Kryetari i PD-së, Sali Berisha sulmoi sërish Komisioneren për Zgjerim në BE, Marta Kos, lidhur me deklaratën e saj për zgjedhjet e 11 majit.
Ai i cilësoi si deklarata pasionante të bëra nga Kos. Mes të tjerash ai tha se i vjen mirë që BE nuk i mbështeti këto deklarata.
“Shqetësimi dhe krimi në vend kanë marrë përmasa botërore. Të gjithë ata që i lexuan kuptuan se shqetësimi më madhor i tyre për shqiptarët dhe amerikanët janë organizatat kriminale dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në qindra artikuj të publikuar konfirmohen ato që opozita shqiptare i ka thënë me kohë. Burime të shërbimeve sekrete i kanë konfirmuar Washington Azamaier se përfitues i karteleve të drogës është Edi Rama. Gjer sot, dihet që përfitues është Maduro, i lidhur direkt dhe i dyti është Rama Duro, ose Edi Rama i Tiranës. Kjo shënon një arritje të madhe. Duhet të dëgjosh të vërtetën. Sa i përket deklaratës së zonjës Marta Kos, përshëndet deklaratën e Komisionit por dhe të ambasadorit të BE dy ditë më parë, që e lanë deklaratën apasionante të Kos, pa komentuar. Të gjithë janë të detyruar që të flasin për zgjedhjet atë që thonë institucionet zyrtare.”, tha ai.
Tag: deklaratën
-

‘Zgjedhjet ishin të lira’, Sali Berisha sulmon sërish komisioneren Marta Kos: Deklarata pasionante….
-

Bushati bën deklaratën e fortë: Më mirë të na e kapë SPAK-un Edi Rama, sesa amerikanët…
Analisti Andi Bushati, ka folur për ndërhyjen e amerikanëve në SPAK. Bushati tha se është më mirë që SPAK-un ta kapë Edi Rama sesa amerikanët.
“Ky prokurori që u bë trim pas takimit me amerikanin (Prençi), është njëri që mban 5 vjet inceneratorin. Pra këta zbatojnë ligjin apo kur i shtrëngon nga poshtë ndonjë amerikan? Një njeri që është kaq trim me Ballukun dhe kaq frikacak me inceneratorin? Këtu kushdo të zgjidhet, ata që dinë të të shtrënjgojnë ku duhet, të shtrëngojnë dhe lirojnë, por kjo nuk është drejtësi.
SPAK-un më mirë ta kapë Rama dhe një ditë ta rregullojmë vetë, sesa me deus ex machina që të zvarritemi 30 vjet me modele të gatshme.
Ky mandate i SPAK ka qenë dështim kolosal që ka rritur zgjedhjen dhe ka shkatërruar demokracinë”, tha ndër të tjera Bushati. -

‘Frikë nga drejtësia’/ Berisha: Rama mashtroi në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me deklaratën skandaloze të kryeministrit Edi Rama në krah të Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, ku tha se ‘praktika e GJKKO për të pezulluar zëvendëskryeministren Belinda Balluku e akuzuar nga SPAK është unike në botë’.
‘Rama mashtroi paturpësisht në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë. Pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është praktikë normale në BE: Rumani, Itali, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë. Vetëm në Shqipërinë e Rama–Ballukut prezantohet si “puç”’, shkruan Berisha në Facebook.
Gjithashtu lideri i opozitës thekson se ‘e vërteta është e thjeshtë, që Rama ka frikë nga drejtësia’.
Postimi i plotë:
Rama mashtroi paturpësisht në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë. Pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është praktikë normale në BE: Rumani, Itali, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë. Vetëm në Shqipërinë e Rama–Ballukut prezantohet si “puç”. E vërteta është e thjeshtë: frikë nga drejtësia!
Rama shamelessly lied in the statement ëith Marta Kos to protect Balluku. The suspension of ministers during investigations is a normal practice in the EU: Romania, Italy, France, Belgium, Croatia, Spain. Only in Rama–Balluku’s Albania is it presented as a “coup.” The truth is simple: fear of justice!
-

“Gjyshja serbe t’i ka paluar 10 shqiptare”, Sasa Hoda sqaron deklaratën që ndezi rrjetin
Showbiz E Premte, 28 Nëntor 2025 22:49
Spektakli i radhës i ”Big Brother Kosova Vip 4” ka vijuar me një tjetër moment të tensionuar, këtë herë mes Saşa Hodës dhe Labinot Gashit. Pas përfundimit të debatit të ashpër mes Shkurtës dhe Labit, produksioni transmetoi pamjet ku Labi provokon Saşën përmes një komenti të ndjeshëm një ditë më parë në shtëpi.
Në klipin e shfaqur, Labi e ngacmon Saşën duke i përmendur gjyshen nga ana e nënës, e cila me etni është serbe. Reagimi i Saşës erdhi menjëherë dhe me tone të larta, teksa ajo iu përgjigj me deklaratën: “E kam gjyshen serbe që t’i ka paluar 10 shqiptarë”. Momenti u komentua gjerësisht edhe brenda shtëpisë, por sidomos nga publiku, për shkak të ndjeshmërisë që mbart çështja e etnisë në raportet ndërkomunitare.
“Edhe pse nuk ka qenë faji jem për dikë që janë martuar para 60 viteve. Ajo ka qenë prej Shkodrës, serbe e Shkodrës. Gjatë gjithë jetës njerëzit e kanë shfrytëzuar këtë gjë tek unë. Dua ta sqaroj atë deklaratën që ‘i palon 10 veta’, e kam pasur fjalën që i palon 10 tipa sikur Labi, sepse është keqkuptu”, tha Sasa. -

“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët komentoi deklaratën e komsioneres për zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme.
Krydemokrati e quajti Marta Kos ‘adhuruese, për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave e gjëmave të tij’.
“PD pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar. Ajo çka unë dua të them, sot lexova para se të vij këtu, se ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos, një adhuruese pa kushte për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave, gjëmave të tij. Ndaj dhe unë falënderoj Komisionin për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët. Sikundër thekson se sot Shqipëria në mënyrë absolute përveç pozicionit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kriteret që kërkohen për këtë anëtarësim“, u shpreh Berisha. -

“Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë”, Rita Ora habit me deklaratën: E kam edhe unë në gen
Një deklaratë së fundmi nga kënëgtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka tronditur ndjekësit e saj.
“Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për mamin nuk jam shumë e sigurt, por unë besoj se e kam patjetër këtë gen”, u shpreh Rita Ora gjatë intervistës në podcastin Happy Hour Overheard.Ajo e përshkroi edhe martesën e saj si një përvojë “shpirtërore”, ndërsa tregoi pasionin që ka për jogën dhe astrologjinë.
Artistja ndau edhe disa nga ritualet që e mbajnë të balancuar.“Çdo javë bëj lexime, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton të gjesh diçka që të jep shpresë – dhe aq mjafton.” Rita shtoi se beson “100 për qind” në astrologji, madje me shaka tha se “do duhej të ishte fe më vete”.
Ajo theksoi se i pëlqen ideja që energjitë dhe shpirtrat mund të udhëheqin njeriun në rrugën e tij.
/vizionplus.tv -

Berisha publikon deklaratën e Grattierit: Me këto publikime askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Pas reagimit të komisioneres Marta Kos, Berisha tërheq deklaratën për Gonzaton? Kreu i PD: I kërkoj të falur, por…
Pas reagimit të Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, kreu i demokratëve Sali Berisha, i cili u kritikua për deklaratat e tij ndaj ambasadorit Silvio Gonzato, bëri një reagim për mediat.
Ai deklaroi se nuk merret me jetën personale të askujt, teksa thekson që ka përdorur deklaratën e vetë zyrtarit të lartë europian për zgjedhjen që ka bërë në jetë.
Pyetje: Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin e ka cilësuar sulm të papranueshëm deklaratën tuaj për ambasadorin Gonzato dhe thekson se barazia gjinore është në linjë me direktivat e BE. Keni kërkim falje për ambasadorin?
Sali Berisha: Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por në qoftë se ambasadori Gonzato një deklaratë të bërë publike vetë se, kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dhe tani jetoj me një partner, ose jam i martuar me një burrë, dhe kjo deklaratë u përdor nga unë mënyrë absolute pa asnjë intension fyerje, pasi unë jam autori i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare, çdo forme diskriminimi.
Thashë këtu që ai vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nëse ripërsëris deklaratën që ka bërë vetë, unë nuk di se çfarë fyerje. Unë nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij, absolutisht, as merrem me jetën e asnjë njeriu. Por e dëgjova, e tha vetë dhe unë thashë që ka bërë këtë deklaratë.
Se si qenka fyerje kjo, unë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë që e ka thënë vetë. Por nëse ai e konsideron këtë fyerje, atëherë mua sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur, nuk kam asnjë hezitim. Por nuk ishte për fyerje, nuk përbën fyerje.Top Channel
-

Pas reagimit të komisioneres Marta Kos, Berisha tërheq deklaratën për Gonzaton? Kreu i PD: Nëse e ripërsëris…
Pyetje: Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin e ka cilësuar sulm të papranueshëm deklaratën tuaj për ambasadorin Gonzato dhe thekson se barazia gjinore është në linjë me direktivat e BE. Keni kërkim falje për ambasadorin?
Sali Berisha: Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por në qoftë se ambasadori Gonzato një deklaratë të bërë publike vetë se, kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dhe tani jetoj me një partner, ose jam i martuar me një burrë, dhe kjo deklaratë u përdor nga unë mënyrë absolute pa asnjë intension fyerje, pasi unë jam autori i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare, çdo forme diskriminimi.
Thashë këtu që ai vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nëse ripërsëris deklaratën që ka bërë vetë, unë nuk di se çfarë fyerje. Unë nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij, absolutisht, as merrem me jetën e asnjë njeriu. Por e dëgjova, e tha vetë dhe unë thashë që ka bërë këtë deklaratë.
Se si qenka fyerje kjo, unë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë që e ka thënë vetë. Por nëse ai e konsideron këtë fyerje, atëherë mua sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur, nuk kam asnjë hetizim. Por nuk ishte për fyerje, nuk përbën fyerje.Top Channel
-

“Do të ishte tragjedi” – Rama mbështet deklaratën e Rubin për luftëtarët e UÇK-së
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale deklaratën e ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në lidhje me gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në deklaratën e Rubin, të shpërndarë nga Rama, thuhet se shpallja fajtorë e ish-krerëve të UÇK-së do të ishte tragjedi.
Krahas deklaratës së Rubin, Rama shkruan “Liria ka emër”.