Tag: deklarata

  • Rama tha që Kushtetuesja ”të mos lajthisë” për rritjen e pagave në 700 euro, Zaçaj: Kufiri mbetet te kritika, jo te presioni

    Rama tha që Kushtetuesja ”të mos lajthisë” për rritjen e pagave në 700 euro, Zaçaj: Kufiri mbetet te kritika, jo te presioni

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve që kërkon rritjen me 700 euro të rrogës, e dyta në tre vite, pasi kreu i qeverisë u shpreh se ”uronte të mos lajthiste përsëri”. Ajo tha se i qëndron deklaratës të dhënë sa i takon deklaratave të politikës për rritjen e pagave të gjyqtarëve. Zaçe thotë se gjyqtarët nuk ndihen nën presion, se janë mësuar me deklarata të tilla që vijnë nga të gjitha palët dhe se media i jep më shumë vëmendje se ç’duhet disa temave apo zërave për vendimet e tyre.
    ”I qëndrojmë asaj që nxorëm në njoftimin për shtyp. Ne vlerësojmë se çdo vendim i joni mund të jetë objekt kritikash. Dhe unë e kam theksuar faktin se e drejta e lirisë së shprehjes nënkupton pikërisht këtë. Por kufiri mbetet deri tek kritika, jo te presioni”, tha kryetarja e GJK. E pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, nëse shihej si një formë presioni, Zaçaj sqaroi se deklarata të tilla bëhen shpesh nga palët në proces dhe ishin mësuar me to, teksa e rëndësishme ishte që vendimet e Kushtetueses ishin të pavarura dhe të paanshme, teksa këshilloi edhe mediat që të mos i jepnin më shumë zë se ç’duhej disa çështjeve.

    ”Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët që përfshihen në proces, përfshi edhe median, dua ta theksoj dhe konsideroj. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë se ç’duhet ndonjëherë mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona. Megjithatë për sa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes, kjo është një vlerë e shtuar, pasi unë jam një partizane vetë, por edhe trupa. Kështu që atë që ne çmuam të rëndësishme, detyrimin ndaj publikut, për ta informuar dhe garantuar për funksionin tonë të pavarur dhe të paanshëm, ne e kryem. Pjesa tjetër mbetet për mënyrën se secili nga pushtetet mendon të veprojë dhe e sheh detyrën e tij, por për ne kjo është pjesa më e rëndësishme”.

  • “E teprova”, Musk pendohet për sherrin me Trump

    “E teprova”, Musk pendohet për sherrin me Trump

    Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur pendesë për disa nga komentet e tij të fundit të bëra ndaj presidentit Donald Trump.
    Përmes një postimi në rrjetin social X, Musk shkruan se disa deklarata të tij ishin të tepërta.
    “Pendohem për disa nga postimet e mia në lidhje me Presidentin Donald Trump javën e kaluar. Ishin të tepërta”, tha Musk në një postim në X.
    Kujtojmë se reagimi i Musk vjen disa ditë pas përplasjes së ashpër më 5 qershor, ku miliarderi dhe Trump kanë lëshuar deklarata të rënda në adresë të njëri-tjetrit.
    Komentet e Musk mbi Donald Trump kanë qenë një pjesë e rëndësishme e diskutimeve mediatike dhe kanë ndikuar në perceptimin publik ndaj të dyve.

  • “Deklarata e Juliana Nurës për biletën e ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe telefonatës me Dukën, totalisht e shpikur për viralitet.” Burime nga FSHF sqarojnë situatën

    “Deklarata e Juliana Nurës për biletën e ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe telefonatës me Dukën, totalisht e shpikur për viralitet.” Burime nga FSHF sqarojnë situatën

    Ka qenë një nga deklaratat që bëri më shumë xhiron në rrjete sociale këto ditë: ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, tha publikisht se biletën për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri–Serbi e kishte marrë “nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka”. “I telefonova Dukës dhe më siguroi biletat” tha ish-banorja. Një deklaratë e çuditshme, që ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje.
    Aq më tepër kur vjen në një moment ku procesi i shitjes së biletave për këtë sfidë ka qenë nga më të rregulltat dhe më transparent – me aplikim publik, short elektronik dhe filtra të shumtë për të shmangur abuzimet.
    Telesport foli direkt me burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ata thanë për redaksinë tonë se nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që të provojë se Juliana Nura ka përfituar ndonjë biletë nga FSHF apo nga Presidenti Duka direkt.
    Burimi i tha Telesport se “Në një kohë kur ndarja e biletave ka qenë një sfidë për shkak të kërkesave të jashtëzakonshme (mbi 200 mijë aplikime për më pak se 20 mijë vende), FSHF ka aplikuar për herë të parë të njëjtin sistem që përdor edhe UEFA për finalet e mëdha: short i automatizuar, pa ndërhyrje dhe pa favorizime.
    Përballë gjithë kësaj, deklarata e ish-banore së BBVK duket më shumë si një përpjekje për të përfituar nga jehona e ndeshjes dhe për të shtuar disa klikime apo ndjekës të rinj në rrjete sociale – dhe për ta shitur veten si “VIP” për një biletë që mund ta ketë siguruar fare thjesht si gjithë të tjerët ose tia kete blere dikujt.
    Presidenti Duka ka ndërruar edhe numrin së  fundmi përpara ndeshjes dhe askush nuk ia ka pasur, përtej rrethit të ngushtë familjar dhe punës sidomos sepse eshte zevendes president i UEFA-s.
    As për herë të parë, as për herë të fundit që deklarata personale të pa verifikuara përhapen si të ishin të vërteta absolute. Por është detyra e mediave të bëjnë verifikimin më të thjeshtë: në këtë rast, nuk ka asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë të dhënë që të vërtetojë versionin “ekskluziv” të Nurës.”, perfundoi burimi i FSHF-së.

  • “Berisha e quan Shqipërinë ‘narkoshtet’”, Koçi ‘shpërthen’ ashpër: Tradhti ndaj vendit

    “Berisha e quan Shqipërinë ‘narkoshtet’”, Koçi ‘shpërthen’ ashpër: Tradhti ndaj vendit

    Deklarata e kreu të PD Sali Berisha në Bruksel gjatë një samiti në PPE, nga ku e quajti vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë, për deputetin e PS Petro Koçi, është qëndrim racist ndaj shqiptarëve.

    I ftuar ditën e sotme në  një emision televziv, Koçi tha se deklarata e tij është e njëjtë sikur të ishte thënë nga një zëdhënës i presidentiti rus Vladimir Putin.
    ‘Mendoj se kjo e çon tek një qëndrim racist kundër shqiptarëve. Nëse i bashkohesh korit të atyre që e shohin shqiptarët si të keqen më të madhe kjo është tradhti ndaj vendit. Deklarata e tij ishin sikur ishte zëdhënës i Putinit. Dhe del ai dhe jep një alarm antishqiptar për të gjithë botën, sepse atje ka pasur prezencë të disa vendeve të ndryshme që janë pjesë e PPE’, tha ai.
    Koçi ka komentuar edhe deklaratën e Sali Berishës mbi përfshirjen e bandave dhe karteleve në procesin zgjedhor.
    ‘Që ta quash procesin e zgjedhjeve të inkriminuar dhe të flasësh për banda dhe kartele kjo është e tmerrshme. S’jemi këtu në Kolumbi apo në vende të tjera, kjo është që të damkosësh Shqipërinë si të jesh armik i saj’, tha ai.
    Teksa u ndal tek reforma në drejtësi, ai tha se PS ka qenë mbështetëse e reformës dhe e institucioneve SPAK dhe GJKKO.
    ‘Ne jemi një shoqëri ku korrupsioni është dukuri politike dhe sociale dhe nuk është çudi që të ketë element që janë të inkriminuar. Partitë politike nuk janë as gjykatë dhe as prokurori. Duhet që të bëjmë më shumë kujdes në sistemin përzgjedhës. Partia Socialiste ka treguar se është një nga garante e fortë të reformës në drejtësi të SPAK dhe të GJKKO edhe kur e ka pësuar vet, ka mbështetur funksionin e atyre institucioneve’, tha ai.
    Ai nuk do të jetë më deputet në Kuvend në shtator, por tha se Partia Socialiste duhet t’i përgjigjet fitores së fundit zgjedhore me modesti dhe përulësi.
    Sipas Koçit, edhe kryeministri Rama ka ndryshuar disa herë përbërjen e qeverisë, shumë drejtorë në qarqe e bashki kanë mbetur të pandryshuar dhe sipas tij aty nevojitet ndërhyrje.
    ‘PS këtij votëbesimi duhet që ti përgjigjet me modesti dhe përulësi. Unë nuk mendoj se ka arrogancë tek PS pas kësaj fitore. Mendoj se problemi i arrogancës nuk është tek superstruktura është poshtë, tek drejtorët e ndryshëm që në shumë raste kanë mbetur të njëjtë. Rama e ka ndryshuar qeverinë shumë herë dhe drejtorët në qarqe dhe në nivele bashkish janë të njëjtë dhe këtu duhet që të ndërhyrë për të bërë ndryshimin’, tha ai.
     

  • Berisha nxiu Shqipërinë në PPE, shpërthen Petro Koçi: Flet si zëdhënës i Putinit, qëndrim racist kundër shqiptarëve! 

    Berisha nxiu Shqipërinë në PPE, shpërthen Petro Koçi: Flet si zëdhënës i Putinit, qëndrim racist kundër shqiptarëve! 

    Deklarata e kreu të PD Sali Berisha në Bruksel gjatë një samiti në PPE, nga ku e quajti vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë, për deputetin e PS Petro Koçi, është qëndrim racist ndaj shqiptarëve.
    I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, Koçi tha se deklarata e tij është e njëjtë sikur të ishte thënë nga një zëdhënës i presidentiti rus Vladimir Putin.
    ‘Mendoj se kjo e çon tek një qëndrim racist kundër shqiptarëve. Nëse i bashkohesh korit të atyre që e shohin shqiptarët si të keqen më të madhe kjo është tradhti ndaj vendit. Deklarata e tij ishin sikur ishte zëdhënës i Putinit. Dhe del ai dhe jep një alarm antishqiptar për të gjithë botën, sepse atje ka pasur prezencë të disa vendeve të ndryshme që janë pjesë e PPE’, tha ai.
    Koçi ka komentuar edhe deklaratën e Sali Berishës mbi përfshirjen e bandave dhe karteleve në procesin zgjedhor.
    ‘Që ta quash procesin e zgjedhjeve të inkriminuar dhe të flasësh për banda dhe kartele kjo është e tmerrshme. S’jemi këtu në Kolumbi apo në vende të tjera, kjo është që të damkosësh Shqipërinë si të jesh armik i saj’, tha ai.
    Teksa u ndal tek reforma në drejtësi, ai tha se PS ka qenë mbështetëse e reformës dhe e institucioneve SPAK dhe GJKKO.
    ‘Ne jemi një shoqëri ku korrupsioni është dukuri politike dhe sociale dhe nuk është çudi që të ketë element që janë të inkriminuar. Partitë politike nuk janë as gjykatë dhe as prokurori. Duhet që të bëjmë më shumë kujdes në sistemin përzgjedhës. Partia Socialiste ka treguar se është një nga garante e fortë të reformës në drejtësi të SPAK dhe të GJKKO edhe kur e ka pësuar vet, ka mbështetur funksionin e atyre institucioneve’, tha ai.
    Ai nuk do të jetë më deputet në Kuvend në shtator, por tha se Partia Socialiste duhet t’i përgjigjet fitores së fundit zgjedhore me modesti dhe përulësi.
    Sipas Koçit, edhe kryeministri Rama ka ndryshuar disa herë përbërjen e qeverisë, shumë drejtorë në qarqe e bashki kanë mbetur të pandryshuar dhe sipas tij aty nevojitet ndërhyrje.
    ‘PS këtij votëbesimi duhet që ti përgjigjet me modesti dhe përulësi. Unë nuk mendoj se ka arrogancë tek PS pas kësaj fitore. Mendoj se problemi i arrogancës nuk është tek superstruktura është poshtë, tek drejtorët e ndryshëm që në shumë raste kanë mbetur të njëjtë. Rama e ka ndryshuar qeverinë shumë herë dhe drejtorët në qarqe dhe në nivele bashkish janë të njëjtë dhe këtu duhet që të ndërhyrë për të bërë ndryshimin’, tha ai.

  • Serbia relativizon sulmet: Bunjaku “dëm kolateral”, policia shkaktoi shpërthimin

    Serbia relativizon sulmet: Bunjaku “dëm kolateral”, policia shkaktoi shpërthimin

    Në një klimë tensioni të vazhdueshëm në veri të Kosovës, deklarata të reja nga Serbia kanë ngjallur shqetësim për një përpjekje të strukturuar propagandistike që synon të ndryshojë narrativën rreth ngjarjeve të fundit me karakter të rëndë sigurie.Pak ditë më parë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA) akuzoi Policinë e Kosovës për shpërthimin e ndodhur më 29 nëntor 2024 në kanalin Ibër-Lepenc. Në të njëjtën linjë, gazetari serb Branislav Krastic deklaroi këtë të enjte se vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në Banjskë, ishte “dëm kolateral” dhe se ngjarja në tërësi ishte “një shfaqje”.Këto qëndrime kanë ngritur shqetësim të menjëhershëm te ekspertët e sigurisë. Gurakuç Kuçi, analist në Institutin për Studime të Sigurisë “Octopus”, vlerëson se dy deklaratat, të ngjashme në kohë dhe përmbajtje, nuk janë të rastësishme. Sipas tij, ato përbëjnë një përpjekje të organizuar për të rikualifikuar ngjarjet dhe për të relativizuar përgjegjësitë për sulmet që cenojnë drejtpërdrejt sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.“Deklarata të tilla ngrenë dyshime për një narrativë të koordinuar propagandistike që synon ta paraqesë terrorizmin e organizuar kundër shtetit të Kosovës si incidente të paqëllimta apo të interpretuara gabimisht“, deklaron Kuçi.Ai shton se qëllimi është të devijohet vëmendja nga natyra terroriste e sulmit në Banjskë dhe ajo e shpërthimit në Ibër-Lepenc, duke e shndërruar agresorin në viktimë dhe të vërtetën në subjekt manipulimi politik.Ky zhvillim vjen në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kërkojë qartësi dhe përgjegjësi për ngjarjet e rënda në veri të Kosovës, ku sulmi i 24 shtatorit në Banjskë u cilësua nga institucionet kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë si një akt i paramenduar dhe i organizuar terrorist./A2CNNMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në një klimë tensioni të vazhdueshëm në veri të Kosovës, deklarata të reja nga Serbia kanë ngjallur shqetësim për një përpjekje të strukturuar propagandistike që synon të ndryshojë narrativën rreth ngjarjeve të fundit me karakter të rëndë sigurie.Pak ditë më parë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA) akuzoi Policinë e Kosovës për shpërthimin e ndodhur më 29 nëntor 2024 në kanalin Ibër-Lepenc. Në të njëjtën linjë, gazetari serb Branislav Krastic deklaroi këtë të enjte se vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në Banjskë, ishte “dëm kolateral” dhe se ngjarja në tërësi ishte “një shfaqje”.Këto qëndrime kanë ngritur shqetësim të menjëhershëm te ekspertët e sigurisë. Gurakuç Kuçi, analist në Institutin për Studime të Sigurisë “Octopus”, vlerëson se dy deklaratat, të ngjashme në kohë dhe përmbajtje, nuk janë të rastësishme. Sipas tij, ato përbëjnë një përpjekje të organizuar për të rikualifikuar ngjarjet dhe për të relativizuar përgjegjësitë për sulmet që cenojnë drejtpërdrejt sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.“Deklarata të tilla ngrenë dyshime për një narrativë të koordinuar propagandistike që synon ta paraqesë terrorizmin e organizuar kundër shtetit të Kosovës si incidente të paqëllimta apo të interpretuara gabimisht“, deklaron Kuçi.Ai shton se qëllimi është të devijohet vëmendja nga natyra terroriste e sulmit në Banjskë dhe ajo e shpërthimit në Ibër-Lepenc, duke e shndërruar agresorin në viktimë dhe të vërtetën në subjekt manipulimi politik.Ky zhvillim vjen në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kërkojë qartësi dhe përgjegjësi për ngjarjet e rënda në veri të Kosovës, ku sulmi i 24 shtatorit në Banjskë u cilësua nga institucionet kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë si një akt i paramenduar dhe i organizuar terrorist./A2CNN

  • Deklarata e Berishës disa vite më parë/ Kryeministri Rama ironizon Kreun e PD-së Berisha (Video)

    Deklarata e Berishës disa vite më parë/ Kryeministri Rama ironizon Kreun e PD-së Berisha (Video)

    Një deklaratë të Berishës disa vite më parë, i cili e akuzonte se firmosi marrëveshjen për t’i dhënë Greqisë 12 milje territor ujor Greqisë, Kryeministri Rama e ka përdorur me video në rrjetin social facebook.
    Duke e krahasuar sërish me buf, Rama kësaj radhe përdori dhe një video me Inteligjencë Artificiale, ku kryedemokrati shfaqet duke kërcyer krah Fredi Belerit me muzikë greke.
    “Ka bërë aktin më të rëndë anti-kombëtar në historinë 104-vjeçare të këtij vendi… 5-vjeçare të këtij vendi… Ka bërë pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë, në të cilën ministri i Jashtëm grek thotë: ‘Fituam zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje’”, ishte deklarata e Berishës disa vite më parë.

  • Dhunë në Dibër/ “Nuk e godita unë, ishte nipi”, Meçe: Berisha dhe Mziu deklarata “shterpë” dhe kontradiktore

    Dhunë në Dibër/ “Nuk e godita unë, ishte nipi”, Meçe: Berisha dhe Mziu deklarata “shterpë” dhe kontradiktore

    Ditën e djeshme kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunuan një zyrtar te njësisë administrative Ostren, në një ngjarje të rëndë në këtë fushatë zgjedhore, që ka ndodhur pasditen e së enjtes pas një takimi elektoral të PD-së në këtë fshat.
    Ishte vetë zyrtari, Kalosh Murra ai i cili bëri denoncimi në organet kompetente. Megjithatë nga kallëzimi në policia dhe nga deklaratat që ka bërë Mziu, por dhe Berisha që i ka dalë në krah ka një hendek të madh sa i takon të vërtetës së ngjarjes.
    Në  një intervistë televizivs, analisti Arben Meçe tha se deklaratat e Mziut dhe të Berishës janë kontradiktore. Berisha pretendon se Mziu është provokuar nga socialistët, kurse Mziu deklaron se nuk e ka qëlluar ai zyrtarin, por nipi i tij.
    Sipas analistit këto janë deklarata shterpë dhe të kundërta me njëra-tjetër. Arben Meçe nuk nguroi që të vlerësonte punën e policisë dhe SPAK për hetimin e çështjes, që sipas tij do të prodhohet dhe riprodhohet nga politika.
    “Rasti i Mziut, kemi një zyrtar i cili ka bërë një kallëzim pranë Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër kemi dhe deklarata e Berishës të cilat janë tashmë të njohura për popullin shqiptar. Aq më tepër Berisha i jep këto deklarata nga Tirana si nj prononcim. Ajo që ai vë kulmin gjësë është fakti që deklarata e Berishës që thotë se ishte provokim dhe e Mziut që thotë se nuk e godita unë, por nipi janë deklarata të kundërta me njëra-tjetrën. Qëndrimi i tyre nuk është unik, që do të do të thotë se janë të pavërteta.
    Deklarimet e Berishës dhe Mziut janë në kontradiktë. Të paktën duhet të kishte një qëndrim uniform. Ajo që mua më intrigon është një deklaratë e Mziut që thotë se e ka goditur nipi. Nga na tjetër kemi një procedim një ligjor të zhvilluar në mënyrën më ligjore të mundshme, kur reagimi i policisë dhe SPAK ka qenë i shpejtë. Pastaj kemi këto deklaratat shterpë që deformojnë karakterin e Mziut në atë deklaratë që thanë.
    Ky fakt nuk ka pse të bëhet deklarativ, nëse këta nuk edukohen duhet të ballafaqohen në atë që ndodhi, t’i jepet një zgjidhje çështjes. Me sa pashë në mënyrën se si reagoi politika dhe PD, sepse PS nuk pati reagim, këto raste ekzistojnë, do të riprodhohen dhe do të prodhohen në mënyrë fiktive. Berisha do të prodhojë ngjarje nga më të çuditshmet”, tha analisti.

  • Deklarata për autikët/ Tupja: Çnjerëzore, Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij!

    Deklarata për autikët/ Tupja: Çnjerëzore, Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona