Tag: deklarata

  • Labinoti pretendon se i siguroi fitoren Stresit, reagon reperi

    Labinoti pretendon se i siguroi fitoren Stresit, reagon reperi

    Big Brother VIP Kosova është ndezur sërish nga debatet që po rikthejnë në qendër të vëmendjes histori të vjetra dhe deklarata të ndjeshme. Në një bisedë të fundit me Fjollën, Labinot Rexha hodhi një pretendim të fortë: se ai dhe rrethi i tij shoqëror kanë qenë faktori kryesor që i sollën fitoren Stresit në edicionin e parë.
    Deklarata u përhap me shpejtësi, ndërsa fituesi i parë i formatit, Arkimed Lushaj nuk ka qëndruar në heshtje, duke reaguar per Prive.
    “Unë u jam mirënjohës gjithë njerëzve gjithmonë, veç mosmirënjohës nuk kam qenë kurrë… por qenka Labinoti ai që paskam harruar ta falenderoj,” tha ai mes të qeshurave.
    Megjithatë, fituesi i parë nuk e la reagimin vetëm në ton ironik. Ai shtoi:
    “Aty është lojë dhe ai është duke shpifur shumë. Nëse lojtarët e hajnë këtë dhe populli, le ta hajnë me shnet. Nuk është e vërtetë! Mik e kam, por ka kohë që s’e kam parë. Çfarë nxjerr prej goje e di vet ai, nuk mund t’ia mbyll askujt gojën.”
    Në fund të bisedës, Stresi u pyet edhe për favoritët e këtij edicioni. Në vend të emrave më të përmendur nga publiku, ai zgjodhi të veçojë një konkurrente që, sipas tij, e meriton më shumë:
    “Elijona është e preferuara ime absolute këtë vit,” u shpreh ai, duke surprizuar me zgjedhjen e tij.

  • Deklarata e fortë e Presidentit Trump: Ukraina nuk do të pranohet kurrë në NATO

    Deklarata e fortë e Presidentit Trump: Ukraina nuk do të pranohet kurrë në NATO

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk ka qenë kurrë seriozisht në konsideratë” dhe se kjo ishte e njohur shumë para përplasjes me presidentin rus, Vladimir Putin.
    “Gjithmonë është kuptuar që Ukraina nuk do të bëhej pjesë e NATO-s, shumë para Putinit. Dhe tani ata insistojnë. Kur Zelensky u takua për herë të parë me Putin, ai tha: ‘Dua dy gjëra: të rikthejmë Krimenë dhe që ne të bëhemi anëtar të NATO-s.’ Dhe nuk e tha shumë në mënyrë të sjellshme. Ai është një shitës i madh,” tha Trump në intervistën për Politico.
    Plani i paqes i Trump kërkon që Ukraina të heqë dorë nga përpjekjet për anëtarësim në NATO një kusht që Kievi e ka cilësuar të papranueshëm.
     

  • ‘Zgjedhjet ishin të lira’, Sali Berisha sulmon sërish komisioneren Marta Kos: Deklarata pasionante….

    ‘Zgjedhjet ishin të lira’, Sali Berisha sulmon sërish komisioneren Marta Kos: Deklarata pasionante….

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha sulmoi sërish Komisioneren për Zgjerim në BE, Marta Kos, lidhur me deklaratën e saj për zgjedhjet e 11 majit. 
    Ai i cilësoi si deklarata pasionante të bëra nga Kos. Mes të tjerash ai tha se i vjen mirë që BE nuk i mbështeti këto deklarata. 
    “Shqetësimi dhe krimi në vend kanë marrë përmasa botërore. Të gjithë ata që i lexuan kuptuan se shqetësimi më madhor i tyre për shqiptarët dhe amerikanët janë organizatat kriminale dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në qindra artikuj të publikuar konfirmohen ato që opozita shqiptare i ka thënë me kohë. Burime të shërbimeve sekrete i kanë konfirmuar Washington Azamaier se përfitues i karteleve të drogës është Edi Rama. Gjer sot, dihet që përfitues është Maduro, i lidhur direkt dhe i dyti është Rama Duro, ose Edi Rama i Tiranës. Kjo shënon një arritje të madhe. Duhet të dëgjosh të vërtetën. Sa i përket deklaratës së zonjës Marta Kos, përshëndet deklaratën e Komisionit por dhe të ambasadorit të BE dy ditë më parë, që e lanë deklaratën apasionante të Kos, pa komentuar. Të gjithë janë të detyruar që të flasin për zgjedhjet atë që thonë institucionet zyrtare.”, tha ai. 
     

  • Shuplaka/ Deklarata e fortë në Kongresin e SHBA: Të rishikohet reforma në drejtësi në Shqipëri

    Shuplaka/ Deklarata e fortë në Kongresin e SHBA: Të rishikohet reforma në drejtësi në Shqipëri

    Shuplaka/ Deklarata e fortë në Kongresin e SHBA: Të rishikohet reforma në drejtësi në Shqipëri
    Kongresmeni amerikan Keith Self ka kërkuar që të rishikohet funksionimi i reformës në drejtësi në Shqipëri.
    Deklarata u bë gjatë diskutimeve në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.
    Kongresmeni Self ngriti shqetësimin e vonesave të çështjeve gjyqësore, duke thënë se ato minojnë sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregulltë ligjore. Po ashtu ai theksoi se rishikimi i reformës në drejtësi lidhet me faktin nëse po ofrohet drejtësi e paanshme për qytetarët shqiptarë.
    “Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas 10 viteve implementim, është e arsyeshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç ishte parashikuar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që numri i çështjeve të prapambetura në nivel kombëtar është rritur nga rreth 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesat e tilla minojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor. ”.
    Në deklaratën e tij, Kongresmeni Self u ndal tek situata problematike në vendet e Ballkanit Perëdimor që nga emigracioni i paligjshëm, papunësia, rritja e varfërisë, etj.
    Ai tha se këta faktorë po ndikojnë negativisht në sundimin e ligjit për të nxitur krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin.
    “Jeta e përditshme në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga një popullsi në rënie dhe në plakje. Ashtu si në shumë pjesë të tjera të Evropës, po ndodh një eksod i atyre që janë të kualifikuar dhe të arsimuar. Emigracioni i paligjshëm është i përhapur, ndërsa shkalla e papunësisë dhe varfërisë po rritet ndjeshëm. Këta faktorë po ndikojnë negativisht në sundimin e ligjit, duke nxitur krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin.
    Gjatë atyre viteve, unë kam qenë i përfshirë nga afër në operacionin “Allied Force” të NATO-s në vitin 1999. Kam përvojë të drejtpërdrejtë në ndihmën për të siguruar paqe dhe stabilitet në këtë rajon të rëndësishëm. Megjithatë, pas kaq shumë vitesh, Ballkani Perëndimor mbetet ende një vatër e tensioneve.
    Pa një ndryshim strategjie, udhëheqja amerikane duhet të ketë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e konflikteve të reja që do të ndikojnë negativisht në ekuilibrin e fuqisë në Evropë. Unë përgëzoj administratën Trump për riangazhimin në këtë rajon që shpesh është lënë pas dore,” tha Self.

  • Federica Mogherini u ndalua sot, Berisha: Do vinte nesër në Tiranë! Rama do e merrte për deklarata, por…

    Federica Mogherini u ndalua sot, Berisha: Do vinte nesër në Tiranë! Rama do e merrte për deklarata, por…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas një serie arrestimesh të kryera nga autoritetet belge, ku njëra prej të ndaluarve është Federica Mogherini, ish-nënkryetare e Komisionit Evropian. 
    Berisha theksoi se Mogherini, e cila është rektore edhe në degën e Kolegjit të Europës në Tiranë, kishte në plan të vizitonte Shqipërinë dhe se kryeministri Rama kishte bërë programin që t’i merrte deklarata. 
    Kryedemokrati theksoi se Eurojust i dha Mogherinit ato deklarata që meritonte. 
    “Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte”, tha kreu i PD-së. 
    Berisha:  Ja ku janë kullat miq. Kullat janë të pashitura shumica. Jo, i kanë blerë çunat e drogës dhe i lënë ashtu, i lënë aty. Pra, çfarë është kjo para? Kjo para toksike more miqtë e mi, kjo i përzë fëmijët tanë, djemtë tanë, vajzat tona nga Shqipëria. Kjo është njëra anë. Për të mos thënë tjetrën që vret kudo, vret në aeroport, vret kudo. 
    Atë shtet të brishtë, atë shtet ia fali krimit Edi Rama. Dhe sundon me krimin. Mirëpo në rrafshin politik, kush e pësoi nga kjo? Opozita e pëson sepse i gjithë ky potencial bie mbi opozitën. Problemi është se ne vinim nga një sistem diktatorial, kaluam në një sistem demokratik dhe kjo ndodhte para syve tanë pa e kuptuar se çfarë po ndodh. Mediat u vunë të gjitha në kontroll, 90 përqind thonë raportet ndërkombëtare, nën kontrollin e qeverisë. 
    Kjo do të thotë helmim mediatik ditë e natë për qytetarët. Helmim në kuptimin e mashtrimit, manipulimit, fshehjes së të vërtetave dhe servirjes së gënjeshtrave nga mëngjesi gjer në darkë. Kjo do të thotë para e pafundme për të korruptuar cilindo. Cilido nuk është i korruptueshëm, por për të korruptuar sa më shumë brenda dhe jashtë vendit njerëz. Kjo është e vërteta. Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte. 

  • Trondit studiuesi/ Ismail Qemali u pendua që u krijua Shqipëria, u kthye në Shqipëri se s`kishte nga t`ia mbante

    Trondit studiuesi/ Ismail Qemali u pendua që u krijua Shqipëria, u kthye në Shqipëri se s`kishte nga t`ia mbante

     

    Nje video e një pjese të intervistës së Olsi Jozexhi e publikuar nga MCN TV ka nxitu reagime të ashpra kundrejt tij. Në intervistën në fjalë, ai bëri disa deklarata të cilat nuk ishin dëgjuar deri më tani, dhe që nga komentuesit po cilësohen si deklarata antishqiptare, shkruan Trungu&Inforulture.info

    Ai në këtë intervistë shprehet tekstualisht se Ismail Qemali u pendua që, u krijua Shqipëria, dhe sipas tij ai pati një fund shumë të keq.
    Ai shprehet se Ismail Qemali ishte kryetar i parlamentit Osman, dhe kur erdhi në Shqipëri në Nëntor të 1912-tës, erdhi se sipas tij nuk kishte nga t`ia mbante më, sepse ra Turqia.

    Ai poashtu thotë se ka një lëtër që mbahet në arkivin e shtetit, ku Ismail Qemali i qon telegram Esat Pashës, i cili atëherë luftonte në mbrojtje të Shkodrës, dhe telegrami thotë “Esat, e deklarova mëvetësinë e Shqipërisë, sepse kjo është mënyra më e vetme për ta mbrojtur Islamizmën në Ballkan.”
    Sipas Jozexhit, kjo deklaratë ishte dëshpërim i këtyre njerëzve, sepse nuk kishin nga t`ia mbanin, sepse ra Turqia.
    Ai thekson se ky dokument gjindet në arkivin e shtetit Shqiptar, dhe se pas fjalëve në telegram, Esat Pasha e shpall Ismal Qemalin tradhëtar.

    Ndiqni më poshtë videon dhe na jepni mendimin tuaj për këto deklarata:
    https://www.facebook.com/reel/4329593557325916

     

  • Berisha: Deklarata e Marta Kos për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës! Përshëndes deklaratën e KE

    Berisha: Deklarata e Marta Kos për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës! Përshëndes deklaratën e KE

    Berisha: Deklarata e Marta Kos për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës! Përshëndes deklaratën e KE
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas deklaratës së Marta Kos mbi zgjedhjet në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një qëndrim të frymëzuar nga propaganda e paguar e Edi Ramës.
    Berisha tha se, deklarata e zonjës Kos përbën shkelje të parimeve ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve dhe se PD e ka kundërshtuar publikisht si të njëanshme dhe të ndikuar nga dizinformimi i qeverisë.
    Kreu i PD përshëndeti qëndrimin e Komisionit Europian, i cili sipas tij distancohet nga deklarata e Kos dhe mban një linjë më të drejtë e të paanshme mbi proceset zgjedhore në Shqipëri.
    Partia Demokratike pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.
    Ajo çka unë dua të them, sot lexova para se të vij këtu, se ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos, një adhuruese pa kushte për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave, gjëmave të tij.
    Ndaj dhe unë falënderoj Komisionin për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët.
    Sikundër thekson se sot Shqipëria në mënyrë absolute përveç pozicionit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kriteret që kërkohen për këtë anëtarësim”, tha Berisha.

  • Deklarata e drejtueses së PPE/ Berisha: U dënuan lidhjet e tmerrshme të qeverisë me kartelet e drogës!

    Deklarata e drejtueses së PPE/ Berisha: U dënuan lidhjet e tmerrshme të qeverisë me kartelet e drogës!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Çfarë po ndodh në BBVK? Deklarata e Albës hap diskutime: Elijona është thëngjill i mbuluar

    Çfarë po ndodh në BBVK? Deklarata e Albës hap diskutime: Elijona është thëngjill i mbuluar

    Në oborrin e Big Brother VIP Kosova atmosfera ishte e mbushur me tension, ndërsa banorët u zhytën në një debat të gjatë pas ngjarjeve të spektaklit të fundit. Publikimi i videos ku shihej momenti i bullizimit ndaj Elijonës dhe skena kur Alba e goditi me jastëk ka hapur një valë të re diskutimesh, teksa secili banor e ka përjetuar situatën në mënyrën e vet.
    Alba, e cila gjendet në qendër të kritikave, tentoi të qartësojë versionin e saj të historisë. Ajo theksoi se kishin zhvilluar një bisedë sqaruese me Elijonën, e cila sipas saj i kishte dhënë të kuptonte se e kishte pranuar situatën.
    “Unë ia sqarova asaj dhe ajo tha: ‘Në rregull, e kuptoj’. Relative është çështja e ndjesisë, nuk është e njëjtë për çdo njeri. Edhe energjitë janë relative,” u shpreh Alba, duke lënë të nënkuptojë se çdo person e përjeton ndryshe një situatë të tillë.
    Megjithatë, deklarata e saj mori një kthesë më të fortë kur Alba shtoi:
    “Në rast se më ka thënë për sy e faqe ‘kuptova’ dhe zgjat te të tjerët temën se është mërzitur, atëherë ajo është thëngjill i mbuluar.”
    Me këto fjalë, Alba aludoi për mungesë sinqeriteti nga ana e Elijonës, duke e parë reagimin e saj të mëvonshëm si një “shpërthim të fshehur”.
    Ndërkohë, Hygerta shfaqi një qëndrim të prerë dhe të qartë për gjithë situatën, duke mos e ndarë të njëjtin interpretim me Alben.

  • Deklarata e Komisioneres Kos, Bylykbashi: Po shtrembëron raportin e ODIHR

    Deklarata e Komisioneres Kos, Bylykbashi: Po shtrembëron raportin e ODIHR

    Deklarata e Komisioneres Kos, Bylykbashi: Po shtrembëron raportin e ODIHR
    Deklarata e Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, e cila sot u shpreh se zgjedhjet e 11 majit 2025 kanë qenë “të lira dhe të ndershme”.
    Bylykbashi e cilëson këtë deklaratë të pavërtetë dhe thotë se ajo përbën një interpretim të gabuar të Raportit Përfundimtar të ODIHR. Sipas tij, kjo lloj qasjeje rrezikon të dëmtojë besueshmërinë e institucioneve europiane në sytë e qytetarëve shqiptarë.
    Ai theksoi se ODIHR ka qenë i qartë që në fillim të raportit, duke nënvizuar se “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë” dhe se partia në pushtet ka përfituar nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë.
    Reagimi i deputetit te PD, Oerd Bhlykbashi:
    Komisionerja e Zgjerimit zj. Marta Kos deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira e të ndershme”. Çfarë është më e rëndë është që ajo e dha si konkluzion të saj në emër të BE, jo si citim të ODIHR.
    ODIHR në Raportin Përfundimtar ka deklaruar që në fjalinë e parë që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.
    Brenda paragrafit të parë, ODIHR thotë se “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi gjerësisht i burimeve administrative gjatë fushatës , duke krijuar avantazh të padrejtë për shkak të qenies në pushtet”.
    Në asnjë rresht të raportit final, për asnjë moment, ODIHR nuk thotë që zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, siç thotë zj, Kos.
    Ajo që ODIHR tha prerazi ësjtë se është prishur ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet. Kjo është shkelje e një parimi themelor, që sjell një fushë loje të pabarabarta, pra zgjedhje janë të pandershme.