prokuroria e vlerësoi të paligjshëm arrestimin e drejtorit dhe inxhinierin, pasi vertetoi qe impianti nuk esht TEC për prodhim energjie, por impiant pastrimi gazi qe del nga puset. Metaj dhe Malkaj u arrestuan ditën e djeshme nga policia për shkak të ndërtimit pa leje të një impianti gazi në Delvinë në pronën publike.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ditën e djeshme shpalli në kërkim pronarin e kompanisë S. M., 56 vjeç dhe Jugelard Ibrahimi, administrator, të dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” me qëllim përfitimi dhe “Pushtimi i tokës”. Nga ana tjetër, në sqarimin e kompanisë theksohet se ky impiant pastrimi ka 3 vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët e vendosur në pranga ishin thjesht mirëmbajtës./ZËRI
-

U arrestuan pas dyshimeve për ndërtimin e një TEC-i në hapësirë publike, lirohen drejtori dhe inxhinieri i kompanisë ‘Delvina Gaz’
Janë lënë të lirë me vendim të prokurores Esmeralda Basho, drejtori teknik i kompanisë “Delvina Gas”, Luan Metaj, dhe inxhinieri Elton Malkaj, të cilët u arrestuan një ditë më parë nga policia nën akuzën e ndërtimit të një impianti gazi pa leje në pronë publike.
LEXO EDHE: Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë
Sipas njoftimit zyrtar që policia e Vlorës bëri dje thuhet se, ‘gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me IKMT dhe Inspektoratin e Mjedisit, u konstatua ndërtimi i një impianti gazi në territor publik, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi të miratuar nga autoritetet përkatëse.
Në përfundim të kontrolleve, u arrestuan në flagrancë Luan Metaj dhe Elton Malkaj, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim i tokës”. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim pronari i kompanisë, S. M., 56 vjeç, dhe administratori Jugelard Ibrahimi, 36 vjeç, për të njëjtat akuza’.
Nga ana e IKMT-së është bërë bllokimi i punimeve dhe është mbajtur procesverbal për konstatimin e kundërvajtjes.
Megjithatë, kompania “Delvina Gas Company” ka mohuar akuzat. Në një reagim për mediat, avokatët e kompanisë sqarojnë se objekti në fjalë nuk është një impiant prodhimi energjie (TEC), por një impant pastrimi, pjesë integruese e pusit të gazit në vendburimin e Delvinës.
Sipas kompanisë, ky impiant është ndërtuar që prej tre vitesh dhe aktualisht ndodhet në fazë mirëmbajtjeje. Dy teknikët e arrestuar ishin thjesht mirëmbajtës, ndërsa vetë subjekti pretendon se ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore në përputhje me kuadrin hidrokarburor në fuqi.
-

Në kërkim për impiant gazi pa leje, pronari i Delvina Gas rezulton edhe në dosjen e Arben Ahmetajt
Policia e Vlorës njoftoi se ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë Delvina Gas, Sokol Meqemeja. Ky i fundit dyshohet se ka ndërtuar pa leje një impiant gazi në tokë publike, në Delvinë. Në lidhje me këtë shkelje, policia ka vënë në pranga edhe dy inxhinierët e kompanisë, Elton Malkaj dhe Luan Metaj. Këta dy të fundit janë vënë në pranga për akuzën “ndërtim i paligjshëm” dhe “pushtim i tokës” me qëllim përfitimi.
Për të njëjtat akuza, në kërkim janë shpallur pronari i kompanisë, Sokol Meqemeja, 56 vjeç, si dhe administratori, Juglerd Ibrahimi, 36 vjeç. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Policisë së Vlorës dhe Sarandës, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) Tiranë dhe Inspektoratit të Mjedisit.
Pas njoftimit të policisë, kompania reagoi duke theksuar se impianti nuk është TEC por pjesë integruese e pusit të gazit në Vendburimin e Delvinës.
“Duam të theksojmë se Impianti i Pastrimit nuk është TEC, por është pjesë integruese e pusit të gazit në Vendburimin e Delvinës. Ky impiant pastrimi ka 3 (tre) vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët ishin thjesht mirëmbajtës të impiantit të pastrimit, i përfunduar tashmë së ndërtuari kohë më parë. Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ka zbatuar çdo detyrim dhe rregullore duke ju përmbajtur hap pas hapi kuadrit ligjor në fuqi në sektorin hidrokarbur,” thuhet në njoftim.
Meqemeja rezulton pronar i disa kompanive në Shqipëri. Ai ka në pronësi edhe “Frigo Food Albania”. Emri i tij del edhe në dosjen e SPAK ndaj Arben Ahmetajt si pjesëmarrës në transaksionet me të cilat ish-ministri i arratisur nga Shqipëria ka fshehur origjinën e disa prej pasurive të tij. Sipas dosjes, Meqemeja i ka dhënë 140 mijë euro Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve.
Sipas organit të akuzës, kjo shumë ka shkuar për ish zv. kryeministrin si shpërblim për inceneratorin e Fierit, të cilin e kishte marrë përmes kompanisë Building Counstriction & Green Energy, ku ishte një prej krijuesve të saj.
Meqemeja u vu në qendër të vëmendjes së opinionit në shtator të vitit 2022, kur në media u raportua për praninë e bakterit të listerisë në salsiçet Woody. Në atë kohë AKU doli me një njoftim zyrtar për praninë e Listeria monocytogenes STI55, një bakter që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut, në disa lloje të salsiçeve Woody. Meqemeja doli vetë para mediave për të qetësuar konsumatorët, duke ngrënë një salsiçe.
tpz.al -

Arrestimet te ‘Delvina Gas’, reagon kompania: Kemi 3 vjet që i kemi mbaruar punimet! Nuk është TEC, por…
Dy inxhinierë janë arrestuar nga Krimi Ekonomik në Vlorë, ndërsa janë shpallur në kërkim pronari dhe administratori i një kompanie.
Policia njoftoi se gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.
Mbi rastin kanë reaguar avokatët e “Delvina Gas Company”. Ata bëjnë me dije se Impianti i Pastrimit nuk është TEC, por është pjesë integruese e pusit të gazit nëVendburimin e Delvinës.
“Ky impiant pastrimi ka 3 vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët ishin thjesht mirëmbajtës të impiantit të pastrimit, i përfunduar tashmë së ndërtuari kohë më parë. Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ka zbatuar çdo detyrim dhe rregullore duke ju përmbajtur hap pas hapi kuadrit ligjor në fuqi në sektorin hidrokarbur”, thuhet në njoftim.
Reagimi i plotë:
Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj, është një shoqëri e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si degë e një shoqërie të huaj, konkretisht shoqërisë “Delvina Gas Company” Ltd, me seli në British Virgin Islands (BVI).Aktiviteti i shoqërisë “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ushtrohet në Vendburimin e Delvinës në bazë të të drejtave dhe detyrimeve që i janë lëshuar nëpërmjet Marrëveshjes Hidrokarbure “Për prodhimin, zhvillimin dhe kërkimin e hidrokarbureve në Vendburimin e Delvinës” (hyrë në fuqi me VKM Nr.509, datë 08.08.2007), Instrumentit të Transferimit datë 22.08.2016, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi të fushës së hidrokarbureve në Republikën e Shqipërisë.Për nga natyra e llojit të aktivitetit të funksionimit të marrëveshjeve hidrokarbure, ky aktivitet, është ushtruar përherë në zbatim të çdo rregulloreje dhe detyrimi që buron nga Marrëveshja dhe Licensë Marrëveshja për Vendburimin e Delvinës, duke zbatuar me përpikmëri Programet e Punës dhe Buxhetit, si dhe Planit të Zhvillimit të vendburimit, programe këto që miratohen përherë nga partnerët tanë, dhënës së të drejtave të operimit në Vendburimin e Delvinës, shoqëria “Albpetrol” sh.a., Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore.Për të vijuar, duke ju referuar edhe Nenit 2.2, gërma “c” të Marrëveshjes Hidrokarbure të Vendburimit Delvinë (i cili në vetvete referon te Seksioni 3.2 i Licencë Marrëveshjes për Vendburimin Delvinë), përcaktohet e drejta e shoqërisë “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj, si mbajtëse e të drejtave dhe detyrimeve të operimit në Vendburimin e Delvinës, për të ndërtuar dhe instaluar të gjitha mjetet dhe pajisjet (duke përfshirë grumbullimin, trajtimin, tubacionet dhe mjetet e tjera të transportit) të kërkuara për operacionet hidrokarbure.Në bazë të pikës 35 të Nenit 2 të Ligjit Nr. 7749, datë 28.07.1993 “Për Hidrokarburet”, i ndryshuar, citohet shprehimisht se: “Zhvillim” është ndërtimi dhe instalimi i pajisjeve për prodhimin e hidrokarbureve dhe shpimi i puseve të shfrytëzimit, në zbatim të Marrëveshjes Hidrokarbure përkatëse dhe në përputhje me një plan zhvillimi të miratuar. (të cilin e disponojmë)Për sa më sipër, duke qenë se dy media të mëdha tashmë e kanë bërë lajm, duam të theksojmë se Impianti i Pastrimit nuk është TEC, por është pjesë integruese e pusit të gazit në Vendburimin e Delvinës. Ky impiant pastrimi ka 3 (tre) vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët ishin thjesht mirëmbajtës të impiantit të pastrimit, i përfunduar tashmë së ndërtuari kohë më parë. Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ka zbatuar çdo detyrim dhe rregullore duke ju përmbajtur hap pas hapi kuadrit ligjor në fuqi në sektorin hidrokarbur.
