Tag: delegacioni

  • Shqipëria hap grupkapitullin për Tregun e Brendshëm/ Delegacioni i BE në Tiranë: Hap i rëndësishëm drejt integrimit!

    Shqipëria hap grupkapitullin për Tregun e Brendshëm/ Delegacioni i BE në Tiranë: Hap i rëndësishëm drejt integrimit!

    Delegacioni i BE-së në Tiranë e ka konsideruar hap të rëndësishëm për Shqipërinë, çeljen e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm.Përmes një postimi në rrjete sociale, delegacioni i BE-së shprehet se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi.
    “Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, thuhet në reagim.

  • Hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm, delegacioni i BE në Tiranë: Hap i rëndësishëm për Shqipërinë

    Hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm, delegacioni i BE në Tiranë: Hap i rëndësishëm për Shqipërinë

    Delegacioni i BE-së në Tiranë e ka konsideruar hap të rëndësishëm për Shqipërinë, çeljen e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm.
    Gjithashtu delegacioni i BE-së shprehet se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi.
    “Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, thuhet në reagim.

  • Nisja e fushatës zgjedhore për parlamentaret e 11 majit, delegacioni i OSBE/ODIHR takim me prokurorët e SPAK

    Nisja e fushatës zgjedhore për parlamentaret e 11 majit, delegacioni i OSBE/ODIHR takim me prokurorët e SPAK

    Delegacioni i OSBE/ODIHR ka zhvilluar një takim ditën e sotme me prokurorët e SPAK një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, raporton Anila Hoxha.

    Ky takim përkon dhe me ditën e parë të çeljes së fushatës parlamentare për 11 majin.
    Përveç delegacionit të huaj, këto zgjedhje do të monitorohen për herë të parë dhe nga SPAK.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

    Zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Parandalimi dhe hetimi i krimeve zgjedhore/ Delegacioni i OSBE vizitë në SPAK, mbështet krijimin e Task Forcës

    Parandalimi dhe hetimi i krimeve zgjedhore/ Delegacioni i OSBE vizitë në SPAK, mbështet krijimin e Task Forcës

    Delegacioni i OSBE-ODIHR, i cili të monitorojë zgjedhjet e 11 majit në vendin tonë po zhvillon një vizitë në SPAK.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka filmuar momentin kur ata hyjnë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Anikorrupsion.
    Sot Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhuroi pajisje kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Pajisjet janë 25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë, të cilat do të përdoren nga 13 grupet hetimore në terren si dhe nga struktura qendrore në Tiranë.
    Grupet në terren do të mbulojnë të 12 qarqet e Shqipërisë dhe do të përbëhen nga prokurorët e SPAK-ut, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, agjentë financiarë dhe personel mbështetës.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR në SPAK

    Zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR në SPAK

    Delegacioni i OSBE-ODIHR

    TIRANË-Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka shkuar në SPAK. 
    Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannie mbajti një konferencë për mediat më 2 prill ku u pyet edhe për për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për raportimin e shkeljeve. Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor.
    vijon…

  • Zgjedhjet e 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

    Zgjedhjet e 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

    Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Sipas informacioneve takimi zhvillohet nw kuadër të masave për zgjedhjet e 11 majit.
    Më herët, më 2 Prill, drejtuesi i misionit OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier mbajti një konferencë për mediat, ku u pyet edhe për hetimin e krimeve zgjedhore si dhe për mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për raportimin e shkeljeve. Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor.

  • Finalet e Euro U-17 2025 në Shqipëri/ Delegacioni i UEFA-s inspekton stadiumet, terrenet stërvitore & hotelet para shortit të së hënës

    Finalet e Euro U-17 2025 në Shqipëri/ Delegacioni i UEFA-s inspekton stadiumet, terrenet stërvitore & hotelet para shortit të së hënës

    Në kuadër të shortit të finaleve të Kampionatit Europian U-17, që do të hidhet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit”, një delegacion i UEFA-s do të vizitojë këtë fundjavë stadiumet, terrenet stërvitore dhe hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse gjatë muajit maj.
    FSHF ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës, duke përmbushur detyrat e lëna nga UEFA. Ditën e shtunë, delegacioni do të vlerësojë punimet e kryera në stadiumet “Niko Dovana” dhe “Arena Egnatia”, si dhe fushat stërvitore në Lushnje dhe Shijak. Po ashtu, do të inspektohen hotelet që do të presin ekipet dhe arbitrat.
    Të dielën, inspektimet do të vijojnë në “Arenën Kombëtare” dhe “Elbasan Arena”, si dhe terrenet stërvitore, “Selman Stërmasi”, kompleksin “Skënder Halili” dhe fushën e Repartit RENEA. Delegacioni do të vizitojë gjithashtu hotelin ku do të akomodohet ekipi i UEFA-s në maj.
    Kjo vizitë e UEFA-s është një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të përgatitjeve, duke konfirmuar progresin e bërë nga FSHF për këtë event madhor të futbollit europian. Të hënën, delegacioni i UEFA-s do të ndjekë nga afër edhe shortin e finaleve të EURO U-17 2025 që do të hidhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 19:00.