Tag: delijorgji

  • Detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit te “Delijorgji”, dy persona përfundojnë në spital

    Detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit te “Delijorgji”, dy persona përfundojnë në spital

    Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi i një bombole gazi në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se bombola ka shpërthyer në një ambient aktualisht jofunksional te kompleksi “Delijorgji”. Për pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit Besmir Dyrmishi dhe punonjësi i tij, Klejdi Bajrami, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
    Burime nga spitali bëjnë të ditur se dy persona të moshës 28 dhe 40 vjeç janë dërguar pranë Djegie Plastikës në QSUNT. Situata e mirë dhe plagët e vlerësuara me djegie te shkalles se lehte, jo problematike.
    Tiranë/Informacion paraprak
    Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
    Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Shpërthen bombola e gazit në një piceri te “Delijorgji”, lëndohet pronari dhe punonjësi

    Shpërthen bombola e gazit në një piceri te “Delijorgji”, lëndohet pronari dhe punonjësi

    delijorgji-tirane

    TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në një piceri në Tiranë, te ish-Parku i Autobusëve. Shpërthimi dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi. Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur pronari i ambientit dhe punonjësit i tij, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
    Paraprakisht dyshohet se pronari ka qenë duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme ku ka pas rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë. Polica ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar të tjerë, vetëm dëme materiale.
    Njoftimi:
    Tiranë/Informacion paraprak
    Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
    Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./ZËRI

  • Shpërthen bombola e gazit në supermarketin tek kompleksi Delijorgji, raportohet për persona të dëmtuar

    Shpërthen bombola e gazit në supermarketin tek kompleksi Delijorgji, raportohet për persona të dëmtuar

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Raportohet se një bombol gaz ka shpërthyer në një supermarket te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.
    Behet e ditur se nga shpërthimi raportohet se ka të plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në marketin ‘Xhangolli’, te kompleksi Delijorgji.

  • “Pse më denoncove tek Rama?”/ Plas grushti mes pronarëve të lokaleve tek “Delijorgji”

    “Pse më denoncove tek Rama?”/ Plas grushti mes pronarëve të lokaleve tek “Delijorgji”

    Pronari i “Stockholm”, Ferhat Kaja akuzohet se ka dhunuar brutalisht biznesmenin konkurrent Laert Kasaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës (22 Korrik) tek Kompleksi “Delijorgji”.
    Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo” është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja si edhe një person tjetër i afërm i tij, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
    Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.
    Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, ku dyshohet se e ka akuzuar se ka dërguar informacion te institucionet për zaptimin e hapësirës publike.
    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2: Shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.
    Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar.

  • VD-Dhunohet barbarisht biznesmeni Laert Kasaj, shkak, përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te Delijorgji

    VD-Dhunohet barbarisht biznesmeni Laert Kasaj, shkak, përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te Delijorgji

    Laert Kasaj

    TIRANË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e kompleksit “Delijorgji”, ku është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj.
    Sipas burimeve të JOQ Albania, Kasaj është sulmuar nga disa persona të cilët dyshohet se janë pronarët e barit “Stockholm”, një lokal që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji”. Dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth.
    Burime të redaksisë bëjnë me dije se Kasaj është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka ndërhyrë vetëm pasi ngjarja kishte përfunduar dhe biznesmeni ishte në nevojë për ndihmë mjekësore.
    Në video shfaqet momenti i përplasjes fizike, ku dëgjohen qartë të shara dhe ofendime, ndërsa një person, i cili dyshohet të jetë Laert Kasaj, shihet duke mbuluar fytyrën e përgjakur me bluzën e tij.

    Aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që denoncimi i mëparshëm i Kasajt ndaj shkeljeve urbane nga lokalet fqinje po shihet si motiv kryesor i sulmit fizik ndaj tij.
    Në një mesazh të ardhur në redaksinë e JOQ Albania thuhej:
    “Mbrëmë në orën 22:30 në darkë, brenda kompleksit Delijorgji kanë rrahur shumë keq dhe ndodhet akoma në spital pronarin e restorantit Tokyo, Laert Kasaj, pronarët e barit Stockholm-it me arsyen pse i ka denoncuar tek kryeministri për të hequr tendat e lokaleve. Ja ku e mori makina e policisë, e çoi në spital.”

  • Fushata e Ramës! IMT e Bashkisë Tiranë mbush xhepat me lekë dhe fal kioskat te “Delijorgji” (Foto)

    Fushata e Ramës! IMT e Bashkisë Tiranë mbush xhepat me lekë dhe fal kioskat te “Delijorgji” (Foto)

    Fushatat e Edi Ramës për çlirimin e hapësirave publike po ecën me ritme të shpejta, por vetëm atje ku nuk preken interesat e mëdhenj. Ndërkohë që kioskat nëpër zonat e Tiranës, janë rrëzuar me zell nga fadromat e IMT-së, sepse kishin zaptuar hapësirat publike, në kompleksin Delijorgji gjithçka është e paprekur, si në ndonjë rezervat oligarkik.
    IMT e Bashkisë Tiranë nuk ka guxuar të afrohet, sepse, siç duket, ligji për ndërtimet pa leje ka sy selektiv, sheh vetëm nga periferitë. Të varfrit shemben me vendosmëri, ndërsa të pasurit shemben me përulje.
    Administratorit të kompleksit, Mihal Delijorgji, mesa duket i ka rënë shorti i imunitetit urban. Në atë zonë devijojnë fadromat e IKMT-së, ose ndoshta parimi i barazisë përpara ligjit ka nevojë për një përjashtim të artë.
    “Ne kuadër te aksionit te fundit, te lirimit te hapësirave publike, tek ambjentet qe njerezit punojnë per te siguruar bukën e femijeve, pa dalje ne trotuar, gjithcka eshte shembur, tek oligarket e preferuar, asnje gozhdë nen kembe. Keto foto jane sot tek kompleksi Delijorgji, gjighcka normale, kurse tek Fusha e Aviacionit, eshte shembur gjithcka.”– denoncon një qytetar për JOQ.
    PAMJET: