Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultim me përfaqësues të partive politike. Kjo bëri që disa deputetë të ngrihen dhe të afrohen të ulësja e kryeparlamentarit.
Pas fundit të seancës, kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se kërkesa e LVV-së ishte që vazhdimet e seancave të mos bëheshin cdo 48 orë, ashtu si e kërkon rregullorja e Kuvendit, por një herë në javë. Por, pasi u konstatua se në seancë janë të pranishëm 99 nga gjithsej 120 deputetë, seanca ndoqi të njëjtin skenar si ato parapraket.
Dehari kërkoi nga partitë politike të propozojnë nga një përfaqësues për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri. Sërish, PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan ta propozonin një përfaqësues. Kjo bëri që Dehari ta ndërpresë seancën, e cila u tha se do të vazhdojë më 19 maj, në 10:30. Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seanca ka ngecur pikërisht në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.
Të enjten, pas një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësues të partive politike, Osmani tha se nuk pati pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se kishte parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiun, por ajo s’arriti t’i marrë 61 votat e nevojshme asnjëherë.
Pas gjashtë tentimeve për ta bërë Haxhiun kryeparlamentare, më 1 maj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, propozoi që zgjedhja e kryeparlamentarit të ri të bëhet përmes votimit të fshehtë – gjë që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.
Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit. Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re, për të cilën duhen gjithashtu 61 vota./REL
Tag: dehari
-

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit, ja data kur do të mblidhen sërish deputetët
-

Dështon për herë të 17 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ja kur mbahet seanca e radhës
Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.
Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultim me përfaqësues të partive politike.
Pas fundit të seancës, kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, thanë se kërkesa e LVV-së ishte që vazhdimet e seancave të mos bëheshin çdo 48 orë, ashtu si e kërkon rregullorja e Kuvendit, por një herë në javë.
Pasi u konstatua se në seancë janë të pranishëm 99 nga gjithsej 120 deputetë, seanca ndoqi të njëjtin skenar si ato parapraket.
Dehari kërkoi nga partitë politike të propozojnë nga një përfaqësues për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.
Sërish, PDK, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan ta propozonin një përfaqësues.
Kjo bëri që Dehari ta ndërpresë seancën, e cila u tha se do të vazhdojë më 19 maj, në 10:30. -
Dështon edhe përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Për herë të trembëdhjetë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe sot Lëvizja Vetëvendosje institioi që të formohet komisioni ad-Hoc për votim të fshehtë, por përsëri nuk mori mbështetjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës.E në mungesë të kuorumit seanca e sotme u ndërpre për të vazhduar më 11 maj nga ora dhjetë.Që në nisje të seancës kryesuesi, Avni Dehari kërkoi nga partitë politike që të propozojnë kandidatët për formim të komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit.Ishte deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila mori fjalën por që iu ndërpre nga kryesuesi Dehari.“Mundesh me na thirr edhe 48 herë, çdo 48 orë edhe me kërkuar me propozuar dikë“, tha ajo.Dehari më pas kërkoi nga regjia për t’ia ndal deputetes Bajrami mikrofonin.Më pas u hodh në votim formimi i komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit, dhe në mungesë të votave të mjaftueshme u ndërpre seanca për të vazhduar të dielën më 11 maj në ora 10:00.Pro formimit të këtij komisioni votuan 56 deputetë, dhe një kundër.“Për kanë votuar 56 deputetë një ka qenë kundër nuk kemi kuorum shihemi përsëri më 11 maj në orën 10:00”, tha ai.Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të KosovësProcesi i konstituimit të Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa – nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për Albulena Haxhiun të cilën e ka propozuar për kryetare të Kuvendit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Për herë të trembëdhjetë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe sot Lëvizja Vetëvendosje institioi që të formohet komisioni ad-Hoc për votim të fshehtë, por përsëri nuk mori mbështetjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës.E në mungesë të kuorumit seanca e sotme u ndërpre për të vazhduar më 11 maj nga ora dhjetë.Që në nisje të seancës kryesuesi, Avni Dehari kërkoi nga partitë politike që të propozojnë kandidatët për formim të komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit.Ishte deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila mori fjalën por që iu ndërpre nga kryesuesi Dehari.“Mundesh me na thirr edhe 48 herë, çdo 48 orë edhe me kërkuar me propozuar dikë“, tha ajo.Dehari më pas kërkoi nga regjia për t’ia ndal deputetes Bajrami mikrofonin.Më pas u hodh në votim formimi i komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit, dhe në mungesë të votave të mjaftueshme u ndërpre seanca për të vazhduar të dielën më 11 maj në ora 10:00.Pro formimit të këtij komisioni votuan 56 deputetë, dhe një kundër.“Për kanë votuar 56 deputetë një ka qenë kundër nuk kemi kuorum shihemi përsëri më 11 maj në orën 10:00”, tha ai.Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të KosovësProcesi i konstituimit të Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa – nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për Albulena Haxhiun të cilën e ka propozuar për kryetare të Kuvendit.
-

Dështon për herë të pestë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, zgjedhja e kryetarit shtyhet për 25 prill
Për herë të pestë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
E propozuara për kryeparlamentare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë mbështetjen e mjaftueshme.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu atë pas dështimit të zgjedhjes së kryetarit, duke njoftuar se seanca do të vazhdojë të premten, më 25 prill, në orën 11:00.Në këtë situatë, LVV ka kërkuar mbështetje nga deputetët e pakicave jo-serbe dhe një deputet serb për të arritur shumicën e nevojshme. Megjithatë, ende nuk ka pasur një marrëveshje për formimin e një koalicioni të ri qeverisës. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kryetarin dhe të formojë një qeveri, mund të shpallen zgjedhje të reja parlamentare.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari njoftoi se Haxhiu ka marrë vetëm 57 vota.
“Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër, 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultateve të votimit, nuk kalon kandidatja për kryetare”, tha Dehari.
Nëse seanca e 25 prillit nuk sjell një rezultat, Kuvendi i Kosovës mund të përballet me një krizë institucionale të thellë, e cila mund të kërkojë ndërhyrjen e Presidentes Vjosa Osmani për të shpallur zgjedhje të reja parlamentare
/vizionplus.tv -

Nuk zgjidhet kryeparlamentari i Kosovës për herë të dytë, seanca shtyhet për të hënën
Kryesuesi i seancës parlamentare të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën e sotme pas dështimit për herë të dytë të zgjedhjes kryeparlamentares Albulena Haxhiut, të cilën e propozoi partia e saj VV për këtë pozitë.
“Seanca ndërpritet për 48 orë, vazhdon të hënën në orën 15:00”, tha Dehari. -

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës
Ka dështuar për herë të dytë seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, e mbajtur këtë të enjte. Shkak i dështimit, sipas burimeve nga Kuvendi, ishte mungesa e votimit për raportin e verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj.Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj të së martës, e cila po ashtu u ndërpre për të njëjtën arsye. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, deputet i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, njoftoi se në konsultimet paraprake me përfaqësuesit e partive politike nuk është arritur një konsensus.“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, u shpreh Dehari.Në sallën kryesore të Kuvendit ishin të pranishëm 100 deputetë në momentin e ndërprerjes së seancës. Kryesuesi falënderoi pjesëmarrësit dhe mbylli seancën duke premtuar rifillimin e saj pas dy ditësh.Ngërçi institucional vjen në një moment kritik për zhvillimet politike në Kosovë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse partitë do të arrijnë një marrëveshje për të vijuar me procedurat e konstituimit të legjislaturës së re.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ka dështuar për herë të dytë seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, e mbajtur këtë të enjte. Shkak i dështimit, sipas burimeve nga Kuvendi, ishte mungesa e votimit për raportin e verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj.Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj të së martës, e cila po ashtu u ndërpre për të njëjtën arsye. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, deputet i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, njoftoi se në konsultimet paraprake me përfaqësuesit e partive politike nuk është arritur një konsensus.“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, u shpreh Dehari.Në sallën kryesore të Kuvendit ishin të pranishëm 100 deputetë në momentin e ndërprerjes së seancës. Kryesuesi falënderoi pjesëmarrësit dhe mbylli seancën duke premtuar rifillimin e saj pas dy ditësh.Ngërçi institucional vjen në një moment kritik për zhvillimet politike në Kosovë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse partitë do të arrijnë një marrëveshje për të vijuar me procedurat e konstituimit të legjislaturës së re.
-

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka thënë se pati përfaqësues të partive politike që braktisën konsultimet dhe si pasojë nuk pati kompromis.Lexo edhe :Related Posts
“Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, më 19 prill në orën 12:00 me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.Pas dështimit të seancës, kryesuesit i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka shkruar një letër presidentes Vjosa Osmani, ku e njoftoi për zhvillimet e ndodhura në seancë dhe kërkoi sugjerime se si të vazhdohet më tej.
Pas letrës, presidentja citoi Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. K072/20, ku thuhet se strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të “jetësojnë dhe jo të bllokojnë” funksionimin e pushteteve të dala nga vota e qytetarëve.
Ndërkohë subjetket politike kanë reaguar pas ndërprerjes së seancës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti të padrejtë ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku e quajti shkelje të rendë dhe “praktikë të mbrapshtë”, vendimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.
Abdixhiku mes tjerash tha se Dehari, që sipas tij, ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje veproi padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se LVV-ja nuk ka shumicë dhe nuk është “as afër” arritjes së shumicës, prandaj sipas tij, po pengon mbarëvajtjen e seancën konstituive, për të blerë “kohë për pazare politike”.
“Skenari ka qenë i qartë, e vetmja punë që ka pasur ai [kryesuesi i seancës Avni Dehari] është që të hidhte në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuroumit”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, përmes kryesuesit Dehari, LVV-ja po mban peng formimin e institucioneve të Kosovës.
Nga ana tjetër, Albulena Haxhiu nga LVV tha se partia e saj dëshiron që të gjejë zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvend.
Ajo tha se edhe presidentja Osmani i ka kërkuar deputetëve që të gjejnë zgjidhje, dhe për këtë, sipas saj, “duhen konsultime”.
“Ne duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit, por duhet të shohim se si është mënyra për ta korrigjuar atë vendim”, tha ajo duke iu referuar mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
“Kemi vullnet që të propozojmë mënyra se si duhet shkuar tutje. A do të jetë një komision i ri apo komisioni paraprak të bëjë përgatitjen e raportit të ri… Mund të ketë dhe propozime të tjera”, tha Haxhiu pas ndërprerjes së seancës konstituive. -

Kosova në krizë/ Kuvendi pa betim, LVV: Po e bllokon opozita
Me udhëzim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën konstituive, që u ndërpre më 15 prill. Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, në nisje të vazhdimit të seancës, ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime.
Ai tha se këto konsultime janë të nevojshme në mënyrë që “të mos bëjmë shkelje procedurale, ligjore dhe kushtetuese”. Dehari tha se në letrën që presidentja Vjosa Osmani i dërgoi, nuk u ofrua një zgjidhje përfundimtare.
“Letra që na ka ardhur ka dhënë sqarime në një aspekt, por nuk ka dhënë një zgjidhje përfundimtare. Ajo kërkon nga ne deputetët që të gjejmë vullnet, forcë dhe mirëkuptim që ta zhbllokojmë situatën në Kuvend”, tha ai.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk ka kuptim të ndryshohet qëndrimi i partisë sa i përket votimit të raportit për verifikimin e mandateve, nëse nuk ndryshohen rrethanat. “Përderisa nuk ndryshojnë rrethanat nuk ndryshon as qëndrimi”, tha ai.
Doarsa Kica-Xhelili nga LDK tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, s’ka të drejtë që të ftojë aktorët për konsultime politike. Ajo tha ose Dehari duhet të kërkojë formimin e sërish të Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuorumit, ose të rivendosë në votim raportin e komisionit.
“LDK do të jenë në takim nuk e ka mandatin që të ftojë partitë politike në konsultime në këtë fazë”, tha ajo, duke shtuar se partia nuk ka hequr dorë nga kërkesa që anëtarët e Qeverisë të japin dorëheqje para se të bëjnë betmin si deputetë.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kardijaj, tha se kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari kërkoi nga partitë politike të formohet një Komision i ri për verifikimin e mandateve.
Albulena Haxhiu nga LVV tha se mori pjesë në konsultime me kryesuesin Dehari. Haxhiu tha se deputetët s’mund të betohen pasi ka vendim për mosverifikimin e mandateve, ndërkaq PDK, sërish në takim ka kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të qeverisë.
“Në këto rrethana nuk e dimë se si të vazhdojmë tutje. Por, është e qartë se ka tendencë të hapur për të bllokuar konstituimin e kuvendit dhe për këtë janë përgjegjëse partitë opozitare”, tha ajo.
Të martën, deputetët dështuan të miratonin pikën e parë, atë të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumeve.
PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit, duke argumentuar se anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që më herët të japin dorëheqje.
Këto parti insistojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, që kanë dhënë dorëheqje, nuk mund të vazhdojnë punën në ekzekutiv.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilëson si të pakuptimtë kërkesën për dorëheqje, pasi argumenton se Qeveria e tij është në dorëheqje që nga 23 marsi. -

Presidenca pranon letër nga Dehari lidhur me seancën konstituive
Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar letër nga Avni Dehari lidhur me seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, që u ndërpre më 15 prill, më pak se dy orë pasi nisi.
“Letra sapo ka ardhur në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar presidentes hapat e mëtejmë”, tha këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.
Nga Presidenca e Kosovës nuk dhanë detaje se çfarë përmbajtje ka letra që, kryesuesi i seancës konstituive, Dehari i dërgoi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.Gjatë seancës konstituive, deputetët votuan kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të tyre, duke shtyrë kryesuesin Dehari që ta ndërpriste atë. Ai tha se do t’i drejtohej Osmanit me një letër për të sqaruar se si do të veprohet më tej.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të japin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betohen si deputetë të përbërjes së re parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje, e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, thanë se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars.
Nga LVV-ja kanë akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe – që abstenoi – se kanë shkaktuar një krizë, duke e futur shtetin në një terren të panjohur.
Njohësit e ligjeve në Kosovë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se presidentja Osmani, pas thirrjes së seancës së parë konstituive, nuk ka më kompetenca në menaxhimin e tyre.
“Roli i presidentes është i kufizuar vetëm te thirrja e seancës, e pastaj menaxhimi, përmbyllja e saj, votimi i pikave të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, janë të gjitha përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e ku normalisht barrën më të madhe politike e ka partia e parë e cila duhet t’i sigurojë të paktën 61 numra në këtë drejtim”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Ndërkaq, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar të gabuar adresimin e kësaj çështjeje te presidentja Osmani.
“Asnjë rol nuk ka presidentja aty. Është gabim”, ka thënë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Hasani, rrugëdalja nga kjo situatë është që të arrihet një arrihet marrëveshja politike dhe të miratohet raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Miratimi i këtij raporti, do t’i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, do të mund të bëheshin hapa drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës./REL