Skuadra e Liverpool do të luajë sot në Champions League ndaj PSV. Një ndeshje delikate për “reds”, që nuk po kalojnë një moment të mirë. Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli mbi çështjen e mundshme të vetëbesimit në ekip, pas zërave për një largim të mundshëm.
“Nuk mendoj se ka pasur ndonjë problem besimi deri më tani. Ne gjithnjë krijojmë gjithnjë kaq shumë raste, por nuk shënojmë dot. Megjithatë, pashë një ekip që u përpoq shumë”, deklaroi Slot.
“Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, më shumë në mbrojtje. Nuk po flas vetëm për vijën mbrojtëse, por për të gjithë ekipin. Gjithashtu, me topin nuk po bëjmë shumë gjëra ndryshe nga sezonin e kaluar. Dallimi i madh, padyshim, është numri i golave që po pësojmë”, deklaroi trajneri holandez.
“Kur punon në një klub të këtij niveli, duhet ta provosh vlerën tënde çdo ditë. Nuk mund të thuash: fituam kampionatin, bëmë këtë apo atë, kështu që tani mund të relaksohemi. Ndeshja tjetër është gjithmonë më e rëndësishmja dhe duhet ta provosh veten çdo herë. Kjo është e vërtetë për mua, kjo është e vërtetë për lojtarët”, shtoi Slot.
Më tej, ai tha: “Në këtë mjedis nuk mund të ndalesh kurrë, gjithmonë duhet të shtysh përpara kur gjërat shkojnë mirë, por veçanërisht kur nuk shkojnë. Këtë gjë duhet t’ia vërtetoj vetes, lojtarëve dhe të gjithë atyre që punojnë me ekipin. E veçanërisht tifozëve tanë”.
Tag: deklaroi
-

Slot: Kur luan në ekipe si Liverpool gjithnjë duhet të fitosh dhe provosh se e meriton të jesh aty
-

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio nga Gjeneva: Takim produktiv, kemi shqyrtuar pikëpamjet e secilës palë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi nga Gjeneva, ku u zhvilluan diskutimet për Ukrainën, se takimet ishin produktive.
“Takimet e sotme ishin më produktive dhe më të rëndësishme deri tani në gjithë këtë proces që kur kemi nisur të marrim pjesë,” deklaroi ai.
Rubio shtoi se ende ka shumë për të bërë dhe se mund të ketë zhvillime të mëtejshme më vonë.
“Ne kemi arritur një rezultat shumë të mirë pune, i cili bazohet tashmë në pikëpamjet e të gjitha palëve të përfshira, dhe arritëm të shqyrtojmë disa nga këto çështje tani, një nga një. Dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë.
Ekipet tona tani janë tërhequr në dhomat e tyre, ndërsa po shqyrtojmë disa nga propozimet që na janë dorëzuar”, tha ai.
-

Dhunoi për vdekje një person në Greqi, gjykata lë në burg 29-vjeçarin shqiptar, çfarë deklaroi para trupës gjykuese
Një 29-vjeçar shqiptar u dërgua me burg në Athinë, pasi pranoi se ishte i përfshirë në dhunimin për vdekje të një shoferi 58-vjeçar në zonën Neo Kosmo.
Gjatë seancës në Gjykatën Evelpidon, shqiptari theksoi se viktima e kishte sulmuar i pari dhe pretendoi se vdekja nuk ishte shkaktuar nga goditjet e tij, por nga “miokarditi hipertrofik”.
Mediat greke raportojnë se ai kërkoi falje për përfshirjen në incident, duke insistuar se nuk kishte qëlluar të vriste, dhe shtoi se nuk njiheshin më parë. Megjithatë, prokurori dhe gjykatësi vendosën arrest me burg për veprën penale “vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore”.
29-vjeçari ka pasur precedentë të mëparshëm për vepra të tjera kriminale. Gjatë hetimeve, ai deklaroi se viktima e kishte sulmuar fillimisht me spraj dhe më pas e kishte ofenduar.Top Channel
-

Pas klanit Hysa/ SHBA godet ish-atletin olimpik për lidhje me Sinaloan, si vepronte Ryan Wedding, kanadezi më i kërkuar i FBI-së
Ryan Wedding
SHBA- Pas shqiptarit Luftar Hysa dhe familjarëve të tij, SHBA ka vendosur sanksione edhe ndaj një trafikanti të njohur të kartelit të Sinaloas. Kështu raportojnë mediat meksikane. Bëhet fjalë për Ryan Wedding, një shtetas kanadez, që mendohet se trafikonte deri në 60 ton kokainë në vit. Në listën e sanksioneve bashkë me të janë edhe biznesmenë, ish-agjentë dhe gruaja e tij. Sipas FBI-së, Ryan Wedding ishte versioni modern i Escobar. FBI ka rritur edhe çmimin për kokën e tij nga 10 në 15 milionë dollarë
SHKRIMI I PLOTË NË EL FINANCIERO
Ryan Wedding, ish-atlet olimpik kanadez, i akuzuar për drejtimin e një prej rrjeteve më të mëdha të kokainës në botë, ka tani një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për kapjen e tij.
Zyrtarët federalë thanë se Ryan James Wedding, i cili ishte garues ‘snowboarder’ në Lojërat Olimpike Dimërore 2002 në Salt Lake City, ndërtoi një organizatë shumë-milionëshe të trafikut të drogës me Kartelin e Sinaloas dhe urdhëroi vrasjen e një dëshmitari në Kolumbi.
Wedding, 43 vjeç, figuron në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI-së që nga marsi. Të mërkurën, Departamenti i Shtetit rriti shpërblimin për kapjen e tij nga 10 në 15 milionë dollarë. Qeveria amerikane gjithashtu ofroi 2 milionë dollarë për informacione që çojnë në arrestimin e personave të përfshirë në vrasjen e dëshmitarit.
Ryan Wedding urdhëroi vrasjen e një dëshmitari bashkëpunues
Departamenti i Drejtësisë deklaroi se organizata e Wedding importonte rreth 60 tonë metrikë kokainë në vit në Los Angeles me kamionë gjysmë-rimorkio nga Meksika — afërsisht sa pesha e dyzet makinave standarde — përpara se ta dërgonte më pas edhe në veri, drejt Kanadasë.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Uashington, prokurorja e përgjithshme, Pamela Bondi, e quajti atë “shpërndarësin më të madh të kokainës në Kanada” dhe deklaroi se rrjeti i tij punonte “për të përmbytur komunitetet amerikane dhe kanadeze me kokainë të ardhur nga Kolumbia”.
Një aktakuzë e re, e paraqitur të mërkurën në Uashington dhe Los Angeles, shton akuza për manipulim dëshmitarësh, frikësim, vrasje, pastrim parash dhe trafik droge në një çështje që tashmë përfshin më shumë se 35 të pandehur.
Prokurorët thanë se, pas aktakuzës ndaj tij në vitin 2024, Wedding përdori një faqe kanadeze të quajtur The Dirty News për të publikuar fotografi të një dëshmitari bashkëpunues dhe të bashkëshortes së tij, me qëllim që t’i gjente. Në janarin e vitit pasues, dëshmitari, i cili pritej të dëshmonte kundër tij, u qëllua pesë herë në kokë ndërsa po hante në një restorant në Medellín. Gruaja e tij mbijetoi.
Bill Essayli, zëvendësprokurori i parë i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Qendror të Kalifornisë, deklaroi se Wedding kishte ofruar një shpërblim për kokën e viktimës, duke besuar se vrasja do të rrëzonte çështjen dhe do të pengonte ekstradimin e tij në SHBA. Në vend të kësaj, sipas Essayli, ajo u shndërrua në një nga akuzat kryesore kundër tij.
FBI: Wedding është “një version modern i Pablo Escobar”
Autoritetet policore e përshkruan Wedding si të dhunshëm dhe të mbrojtur nga mercenarët e kartelit në Meksikë. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e quajti atë “një version modern i Pablo Escobar”, dhe deklaroi se rasti pasqyronte “madhësinë dhe brutalitetin e një organizate globale të trafikut të drogës”.
Departamenti i Thesarit shpalli masa sanksionuese kundër Wedding, gruas së tij dhe 17 personave të tjerë — një grup individësh dhe entitetesh në Kanada, Meksikë dhe Kolumbi — të akuzuar për pastrim parash të ardhura nga trafiku i drogës dhe për fshehjen e operacioneve të tyre.
John K. Hurley, nënsekretar për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, deklaroi se masa kishte për qëllim “zbulimin e rrjetit të partnerëve dhe lehtësuesve pas Ryan Wedding” dhe pengimin e trafikantëve që të përfitojnë “duke helmuar komunitetet tona”.
Bondi theksoi se rasti pasqyron një përpjekje më të gjerë për të shkatërruar rrjetet transnacionale të trafikut të drogës. Në bashkëpunim me partnerët në Kanada, Meksikë dhe Kolumbi, autoritetet kanë sekuestruar më shumë se 13 milionë dollarë në pasuri dhe 3.2 milionë dollarë në kriptomonedha. -

Rama: Kemi nivel më të ulët rreziku për varfëri se Serbia, Mali i Zi, Bullgaria e Turqia
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit deklaroi se pr.buxheti i vitit 2026, është historik. Ai u ndal te të dhënat e publikuara nga Eurostat dhe Banka e Shqipërisë në raport me varfërinë, të ardhurat, dhe ndryshimin e peshës së ushqimit në buxhetin e familjeve shqiptare.
Kreu i qeverisë deklaroi se sipas Eurostat, Shqipëria ka nivel më të ulët rreziku për varfëri se Serbia, Mali i Zi, Bullgaria e Turqia.
“Varfëria dhe të ardhurat, pikërisht këtu, tek raporti me varfërinë qëndron dhe arsyeja pse jemi në mandatin e 4-të. Shqipëria është më pranë mesatares së BE-së në këtë aspekt”, deklaroi Rama.
Ky i fundit theksoi më tej se duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e disponueshme reale të familjeve shqiptare janë rritur mesatarisht 4-5% në vitet 2021-2024.
“Ndryshimi i peshës së ushqimit në buxhetin e familjeve shqiptare i cili ishte afro 50% si peshë në buxhet kur kemi marrë detyrën dhe sot është nën 40%. Sipas BSH të ardhurat e disponueshme reale të familjeve shqiptare janë rritur 4-5% në vit në 2021-2024. Po e mbyll me FMN-në i cili jo më larg se pak ditë më parë tha: Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, me politika fiskale dhe monetare të kujdesshme”, shtoi Rama.
Kryeministri u ndal gjithashtu dhe te hapja e të gjithë grupkapitujve me BE-në, duke i bërë të qartë opozitës se lufta ndaj korrupsionit është një prej arsyeve kryesore që ndikoi në këtë aspekt.
“Isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi gjithë kapitujt e negociatave. Çfarë mendojnë ata për luftën kundër korrupsionit, ata mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë në historinë e këtij vendi.
Sepse po të mos e mendonin këtë, nuk do i hapnin kapiutujt e negociatave dhe ndërkohë ju se kenmi kuptuar se në këtë vend punët janë ndarë. Sa kohë do bëni prokurorinë popullore, do vazhdoni të jeni aty ku jeni gjithnjë e më të tkurrur”, përfundoi ai. -

Koeman: Bëmë detyrën tonë, mund të jemi mes favoritëve në Botëror
Pas fitores 4-0 në shtëpi kundër Lituanisë, që e kualifikoi Holandën në Kupën e Botës 2025, trajneri i tulipanëve, Ronald Koeman, foli në një konferencë për shtyp. “Ne e bëmë punën tonë“, deklaroi Koeman.
“Kemi ekipin më të mirë në këtë grup dhe e vërtetuam këtë. Por ka ende disa fusha që duhet të përmirësojmë. Ndonjëherë nuk tregojmë shumë qëndrueshmëri. Duhet të bëjmë diçka për këtë”, deklaroi trajneri i kombëtares holandeze.
Ish-trajneri i Barcelonës vazhdoi më pas të diskutonte lojtarët individualë, duke u përqendruar te Emegha dhe Valente, dy profile shumë interesante: “Emegha është një lojtar i shpejtë që shënon lehtë“, theksoi ai.
“Ai e meritonte një gol kundër Lituanisë, do të kishte qenë një shpërblim i mirë për të. Edhe Valente, pas një zëvendësimi të shkurtër, luajti menjëherë midis vijave, ashtu siç bëri kundër Feyenoord“, shtoi Koeman.
Të gjithë sytë tani janë te gara që fillon këtë verë, një turne ku gabimet janë të sigurta dhe ku çdo gabim mund të jetë i kushtueshëm. “Ne duhet të kërkojmë edhe më shumë nga secili prej nesh“, deklaroi më tej trajneri holandez.
“Sepse pas një performance të dobët, mund të eliminohesh nga një Kupë Bote. Nuk shoh shumë kombe që janë shumë më të forta se ne. Ne e vërtetuam këtë dy herë këtë pranverë kundër Spanjës“, u shpreh Koeman. -

SPAK thirri Berishën për 21 Janarin! Kreu i PD: Do paraqitem, por ende nuk kam marrë njoftimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të paraqitet në SPAK sa herë që prokurorët ta kërkojnë për çështjen e 21 janarit dhe për çdo çështje tjetër.
Por, para gazetarëve, Berisha deklaroi se nuk ka marrë asnjë thirrje nga Prokuroria e Posaçme për t’u paraqitur nesër në SPAK.
“I jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrjeje të organeve të drejtësisë dhe do të përgjigjem. Do t’i përgjigjem, nuk ka koment. Nuk mund të ketë pyetje a do t’i përgjigjem, por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen”, tha Berisha.
Edhe pse në media është publikuar thirrja e Prokurorisë drejtuar zotit Berisha, vetë kryetari i PD-së këmbënguli se nuk ka marrë asnjë thirrje nga SPAK-u për t’u paraqitur ditën e premte.
Sipas Berishës, SPAK-u po e përdor këtë çështje për të hequr vëmendjen nga çështja e tunelit të Llogarasë.
“Ata që përdorin këtë për propagandë, për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë, apo për të mbuluar skandalin e madh të aeroportit të Vlorës, etj. Ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bande e cila vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë. Njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra njoftime të tjera dhe unë i jam përgjigjur çdo njoftimi që ka ardhur. Kurse përdorimi i kësaj është akt i shëmtuar i Altin Troplinit, një shërbëtor, një mercenar i regjimit të Edi Ramës, që kujton se mund të mbulojë sado pak me zhurma të tilla krimet e shëmtuara të Ramës dhe Ballukut”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, vrasja e 4 protestuesve para godinës së Kryeministrisë në vitin 2011 është hetuar kur në krye të Prokurorisë ka qenë Ina Rama, ndërkohë që pasi PS erdhi në pushtet, sipas tij, çështja është përdorur për propagandë.
“Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që prej rreth 13 vitesh kjo çështje përdoret për propagandë. Por shoferi që i përdori mish për top njerëzit, siç e ka thënë shkrimtari që sot merret me problemet teologjike, Ben Blushi, ishte Edi Rama”, deklaroi ai.
Prokuroria e Posaçme ka thirrur nesër në orën 10:00 ish-kryeministrin Sali Berisha për ta marrë në pyetje si person në dijeni në lidhje me ngjarjen e rëndë të 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues. -

Gjin Gjoni paralajmëron: Mund të futemi në grevë urie, PD të ngujohet në Kuvend
Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se kjo parti duhet të radikalizohet duke ndërmarrë hapa të tillë si ngujimi në Parlament ose grevën e urisë.
“Elementët që kanë dalë në raportin e OSBE/ODIHR-it duhet të sanksionohen menjëherë. Nuk është e lehtë sepse kërkohet konsensusi edhe i mazhorancës dhe mazhoranca nuk ta jep konsensusin. Heqja e koalicioneve parazgjedhore krijoi një defekt shumë të madh te opozita, e cila humbi disa mandate. Partia Socialiste, pavarësisht këmbënguljes së PD-së, nuk ka pranuar ndryshimet dhe ka pranuar vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike duhet të radikalizohet. Parlamenti nuk mund të vazhdojë dhe ne të jemi fasadë sepse neve kemi marrë një kosto edhe për shkak të futjes në Parlament. Qytetarët nuk janë të kënaqur”, deklaroi Gjoni.
“Kur flas për radikalizim, mendoj për ngujimin në Parlament. Tjetër mundësi është vajtja drejt grevës së urisë, por këto hapa duhet të bëhen të mirëmenduara. Deputetët duhet të sakrifikojnë për t’i dhënë një adrenalinë të shtuar qytetarëve që presin nga ne. Dhe nëse ndërmerret një hap, duhet të kemi sukses. Jo të ndërmerret veprimi dhe të mos kemi rrugëdalje. Pastaj, kthehemi përsëri dhe Parlamenti kthehet në situatën që është sot. Nuk është normale sepse nuk respektohet as Kushtetuta dhe as rregullorja. Imagjinoni, çështja e barazisë gjinore u përpoq të lihej në 3 të mëngjesit. U ndërpre debati dhe u kalua në votim”, shtoi deputeti demokrat. -

“Ofensiva më e madhe diplomatike për Shqipërinë anëtare të BE”, Spiropali: Viti 2026, kapitull vendimtar për integrimin europian
Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar.
Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2026.
Vitin e ardhshëm, sipas Spiropalit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përpara një mision historik, të udhëheqë ofensivën më të madhe diplomatike në historinë e diplomacisë shqiptare.
“Duhet t’i japim vulën e pakthyeshmërisë së gjithë reformave që na kanë sjellë në pikën ku kemi arritur. Mali që kemi përpara nesh është ende i lartë, por duke parë pas, tatëpjeta që kemi ngjitur është edhe më e lartë se sa maja përballë. Nuk jemi në gjysmë të rrugës. Jemi pranë fundit të saj! Për këtë arsye, me një lidership të vendosur, me një vullnet të palëkundur dhe me më shumë energji, duhet të punojmë për të bërë më shumë, dhe për t’u takuar edhe më shpejt me objektivin e pashmangshëm të Pasaportës sonë Europiane”, tha Spiropali.
Spiropali shtoi se pasaporta Europiane nuk është një slogan politik, por një agjendë konkrete që përkthehet me objektiva konkretë:
“Si eliminimi i plotë i kufizimeve të lëvizjes për qytetarin shqiptarë në Europë. Më shumë të drejta studimi dhe të drejta pune në çdo vend të BE-së. Investime të huaja që krijojnë vende pune të mirëpaguara, modernizim i arsimit dhe shëndetësisë, inovacion, teknologji, etj”, deklaroi Spiropali.
Synimi i politikës sonë të jashtme, sipas Ministres së Jashtme, është të konsolidojë perceptimin e Shqipërisë si një vend europian, demokratik, të konsoliduar në mirëfunksionimin e institucioneve, respektimin e ligjit e të drejtave të njeriut, e me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.
Së dyti, faktorizimin e mëtejshëm të vendit si një aktor i besueshëm dhe konsekuent në qëndrimet e tij parimore ndaj zhvillimeve rajonale e globale.
Së treti, rijetëzimi dhe fuqizimi i diplomacisë ekonomike, ku përfaqësitë tona do të përfshihen dhe angazhohen aktivisht në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me partnerët strategjikë.
Ministrja deklaroi se “buxheti i ri i MEPJ për vitin 2026, na jep kapacitetet e nevojshme për t’u ngritur në lartësinë e ambicies sonë dhe për të përmbushur me shpejtësi objektivat tanë politikë dhe strategjikë.”
Buxheti 2026 do të mbështesë edhe Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare, regjistrimin e diasporës dhe rrjetëzimin e grupeve profesioniste në diasporë, modernizimin e shërbimeve të dedikuara për diasporën.
Fokus kyç në punën e MEPJ për vitin e ardhshëm do të jetë hapja e shërbimit diplomatik ndaj të rinjve, veçanërisht ekselencës dhe të rinjve në diasporë.Top Channel
-

“Ofensiva më e madhe diplomatike për Shqipërinë anëtare të BE”/ Spiropali: Viti 2026, kapitull vendimtar për integrimin
Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar.
Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2026.
Vitin e ardhshëm, sipas Spiropalit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përpara një mision historik, të udhëheqë ofensivën më të madhe diplomatike në historinë e diplomacisë shqiptare.
“Duhet t’i japim vulën e pakthyeshmërisë së gjithë reformave që na kanë sjellë në pikën ku kemi arritur. Mali që kemi përpara nesh është ende i lartë, por duke parë pas, tatëpjeta që kemi ngjitur është edhe më e lartë se sa maja përballë. Nuk jemi në gjysmë të rrugës. Jemi pranë fundit të saj! Për këtë arsye, me një lidership të vendosur, me një vullnet të palëkundur dhe me më shumë energji, duhet të punojmë për të bërë më shumë, dhe për t’u takuar edhe më shpejt me objektivin e pashmangshëm të Pasaportës sonë Europiane”, tha Spiropali.
Spiropali shtoi se pasaporta Europiane nuk është një slogan politik, por një agjendë konkrete që përkthehet me objektiva konkretë:
“Si eliminimi i plotë i kufizimeve të lëvizjes për qytetarin shqiptarë në Europë. Më shumë të drejta studimi dhe të drejta pune në çdo vend të BE-së. Investime të huaja që krijojnë vende pune të mirëpaguara, modernizim i arsimit dhe shëndetësisë, inovacion, teknologji, etj”, deklaroi Spiropali.
Synimi i politikës sonë të jashtme, sipas Ministres së Jashtme, është të konsolidojë perceptimin e Shqipërisë si një vend europian, demokratik, të konsoliduar në mirëfunksionimin e institucioneve, respektimin e ligjit e të drejtave të njeriut, e me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.
Së dyti, faktorizimin e mëtejshëm të vendit si një aktor i besueshëm dhe konsekuent në qëndrimet e tij parimore ndaj zhvillimeve rajonale e globale.
Së treti, rijetëzimi dhe fuqizimi i diplomacisë ekonomike, ku përfaqësitë tona do të përfshihen dhe angazhohen aktivisht në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me partnerët strategjikë.
Ministrja deklaroi se “buxheti i ri i MEPJ për vitin 2026, na jep kapacitetet e nevojshme për t’u ngritur në lartësinë e ambicies sonë dhe për të përmbushur me shpejtësi objektivat tanë politikë dhe strategjikë.”
Buxheti 2026 do të mbështesë edhe Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare, regjistrimin e diasporës dhe rrjetëzimin e grupeve profesioniste në diasporë, modernizimin e shërbimeve të dedikuara për diasporën.
Fokus kyç në punën e MEPJ për vitin e ardhshëm do të jetë hapja e shërbimit diplomatik ndaj të rinjve, veçanërisht ekselencës dhe të rinjve në diasporë.