Tag: deklaratën

  • VIDEO/ Brikena ironizon me kritikat: Flas prishtinaliken, prizrenaliken

    VIDEO/ Brikena ironizon me kritikat: Flas prishtinaliken, prizrenaliken

    Showbiz E Enjte, 16 Tetor 2025 18:17
    Zhurma që u krijua në rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, “Miss Grand Kosova”, Brikena Selmani ka vendosur të reagojë në stilin e saj të veçantë. Në një video të publikuar së fundmi, ajo ka ironizuar situatën duke përdorur humor për të qartësuar deklaratën e saj.
    ”Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Po du me u thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë. Prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren”.

    Modelja ka treguar kështu se nuk e merr gjithçka shumë seriozisht dhe ka një qasje të lehtë ndaj kritikave, duke e kthyer situatën në një moment të humorit dhe afërsisë me fansat.

     

  • PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Në 2023 mori pagë 1605 euro nga spitali privat

    PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Në 2023 mori pagë 1605 euro nga spitali privat

    Partia demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së presidentit Bajram Begaj, të depozituar në ILDP, nga ku rezulton se në vitin 2023 ai është paguar edhe nga një spital privat.

    Konkretisht, në faqen e deklaratës sa pasurisë ku raportohen të ardhurat vjetore dhe burimi i tyre, rezulton se presidenti ka pasur të ardhura nga paga në shumën 1605 euro nga një spital privat si dhe pagën si president i vendit në shumën 3.3 milionë lekë.
    Të dyja këto të ardhura janë deklaruar se janë marrë për periudhën 1 janar- 31 dhjetor 2023.

    Top Channel

  • Dojna Mema bën deklaratën e papritur: Ja çfarë më ka bërë Kiara Tito. Nuk e di arsyen

    Dojna Mema bën deklaratën e papritur: Ja çfarë më ka bërë Kiara Tito. Nuk e di arsyen

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Princ Leka habit me deklaratën: Lidhjen me Blertën ia tregova së pari Elia Zaharias

    Princ Leka habit me deklaratën: Lidhjen me Blertën ia tregova së pari Elia Zaharias

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

    SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

    Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi sulmet e fundit kundër kryeqytetit të Katarit Doha, por nuk e përmendi Izraelin në deklaratën e miratuar nga 15 anëtarët. Izraeli synoi të vriste liderët politik të Hamasit në sulmin e së martës, duke përshkallëzuar operacionin ushtarak. Shtetet e Bashkuara që zakonisht shërbejnë si mburojë e Izraelit në OKB, e mbështetën deklaratën e Këshillit të Sigurisë që mund të miratohet vetëm me konsensus, çfarë reflekton pakënaqësinë e Trumpit me sulmin.
    “Bombardimet e njëanshme brenda Katarit, një shtet sovran që punon fort dhe me guxim për të ndërmjetësuar paqen, krah SHBA, nuk çon përpara interesat e Izraelit apo Amerikës. Thënë kjo, është e papërshtatshme për çdo shtet anëtar të përdorë këtë për të vënë në dyshim angazhimin e Izraelit për të kthyer pengjet në shtëpi”, tha ambasadorja e SHBA në OKB, Dorothy Shea.
    Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahmanal-Thani akuzoi Izraelin se po përpiqet të minojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por u zotua të vijojë përpjekjen për ndërmjetësim.
    “Sulmi ndaj territoreve tona kur ne ishim të zënë me negociata zbuloi qëllimet e Izraelit. Ai po përpiqet të minojë çdo perspektivë për paqen. Po përpiqet të shtoje vuajtjet e popullit palestinez. Tregon gjithashtu se ekstremistët që udhëheqin Izraelin sot, nuk pyesin për pengjet”, tha ai.
    Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë asnjë strehë të sigurt për terroristët,  kudo qofshin; në Gaza, Teheran apo Doha.

  • Ekspozita e Ramës në Kinë dhe lidhja me McGonigal/ Këlliçi: SPAK e sheh ndonjëherë deklaratën vjetore të pasurisë së kryeministrit?!

    Ekspozita e Ramës në Kinë dhe lidhja me McGonigal/ Këlliçi: SPAK e sheh ndonjëherë deklaratën vjetore të pasurisë së kryeministrit?!

    Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka ngritur dyshimet, në lidhje me ekspozitat e çelura nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Kinë, që sipas ligjvënësit demokrat  ‘ura lidhëse’ mes kompanisë kineze dhe kreut të qeverisë është McGonigal.

    Ajo që e bën më dyshuese sipas Këlliçit ekspozitën, është fakti se nga vetë kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë të dhënë në deklaratën vjetore të pasurisë, ndërsa sinjalizon SPAK që të bëjë verifikime për këtë çështje.

    ‘Jo për gjë por u bënë vite që flasim për McGonigalin, shokun e tij Ramën dhe lidhjet e tyre financiare, por nuk ndjehet kush… SPAK hiç! Media hiç! Rama vetë, hiç! Pa merak, se s’keni parë asgjë akoma!’, përmbyll reagimin e tij në rrjetin social deputeti demokrat, Belind Këlliçi.

    Rama zgjodhi të ekspozojë pikturat e tij në Kinë, përmes një organizate jo fitimprurëse, e quajtur ‘Maritime Silk Road Society’, e cila në faqen e saj zyrtare pati njoftuar ekspozitën e kryeministrit shqiptar në atë kohë (2015), ku pjesëmarrës në ceremoninë hapëse do të ishte vetë Rama.

    Statusi:

    Po këto ekspozitat e vizatimeve të Edi Ramës në 2015, të sponsorizuara nga CEFC Kineze që mbronte shoku i tij i ngushtë McGonigal, të padeklaruara nga vetë KM në deklaratën vjetore të pasurisë, do i shohë ndonjëherë SPAK, apo s’nuk?!!!

    Jo për gjë por u bënë vite që flasim për McGonigalin, shokun e tij Ramën dhe lidhjet e tyre financiare, por nuk ndjehet kush…

    SPAK hiç! Media hiç! Rama vetë, hiç!

    Pa merak, se s’keni parë asgjë akoma!

  • “T’i japim një mundësi paqes”, Orban nuk nënshkruan deklaratën e BE-së për Ukrainën: Nuk mund të japim udhëzime nga banka

    “T’i japim një mundësi paqes”, Orban nuk nënshkruan deklaratën e BE-së për Ukrainën: Nuk mund të japim udhëzime nga banka

    Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili nuk e nënshkroi deklaratën e sotme të udhëheqësve evropianë mbi Ukrainën, tha se refuzon të “japë udhëzime nga banka” përpara samitit “historik” të presidentit amerikan, Donald Trump me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

    “Le t’i japim paqes një shans!”, shkroi ai në X për të justifikuar refuzimin e tij për të mbështetur deklaratën e përbashkët të homologëve të tij duke këmbëngulur në nevojën që ukrainasit të jenë në gjendje të “vendosin vetë të ardhmen e tyre”.
    “Kjo deklaratë përpiqet të vendosë kushtet e një takimi në të cilin udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk ishin të ftuar”, komenton Orbán.
    “Fakti që BE u la mënjanë është mjaft i trishtueshëm. Dhënia e udhëzimeve nga banka vetëm sa mund ta përkeqësojë situatën”, vlerëson ai, duke bërë thirrje për “organizimin e një samiti BE-Rusi në vend të kësaj”.

    Just four days ahead of the historic summit between President Trump and President Putin, the European Council sought to issue a statement in the name of all EU heads of state and government.
    Before the liberal-mainstream chorus begins its newest rendition of their favourite…
    — Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) August 12, 2025

    Udhëheqësi nacionalist, i cili ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Kievin për vite me radhë, është ndër të paktët udhëheqës evropianë pranë Kremlinit. Ai kundërshton çdo ndihmë ushtarake për Kievin dhe pranimin e tij në BE, të cilin ai thotë se “do ta shkatërronte” koalicionin, ndërsa në të njëjtën kohë akuzon fqinjin e tij për shkelje të të drejtave të pakicës hungareze.
    Orbán e ashpërsoi veçanërisht retorikën e tij pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë të “mikut” të tij, Donald Trump, i cili u distancua nga strategjia e mbështetjes së Ukrainës e ndjekur nga paraardhësi i tij Joe Biden.
    Të hënën e kaluar, para gazetarëve, republikani 79-vjeçar iu referua edhe Viktor Orban, “një njeri shumë, shumë inteligjent”, i cili “i njeh shumë mirë të dy vendet”.
    “E pyeta nëse Ukraina mund ta mposhtte Rusinë. Ai më shikoi sikur t’i kisha bërë një pyetje idiote dhe u përgjigj se Rusia është një vend i gjerë që fiton territoret e tij përmes luftërave”, tha Trump.

    President Trump:
    “I asked a question to a very smart man that some people like and some people don’t like – Victor Orbán, the head of Hungary. He knows the two countries very well. I said, ‘So, can Russia be beaten by Ukraine?’ He looked at me like, ‘What a stupid question.’
    He… pic.twitter.com/vRUS2Wqpjn
    — Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 11, 2025

    Top Channel

  • Kush i zhduku Deklaratën e Pavarësisë e fotot e 28 nëntorit 1912(Video)

    Kush i zhduku Deklaratën e Pavarësisë e fotot e 28 nëntorit 1912(Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011