Tag: dehari

  • Kosova thyen të gjitha rekordet Guinness, dështon konstituimi i Kuvendit për të 53- ën herë radhazi…

    Kosova thyen të gjitha rekordet Guinness, dështon konstituimi i Kuvendit për të 53- ën herë radhazi…

    Për herë të 53-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
    Nga deputetë të pranishëm 107 në sallë, për votuan 56 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.
    Abelard Tahiri nga PDK-ja kërkoi që Dehari që të kthehet në pikën e rendit të ditës, duke respektuar Kushtetutën. Edhe Jehona Lushaku-sadriu nga LDK-ja, kërkoi që të kthehet në pikën e rendit të ditës dhe të mos shkelet kushtetuta. Edhe Time Kadriajaj nga AAK-ja, kërkoi nga Dehari që të kthehet më pikën e rendit të ditës.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, bëri me dije se seanca mbahet sonte në orën 22:00

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Dështon sërish konstituimi, Dehari fton seancën e radhës për nesër

    Dështon sërish konstituimi, Dehari fton seancën e radhës për nesër

    Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ftoi seancën e radhës, të 53-tën, për nesër, të shtunën, në orën 14:00.

    Thirrja për seancën e radhës u bë pasi, me vetëm 54 vota pro formimit të komisionit për votim të fshehtë, sërish dështoi konstituimi i Kuvendit.

    Seanca e radhës do të mbahet vetëm një ditë para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar asnjë veprim nga deputetët për konstituim të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht.

    Thirrje ndaj Deharit “të mos keqpëdorë pozitën”

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, si dhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, i kanë kërkuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari që të mos e keqpërdorë pozitën dhe t’i kthehet rendit të ditës, që nënkupton votim të hapur për propozimin e Haxhiut për kryeparlamentare.

    Dehari, në anën tjetër, ka vazhduar të kërkojë prej tyre që të propozojnë nga një kandidat për komision për votim të fshehtë.

    Rexhepi s’pret dakordim nga LVV-ja dhe Nisma për konstituim të Kuvendit

    Kyetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi – si njëra nga përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës – tha se nuk pret që të ketë marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate për konstituim të Kuvendit sot.

    “Sa unë e di, ata flasin vetëm për koalicion për qeveri”, tha Rexhepi.

    Rexhepi, si zëvendëskryeministre në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, ka përkrahur iniciativat e derimëtanishme të LVV-së në Kuvendin e Kosovës.

    Çfarë tha Gjykata Kushtetuese?

    Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikën e Kosovës”.

    Më 24 korrik, Kushtetuesja tha se ekzistojnë rrethana të intersit publik, që e përfshijnë rendin kushtetues të Kosovës, që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve për Kuvend.

    Vendimi për vendosjen ex officio të masës së përkohshme, Kushtetuesja tha se e mori pas pranimit të dy lëndëve në fillim të korrikut nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Këto dy lëndë janë bashkuar, tha Kushtetuesja, duke shtuar se Gjykata po ashtu ka pranuar komente nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto lëndë./ REL/ 

  • Kosova “në vend numëro”, shtyhet për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit

    Kosova “në vend numëro”, shtyhet për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit

    Edhe tentativa e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka sjellë rezultat, ndërsa dje  nuk është zhvilluar as hedhja në votim. Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ndërpreu atë, duke thënë se nuk ka kushte për zhvillimin e saj. Kjo ndodhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia largoi mikrofonin. Paraprakisht, Dehari nuk e lejoi atë të debatonte për çështje të tjera jashtë rendit të ditës. Në seancën e djeshme pritej përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit. Dehari e caktoi mbledhjen e radhës për datën 25 korrik, ndërkohë që afati kushtetues për konstituimin e institucionit ligjvënës skadon vetëm një ditë pas. Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit nuk kanë arritur ta konstituojnë atë, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.
    Fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo nuk ka kaluar në votim të hapur. Vetëvendosje insiston që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por opozita kundërshton. Në mes të këtij ngërçi politik, Gjykata Kushtetuese ka vendosur më 26 qershor që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, por nuk ka sqaruar se çfarë ndodh në rast të mosrespektimit të këtij afati. Katër ditë para skadimit të tij, më 22 korrik, presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese sqarime shtesë dhe një masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor. Disa deputetë të partive opozitare në legjislaturën e kaluar e kanë konsideruar të vonuar kërkesën e Osmanit dhe kanë thënë se kërkesa për masë të përkohshme pezullimi i jep më shumë Vetëvendosjes për të vazhduar me bllokimin e institucioneve të Kosovës.
     
     

  • Ngërçi vazhdon: Kuvendi dështon për herë të 43‑të, afati i Kushtetueses afrohet

    Ngërçi vazhdon: Kuvendi dështon për herë të 43‑të, afati i Kushtetueses afrohet

    Për të 43‑ën herë radhazi, deputetët e zgjedhur nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Seanca e së hënës u ndërpre pasi 99 deputetët e pranishëm nuk siguruan kuorumin e nevojshëm për të votuar komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.Kryesuesi Avni Dehari ftoi sërish grupet parlamentare të propozojnë anëtarët e komisionit, por u përball me kritika nga opozita. Deputetja e PDK‑së, Ariana Musliu‑Shoshi, i kërkoi “paanshmëri dhe integritet”, ndërsa Besian Mustafa (LDK) tha se “show‑u” duhet të marrë fund duke u kthyer në kornizën kushtetuese. Time Kadrijaj (AAK), me ironi, propozoi që Dehari të vazhdojë drejtimin “pasi nuk ka më besnik” se ai.Dehari ndërpreu mikrofonët, duke theksuar se fjala u jepet vetëm atyre që “kontribuojnë për zgjidhjen e situatës”.Ngërçi zvarritet që nga 15 prilli. Pika kryesore e mosmarrëveshjes mbetet mënyra e votimit për kryetarin e Kuvendit: Lëvizja Vetëvendosje – fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit – kërkon votim të fshehtë për kandidaten e saj, Albulena Haxhiu. PDK, LDK dhe AAK e refuzojnë votimin sekret dhe vetë kandidaturën, duke e quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese i detyroi deputetët ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, por nuk specifikoi sanksionet nëse afati – 26 korriku – shkelet. Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar pasoja juridike dhe ka kërkuar zgjidhje përmes takimeve me liderët e partive, por deri tani pa rezultat.Nëse Kuvendi nuk formohet në kohë, ekspertët kushtetues paralajmërojnë mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, çka do të zgjaste paqartësinë institucionale dhe politike në vend.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Për të 43‑ën herë radhazi, deputetët e zgjedhur nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Seanca e së hënës u ndërpre pasi 99 deputetët e pranishëm nuk siguruan kuorumin e nevojshëm për të votuar komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.Kryesuesi Avni Dehari ftoi sërish grupet parlamentare të propozojnë anëtarët e komisionit, por u përball me kritika nga opozita. Deputetja e PDK‑së, Ariana Musliu‑Shoshi, i kërkoi “paanshmëri dhe integritet”, ndërsa Besian Mustafa (LDK) tha se “show‑u” duhet të marrë fund duke u kthyer në kornizën kushtetuese. Time Kadrijaj (AAK), me ironi, propozoi që Dehari të vazhdojë drejtimin “pasi nuk ka më besnik” se ai.Dehari ndërpreu mikrofonët, duke theksuar se fjala u jepet vetëm atyre që “kontribuojnë për zgjidhjen e situatës”.Ngërçi zvarritet që nga 15 prilli. Pika kryesore e mosmarrëveshjes mbetet mënyra e votimit për kryetarin e Kuvendit: Lëvizja Vetëvendosje – fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit – kërkon votim të fshehtë për kandidaten e saj, Albulena Haxhiu. PDK, LDK dhe AAK e refuzojnë votimin sekret dhe vetë kandidaturën, duke e quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese i detyroi deputetët ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, por nuk specifikoi sanksionet nëse afati – 26 korriku – shkelet. Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar pasoja juridike dhe ka kërkuar zgjidhje përmes takimeve me liderët e partive, por deri tani pa rezultat.Nëse Kuvendi nuk formohet në kohë, ekspertët kushtetues paralajmërojnë mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, çka do të zgjaste paqartësinë institucionale dhe politike në vend.

  • Kosova ende pa Kuvend,asnjë ndryshim në seancë edhe pas vendimit të Kushtetueses

    Kosova ende pa Kuvend,asnjë ndryshim në seancë edhe pas vendimit të Kushtetueses

    Edhe vazhdimi 39-të i seancës konstituive, është ndërprerë në mungesë kuorumi për komisionin që mundëson votimin e fshehtë.Deputetët e partive tjera kërkonin dhe pritnin që Lëvizja Vetëvendosje, Alternativa dhe Lista Guxo, do ta ndryshonin formën e vazhdimit të seancës, siç thonë ata në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, por seanca vazhdoi sikur herëve të tjera.Kryesuesi Avni Dehari fillimisht tha se në sallë janë 95 deputetë, megjithatë nisi të kërkoi emrat e anëtarëve.Aty reagoi deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.“Kryesuesi po shkel kushtetutë, kjo është abuzim. Dehari Sigurimi, regjia ta ndërpres”, tha Dehari.Njëjtë ndodhi edhe me deputetën e LDK-së, Hykmete Bajrami.“Kthehu në rendin e ditës për të cilën kryetari Konjufca është pajtuar. Dehari sigurimi, regjia ndaleni mikrofonin”, tha ai.Dehari vazhdoi seancën duke hedhur në votim komisionin për votim të fshehtë i cili nuk mori votat e mjaftueshme.“53 vota për, kundër s’ka abstenim nuk ka. Ndërpritet seanca”, tha Dehari.Vazhdimi i seances se radhës vjen pas takimit të djeshëm të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa akuzuan Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po keqinterpretojnë aktgjykimin e fundit të Kushtetueses mbi konstituimin e Kuvendit, duke këmbëngulur në formimin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se do të ketë shkelje kushtetuese nëse do të shkohet sërish me formatin e deritanishëm të seancës për propozimin dhe hedhjen në votim të komisionit për votim të fshehtë. Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses mbi daljen e vendit nga kriza politike është hapi i parë i përmbytjes së rendit kushtetues dhe se fajtor për këtë është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.Kryetari i kësaj të fundit tha se PDK-ja dhe LDK-ja e kanë “keq lexuar” aktgjykimin e Kushtetueses dhe nëse nuk votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura.Kujtojmë, Kushtetuesja ditën e enjte ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. /Kosova Press/

  • Dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Për të 35-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, duke thelluar më tej ngërçin politik që po zgjat prej muajsh. Seancat tashmë janë shndërruar në një procedurë formale çdo 48 orë, pa ndonjë përpjekje konkrete për zgjidhje.

    Gjatë seancës së fundit, kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga partitë politike të dërgonin emrat e përfaqësuesve për Komisionin Zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Megjithatë, partitë refuzuan të propozojnë anëtarë, duke bllokuar sërish procesin.
    “51 për, 1 kundër, abstenime nuk kemi… Nuk kemi kuorum, ndërpritet seanca”, deklaroi Dehari.

    Ai njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të hënën, më 23 qershor, në ora 11:00.
    Ndërkohë, ngërçi politik në vend vazhdon që pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, me procesin e konstituimit të Kuvendit që ka ngecur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
    Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për këtë post, por emri i saj është i papranueshëm për partitë e tjera. PDK dhe AAK kanë kërkuar një kandidat tjetër, duke e cilësuar Haxhiun si emër që nuk bashkon spektrin politik, ndërsa LDK ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes.
    Situata është përkeqësuar më tej pasi AAK ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese propozimin e LVV-së për formimin e Komisionit Zgjedhor, duke kontestuar ligjshmërinë e këtij hapi dhe duke ndikuar në shtyrjen e mëtejshme të konstituimit.
    /vizionplus.tv

  • Dështon për herë 32-të konstituimi i Kuvendi i Kosovës

    Dështon për herë 32-të konstituimi i Kuvendi i Kosovës

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari edhe këtë seancë e nisi me kërkesën për formimin e komisionit për votimin ne fshehtë, por Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar të japin emrat, me arsyetimin se ka shkelje të rregullores, pasi seanca ka nis me votim të hapur dhe po tentohet të vazhdohet me votim të fshehtë.Në vazhdimin e seancës ishin të pranishëm 75 deputetë, por sërish nuk u arrit të votohej formimi i komisionit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – propozim i Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa.“45 deputetë kanë dhënë votën për, kundër 1 deputet, abstenim nuk ka. Nuk kemi kourum, ndërpritet seanca. Shihemi me 17,06.2025 në orën 10:00”, tha Dehari.Çështja ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa – nuk po arrijnë t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar.Vazhdimi i seancës konstituive duhet të mbahet çdo dyzetetetë orë, derisa të konfirmohet përbërja e re e Kuvendit.
    /Kosovapress/

  • Dështon sërish seanca konstituive, komisioni për votim i merr 45 vota

    Dështon sërish seanca konstituive, komisioni për votim i merr 45 vota

    Ka dështuar për të 32-tën herë seanca për konstituimin e përbërjes paralamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
    Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se në sallë janë 75 deputetë.
    Ai i ftoi PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Listën Serbe për të propozuar anëtarë për Komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit në votim të fshehtë. Këto parti edhe kësaj here nuk propozuan anëtarë.
    Më pas Dehari e hodhi në votim komisionin, i cili nuk mori numrat e nevojshëm. Pro votuan 45, një ishte kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
    Seanca tjetër do të mbahet më 17 qershor nga ora 10:00.

  • Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështon edhe në përpjekjen e 21-të

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështon edhe në përpjekjen e 21-të

    Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës vijoi sërish pa ndonjë zgjidhje konkrete për çështjen e krijimit të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
    Kryesuesi Avni Dehari bëri një tjetër thirrje ndaj partive parlamentare që ende nuk kanë dorëzuar emrat e përfaqësuesve të tyre në komision, por as kësaj radhe nuk pati asnjë propozim të ri.
    Në sallën plenare ishin të pranishëm 90 deputetë. Megjithatë, procedura vijoi me votimin e komisionit me përbërjen që ishte propozuar më herët. Rezultati: 53 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
    Në këto kushte, Dehari njoftoi se punimet e seancës do të vazhdojnë më 27 maj, në orën 11:00.
    Pas përfundimit të seancës, përfaqësuesit e partive politike riafirmuan pozicionet e tyre. Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, akuzoi opozitën për bllokimin e punimeve dhe u bëri thirrje deputetëve që të mos e pengojnë procesin në dëm të qytetarëve.
    Në të kundërt, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, drejtoi gishtin nga Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, duke e quajtur atë përgjegjës për ngërçin aktual.
    Ajo deklaroi se PDK-ja është e hapur për të ofruar alternativa që mund të ndihmojnë në tejkalimin e situatës.

  • “Ngërçi politik” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit dështon sërish

    “Ngërçi politik” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit dështon sërish

    Kuvendi Kosovës

    PRISHTINË- Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultim me përfaqësues të partive politike.
    Pas fundit të seancës, kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, thanë se kërkesa e LVV-së ishte që vazhdimet e seancave të mos bëhen çdo 48 orë, ashtu si e kërkon rregullorja e Kuvendit, por një herë në javë. Mimoza Kusari-Lila, nga LVV-ja, tha se ky propozim u bë pasi “48-orëshi nuk po sjell rezultat”.
    Pasi u konstatua se në seancë janë të pranishëm 99 nga gjithsej 120 deputetë, seanca ndoqi të njëjtin skenar si ato parapraket. Dehari kërkoi nga partitë politike të propozojnë nga një përfaqësues për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri. Sërish, PDK, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan ta propozonin një përfaqësues.
    Kjo bëri që Dehari ta ndërpresë seancën, e cila u tha se do të vazhdojë më 19 maj, në 10:30. Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seanca ka ngecur pikërisht në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Të enjten, pas një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësues të partive politike, Osmani tha se nuk pati pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se kishte parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiun, por ajo s’arriti t’i marrë 61 votat e nevojshme asnjëherë.
    Pas gjashtë tentimeve për ta bërë Haxhiun kryeparlamentare, më 1 maj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, propozoi që zgjedhja e kryeparlamentarit të ri të bëhet përmes votimit të fshehtë – gjë që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.
    Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit. Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.
    Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re, për të cilën duhen gjithashtu 61 vota./REL