Tag: deklaroi

  • Spiropali: Pasaporta Europiane, agjendë me objektiva konkretë

    Spiropali: Pasaporta Europiane, agjendë me objektiva konkretë

    Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar.
    Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2026.
    Vitin e ardhshëm, sipas Spiropalit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përpara një mision historik, të udhëheqë ofensivën më të madhe diplomatike në historinë e diplomacisë shqiptare.

    “Duhet t’i japim vulën e pakthyeshmërisë së gjithë reformave që na kanë sjellë në pikën ku kemi arritur. Mali që kemi përpara nesh është ende i lartë, por duke parë pas, tatëpjeta që kemi ngjitur është edhe më e lartë se sa maja përballë. Nuk jemi në gjysmë të rrugës. Jemi pranë fundit të saj! Për këtë arsye, me një lidership të vendosur, me një vullnet të palëkundur dhe me më shumë energji, duhet të punojmë për të bërë më shumë, dhe për t’u takuar edhe më shpejt me objektivin e pashmangshëm të Pasaportës sonë Europiane”, tha Spiropali.
    Spiropali shtoi se pasaporta Europiane nuk është një slogan politik, por një agjendë konkrete që përkthehet me objektiva konkretë:
    “Si eliminimi i plotë i kufizimeve të lëvizjes për qytetarin shqiptarë në europë. Më shumë të drejta studimi dhe të drejta pune në çdo vend të BE-së. Investime të huaja që krijojnë vende pune të mirëpaguara, modernizim i arsimit dhe shëndetësisë, inovacion, teknologji, etj”, deklaroi Spiropali.
    Synimi i politikës sonë të jashtme, sipas Ministres së Jashtme, është të konsolidojë perceptimin e Shqipërisë si një vend europian, demokratik, të konsoliduar në mirëfunksionimin e institucioneve, respektimin e ligjit e të drejtave të njeriut, e me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.
    Së dyti, faktorizimin e mëtejshëm të vendit si një aktor i besueshëm dhe konsekuent në qëndrimet e tij parimore ndaj zhvillimeve rajonale e globale.
    Së treti, rijetëzimi dhe fuqizimi i diplomacisë ekonomike, ku përfaqësitë tona do të përfshihen dhe angazhohen aktivisht në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me partnerët strategjikë.
    Ministrja deklaroi se “buxheti i ri i MEPJ për vitin 2026, na jep kapacitetet e nevojshme për t’u ngritur në lartësinë e ambicjes sonë dhe për të përmbushur me shpejtësi objektivat tanë politikë dhe strategjikë.”
    Buxheti 2026 do të mbështesë edhe Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare, regjistrimin e diasporës dhe rrjetëzimin e grupeve profesioniste në diasporë, modernizimin e shërbimeve të dedikuara për diasporën.
    Fokus kyç në punën e MEPJ për vitin e ardhshëm do të jetë hapja e shërbimit diplomatik ndaj të rinjve, veçanërisht ekselencës dhe të rinjve në diasporë./vizionplus.tv

  • Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni

    Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni

    Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat deklaroi se grupmosha që ka marrë më shumë pjesë në zgjedhjet e pjesshme deri tani janë ata mbi 65 vjeç.
    “Grupmosha e votuesve mbi 65 vjeç kanë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes”, deklaroi ai.
    Pyetjes së gazetares së Top Channel Elda Menga se a do të lejohen të votojnë pas orës 18:00 votues që ende nuk kanë votuar, ai tha se do të lejohen vetëm ata që janë evidentuar nga komisonerët që s’kanë arritur të votojnë, por jo persona të tjerë.
    “Komisoni do duhet t’i evidentojë votuesit që gjendjen jashtë qendrave të votimit, dhe do t’i lejojë vetëm ata, askush tjerët pas orës 18:00 nuk do mundet të votojë. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të votuesve në moshë të re, është një trend edhe në shtete të tjera që nuk kanë ndonjë trend të madh për të votuar”, tha ai.
    Sa i përket një pretendimi se në një qendër votimi në Vlorë një komisioner i PS ka mbajtur shënim emrat e votuesve, ai deklaroi se nuk kanë dijeni dhe se komisionerëve u është dhënë udhëzim i qartë që asnjë votues nuk duhet të mbahet shënim.
    “U kemi bërë të qartë që komisionerët nuk duhet të mbajnë shënim votuesit. Ky udhëzim i KQZ është respektuar në dijeninë dhe informacionet që ne kemi. Do të verifikojmë rastin e Vlorës”, deklaroi ai.

  • Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do të lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni, askush tjetër

    Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do të lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni, askush tjetër

    Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat deklaroi se grupmosha që ka marrë më shumë pjesë në zgjedhjet e pjesshme deri tani janë ata mbi 65 vjeç.

    “Grupmosha e votuesve mbi 65 vjeç kanë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes”, deklaroi ai.
    Pyetjes së gazetares së Top Channel Elda Menga se a do të lejohen të votojnë pas orës 18:00 votues që ende nuk kanë votuar, ai tha se do të lejohen vetëm ata që janë evidentuar nga komisonerët që s’kanë arritur të votojnë, por jo persona të tjerë.
    “Komisoni do duhet t’i evidentojë votuesit që gjendjen jashtë qendrave të votimit, dhe do t’i lejojë vetëm ata, askush tjerët pas orës 18:00 nuk do mundet të votojë. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të votuesve në moshë të re, është një trend edhe në shtete të tjera që nuk kanë ndonjë trend të madh për të votuar”, tha ai.
    Sa i përket një pretendimi se në një qendër votimi në Vlorë një komisioner i PS ka mbajtur shënim emrat e votuesve, ai deklaroi se nuk kanë dijeni dhe se komisionerëve u është dhënë udhëzim i qartë që asnjë votues nuk duhet të mbahet shënim.
    “U kemi bërë të qartë që komisionerët nuk duhet të mbajnë shënim votuesit. Ky udhëzim i KQZ është respektuar në dijeninë dhe informacionet që ne kemi. Do të verifikojmë rastin e Vlorës”, deklaroi ai.

    Top Channel

  • “Mandatimi i Konjufcës, Kurti si monark, do t’i kalojë pushtetin Glaukut”

    “Mandatimi i Konjufcës, Kurti si monark, do t’i kalojë pushtetin Glaukut”

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se tani është shumë vonë për të pasur një Qeveri të pakicës.  Ideja e Lëvizjes Vetëvendosje për të pasur një Qeveri afatshkurtër në krye me Glauk Konjufcën për të kaluar disa prej çështjeve kryesore si buxhetin apo marrëveshjet ndërkombëtare nuk është pritur mirë nga LDK. 
    Abdixhiku deklaroi se e kishin tallur kur ai vet 6 muaj më parë kishte propozuar një kabinet të unitetit kombëtar. Ai tha mandatimi i Konjufës ngjan më shumë si monarki sesa demokraci.  
    “Në demokraci, pakica nuk e ndan buxhetin, paranë e shtetit, nuk kalon ligje, nuk imponon politika dhe nuk mund të bllokojë vullnetin qytetar për votë të lirë, madje as me zvarritje të pakuptimta sikur ky mandatimi i dytë. […] Ajo çfarë sot na propozohet më shumëse demokracisë i ngjan monarkisë. Në monarki mandati trashëgohet nga babai te i biri. Nga Albini te Glauku” 
    Abdixhiku tha se nuk ka pritur që presidentja Vjosa Osmani do ta mandantonte Konjufcën meqë nuk e ka shumicën parlamentare. Aii kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje që të mos konsumojë të 15 ditët dhe të thërrasë seancën për votimin e Qeverisë.  
    “Sa më herët që Konjufca dhe LVV-ja dhesekti i tyre e ndërpret konsumimin e ditëve, aq më shpejt zgjidhet kriza, aq më shpejtë vjen qeveria e re, buxheti i ri dhe legjitimiteti qytetar në krye tështetit të Republikës së Kosovës”, shtoi Abdixhiku. 
    Kreu i LDK-së tha se është i gatshëm për të diskutuar për një zgjatje të buxhetit për tre muaj e parë të vitit të ardhshëm si zgjidhje për këtë çështje.  
    “Mund të konsiderojmë zgjidhje për zgjatim të buxhetit të vitit të kaluar, pra mund të konsiderojmë ia kam shprehur këtë gatishmëri dhe jam në kontakt edhe me partitë e tjera politike në Kosovë për të diskutuar një gjë të tillë”, tha ai. 
    Abdixhiku deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po bën kalkulime për datën e zgjedhjeve në kohën kur emigrantët kthehen në Kosovë për festat e dhjetorit.  Mirëpo shtoi se në zgjedhjet e fundit të 12 tetorit, LDK ka dalë e para me votën e diasporës. 
     
     

  • Abdixhiku: Kurti si monark, do ti kalojë pushtetin Glaukut

    Abdixhiku: Kurti si monark, do ti kalojë pushtetin Glaukut

    Kosova E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 18:02
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se tani është shumë vonë për të pasur një Qeveri të pakicës. Ideja e Lëvizjes Vetëvendosje për të pasur një Qeveri afatshkurtër në krye me Glauk Konjufcën për të kaluar disa prej çështjeve kryesore si buxhetin apo marrëveshjet ndërkombëtare nuk është pritur mirë nga LDK. Abdixhiku deklaroi se e kishin tallur kur ai vet 6 muaj më parë kishte propozuar një kabinet të unitetit kombëtar. Ai tha mandatimi i Konjufës ngjan më shumë si monarki sesa demokraci.
    “Në demokraci, pakica nuk e ndan buxhetin, paranë e shtetit, nuk kalon ligje, nuk imponon politika dhe nuk mund të bllokojë vullnetin qytetar për votë të lirë, madje as me zvarritje të pakuptimta sikur ky mandatimi i dytë. […] Ajo çfarë sot na propozohet më shumëse demokracisë i ngjan monarkisë. Në monarki mandati trashëgohet nga babai te i biri. Nga Albini te Glauku”.

    Abdixhiku tha se nuk ka pritur që presidentja Vjosa Osmani do ta mandantonte Konjufcën meqë nuk e ka shumicën parlamentare. Aii kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje që të mos konsumojë të 15 ditët dhe të thërrasë seancën për votimin e Qeverisë. “Sa më herët që Konjufca dhe LVV-ja dhesekti i tyre e ndërpret konsumimin e ditëve, aq më shpejt zgjidhet kriza, aq më shpejtë vjen qeveria e re, buxheti i ri dhe legjitimiteti qytetar në krye tështetit të Republikës së Kosovës”, shtoi Abdixhiku.

    Kreu i LDK-së tha se është i gatshëm për të diskutuar për një zgjatje të buxhetit për tre muaj e parë të vitit të ardhshëm si zgjidhje për këtë çështje. “Mund të konsiderojmë zgjidhje për zgjatim të buxhetit të vitit të kaluar, pra mund të konsiderojmë ia kam shprehur këtë gatishmëri dhe jam në kontakt edhe me partitë e tjera politike në Kosovë për të diskutuar një gjë të tillë”, tha ai.

    Abdixhiku deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po bën kalkulime për datën e zgjedhjeve në kohën kur emigrantët kthehen në Kosovë për festat e dhjetorit. Mirëpo shtoi se në zgjedhjet e fundit të 12 tetorit, LDK ka dalë e para me votën e diasporës.

  • Kodi i ri Penal, revoltohet Korreshi: E turpshme që KLP s’e ka studiuar!

    Kodi i ri Penal, revoltohet Korreshi: E turpshme që KLP s’e ka studiuar!

    Pas deklaratës së bërë në Kuvend nga kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani për Kodin e ri Penal, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi deklaroi se mungesa e një studimi nga ky institucion, është e turpshme. Sipas tij, sistemi sot është në kolaps.
    Ai shtoi se, në prokuroritë e vendit “flenë dosjet” duke e konsideruar si të papranueshme.
    “E turpshme që KLP s’ka bërë asnjë lloj studimi si po shkon kjo ecuri, sot e 3 vite kusur që është bërë harta teritoriale. Gjithë ajo ishte për të sjellë prokurorët të jenë afër shtëpisë së tyre. Gjithë sistemi ka kaluar në kolaps. Në prokurori, ka vetëm dosje të patrajtuara, njerëz me masa sigurimi mbi 3 vite e kusur e vazhdojnë detyrim paraqitje, Kjo është e papranueshme.
    Kam pasur prokurorët, KLP duhet të rrisin eficencën mbi ato që ndodhin sot në vend. Në vend që prokurorët të arrestojnë avokatët në sallat e gjyqit, gjëja më e shëmtuar, në vend që të jetë në të njëjtin nivel me avokatin”, deklaroi Korreshi.
    Reagimi i këtij të fundit, erdhi pas deklaratës së Bogdanit e cila theksoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të hyrë në detaje teknike.
    “Konsultimi publik ende s’ka filluar. Është parashikuar disa herë dhe është spostuar. Më 5 është data e parë e konsultimit. Akt shumë voluminoz, 900 e ca nene. Nga KLP është diskutuar kjo çështje. S’kemi pasur kohën të hymë në detaje teknike.
    Do krijojmë një grup pune që të bëjë oponencë të specializuar lidhur me dispozita të veçanta të kodit. KLP s’ka dashur të thotë një përgjigje të thatë për cilësinë e kodit”, deklaroi Bogdani.
    Kjo e fundit theksoi se është e vështirë të bëhet një vlerësim i teknikës legjislative sipas direktivave të Bashkimit Evropian.  Në këtë kuadër, ajo shtoi se, pas koordinimit të burimeve njerëzore e gjetjes së specialistëve sipas fushave të Kodit Penal, do të dilet me një produkt teknik për vlerësimin e draftit.

  • Pasi deklaroi se kreut të PD i mbaron mandati në 2026, Besart Xhaferi ‘reflekton’: “Non grata” e Berishës nga SHBA ka rënë

    Pasi deklaroi se kreut të PD i mbaron mandati në 2026, Besart Xhaferi ‘reflekton’: “Non grata” e Berishës nga SHBA ka rënë

    Pasi deklaroi pak ditë më parë se mandatin i Berishës mbaron dhe se ai nuk i plotësoi zotimet ql u kishtr dhënë demokratëve, deputeti i i ri i Partisë Demokratike, Besard Xhaferi, ka deklaruar se shpallja “non grata” e kreut të PD Sali Berisha nga SHBA “ka rënë” dhe sipas tij është vetëm çështje kohe që kjo të konfirmohet publikisht nga autoritetet amerikane.
    I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, me gazetarin Arbër Hitaj, Xhaferi tha se gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA është takuar me kongresmenë amerikanë, të cilëve u ka kërkuar mbështetje për forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe për ndalimin e rrëshqitjes së vendit drejt autokracisë.
    “Isha në SHBA për të faktuar farsën e 11 majit, ku u takova me kongresmenë dhe do kërkoj nga homologët dhe miqtë tanë që një vend partner si Shqipëria nuk mund të rrëshqasë drejt autokracisë. Unë mendoj se ‘non grata’ e Sali Berishës nga SHBA ka rënë dhe është vetëm çështje rutinë formale për t’u shpallur publikisht,” deklaroi Xhaferi.
    Xhaferi duket se ka reflektuar në raport me Berishën dhe prej deklaratës së pak ditëve më parë, e cila u shoqërua me një sërë kritikash në drejtim të tij, duke përfshirë edhe një përgjigje publike nga Berisha, duket se ka ndryshuar mendje dhe ka siguruar se në PD nuk ka kurrfarë rebelimi.

  • ‘Diella është shtatzënë’, Rama habit me deklaratën e fundit: Ja sa ”fëmijë” pret

    ‘Diella është shtatzënë’, Rama habit me deklaratën e fundit: Ja sa ”fëmijë” pret

    Kryeministri Edi Rama nga Dialogu Global i Berlinit deklaroi se Diella është “shtatzënë” dhe pret 83 fëmijë.
    Rama deklaroi se këta 83 fëmijë do të shërbejnë si asistentë për 83 deputetët socialistë, ku do të mbajnë shënime për atë që ndodh në seanca si dhe do të japin sugjerime.
    Më tej, Rama tha se nëse një deputet nuk do të jetë i pranishëm në seancë për një kohë, ky asistent virtual do të përmbledhë se çfarë është thënë për të.
    “Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, secili për çdo anëtar të Parlamentit dhe do të shërbejë si asistent dhe do të mbajë shënim, për çdo gjë që do të ndodhë dhe do të japin sugjeriume. Këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së vet. Nëse shkon për kafe dhe harron të kthehesh, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë në seancë kur ti s’ke qenë.
    Mos e provoko se ajo mund të sigurojë një Ali Asllan që do të jetë me mua kudo dhe s’do të kem nevojë për ty”, tha Rama.

  • Evropa paralajmëron Ukrainën: Mos lëshoni asnjë territor në rast paqeje

    Evropa paralajmëron Ukrainën: Mos lëshoni asnjë territor në rast paqeje

    Bota E Martë, 21 Tetor 2025 09:47
    Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, deklaroi ditën e sotme se Ukraina nuk duhet të dorëzojë territore ndaj Rusisë në kuadër të ndonjë marrëveshjeje paqeje, duke theksuar se një veprim i tillë do të dërgonte një mesazh të rrezikshëm në nivel ndërkombëtar.
    “Po të lejojmë dorëzimin e territoreve, atëherë po i japim të gjithëve mesazhin se mund të përdorin forcën për të marrë atë që duan nga fqinjët e tyre,” tha Kallas për gazetarët në Luksemburg pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

    Këto komente vijnë pas presionit të ushtruar nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj Kievit për të dorëzuar rajonin e Donbasit si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi.

    Trump deklaroi gjithashtu në një intervistë për Fox News Sunday se Rusia do të mbajë një pjesë të territoreve që ka pushtuar gjatë luftës.Kallas theksoi se bisedimet për përfundimin e luftës nuk mund të kenë sukses pa përfshirjen e Ukrainës dhe të Evropës.

    Ajo shtoi se, çështja nuk është vetëm çfarë mund të rikuperosh me armë, por edhe çfarë pranon si territor të një shteti tjetër.

  • Nuk deklaroi mijëra euro në kufirin e Morinës, nën hetim 38-vjeçari, sekuestrohen paratë

    Nuk deklaroi mijëra euro në kufirin e Morinës, nën hetim 38-vjeçari, sekuestrohen paratë

    Një 38-vjeçar është vënë nën hetim pasi nuk deklaroi paratë në kufirin e Morinës.

    Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15,600 euro.
    ”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, banues në Gjilan, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
    Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. B., shërbimet e Policisë i gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel