Tag: delvina

  • Astrit Delvina: Ti s’kishe nevojë për një dashuri të madhe…

    Astrit Delvina: Ti s’kishe nevojë për një dashuri të madhe…

    “E kuqja”- nga Astrit Delvina

    Kur e dashurova ishte veshur me një fustan të kuq. Të kuqe i kishte dhe buzët mishtake. Nuk lyhej kurrë.

    Lulëkuqja, koralet ma kujtonin shpesh. Shoqërim idesh. Planeti i kuq, Marsi i egër, ma sillte ndërmend gjaku… ma binte përpara syve.

    Erdhi me një fustan të kuq. Dhe iku me rroba të zeza. Një ditë pashke plot vezë të kuqe. Nuk e di nga erdhi. Nuk e di ku shkoi. Nuk e di nëse do të kthehet ndonjëherë. Erdhi me përdredhjet e një zvarraniku dhe iku me furinë e një demi.Pse demat e urrejnë ngjyrën e kuqe? Po sikur të ishte i tërë qielli i kuq, a do ta pëlqenim më shumë qiellin e kaltërt?Pirati i kuq! Lëkurëkuqët!

    E kuqja më ka pëlqyer e s’më ka pëlqyer. Një dhomë me mure të kuq do të më peshonte shumë. Thonë shkencëtarët se e kuqja ka qindra nuanca.

    Çiklaminë, trëndafili, e kuqe ngjyrë gjaku etj.Rubini i kuq. Gur i çmuar.Rubini që të pëlqente aq shumë ty, o fustankuqe! Një kordele çiklaminë në mes të flokëve. Re të kuqe në perëndim.

    Duken sikur i ka ndezur dielli me ëndrrat e tij. Hënë e kuqe si një petale e skuqur më zjarrin e skëterrës. Zjarr! Flakë të kuqe! Sy të kuq të sarhoshëve dhe të vrasësve që dalin nga cepat e errta të natës! Djersë e kuqe e histerikëve.coude kind of saimer!Borë e kuqe – vullkanike.

    Ngjyra e parë e spektrit diellor. Përtej, infra të kuqet, që nuk i shohim. Ç’ngjyrë kanë vallë ato? Kam ndejtur me ditë e netë të tëra për të imagjinuar ngjyrën e valëve infra të kuqe. Më kot. Nihil in intell ectu, quid prius non fuorit in senior?Kufizim i shqisave tona.“E kuqja dhe e zeza”, romani i Stendalit, që të pëlqente aq shumë ty. Të kujtohet? Unë të dukesha si Zhylien Soreli. Sa të doja atëherë!

    Ne dashurojmë gjithmonë një fantazëm. Brenda teje jetonte një shtrigë. Më mirë të të veshja me rroba të çmuara se sa me poezi. Me atë fustan të kuq më dukeshe sikur ishe pështjellë prej flakësh. Flokë të kuqe rreth një statuje të akullt. Sa bukur më gënjeje. Më gënjeje me vetë poezinë me të cilën të kisha veshur. Poezia është petku më i çmuar i dashurisë që e ngre femrën në fronin e Madonës!

    Nuk e di: A janë vallë poetët që kanë krijuar dashurinë e madhe apo është dashuria që ka krijuar poetët?Deti i kuq! Moisiu, Josifi dhe gruaja e Putifarit! Deti i kuq dhe romani “Djujmi i fundit” i Olldrixhit. Sa të pëlqente romani “Dipllomati”.

    Ketrini me të dashurin në shkretëtirën e Iranit. Natën ai i pëshpërit poezitë e ëmbla të Hazif Shirazit.

    “Kur dëgjoj lirikat e Shirazit, më thoje, më duket sikur më shtohen rruazat e kuqe të gjakut, një jetë e re futet në shpirtin tim”.Shpirti yt? Shpirti yt, i fshehur nga një trup i bukur! Trupi i bukur, i fshehur nga një fustan i kuq! “Byzylyku me gurë të kuq”. Të pëlqente dhe kjo novelë e Kuprinit. Një dashuri e madhe! Të pëlqenin filmat, qaje për fatin e zi të protagonistëve dhe shtrëngoheshe pas meje si të kishe frikë se mos treteshe ndër duar! Dhe unë isha i lumtur. I gënjyer, po i lumtur.

    Dhe e doja shumë atë ngjyrën e fustanit tënd! Tani e kuqja më çmend, më bën të më kalojnë mornica në zemër. Feneri i kuq! Sy qikllopi që të josh për t’u kredhur në përkëdheljet e blerta. Sinjali i kuq. Makinat ndalojnë. Efekti Doppler.

    Shpejtësia e madhe, një dritë të kuqe e kthen në të gjelbër. Po të vija drejt teje me shpejtësi fotonike, ti do më dilje përpara e veshur me të gjelbër.

    Me çfarë shpejtësie duhet të sulem drejt teje që të më dukesh e mirë dhe e dashur si më parë?

    Vera e kuqe. Çmendeshe pas kësaj pije. Me një gotë bëheshe gjysmë e dehur. Çakërqejf. Harroje çdo qëndrim serioz. Nderi i grave është shumë i tretshëm në alkool, mendoja unë pak i frikësuar.

    Nganjëherë më dukeshe sikur do të bije në krahët e cilitdo qoftë, pasi të pije dy gota verë. Pastaj të dhimbte koka, rrije si e trullosur dhe bije në një gjumë të thellë.Rouge-noire. E kuqja fiton. Montekarlo. Kazino. Vendi i kumarit ndërkombëtar. Hyn i varfër e del milioner. Ose anasjelltas. Unë hyra në shpirtin tënd i pasur dhe dola i varfër. I mjerë. M’i gllabërove ëndërrimet. Po shpirti im fabrikon të reja si banka që nxjerr kartmonedha të reja fringo! Ti më braktise kur unë rashë në humnerë. Vrave një shpirt që dashuronte shumë. Ti s’kishe nevojë për një dashuri të madhe si në të tjera të seksit tënd. Dhe unë tani kam vetëm epsh, epsh e asgjë tjetër. Bashkëjetesa me një femër më është e pamundur. Fustani yt i kuq, ëndrrat e mia të kaltërta, syri yt i zi.

    *Shkëputur nga romani: “Ëndrra me ngjyra”

    ObserverKult

    Foto ilustrim

    Lexo edhe:

    PAS ARRESTIMIT, ASTRIT DELVINA, MBETI EDHE PA FAMILJE- U NDA NGA GRUAJA DHE VAJZA

    Shkrimtari disident që u persekutua nga regjimi komunist, vuajtjet e tij në burgjet komuniste, ndarja nga familja dhe kujtimet e vajzës së tij, Manila Delvina…

    Ishte kthyer nga Bolonja në vitin 1943, i diplomuar atje si mjek kirurg. Astrit Delvina kishte nisur ndërkohë të spikaste si shkrimtar i talentuar.

    Kishte bashkëpunuar me disa gazeta në gjuhën shqipe në revistën “Bleta”, ku kishte botuar një sërë tregimesh, novelash. Krejt këto me pseudonimet Lek Copa, Astor apo edhe zoti Kaçija.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Të dielën drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web derbi i madh Delvina – Butrinti

    Të dielën drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web derbi i madh Delvina – Butrinti

    Nesër drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web derbi i madh Delvina – Butrinti
     
    Të dielën, më 30 nëntor, ora 13:00, vjen derbi i madh Delvina–Butrinti, një ndeshje që gjithmonë ndizet nga rivaliteti i fortë dhe atmosfera elektrizuese mes dy skuadrave më të dashura të jugut.
     

     
     
    Kjo sfidë pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët, pasi dy ekipet synojnë të tregojnë forcën, karakterin dhe ambicien për të dominuar në fushë. Emocionet, ritmi dhe lufta sportive premtojnë një 90-minutësh spektakolar.
     
    Takimi do të transmetohet LIVE në Saranda Web, në Facebook dhe në YouTube, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të jenë në stadium por duan ta ndjekin ndeshjen në kohë reale me cilësi të lartë dhe komentim.
     

    Qëndroni me ne dhe mos e humbisni këtë derbi që pritet të ndezë fundjavën sportive në jug!
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Noka përplaset me deputetin socialist: Kur digjej Delvina ti bëje poezi për partinë!

    Noka përplaset me deputetin socialist: Kur digjej Delvina ti bëje poezi për partinë!

    Deputeti i PD Flamur Noka dhe ai i PS, Ardit Bido janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së komisionit për çështjet e Brendshme.
    Noka e nisi fjalën e tij duke hedhur akuza mbi mazhorancën në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026 për agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile.
    Për Bidon ai tha se ‘teksa Delvina digjej, deputeti bëni poezi për qeverinë dhe postonte foto të zjarrfikësve duke shuar flakët me thupra’.
    Pjesë nga debati:
    Noka: Si shpjegohet që urat që ndërtohen në pushtetin tuaj, pa bërë dy vite, prapë duhen bërë se i merr lumi? Pse në 12 vite pushtet, një argjinaturë e PD nuk u ça dhe nuk u rrëzua? As edhe një urë nuk u rrëzua. Pse? Sepse kemi një qeveri që s’ka qytetarin në fokus. Shkoni në Gjermani dhe keni rrugët e Hitlerit; këtu, pa i bërë 3 vite, duhen ribërë.
    Edhe tunelin e patë? Të del rruga e Qukësit, u inaugurua dhe ja ku iku. Deputeti i Delvinës i bën vjersha qeverisë, ndërkohë që Delvina u dogj, dhe filmonte disa zjarrfikës duke fikur zjarret me thupra. Nuk janë kushtet klimatike vetëm në Shqipëri; ja ku është Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Pse nuk ndodhin? Sepse kanë qeveri të përgjegjshme.
    Bido: Prisja që kur ranë zjarret të ishit dhe ju atje. Edhe Flamuri ka lidhje në Sarandë. Si sarandjot prisja që të ishe atje. Nxora edhe Hasimenë nga oborri i shtëpisë, se iu dogj. Vini këtu për të bërë poezi partiake, për të treguar se cila është parti e mirë dhe cila është e keqe. Prisja që të bashkoheshit kërkesës sime për të rritur fondet në Bashkinë e Delvinës.

  • Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12-vjeçarja nga Delvina

    Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12-vjeçarja nga Delvina

    Një vajzë 12-vjeçare është transportuar me helikopter nga Delvina në Tiranë, pasi ka konsumuar një sasi tabletash.

    E mitura u transportua nga familjarët në spitalin e Sarandës në gjendje të dehur.
    Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që i përdorte një pjesëtar i familjes.
    Sipas bluzave të bardha dyshohet që 12 vjeçarja ka konsumuar Deparkin që përdoret nga persona me parkinson.

    Top Channel

  • Konsumoi një sasi tabletash/ 12 vjeçarja nga Delvina transportohet me helikopter drejt Tiranës

    Konsumoi një sasi tabletash/ 12 vjeçarja nga Delvina transportohet me helikopter drejt Tiranës

    Një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës nga familjarët e saj, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në banesë.
    Bëhet me dije se familjarët kanë treguar se e kanë gjetur vajzën pa ndjenja dhe më pas e kanë transportuar menjëherë drejt spitalit.
    Gjithashtu bluzat e bardha bëjnë me dije se e mitura me inicialet I.H., ka pohuar se kishte konsumuar disa ilaçe që përdorte një pjesëtar i familjes.
    Dyshohet se bëhet fjalë për “Deparkin”, një medikament që përdoret për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit.
    Për shkak të gjendjes së rëndë të vajzës, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

  • Denoncim qytetar nga Delvina: “Vetëm një orë ujë në ditë, as depozitat nuk mbushen”

    Denoncim qytetar nga Delvina: “Vetëm një orë ujë në ditë, as depozitat nuk mbushen”

    Denoncim qytetar nga Delvina: “Vetëm një orë ujë në ditë, as depozitat nuk mbushen”
     
    Një banore nga Delvina ka ngritur një ankesë për situatën shqetësuese të furnizimit me ujë në lagjen e saj. Ajo thotë për Saranda Web se shpërndarja e ujit bëhet sipas “qejfit” dhe pa asnjë orar të rregullt.
     

     
    “Në mëngjes nuk kishte ujë fare dhe kur vjen, e sjellin vetëm për një orë. Çfarë të bëjmë me një orë ujë? As depozitat nuk mbushen. Ju lutem postojeni këtë, sepse këtu bëjnë si të duan. Mjerë ne ku jetojmë”, – shprehet qytetarja.
     
    Sipas saj, në zonën e njohur si “Papuci”, lidhjet e ujësjellësit janë bërë “gjysma-gjysma”, duke shkaktuar diskriminim mes banorëve të së njëjtës lagje. Një pjesë e banesave kanë ujë 24 orë, ndërsa pjesa tjetër furnizohet vetëm për një orë në ditë.
     
    Kjo situatë e padrejtë, sipas denoncueses, është bërë e përditshme dhe po krijon vështirësi të mëdha për familjet që nuk kanë mundësi të mbushin rezervuarët e ujit. Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa urgjente dhe të sigurojnë furnizim të rregullt me ujë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Delvina shkatërron Devollin me poker në shtëpi

    Delvina shkatërron Devollin me poker në shtëpi

    Delvina shkatërron Devollin me poker në shtëpi
    Delvina ka marrë një fitore të shkëlqyer para tifozëve të saj, duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Devollin në një ndeshje emocionuese të zhvilluar për Kategorinë e Dytë, Grupi B (2025/26).
     

     
    Pjesa e parë
     
    Skuadra vendase e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe u shpërblye që në minutën e 22’, kur Koshie S. realizoi golin e parë. Megjithatë, reagimi i miqve ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 36’, Kapllani F. barazoi shifrat në 1-1. Pavarësisht këtij momenti, Delvina nuk u ndal dhe me organizim më të mirë në mesfushë arriti të mbante kontrollin e lojës.
     
    Pjesa e dytë
     
    Në pjesën e dytë, Delvina dominoi totalisht. Heroi i takimit ishte padyshim Koshie S., i cili shënoi edhe dy gola të tjerë në minutën e 55’ dhe 90’, duke kompletuar një hat-trick spektakolar. Fitorja u vulos nga Nery I. në minutën e 82’, që realizoi golin e tretë për vendasit, duke e çuar rezultatin në 4-1.
     
    Devolli tentoi të reagojë me disa zëvendësime, por mungesa e qartësisë në sulm dhe dominimi i Delvinës nuk i la asnjë hapësirë për surpriza.
     
    Kartonët
    Ndeshja u karakterizua edhe nga tensioni në fushë. Plot 9 kartonë të verdhë u akorduan nga arbitri, duke treguar nervozizëm të lartë nga të dyja skuadrat. Midis tyre, Bilo I. i Delvinës u ndëshkua dy herë dhe u përjashtua nga loja.
     
    • Shënues për Delvinën: Koshie S. (22’, 55’, 90’), Nery I. (82’)• Shënues për Devollin: Kapllani F. (36’)
     
    Me këtë fitore bindëse, Delvina tregon ambicie të mëdha për këtë sezon, duke marrë tre pikë të vlefshme dhe duke fituar moral të lartë për sfidat e radhës. Nga ana tjetër, Devolli duhet të përmirësojë shumë në lojën mbrojtëse dhe në menaxhimin e presionit, pasi gabimet iu kushtuan shtrenjtë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Starton sezoni i ri, Butrinti udhëton drejt Ballshit, Delvina pret Devollin

    Starton sezoni i ri, Butrinti udhëton drejt Ballshit, Delvina pret Devollin

     
    Futbolli rikthehet këtë fundjavë në jug të Shqipërisë me emocionet e para të sezonit të ri në Kategorinë e Dytë, Grupi B. Të dielën, më 28 shtator 2025, dy skuadrat e rajonit tonë, Butrinti i Sarandës dhe Delvina, do të zbresin në fushë për të nisur sezonin e ri.
     

     
    Butrinti nis sezonin në transfertë
     
    Skuadra sarandiote e Butrintit do të përballet në transfertë me Bylis B në Ballsh. Takimi do të zhvillohet në orën 14:00 dhe shihet si një sfidë delikate për djemtë e drejtuar nga stafi teknik i Butrintit, të cilët synojnë që të marrin rezultat pozitiv që në start.Butrinti, që këtë vit vjen me ambicie të qarta për t’u ngjitur në një kategori më lart, do të kërkojë që në fillim të tregojë se është gati të rivalizojë fort për objektivat sezonalë.
     
    Delvina pret Devollin në shtëpi
     
    Ndërkohë, futbolli kthehet edhe në stadiumin e Delvinës, ku KS Delvina do të presë ekipin e Devollit. Përballja parashikohet të jetë e zjarrtë, pasi skuadra vendase kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve për të nisur kampionatin me fitore.Delvina, që sezonin e kaluar tregoi momente të mira në shtëpi, ka riorganizuar skuadrën dhe synon të shfaqet më e fortë dhe më konsistente këtë vit.
     
    Dy ndeshjet e së dielës premtojnë emocione për sportdashësit e zonës.
    Butrinti kërkon pikët e para në transfertë, duke përballuar një kundërshtar të vështirë si Bylis B.
    Delvina, përkundrazi, do të ketë luksin e fushës së vet, ku pritshmëritë janë maksimale për një nisje me fitore.
     
     
    Sezoni i ri i Kategorisë së Dytë sapo ka nisur dhe në Sarandë dhe Delvinë atmosfera e futbollit është ndezur që tani, duke mbështetur skuadrat e zemrës në rrugëtimin e tyre të ri sportiv.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • I dehur në timon dhe në parakalim, arrestohet 23-vjeçari që vrau me makinë dy motrat nga Delvina

    I dehur në timon dhe në parakalim, arrestohet 23-vjeçari që vrau me makinë dy motrat nga Delvina

    Ka rënë në prangat e Policisë autori i aksidentit trafgjik që u mori jetën natën e mbremshme motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku.
    Burime nga blutë bëjnë me dije se Kevi Norra, 23 vjeç, ka qenë në drejtimin e mjetit tip Audi në gjendje të dehur dhe duke parakaluar gabimisht. Ky ka qenë edhe momenti kur Norra ka përplasur automjetin Lancia ku ndodheshin motrat Dhimaku, nga Delvina.
    Nga aksidenti i rëndë ka mbetur e plagosur edhe Antonela Zhupa teksa ajo ndodhej në mjetin e motrave Dhimaku.
    Aksidenti u regjistrua të dielën rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit.

  • Delvina ime u dogj!

    Delvina ime u dogj!

    Nga Rudina Xhunga
    Rudina, u dogj Delvina e bukur, më thotë Vera, kur e telefonoj ta pyes si është. Vera Çeço ka 50 vjet që mbledh bimë nëpër male. Zonja e bimëve magjike e quajta në emisionin që xhirova për të në Delvinë. Nuk kam parë kurrë zjarr të tillë, thotë. Kurrë. Dhe ti e di që nuk kam lënë mal pa u ngjitur. Nisi në Syrin e Kaltër. Atje ka lagështi toka, nuk merr dot zjarr. Pastaj nisi një erë papritur dhe për dy orë u dogjëm. Delvina e bukur u dogj, thotë Vera në lot. Po ti, i them, si je ti? Bimët e tua. Magazina e madhe plot thasë me çajra.
    – Jo, për fat, thotë. Kemi hapur një pus në oborr dhe në tre kate ka sistem fikës zjarri. Dje ndenjëm në punë, merr ujë e lag vendin. Edhe sot. Ndaj shpëtuam. Po të tjerët jo. Njerëz që tërhiqnin bagëtinë e ec e qaj, me flaket pas, si në fotot kur lanë Çamërinë, moj Rudina.

    Një dorë e zezë e ka bërë. Nuk ka rënë kurrë zjarr këtu. Këto male i njoh mirë. U dogjën ullinj 100-vjeçarë. Si thua ti, jetuan ato 100 vite? Njerëzit hidhnin ujë, por nuk ia dilnin dot. Zjarrfikësit ishin aty, por ku të futesh? Nuk futesh dot në ato shtëpi, moj bijë, që janë bërë parcela-parcela. Nuk di si i futën makinat, si u hodhën vetë, si nuk kishin frikë. Djem nënash janë. Pastaj shumica u përqendrua te nafta. Flaka po shkonte atje. Mori lagjet. Ato lagjet e bukura nuk janë më. Delvina u bë shkrumb. Delvina e bukur, u dogj – thotë Vera dhe nuk pranon që ishte vetëm flaka e gushtit të nxehtë. Erdhi nga Syri i Kaltër dhe qe dorë e zezë, thote ajo.
    – Rudina, po ti ku je, – më thotë pastaj, sikur kujtohet. – Je në Tiranë? Të të çoj me postë çajrat e rinj, se i kam bërë gati.
    Aty më kap mua ngashërima pastaj.