Tag: deklaroi

  • Nuk deklaroi mijëra euro në kufirin e Morinës,  38-vjeçarit i sekuestrohen paratë

    Nuk deklaroi mijëra euro në kufirin e Morinës, 38-vjeçarit i sekuestrohen paratë

    Specialistët e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht një shtetas kosovar, 38-vjeçar nga Gjilani, i cili nuk deklaroi 15,600 euro gjatë hyrjes në Republikën e Shqipërisë në PKK Morinë.
    Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën paratë në posedim të tij dhe, për shkak të mosdeklarimit sipas ligjit, materialet procedurale u referuan në Prokurori. Procedimi penal nisi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
    Shuma e parave, 15,600 euro, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.
    Njofitmi i policisë:
    Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15 600 Euro.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, banues në Gjilan, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
    Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik të  shtetasit M. B., shërbimet e Policisë i gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re: Po i trajtojnë francezët si budallenj

    Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re: Po i trajtojnë francezët si budallenj

    Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë ‘Tubimi Kombëtar’ në Francë, Marine Le Pen, deklaroi ditën e sotme se do të bllokojë çdo veprim të mundshëm në rast se formohet një qeveri e re që do të formohet, duke kërkuar sërish mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    “Do të kundërshtoj gjithçka. Mjaft vazhdoi kjo farsë. Boll më: qeveria po anashkalon institucionet, përbuz Republikën e Pestë dhe i trajton francezët si budallenj. Është koha të bie bilbili dhe të përfundojë kjo ndërprerje”, u shpreh ajo me tone të ashpra.
    Ndërkohë, në Pallatin Matignon (zyra e Kryeministrit të Francës) u zhvillua një takim mes kryeministrit në largim, Sebastien Lecornu, dhe drejtuesve të Partisë Socialiste. Takimi nuk solli ndonjë zhvillim domethënës apo rezultate konkrete.

    Sekretari i socialistëve, Olivier Faure, deklaroi për mediat pas takimit se “nuk ka asnjë garanci” për rishikimin e reformës së pensioneve, një çështje që socialistët e konsiderojnë me rëndësi të madhe. Ai theksoi sërish dëshirën e partisë së tij për formimin e një qeverie të majtë që do të ketë përfshirje në hartimin e buxhetit shtetëror për vitin 2026.
    Në një vijë krejtësisht të kundërt, kreu i partisë Republikane dhe ministër i Brendshëm në largim, Bruno Retailleau, deklaroi se partia e tij nuk do të pranojë asnjë ndryshim të reformës së pensioneve, duke lënë të kuptohet se kjo është një vijë e kuqe për të djathtën.
    Mbështetja e të dy partive, socialistëve dhe republikanëve, është thelbësore për formimin e një qeverie të qëndrueshme në Francë.
    Sa i takon partive që nuk marrin pjesë në këto bisedime, si Marine Le Pen dhe Jean-Luc Melenchon, të dy e kanë bërë të qartë se do të paraqesin mocione mosbesimi ndaj çdo qeverie që do të formohet. Ndërkohë, partia e Melenchon, “Franca e Panënshtruar”, ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e presidentit Macron nga detyra, por kjo u refuzua nga presidiumi i Asamblesë Kombëtare Franceze.
    Së fundi, kryeministri francez do të japë një intervistë televizive në mbrëmje, ndërsa nga burime pranë Pallatit ElysEe.
    Por nga ana tjetër sipas burimeve, presidenti Emmanuel Macron nuk pritet të bëjë ndonjë deklaratë publike sot.

  • Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë

    Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë

    Një 51-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës duke tentuar të nxirrte jashtë Shqipërisë një shumë të konsiderueshme parash pa e deklaruar konform ligjit.
    Gjatë një procedure rutinë shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontroll në çantën e shtetasit të identifikuar me inicialet F. S., banues në Greqi, ku kanë gjetur 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, të cilat nuk ishin deklaruar.
    Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj 51-vjeçarit, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

  • Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj Champions si trajner

    Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj Champions si trajner

    5 Tetor 2025

    13:02

    Telesport

    Sylvinho beson se Shqipëria mund të fitojë në Serbi. Në një intervistë për “TV Klan”, trajneri i kombëtares shqiptare deklaroi se lojtarët do të japin gjithçka në përballjen ndaj serbëve.
    “Kualifikueset nuk janë kurrë të lehta. Serbia është kundërshtare e fortë, por kemi lojtarë cilësorë që japin 100% në fushë. Pres një ndeshje të madhe”.
    “Tani është momenti për analiza. Sigurisht, nuk është vetëm një ndeshje. Ka peshë të madhe për kualifikueset, për ne dhe për ata. Kemi 5-6 ditë për t’u përgatitur edhe të shohim përpara”.
    “Po të them një sekret. Një trajner e ndien kur diçka nuk shkon dhe flas për 23-24 lojtarë që kam. Ata janë të gjithë bashkë dhe jam këtu për t’i ndihmuar”.
    “Ëndërroj të kualifikohem me Shqipërinë në Botëror dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve si trajner klubi”, deklaroi ai.

  • Gazetari paralajmëron: Krimi tani po kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

    Gazetari paralajmëron: Krimi tani po kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

    Analisti Armand Shkullaku deklaroi se krimi i organizuar në Shqipëri ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën dhe tani është ai që kontrollon institucionet shtetërore.
    “Krimi mendoj unë e ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën. Unë mendoj se krimi është padron i politikë, i drejtësisë, i prokurorisë, i policisë. Pa ju referuar fare librit të gazetarit italian, mjafton të shikoni dy dosje; atë të Bajrave në Shkodër dhe Çelajve në Elbasan. Ti ke një prokuror që punon për krimin e organizuar në Shkodër, ke gjyqtar që punon për krimin në Elbasan. Ke shefin e operacionales që furnizon me informacione krimin e organizuar,’ tha Shkullaku.
    Ai shtoi se prokuroria nuk është në gjendje të zbulojë as korrupsionin, as krimin zgjedhor, dhe madje as vrasjen e Vis Martinajt, për shkak se sipas tij, ‘është vetë shteti i përfshirë”.
    ‘Kjo prokuroria jonë mirë që korrupsionin nuk e zbulon dot, mirë krimin zgjedhor nuk e mbulon dot, po vrasjen e Vis Martinit pse nuk e zbulon dot? Sepse është shteti i përfshirë.
    Këtu është krimi që komandon shtetin, emëron drejtues politike, prokurorë, gjyqtarë. Tani është krimi që emëron ata, me të cilët krimi do të punoj. Po të marrin rastin e Ergys Çyrbjas. Një kriminel, Hajri i thotë eksponentit të PS-së, mos u shqetëso se, do flasim ne me Ramën dhe do jesh i pesti në listë, dhe vërtetë ishte i pesti dhe doli deputet. E kur bën një vrasje ai e strehon në shtëpinë e vet dhe i çonte disa kostume një prokurori a një gjyqtari.” deklaroi Shkullaku.
    Gazetari deklaroi se, krimi nuk është i shqetësuar në Shqipëri, sepse emëron vetë drejtuesit e lartë të politikës dhe grupin parlamentar të mazhorancës.
    “Po emërove drejtues të lartë të politikës, po bëre grupin parlamentar të PS, bën dhe qeverinë, vendos që dhe një person i panjohur që ti e kandidon do të marri vota më shumë se Edi Rama, atëherë për çfarë i duhet krimit të vrasë e të bëjë presion”, tha ai.
    Shkullaku paralajmëroi gjithashtu se situata mund të shpërthejë për shkak të konflikteve mes bandave dhe mund të ketë edhe viktima nga politika.
    “E kam thënë dhe ishalla s’më del fjala, por këtu kjo gjë do të shpërthejë sepse, është shumë e vështirë t’i mbash bandat nën kontroll. Ata kanë konflikte me njëra-tjetrën dhe në një vend si Shqipëria ku nuk ka pluralizëm dhe një njeri që drejton, ne nuk kemi konkurrencë as në ekonomi, pra tregu i lirë është nën drejtimin e Ramës. E vetmja konkurrencë këtu që do krijojë dinamikë është konkurrenca e bandave me njëra-tjetrën. Dhe kjo mund të shpërthejë vetëm në ditën kur do vritet, ta hajë kot një politikan i rëndësishëm i mazhorancës.’” theksoi Shkullaku.

  • Zelensky kërcënon Rusinë: Ndalo luftën ose do të duhet të gjeni një strehë të sigurt! Kremlini: Idioti i Kievit 

    Zelensky kërcënon Rusinë: Ndalo luftën ose do të duhet të gjeni një strehë të sigurt! Kremlini: Idioti i Kievit 

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ngritur tonet ndaj Rusisë dhe ka paralajmëruar se nëse nuk e ndalin luftën, zyrtarët rusë duhet ta dinë mirë se ku ndodhen strehimoret kundër bombave. Një deklaratë të tillë udhëheqësi i Ukrainës e bëri në një intervistë për Axios dhe vjen në një kohë kur duket sikur edhe Donald Trumpin e ka në anën e tij, pasi deklaroi se Kievi kishte mundësi të rimerrte territoret. 
    “Ata duhet të dinë se ku janë strehimoret kundër bombave. Ata kanë nevojë për to. Nëse nuk e ndalojnë luftën, do t’u duhen gjithsesi. Ata duhet të dinë se ne në Ukrainë do të përgjigjemi çdo ditë. Nëse na sulmojnë, ne do të përgjigjemi”, tha ai, duke nënkuptuar se qendrat ruse të pushtetit, siç Kremlini, mund të goditen potencialisht. 
    Presidenti ukrainas përsëriti se Ukraina nuk do të synojë civilët, teksa tha se “Ne nuk jemi terroristë”.  Megjithatë, ai theksoi se vendi ka të drejtë t’u përgjigjet sulmeve. Zelensky deklaroi gjithashtu se Ukraina do të marrë armë të reja me rreze të gjatë veprimi nga Shtetet e Bashkuara, por nuk specifikoi se për cilat bëhet fjalë. 
    “Ne do të punojmë për këtë”, duke shtuar se kishte marrë siguri nga Trump.  
    Zelensky deklaroi mes të tjerash gjatë intervistës për gazetarin Barak Ravid se është i gatshëm të largohet nga posti pas përfundimit të luftës. 
    “Qëllimi im është ta përfundoj luftën, jo të vazhdoj të kandidoj për postin”, tha ai. 
    I menjëhershëm ishte edhe reagimi i rusëve. Zëvendës i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Medvedev deklaroi se Rusia mund të përdorë armë, kundër të cilave asnjë strehë kundër bombave nuk do të ofronte mbrojtje. Madje, ai shkon edhe më tej, duke thënë se Zelensky është një idiot dhe i varur nga droga. 
    “I varuri nga droga nga Kievi tha se Kremlini duhet të dijë se ku ndodhet streha kundër bombave për të qenë në gjendje të fshihet kur përdor armë amerikane me rreze të gjatë veprimi. Ai idiot duhet të dijë edhe një gjë tjetër: Rusia mund të përdorë armë ndaj të cilave asnjë një strehim kundër bombave nuk mbron. Dhe amerikanët duhet ta mbajnë mend këtë”, shkroi Medvedev. 
     

  • Ministri i Jashtëm hungarez deklaroi se vendi i tij do vijojë të furnizohet me naftë ruse, Orban dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike

    Ministri i Jashtëm hungarez deklaroi se vendi i tij do vijojë të furnizohet me naftë ruse, Orban dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike

    Kryeministri hungarez Viktor Orban ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ku në fokus të diskutimit ishte siguria energjetike në Europën Qendrore, mes çështjeve të tjera.

    Biseda vjen në një moment kur shqetësimet për furnizimin me energji në rajon janë rritur ndjeshëm.

    Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, pas një takimi me homologun rus Sergei Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, deklaroi se furnizimi energjetik i Hungarisë nuk mund të garantohet pa gazin natyror dhe naftën e importuar nga Rusia.

  • Danimarkë, alarm tjetër për dronë: mbyllet aeroporti. Von der Leyen: “Rrëzimi i avionëve rusë është një opsion”

    Danimarkë, alarm tjetër për dronë: mbyllet aeroporti. Von der Leyen: “Rrëzimi i avionëve rusë është një opsion”

    Zhvillimet e 24 orëve të fundit mbi konfliktin Ukrainë- Rusi. Kremlini: “E vazhdojmë luftën. Është gabim të mendosh se Kievi mund të rimarrë territore”. Ukrainasit: “Bllokim në front”.

    Danimarkë, përsëri dronë: mbyllet aeroporti
    Një alarm i ri për dronë në qiellin e Danimarkës: rreth orës 22 u mbyll hapësira ajrore mbi aeroportin e Aalborgut. Lajmi u konfirmua nga burime të policisë për mediat lokale. Ndalimi i trafikut, ngjashëm me atë që ndodhi të hënën në Kopenhagë, u shkaktua nga vëzhgimi i dronëve.
    Von der Leyen: “Rrëzimi i avionëve rusë është një opsion”
    Rrëzimi i avionëve luftarakë rusë që hyjnë në hapësirën ajrore të një vendi të NATO-s “është një opsion mbi tavolinë”. Kështu deklaroi Ursula von der Leyen në një intervistë për CNN. “Mendimi im – tha ajo – është që duhet të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit”.
    ëSJ: Për Ukrainën, Trump ndryshon retorikën, por jo politikën
    Shitja e armëve amerikane për Ukrainën e autorizuar nga Donald Trump përfaqëson një ndryshim në retorikë, por jo në thelb, pasi është ndaluar përdorimi i tyre për të goditur objektiva në territorin rus: kështu raporton ëall Street Journal, duke cituar burime të administratës amerikane.
    Pas takimit dje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Trump kishte deklaruar në një postim në Social Truth se mendonte që Ukraina ishte në gjendje të rimarrë të gjitha territoret e humbura në konfliktin në vazhdim me Rusinë. Megjithatë, kishte theksuar se Kievi do të kishte nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s për ta arritur këtë, duke shtuar se administrata e tij do të vazhdonte shitjen e armëve për NATO-n.
    Vance: “Rusia nuk po bën mjaftueshëm për të ndalur konfliktin”
    Shtëpia e Bardhë mendon se Rusia nuk po bën mjaftueshëm për t’i dhënë fund konfliktit me Ukrainën: këtë e deklaroi nënkryetari i SHBA-së, JD Vance. “Besoj se Presidenti [Donald Trump] po bëhet jashtëzakonisht i paduruar me rusët tani, sepse nuk mendon se ata po ofrojnë mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës [në Ukrainë], dhe është gjithnjë e më i bindur se kjo luftë është një e keqe për Rusinë”, vazhdoi Vance. “Nëse rusët refuzojnë të negociojnë me mirëbesim, mendoj se do të jetë shumë, shumë negative për vendin e tyre. Kjo është ajo që Presidenti ka bërë të qartë: nuk është një ndryshim pozicioni, por një njohje e realitetit në terren. Do të vazhdojmë të luftojmë për paqe çdo ditë në administratën Trump”.
    TG1: “Italiani i rekrutuar në Brigadën Azov “mungon” në Luhansk”
    “Mungon në apel”, kështu e përshkruajnë burime nga Kievi David Di Gleria, 48 vjeç, nga Udine, i rekrutuar në Brigadën e Sulmit Azov, i cili rezulton i zhdukur që nga 11 shtatori. Lajmin e dha TG1, nën drejtimin e Gian Marco Chiocci, duke theksuar se “priten konfirmime zyrtare. Di Gleria rezulton i zhdukur gjatë veprimeve luftarake teksa batalioni i tij luftonte në vijën e parë në rajonin e Luhanskut, aktualisht nën kontrollin rus. Aktualisht nuk është e mundur të merret trupi i tij”.
    Lavrov për Rubion: “Duam të vazhdojmë përpjekjet me SHBA për paqen”
    Gjatë bisedimeve me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi gatishmërinë e tij për të koordinuar përpjekjet me Uashingtonin për të trajtuar shkaqet e thella të krizës ukrainase. “Lavrov theksoi gatishmërinë e vendit tonë për të ndjekur linjën e zhvilluar nga liderët rusë dhe amerikanë në Alaskë, përfshirë koordinimin e përpjekjeve me palën amerikane për të adresuar shkaqet e thella të konfliktit ukrainas”, raportoi ministria e Jashtme ruse, e cituar nga Tass.
    Lavrov për Rubion: “Gati të bashkëpunojmë mbi bazën e samitit të Anchorage”
    Gjatë bisedimeve me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov theksoi gatishmërinë e tij për të koordinuar përpjekjet me Uashingtonin “mbi bazën e marrëveshjeve të arritura gjatë samitit ruso-amerikan të Anchorage”, raportoi ministria e Jashtme ruse nëpërmjet një komunikate. “Ministrat e Jashtëm – thuhet në komunikatë – shkëmbyen opinione mbi zgjidhjen e krizës ukrainase, mbi bazën e marrëveshjeve të arritura gjatë samitit ruso-amerikan të Anchorage. Rikonfirmuan interesin e ndërsjellë për të gjetur një zgjidhje paqësore”.
    “Lavrov theksoi gatishmërinë e vendit tonë për të ndjekur politikën e përshkruar nga liderët rusë dhe amerikanë në Alaskë, përfshirë koordinimin e përpjekjeve me palën amerikane për të trajtuar shkaqet e thella të konfliktit ukrainas”, vijon njoftimi, duke shtuar se “ministri theksoi të papranueshme planet e promovuara nga Kievi dhe disa kryeqytete evropiane që synojnë zgjatjen e konfliktit”. Ministria e Jashtme ruse gjithashtu tregoi se është punuar për “perspektiva të rivendosjes së kontakteve socio-politike”, duke përfaqësuar gjithashtu “shtysën e gjeneruar nga presidentët e Rusisë dhe SHBA-së për procesin e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale”.
    Lavrov për Rubion: “BE dhe Kievi përgjegjës për konfliktin”
    “Evropa dhe Ukraina janë përgjegjëse për zgjatjen e konfliktit”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, për sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
    Zelensky takon Lulën: “E mirëpritur mbrojtja e armëpushimit”
    Pas një takimi me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, lideri ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte vlerësuar “sinjalet që vijnë nga Brazili”. Lajmin e përcjell CNN Brazil. “Presidenti Lula më tha se do të bëjë gjithçka të mundur për paqen në Ukrainë”, deklaroi përfaqësuesi i Kievit, pas një bisede rreth 40 minutëshe, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Neë York. Zelensky e përshkroi bisedën me liderin progresist të Amerikës Latine si “pozitive” dhe u shpreh “mirënjohës” për qëndrimin e Lulës në mbrojtje të armëpushimit.
    Zelensky: “Nuk e harrojmë Krimenë”
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në samitin e pestë të platformës ndërkombëtare për Krimenë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se “me Krimenë, Rusia është kthyer në zakonin e saj të vjetër imperialist për të marrë atë që është e çmuar për fqinjët e saj”, por se ukrainasit nuk do t’i dorëzohen pushtimit.
    “Me Krimenë, Rusia është kthyer në zakonin e saj të vjetër imperialist për të marrë atë që është e çmuar për fqinjët”, theksoi Zelensky, duke shtuar se është e nevojshme “të kujtojmë çfarë është Krimea, të veprojmë në mënyrë që Rusia të dijë se ne kujtojmë, se nuk do të falim, se po luftojmë për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut – dhe se do të fitojmë”.
    Sybiha: “Krimea është Ukrainë”
    Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, duke hapur samitin e pestë të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, i cili mbahet për herë të parë në selinë e OKB-së në Neë York, deklaroi se samiti i sotëm “konfirmon të vërtetën: Krimea është Ukrainë”.
    “Më e rëndësishmja është që ky samit të dërgojë një sinjal të fortë shprese për ukrainasit në Krime, për tatarët e Krimesë, për të gjithë ata që nuk humbasin shpresën për rikthimin e drejtësisë. Ky samit konfirmon të vërtetën. Krimea është Ukrainë”, u shpreh ministri. Platforma për Krimenë, e nisur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në vitin 2021, është një mekanizëm ndërkombëtar që synon koordinimin e përgjigjes globale ndaj agresionit rus, rritjen e presionit ndërkombëtar mbi Kremlinin dhe promovimin e procesit të çlirimit të Krimesë.
    Macron: “E nevojshme të mbrohet Ukraina dhe hapësirat ajrore të Aleancës”
    NATO duhet të tregojë aftësinë për të mbrojtur Ukrainën, “sepse ajo ndodhet në pararojë të sigurisë sonë kolektive”, por edhe të mbrojë hapësirat ajrore të vendeve anëtare. Kështu deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë për “France 24” dhe “Radio France International”.
    “Nuk mund të lejojmë të krijohet ideja se Polonia, Estonia apo Rumania janë në gjendje dobësie, sepse hapi tjetër është Gjermania, pastaj Franca”, paralajmëroi kreu i shtetit. Macron nënvizoi nevojën për të ngritur nivelin e reagimit “në rast të provokimeve të reja” nga Rusia.
    Rubio për Lavrovin: “Rusia të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt paqes”
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e nxiti Rusinë të ndalë “vrasjet” në Ukrainë gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Neë York. Rubio “ripohoi thirrjen e presidentit Trump për t’i dhënë fund vrasjeve dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit Rusi-Ukrainë”, deklaroi zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, duke raportuar për takimin.
    Rubio për Lavrovin: “Ndaloni vrasjet në Ukrainë”
    Marco Rubio i kërkoi Sergei Lavrovit “të ndalojë vrasjet në Ukrainë” gjatë takimit dypalësh që patën në Neë York.

    Top Channel

  • Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4

    Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4

    Estonia i ka kërkuar NATO-s aktivizimin e nenit 4 pas prekjes së hapësirës ajrore nga avionët luuftarakë rusë.
    Neni 4 mund të aktivizohet kur një shtet anëtar beson se po kërcënohet integriteti i tij territorial, siguria kombëtare apo pavarësia politike.
    Kryeministri estonez Kristen Michal deklaroi se NATO duhet të jetë e bashkuar dhe e fortë ndaj çdo provokimi. Avionët luftarakë ruse që fluturuan mbi Estoninë të premten, shkaktuan shqetësime dhe reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët.

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump në një konferencë për mediat u shpreh se kjo situatë nuk i pëlqen dhe mund të jetë një telash i madh.
    Me anë të një reagimi në platformën “X”, presidenti francez, Emmanuel Macron ka dënuar ndërhyrjen e avionëve rusë në Estoni. Ai shtoi se këto provokime përfaqësojnë një hap tjetër të papërgjegjshmërisë së Rusisë.
    Britania ka dënuar gjithashtu veprimin e Rusisë. Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey deklaroi se ky është një tjetër plan i Putin, po agresioni i tij shërben vetëm për të forcuar NATO-n.
    Ndërkohë, Rusia vijon të mohojë çdo akuzë. Ministria e Mbrojtjes ruse ka lëshuar një deklaratë ku thotë se fluturimi i avionëve u krye në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare.

  • “Të fusim Inteligjencën Artificiale në spitale”, Rama: Ja dy shtyllat e rëndësishme ku do mbështetemi

    “Të fusim Inteligjencën Artificiale në spitale”, Rama: Ja dy shtyllat e rëndësishme ku do mbështetemi

    Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka për qëllim implementimin e Inteligjencës Artificiale edhe në shëndetësi.
    Kreu i qeverisë, në prezatimin e ministres së Shëndetësisë, bëri me dije se do të lidhet partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e Inteligjencës Artificiale në shërbim të shëndetësisë, shkruan A2.
    “Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i aleancave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe universitetin. Kemi nisur bashkëpunimin për Spitalin Onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier”, deklaroi Rama.
    “Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë shërbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë”, shtoi Rama.