Tag: dëgjoj

  • Skuadra e tij kryeson, Benzema 5 gola larg Ronaldos: Nuk dua të dëgjoj për këtë, rëndësi kanë trofetë

    Skuadra e tij kryeson, Benzema 5 gola larg Ronaldos: Nuk dua të dëgjoj për këtë, rëndësi kanë trofetë

    23 Prill 2025

    14:11

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 3-2 të Al Ittihad ndaj Al-Ettifaq, skuadra e Karim Benzema ndodhet në vendin e parë të renditjes, me 6 pikë më shumë se Al Hilal dhe 8 më shumë se Al Nassr.
    Pas këtij suksesi, mediat saudite i drejtuan një pyetje ish-sulmuesit të Real Madridit, nëse kishte synimin të bëhej golashënuesi më i mirë i kampionatit, pasi aktualisht ka shënuar 18 gola, ndërsa Cristiano Ronaldo është në krye me 23 gola.
    Francezi vendosi të përgjigjej duke lëshuar një “thumb” ndaj ish-shokut të tij të skuadrës, por mbi të gjitha për të theksuar se fokusi i tij është diku tjetër: “Nuk dua të dëgjoj për këtë. Ato që kanë rëndësi janë trofetë”.

  • Po dëgjoj që na qënka hakëruar SPAK-u! A e besoni ju miq?

    Po dëgjoj që na qënka hakëruar SPAK-u! A e besoni ju miq?

    Nga Genc Gjokutaj

    Po dëgjoj që na qënka hakëruar SPAK-u! A e besoni ju miq?

    Po pse me pyeti dikush edhe SPAK-u filloi të fusë ujë?

    Në fakt personat e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje nuk kanë pasur as status dhe as mundësi që të realizonin misionin për të cilin bëhet fjalë!

    Sipas meje arrestimi i Erion Veliajt dhe pritshmëritë për arrestime të reja shumë të rëndësishme janë shkaqet e “sulmit” kibernetik” ndaj SPAK!

    Plus rrjedhja e informacioneve nga brenda!

    Praktika tashmë është qysh me hakërimin e e-albania apo sistemit TIMS! Siç dihet ato nuk u bënë nga hakera por shtetarë që donin të dinin gjithçka për shokët dhe shokët e shokëve të tyre!

    Kjo lojë është shumë e vjetër por e kibernetikëzuar nuk ëshëe më loje kalamajsh por adultësh çamarrokë të veshur me shumë pushtet!

    Quhet “hapa dollapa, kush është mbrapa, ik se të kapa”!