Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: deklarata
-

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime
-

Rama: Nuk ka një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Britanisë, deklarata e Farage është marrëzi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti “marrëzi” pretendimin e liderit të partisë Reform UK, Nigel Farage, se “1 në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg”.
Deklarata të tilla nga politikanë britanikë që lidhen me emigrancionin, Rama i konsideroi populizma si pjesë e një fushate më të gjerë dhe që ndikuan në referendumin për daljen e Britanisë nga BE, proces që njihet si Brexit.
“Ideja se kishte një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar ishte një gënjeshtër për të bindur popullin britanik të largohej nga BE-ja.”, tha Rama në një intervistë për radion britanike ‘Times Radio’.
Ai shtoi se numri i shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britani është shumë i vogël dhe nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që shpesh përdoren në fushata politike.
“Le të kthehemi tek të dhënat reale. Numrat dhe faktet në jetën tonë të përditshme janë bërë gjithnjë e më shumë një çështje opinioni, emocioni dhe besnikërie ndaj politikanëve që flasin për to. Por realiteti është ndryshe,” tha Rama.
Rama gjithashtu vuri në dukje rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në tregun britanik të punës.
“Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit që do t’ju ndërtojnë shtëpitë, do t’ju shërbejnë kafenë, do të jenë shoferët e taksive?” – shtoi ai.
Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur çështja e emigracionit vazhdon të jetë një temë e nxehtë në politikën britanike, veçanërisht për shqiptarët, të cilët shpesh përmenden në debatet për kriminalitet./ TemA -

Krijimi i shtetit palestinez, OKB voton rezolutën me shumicë dërrmuese, Shqipëria abstenon
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap rrugën krijimin e shtetit të Palestinës. Deklarata 7-faqëshe është rezultat i një konference ndërkombëtare në OKB në korrik, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca, mbi konfliktin prej disa dekadash.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli bojkotuan deklaratën, ndërsa Shqipëria abstenoi. Në total rezoluta mori 142 vota pro dhe 10 kundër, ndërsa 12 vende abstenuan.
“Për ata që duan paqe, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të shpëtojnë jetë, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan t’i japin fund luftës në Gaza, këtij agresioni, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të lirojnë pengjet dhe të burgosurit, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan t’i japin fund mohimit të ushqimit dhe të vendosin urinë kundër popullit palestinez në Gaza, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të rindërtojnë Rripin e Gazës, ejani dhe bashkohuni”, tha vëzhguesi palestinez.
Vota vjen përpara një takimi të udhëheqësve botërorë më 22 shtator, të Asamblesë së Përgjithshme të nivelit të lartë të OKB-së, ku Britania, Franca, Kanadaja, Australia dhe Belgjika pritet të njohin zyrtarisht një shtet palestinez. Deklarata e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë dënon sulmet kundër Izraelit nga militantët palestinezë Hamas më 7 tetor 2023, të cilat shkaktuan luftën në Gaza.
“Deklarata përfshin një ekuivalencë morale shqetësuese dhe nuk arrin të njohë realitetin se terrorizmi i Hamasit më 7 tetor ishte arsyeja pse kjo luftë ishte e nevojshme, dhe refuzimi i tij për të liruar pengjet dhe për të dorëzuar armët është arsyeja pse kjo luftë vazhdon. Versioni i deklaratës që po votohet në OKB vazhdon të përmbajë gjuhë që mbështet të ashtuquajturën të drejtë kthimi. Gjë që do të thoshte vdekjen demografike të Izraelit si shtet hebre. Për këto arsye, Shtetet e Bashkuara i nxisin delegacionet të bashkohen me ne në votimin kundër rezolutës”, tha Morgan Ortagus, Ambasadore e SHBA-së në OKB.
Rezoluta gjithashtu dënon sulmet e Izraelit kundër civilëve dhe infrastrukturës civile në Gaza, rrethimin dhe urinë, “të cilat kanë rezultuar në një katastrofë humanitare shkatërruese dhe krizë mbrojtjeje”. Deklarata e mbështetur nga rezoluta thotë se lufta në Gaza “duhet të përfundojë tani” dhe mbështet vendosjen e një misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizimi të mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. -

Izraeli hedh poshtë rezolutën e OKB-së që kërkon zgjidhje me dy shtete
Izraeli hodhi poshtë të premten një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila u miratua me shumicë dërrmuese dhe përmban një deklaratë që përshkruan hapat drejt një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve.
“Edhe një herë, është treguar se sa shumë Asambleja e Përgjithshme është një cirk politik i shkëputur nga realiteti: Në dhjetëra klauzola të deklaratës së miratuar nga kjo rezolutë, nuk ka asnjë përmendje që Hamasi është një organizatë terroriste,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein, në një postim në platformën X.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi më herët të premten një deklaratë prej shtatë faqesh, që përshkruan “hapa të prekshëm, të kufizuar në kohë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me dy shtete, përpara një takimi të liderëve botërorë.
Deklarata është rezultat i një konference ndërkombëtare të mbajtur në OKB në korrik – e organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca – mbi konfliktin e gjatë midis Izraelit dhe palestinezëve. SHBA-të dhe Izraeli bojkotuan ngjarjen.
Reagime të ndryshme ndaj rezolutës
Zëvendëspresidenti palestinez e quajti rezolutën një “hap të rëndësishëm drejt përfundimit të pushtimit”, ndërsa ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, i bëri thirrje Izraelit të “dëgjojë zërin e arsyes” dhe “mesazhin që ka jehuar në mënyrë të papërmbajtshme në këtë Asamble”.
Deklarata e miratuar në Nju Jork synon t’i japë jetë të re zgjidhjes me dy shtete, por përjashton qartë Hamasi-n nga ky proces. Megjithatë, qeveria izraelite ka kritikuar për afro dy vjet faktin se Asambleja dhe Këshilli i Sigurimit nuk kanë arritur të dënojnë qartë ndërhyrjen e paprecedentë të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor 2023.
Përmbajtja e deklaratës
Teksti i hartuar nga Franca dhe Arabia Saudite, i cili u miratua me:
142 vota pro
10 kundër (përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara)
12 abstenime
…përmban qartë deklarata si:
“Ne dënojmë sulmet e kryera më 7 tetor (2023) nga Hamasi kundër civilëve” dhe “Hamasi duhet të lirojë të gjithë pengjet” e mbetura në Rripin e Gazës.
Deklarata, e nënshkruar në korrik nga 17 shtete, përfshirë vendet arabe, gjatë pjesës së parë të sesionit të OKB-së mbi zgjidhjen me dy shtete, shkon më tej duke kërkuar: “Hamasi duhet të ndërpresë ushtrimin e autoritetit të tij në Rripin e Gazës dhe t’ia dorëzojë armët Autoritetit Palestinez, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e bashkësisë ndërkombëtare,” në një përpjekje për të arritur krijimin e “një shteti sovran dhe të pavarur të Palestinës.”
Reagimet ndërkombëtare
“Së bashku, po ndërtojmë një rrugë të pakthyeshme drejt paqes,” tha Presidenti francez Emmanuel Macron në një postim në X, duke reaguar ndaj votimit të deklaratës së Nju Jorkut.
Megjithatë, ky mesazh nuk arriti të bindë as Izraelin, as Shtetet e Bashkuara.
“Kjo deklaratë e njëanshme nuk do të mbahet mend si një hap drejt paqes, por si një tjetër gjest i zbrazët që dobëson besueshmërinë e Asamblesë,” tha Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, pak para votimit.Top Channel
-

SPAK çoi për gjykim Erion Veliajn, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Nuk faktohet asnjë akuzë, proces që nisi mbi një kallëzim anonim dhe të falsifikuar
Avokatët e Erjon Veliajt, kanë reaguar pasi SPAK ditën e sotme dërgoi për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.
Përmes një reagimi për mediat avokatët e Veliajt theksojnë se kryebashkiaku i Tiranës i mohon të gjitha akuzat.
Deklarata:Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë.
Në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet:asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt privat;
asnjë abuzim me detyrën publike që i është besuar për tre mandate nga qytetarët e Tiranës;
dhe mbi të gjitha:Asnjë provë
Asnjë fakt
Asnjë dokument
Përkundër përshtypjeve që synon të krijojë deklarata e SPAK-ut, asnjë gjyqtar paraprak apo gjykatë nuk ka shqyrtuar ende ndonjë nga akuzat apo ndonjë provë në mbështetje të tyre.
Ne jemi të shqetësuar nga shpërfillja e normave bazë që udhëheqin zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjeve të ngjashme penale në një sistem drejtësie demokratik. Asnjë hetues apo prokuror i pjekur dhe i përgjegjshëm, që është i ndërgjegjshëm për rolin e tij në procesin e drejtësisë, nuk duhet të bëjë deklarata të kësaj natyre. Kjo nuk është vetëm në kundërshtim të plotë me prezumimin e pafajësisë, por në rastin më të mirë tregon një keqkuptim themelor, ose në rastin më të keq, një shpërfillje totale të parimeve themelore të drejtësisë penale.
Thënë thjesht, nëse një prokuror e ka “provuar” një çështje kundër një të pandehuri sipas standardit të kërkuar, është një çështje që i takon vetëm gjykatës së shqyrtimit. Deklarata publike e SPAK-ut duket se është hartuar për të shkaktuar paragjykimin maksimal ndaj z. Veliaj, si në opinionin publik, ashtu edhe në çdo gjykatë. Kjo sjellje është në përputhje me veprimet e SPAK-ut gjatë gjithë hetimit, ku kanë ndodhur shkelje të përsëritura, sistematike dhe të rënda të procesit të rregullt ligjor.
Ky është një proces që:ka nisur mbi një kallëzim anonim dhe të falsifikuar;
është zhvilluar për një periudhë prej të paktën 7 muaj, pa asnjë autorizim të vlefshëm ligjor;
është mbështetur në hapje të korespondecave private pa autorizim të gjykatës dhe parashikim të ligjit;
ka përfshirë deklarime vetëinkriminuese të marra nën presion;
është drejtuar nga një individ që nuk ka qenë asnjëherë prokuror ligjërisht i Republikës;
ka shkelur në mënyrë flagrante afatet hetimore të përcaktuara nga ligji;
ka mohuar brutalisht të drejtën e mbrojtjes dhe kundërshtimeve ndaj hetimit.Veliaj i është caktuar një masë sigurimi e jashtëzakonshme dhe krejtësisht disproporcionale, në një kohë kur është në ushtrim të një mandati kushtetues si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë, me mbështetjen e 160 mijë qytetarëve që i besuan drejtimin e qytetit më të madh shqipfolës.
Ne si përfaqësues ligjorë të z. Veliaj mbetemi të vendosur të çmontojmë, rresht pas rreshti, çdo pretendim të ngritur mbi këtë proces të montuar me shkelje. Jo vetëm për të mbrojtur qytetarin e parë të Tiranës, që ka ushtruar funksionin e tij me përgjegjësi kushtetuese dhe devocion, por për të mbrojtur vetë besimin e qytetarëve te drejtësia dhe rendi kushtetues.
Çdo rresht i asaj kërkese të nisur në gjykatë, do të çmontohet po aty dhe bazuar në ligj.
-

Gazetari: Drafti i Kodit Penal, tentativë për të mbyllur gojën e medias së lirë dhe për të amnistuar korrupsionin
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, gazetari Fatjon Gjinaj foli mbi ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke i cilësuar ato si një përpjekje të qartë të qeverisë për të mbyllur gojën e medias së lirë dhe për të garantuar pandëshkueshmëri për zyrtarët e korruptuar.
Sipas Gjinajt, neni që prek gazetarët nuk është rastësi, por pjesë e një plani të mirëorganizuar për të heshtur çdo zë kritik që nuk kontrollohet nga pushteti.
Deklarata:
Në parantezë mund të themi se ky draft-kod është thjesht një pretekst për të sjellë të gjithë ndryshimin e Kodit Penal, që e ka zanafillën që në vitin 2019, në kohën e pandemisë, kur u godit fort neni për shpifjen nga qeveria. Në një formë apo tjetër, ai nen u shty dhe u mbajt pezull për disa vite. Tani, me sa duket, është futur në paketë me ndryshimet e tjera të Kodit Penal, për të çuar deri në fund atë që kishte si “merak” Edi Rama dhe qeverisja e tij.
Nëse një gazetar abuzon me profesionin dhe ky abuzim sjell pasoja ligjore apo faktike, legjislacioni shqiptar parashikon masa ndëshkuese për të, ashtu si për çdo qytetar tjetër. Por le të dalim te çështja e shpifjes dhe të sjellim një hipotezë.
Nëse unë, si gazetare, nesër ndërtoj një analizë mbi disa të dhëna të ditëve të fundit së pari, vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në SHBA; së dyti, publikimi në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit i një agjenteje që do të takohej me një zyrtare të lartë për çështjet e Euroazisë; dhe së treti, deklarata e fundit e Departamentit të Shtetit që njofton publikimin e plotë të dosjes McGonigal, ku përmendet edhe emri i Edi Ramës dhe dalin biseda me miqtë e tij, përfshirë edhe komunikime me Ramën atëherë unë kam të drejtë të analizoj.
Në këtë kuadër, nëse ndërtoj një artikull investigativ mbi kohën kur McGonigal ka qenë në Shqipëri dhe, në bazë të të dhënave, supozoj se mund të ketë një hetim të ri që mund të çojë deri në arrestimin e një kryeministri në detyrë për herë të parë në Shqipëri unë nuk po shpif. Po bëj analizë mbi fakte publike.
Megjithatë, me ndryshimet e reja në Kodin Penal, Edi Rama do të ketë të drejtë ligjore të më kallëzojë mua si gazetare për “prishje imazhi”, duke më përfshirë në dy nene: fyerje dhe denigrim të një personi publik, si dhe shpifje.
Kjo është ironia e madhe: i njëjti person që kërkon të ndëshkojë gazetarët për analizat dhe qëndrimet e tyre publike, është ai që për vite të tëra ka sulmuar, denigruar dhe kërcënuar gjyqtarë e prokurorë në vend. Dhe sot, këta njerëz do të kenë në dorë fatin e një gazetari dhe, njëkohësisht, të një kryeministri.
Në këtë rast, “fyerje” për mua do të ishte nëse nuk do ta ngrija zërin për të denoncuar atë që Rama dhe qeverisja e tij kanë tentuar që në krye të herës: censurimin dhe mbylljen e zërave kritikë dhe mediave të pavarura. Kjo përpjekje ka funksionuar përmes sulmeve të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve, duke treguar qartë se çfarë është në gjendje të bëjë një forcë politike kundër fjalës së lirë dhe të drejtës për analizë.
Por ajo që realisht më fyen, është deklarata e Taulant Rakipit sot, vetëm katër metra larg meje, dhe fakti që nuk kisha të drejtën ligjore apo institucionale t’ia thosha në sy.
-

“U bëra keq nga deklarata e Tares”, babai i Gimenezit: Ishte e çuditshme, donin të shisnin një lojtar titullar
Deklarata e Igli Tares për Santiago Gimenezin ka shkaktuar çudi në familjen e këtij të fundit. Drejtori sportiv shqiptar u shpreh pak ditë më parë se ishte në bisedime për një shkëmbim mes sulmuesit meksikan dhe Dovbyk-ut. Këto fjalë kanë befasuar Santiagon dhe të atin e tij. Në një intervistë për “Claro Sports”, babai i Gimenezit ka treguar se nuk po arrinin ta kuptonin situatën e krijuar. Christian Gimenezi çuditet me faktin se një klub si Milani shpenzoi 40 milionë euro për sulmuesin meksikan dhe më pak muaj më pas po shqyrtonte mundësinë e largimit. Ai nënvijëzon se në këtë vendim mund të ketë ndikuar fakti se Tare dhe Allegri kanë ardhur rishtazi dhe nuk e kanë njohur mirë potencialin e Santiago Gimenezit.
“Ishte një natë e keqe. Nuk fjeta, isha gjithmonë i informuar për atë që po ndodhte dhe në komunikim të vazhdueshëm me klubin. Pasi dëgjova fjalët e drejtorit sportiv të Milanit, ishte e vështirë. Afati i transferimeve po mbyllej, kështu që duhej të isha i vetëdijshëm për atë që po ndodhte. Ishte gjithçka shumë e çuditshme. Nuk patëm kohë të kuptonim nëse ishte e vërtetë që klubi nuk do ta merrte në konsideratë për ligën. Është viti i Kupës së Botës dhe nëse Santi nuk do të kishte pasur mundësinë të luftonte për një vend titullari, do të kishte qenë e ndërlikuar. Por në fund, morëm një vendim të mirë. Nuk e di nëse e morën më pas apo nëse ishin tashmë të vetëdijshëm për këtë. Jemi të lumtur që Santi është ende te Milani.
Në një moment të caktuar, ata dyshuan në aftësitë e tij dhe në dy karakteristikat e tij, sepse si trajneri, ashtu edhe drejtori sportiv janë të rinj. Ata do ta njohin atë duke e stërvitur dhe duke punuar me të. Tare dhe Allegri folën me Santiagon. Gjithçka më dukej e çuditshme, sepse ai filloi (nga minuta e parë) dy nga tre ndeshje dhe një miqësore. Tani ka pak paqe me ekipin kombëtar, pastaj ai do të kthehet në Milano dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendoj se e gjithë kjo do të ndihmojë në nxjerrjen e bishës brenda tij”, ka thënë Christian Gimenezi./Sport Ekspres/ -

Deklarata e Ramës në Bled, sinkron me ‘Rendin e Ri Botëror’ të Pekinit!
Nga Tritan Shehu
Deklarata e Ramës:
“Europa nuk duhet të presë nga ana tjetër e oqeanit se çfarë do të ndodhë më pas me një plan paqeje”!
Kjo kërkon në esencë të përjashtohet roli i ShBA nga zgjidhja e problemeve madhore në Europë e konkretisht nga procesi i paqes në Ukrainë!
Të çmontojë kështu aleancën themelore Europë-ShBA, të krijuar që nga Lufta e Dytë, të konkretizuar te fitorja e saj, te Plani Marshall, Lufta e Ftohtë, NATO etj etj,
Garanci kjo e pazëvendësueshme e demokracisë, paqes, vlerave, lirive në Botë.
“Rendi i ri botëror” kinez kërkon pikërisht këtë, dobësimin e rolit amerikan, dobësimin e rolit të Perëndimit, pasojë direkte kjo e çmontimit të aleancës Europë-ShBA.
Zëvendësimin e këtij roli nga Kina, Rusia, BRICS etj.
Pra humbjen e garancisë Perëndimore për zhvillimet demokratike Botërore, konsolidimin e konceptit diktatoro-autokratik të shteteve!
Fatkeqësi e regres i madh do të ishte ky për njerëzimin.
Dhe Rama me deklaratën e tij në Bled promovon pikërisht këtë që Kina, Rusia etj, kërkuan në Pekin.
Dhe për të mos haruar në Pekin ishte dhe Vuçiç, iniciatori i “Balkanit të Hapur”, si kundërpeshë ai projekt i rolit të BE dhe ShBA në Rajonin tonë.
Dhe Rama u bë në fakt edhe zëdhënësi kryesor i atij tjetër akti Lindor, largues i Ballkanit Perëndimor nga Europa e Perëndimi, demokracitë.
Sinkron tingëllon në qëllimet e saj edhe ajo iniciativë e para disa viteve, me “Rendin e Ri Botëror” të Pekinit të tanishëm.
-

Ukraina i bën thirrje Kinës: Ushtroni presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës!
Ukraina ka nxitur Kinën që të ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin për të ecur drejt paqes, ndërsa presidenti rus mbërriti në Pekin pas pjesëmarrjes së tij në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), ku ai mbrojti luftën që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.
“Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm gjeopolitik të Republikës Popullore të Kinës, ne do të mirëprisnim një rol më aktiv [të Pekinit] në sjelljen e paqes në Ukrainë mbi bazën e respektimit të Kartës së OKB-së”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë, teksa Putin mbërriti në kryeqytetin kinez më 2 shtator.
Deklarata e ministrisë vuri në dukje se deklarata përfundimtare e SCO-së shmangu çdo përmendje të konfliktit, i cili është shndërruar në një luftë të shkallës së plotë që prej pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.
“Ne e konsiderojmë domethënëse që dokumenti kryesor përfundimtar i samitit, Deklarata e Tianxhinit prej 20 faqesh, nuk përmban asnjë përmendje të luftës ruse kundër Ukrainës”, tha deklarata.
“Është befasuese që lufta më e madhe e agresionit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk u pasqyrua në një dokument kaq të rëndësishëm e themelor, ndërkohë që aty përmenden një sërë luftërash të tjera, sulmesh terroriste dhe ngjarjesh në botë”.
Në deklaratë thuhej se mospërmendja e luftës së Rusisë në Ukrainë në deklaratë “tregon dështimin e përpjekjeve diplomatike të Moskës”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje vazhdimisht që Kina, një aleate e ngushtë e Rusisë, të ushtrojë presion mbi Putinin për t’i dhënë fund luftës.
Një tjetër ngjarje diplomatike e nivelit të lartë në Kinë do të mbahet më 3 shtator: një paradë e madhe ushtarake që përkujton 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Shumë liderë, përfshirë Putinin, po qëndrojnë në Kinë pas samitit të SCO-së për të marrë pjesë në paradë.
Në samitin e SCO-së në Tianxhin, pranë Pekinit, Putin dërgoi një mesazh sfidues kundër Perëndimit për pushtimin e tij të Ukrainës, pasi qëndroi krah për krah me liderin kinez, Xi Jinping.
Putin tha se lufta në Ukrainë erdhi “jo si rezultat i një sulmi rus”, por për shkak të një grushti shteti të mbështetur nga Perëndimi në Kiev, sipas komenteve të transmetuara nga agjencia ruse e lajmeve TASS.
Kjo ishte një referencë e pasaktë ndaj protestave të Maidanit, që rrëzuan nga pushteti presidentin ukrainas pro-Moskës, Viktor Yanukovych, në vitin 2014, pasi ai hoqi dorë nga një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian dhe u kthye nga Rusia.
Putin shtoi se përpjekjet e Perëndimit për ta tërhequr Ukrainën drejt NATO-s përbënin një “kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë”, një pretendim që aleanca ushtarake e ka mohuar në mënyrë të përsëritur. /relTop Channel
-

Ukraina i bën thirrje Kinës të ushtrojë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës
Ukraina ka nxitur Kinën që të ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin për të ecur drejt paqes, ndërsa presidenti rus mbërriti në Pekin pas pjesëmarrjes së tij në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), ku ai mbrojti luftën që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.
“Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm gjeopolitik të Republikës Popullore të Kinës, ne do të mirëprisnim një rol më aktiv [të Pekinit] në sjelljen e paqes në Ukrainë mbi bazën e respektimit të Kartës së OKB-së”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë, teksa Putin mbërriti në kryeqytetin kinez më 2 shtator.
Deklarata e ministrisë vuri në dukje se deklarata përfundimtare e SCO-së shmangu çdo përmendje të konfliktit, i cili është shndërruar në një luftë të shkallës së plotë që prej pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.
“Ne e konsiderojmë domethënëse që dokumenti kryesor përfundimtar i samitit, Deklarata e Tianxhinit prej 20 faqesh, nuk përmban asnjë përmendje të luftës ruse kundër Ukrainës”, tha deklarata.
“Është befasuese që lufta më e madhe e agresionit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk u pasqyrua në një dokument kaq të rëndësishëm e themelor, ndërkohë që aty përmenden një sërë luftërash të tjera, sulmesh terroriste dhe ngjarjesh në botë”.
Në deklaratë thuhej se mospërmendja e luftës së Rusisë në Ukrainë në deklaratë “tregon dështimin e përpjekjeve diplomatike të Moskës”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje vazhdimisht që Kina, një aleate e ngushtë e Rusisë, të ushtrojë presion mbi Putinin për t’i dhënë fund luftës.
Një tjetër ngjarje diplomatike e nivelit të lartë në Kinë do të mbahet më 3 shtator: një paradë e madhe ushtarake që përkujton 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Shumë liderë, përfshirë Putinin, po qëndrojnë në Kinë pas samitit të SCO-së për të marrë pjesë në paradë.
Në samitin e SCO-së në Tianxhin, pranë Pekinit, Putin dërgoi një mesazh sfidues kundër Perëndimit për pushtimin e tij të Ukrainës, pasi qëndroi krah për krah me liderin kinez, Xi Jinping.
Putin tha se lufta në Ukrainë erdhi “jo si rezultat i një sulmi rus”, por për shkak të një grushti shteti të mbështetur nga Perëndimi në Kiev, sipas komenteve të transmetuara nga agjencia ruse e lajmeve TASS.
Kjo ishte një referencë e pasaktë ndaj protestave të Maidanit, që rrëzuan nga pushteti presidentin ukrainas pro-Moskës, Viktor Yanukovych, në vitin 2014, pasi ai hoqi dorë nga një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian dhe u kthye nga Rusia.
Putin shtoi se përpjekjet e Perëndimit për ta tërhequr Ukrainën drejt NATO-s përbënin një “kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë”, një pretendim që aleanca ushtarake e ka mohuar në mënyrë të përsëritur./ REL/