Tag: defender

  • Gramshi nuk është rasti i parë! Si u “spiunua” baza e Kuçovës dhe “Defender Europe 2021” një vit më parë

    Gramshi nuk është rasti i parë! Si u “spiunua” baza e Kuçovës dhe “Defender Europe 2021” një vit më parë

    Turistë, biznesmene apo spiunë? Ngjarjet ne Gramsh e Poliçan nuk përbëjnë të parën herë kur shtetas rusë e cekë i kushtojnë një vëmendje jo të zakontë objekteve ushtarake e uzinave të armëve në Shqipëri, e përpiqen të sigurojnë pamje të tyre.

    Vitin që shkoi, autoritetet shqiptare nisën të hetonin dy shtetas rusë e pesë çekë nën dyshimet për spiunazh ushtarak të kryer gjatë stërvitjes “Defender Europe 2021”.

    Asokohe u tha se çekët kishin qenë duke fotografuar bazën e NATO-s në Kuçovë, si dhe stërvitjet e trupave amerikane në Durrës. Dy shtetas rusë u vendosën po kështu nën hetim nga Prokuroria e Tiranës; njëri prej tyre, Vladislav Cherkasov, i cili kishte hyrë në vend në 12 maj të vitit të kaluar dhe me vete iu gjet një dron. Si destinacion të tijin kishte shpallur Durrësin, e kjo pikërisht në kohën kur atje zhvillohej stërvitja e rëndësishme ushtarake.

    Georg Budanov sakaq hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen qe ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimte nga hetuesit, që dyshojnë se Budanov qëndroi në Orikum gjate kohës që në Vlorë kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake e zhvilluar në Evropë.

    Rusi u dëbua nga policia kufitare qëndrore më datë 10 maj, nën argumentin që nuk përmbushte kushtet e qëndrimit ne Shqipëri. Ministria e Jashtme ruse reagoi asokohe me akuzat se e gjithë kjo, nuk ishte gjë tjetër sipas saj, veçse propagandë e NATO-s.

    Marrëdhëniet diplomatike mes Tiranës dhe Moskës kanë qenë të ftohta së fundmi. Në janar, Shqipëria dëboi një diplomat rus, Aleksei Krivosheev, për mosrespektim të rregullave të Covid 19. Në vitin 2018, ndërkohë dy diplomat të tjerë rusë qenë shpallur “non grata”, me argumentin se aktiviteti që kryenin  nuk ishte në përputhje me statusin e tyre diplomatik. Rusia më pas dëboi dy diplomatë shqiptarë nga ambasada shqiptare në Moskë.

    Majin e këtij viti sakaq, u ndaluan nën dyshimet e spiunazhit ne aeroportin e Rinasit edhe dy shtetas britanikë, të cilëve iu gjetën në bagazh radiotransmetuese të padeklaruara pranë autoriteteve. Ata vetë dolën me pretendimin se ishin inxhinierë IT, të apasionuar pas radiove amatore./ Top Channel

  • Përmbyllja e stërvitjes “Defender Europë 2025”/ Rama: Tregoi përkushtimin e FA

    Përmbyllja e stërvitjes “Defender Europë 2025”/ Rama: Tregoi përkushtimin e FA

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka publikuar foto nga përmbyllja e stërvitjes së madhe “Defender Europë 2025”.
    Sipas kryeministrit përmbyllja e stërvitjes së madhe tregoi dhe njëherë profesionalizmin dhe përkushtimin e Forcave tona të Armatosura nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.
    Shqipëria priti stërvitjes shumëkombëshe Defender Europe 2025, që u zhvillua nga datat 27 maj deri më 9 qershor.
    Kjo është hera e tretë që Shqipëria mikpret këtë stërvitje strategjike të NATO-s, pas edicioneve të suksesshme në 2021 dhe 2023.

     

  • Stërvitja ‘Defender 2025’, Rama: Forcat e Armatosura treguan profesionalizëm dhe përkushtim

    Stërvitja ‘Defender 2025’, Rama: Forcat e Armatosura treguan profesionalizëm dhe përkushtim

    Shqipëria u bë arena kryesore e një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake të dekadës në Evropë dhe Afrikë, “Defender Europe 25”, e cila zgjati dy javë.
    Sot kryeministri Edi Rama shpëndau disa foto të shkëputura nga stërvitja, teksa thekson se Forcat tona të Armatosura treguan profesionalizëm dhe përkushtim
    “DEFENDER EUROPE 2025
    Foto nga përmbyllja e stërvitjes së madhe që tregoi dhe njëherë profesionalizmin & përkushtimin e Forcave tona të Armatosura nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
    Qëllimi i kësaj stërvitje ishte rritja e gatishmërisë së përbashkët, ndërveprimit të forcave dhe kapacitetit të përgjigjes ndaj kërcënimeve në një ambient operacional kompleks.
    Skema e stërvitjes u bazua në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon mbrojtjen kolektive në rast të një sulmi ndaj ndonjë vendi aleat.
    Shqipëria, për të disatin vit radhazi, konfirmohet si një partnere strategjike e pazëvendësueshme në ushtrimet e përbashkëta ushtarake, duke shërbyer si nyje e rëndësishme në arkitekturën e sigurisë euroatlantike.

  • “DEFENDER 25”/ Ambasada e SHBA: Bashkëpunimi ynë strategjik, mban rajonin dhe kombet tona të sigurta

    “DEFENDER 25”/ Ambasada e SHBA: Bashkëpunimi ynë strategjik, mban rajonin dhe kombet tona të sigurta

    Ambasada e SHBA në vendin tonë, ka përshëndetur stërvitjen ushtrive të NATO-s “DEFENDER 25” në Bizë.

    Me anë të një postimi në Facebook, ambasada thekson se forcat amerikane dhe shqiptare po stërviten krah për krah me aleatët e NATO-s, duke u mbështetur në forcën dhe bashkimin që e mbajnë rajonin të sigurt dhe kombet tona të mbrojtura.
    Të pranishëm në këtë aktivitet ishin e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, Gjeneral Brigade Chris McKinney nga Komanda Europiane e SHBA-së (EUCOM), si dhe Gjeneral Brigade Mike LaPoint nga Garda Kombëtare e Neë Jersey.

    Postimi i Ambasadës:
    Forcat amerikane dhe shqiptare po stërviten krah për krah me aleatët e NATO-s, duke u mbështetur në forcën dhe bashkimin që e mbajnë rajonin të sigurt dhe kombet tona të mbrojtura. Sot në Bizë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, Gjeneral Brigade Chris McKinney nga Komanda Europiane e ShBA dhe Gjeneral Brigade Mike LaPoint nga Garda Kombëtare e New Jersey iu bashkuan udhëheqësve shqiptarë për të vëzhguar stërvitjen Exercise Immediate Response – një pjesë kyçe e DEFENDER 25 – dhe për të parë se si bashkëpunimi ynë strategjik transformohet në gatishmëri të vërtetë.

  • Dita e fundit e “Defender 25”, ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

    Dita e fundit e “Defender 25”, ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në rajonin stërvitor të Bizës, me rastin e përmbylljes së stërvitjes shumëkombëshe “Defender 2025”.
    Ministri Vengu u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Ilir Xhebexhia, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralmajor Ferdinant Dimo, si dhe Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Ardian Lilo.
    Gjatë vizitës, Ministri i Mbrojtjes dhe drejtuesit e tjerë të lartë të FA-së ndoqën nga afër demonstrimet taktike dhe angazhimin e trupave të përqendruara në terren, në kuadër të fazës përmbyllëse të stërvitjes.
    Në vijim, gjeneralbrigade Lilo informoi Ministrin përmes një prezantimi gjithëpërfshirës mbi të gjitha aspektet e “Defender 25”, duke përfshirë fazën përgatitore, konferencat planifikuese, pjesëmarrjen ndërkombëtare, objektivat strategjike, kapacitetet e angazhuara si dhe mësimet e nxjerra nga zhvillimi i saj.
    Me këtë rast, Ministri Vengu shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për të gjithë efektivët pjesëmarrës, duke vlerësuar lart përkushtimin, profesionalizmin dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të treguar gjatë të gjitha fazave të stërvitjes.
    Vizita u përmbyll me një drekë të përbashkët të Ministrit me trupat, si shenjë respekti dhe motivimi për angazhimin e tyre në këtë stërvitje të rëndësishme ushtarake.

  • Kosova e Shqipëria tregojnë “muskujt” në Defender 25/ Stërvitje e përbashkët me amerikanët

    Kosova e Shqipëria tregojnë “muskujt” në Defender 25/ Stërvitje e përbashkët me amerikanët

    Nga Esido Barkaj

    Defender Europe 25 këtë të shtunë u stacionua në Bizë ku Forcat e Armatorusa Shqiptare, ato të Kosovës dhe Amerikane operuan në stërvitje të përbashkëta në kuadër të operacioneve shumëkombëshe. Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm shpjegoi rolin e ndërveprimit mes forcave aleate në lidhje me ndërveprueshmërinë që kërkohet në raste emergjencash apo rreziqesh në rajon dhe më gjërë.
    “Roli i amerikanëve janë prezent në kapacitetet që kemi ne në Bizë dhe janë pjesë e grup-batalionit duke ofruar kontributin me kompani xhiniere dhe kontributin e kapacitetit të mbrojtje të armëve në masë. Ata janë këtu për tu stërvitur sëbashku, për të arritur ndërveprueshmërinë me qëllim që të jemi gati në rast situatash, mbrotjej kolektive, apo situate në rajonin tonë do ta kërkojë ne të jemi të përgatitur për të ndërvepruar dhe për të operuar për të luftuar sëbashku”, tha Ardian Lilo, Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm.

    Forcat e Kosovës për herë të parë ishin prezente në operacionet demostruese të mortajave.
    “Sëbashku me ushtrinë shqiptyare dhe ushtrinë amerikane kemi bërë një bahskëpunim të shkëlqyer duke demostruar vëzhguesit dhe armët.Është hera e parë që bëjmë këtë zhvillim dhe aktivitet”, tha Shpëtim Hasani i Forcave të Armatosura të Kosovës.
    Ndërkohë pjesë e stërvitjes ishte edhe neutralizimi I sulmeve terroriste ku u angazhuan forcat speciale me helikpoter. Drejtuesi i stërvitjes tregoi detajet e këtij operacioni.
    “Kemi në ajër dy helikopterë ushtarakë ku njëri bën sigurimin e zonës së operacionit ndërsa tjetri po bën tërheqjen e personelit i cili ka rënë në kontakt. Grupet speciale do të bëjnë një zbritje nga helikopteri me fast rope. Aktualisht po bëjnë goditjen e objektit. Në kuadër të Defender ky është një demostrim ku ne përpiqemi që të bëjmë të qartë mënyrën sesi bëhet një operacion mësymës”, u shpreh Genti Bardhi, Drejtori i stërvtitjes.
    Defender Europe 25 është një nga stërvitet më të rëndësishme të  NATO-s  qe drejtohet nga forcat e amerikane. Kjo stervitje për herë të tretë zhvillohet në Shqipëri ndersa me herët janë demostruar edhe operacionet e përbashkëta në det.
     

  • Rama ndan pamje nga stërvitja e “Defender 25”: Një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë

    Rama ndan pamje nga stërvitja e “Defender 25”: Një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga stërvitja e “Defender 25”.

    Stërvitja zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.
    “MIRËMËNGJES dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • ”Defender 25” në Durrës, ambasada e SHBA poston fotot: Stërvitja më e madhe e ushtrisë Amerikane në Europë

    ”Defender 25” në Durrës, ambasada e SHBA poston fotot: Stërvitja më e madhe e ushtrisë Amerikane në Europë

    Deti Adriatik u shndërrua sot në një skenë simulimi për të zhvilluar operacione detare si pjesë e stërvitjes “Defender25”, e konsideruar si stërvitja vjetore më e madhe e Ushtrisë Amerikane në Europë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, bën me dije se dy anije patrullimi nga Skuadroni i Sigurisë së Ekspeditës Detare të Marinës së SHBA-së shoqëruan anijet e Forcës Detare Shqiptare gjatë stërvitjes, e cila përfshiu forcat shqiptare që zbritën me litar dhe hipën në një anije të Forcës Detare.
    Postimi i plotë

    Sot, deti Adriatik u shndërrua në një skenë simulimi për të zhvilluar operacione detare si pjesë e Defender25.
    Dy anije patrullimi nga Skuadroni i Sigurisë së Ekspeditës Detare të Marinës së ShBA shoqëruan anijet e Forcës Detare Shqiptare gjatë stërvitjes, e cila përfshiu forcat shqiptare që zbritën me litar dhe hipën në një anije të Forcës Detare.
    DEFENDER 25 është stërvitja vjetore më e madhe e Ushtrisë Amerikane në Europë, që bashkon 25,000 trupa nga 29 vende aleate dhe partnere për të rritur shpërndarjen e shpejtë dhe gatishmërinë për operacione të përbashkëta. Këto stërvitje janë thelbësore për të siguruar që Aleatët e NATO-s të mbeten të gatshëm për të përballuar sfidat e vërteta të sigurisë.

  • “Defender 25” pushton Durrësin

    “Defender 25” pushton Durrësin

    “Pjesë e stërvitjes “Defender Europe 25” janë forcat detare, forcat tokësore dhe forcat ajrore. Këto njësi të forcave të armatosura morën pjesë në improvizimin e një incidenti në det”, raporton gazetari Besar Bajraktaraj.
    Klan News ndoqi nga afër një operacion për neutralizimin e një anijeje të dyshuar, e cila kishte hyrë në ujërat territoriale pa leje. Ajo u pikas nga dy anije të forcave detare amerikane, të cilat e shoqëruan derisa mbërritën përforcime nga ajri.
    “Ky është një nga helikopterët Cougar, i cili do të ulet në anijen Lisus për të bërë të mundur neutralizimin e ekuipazhit”, shton gazetari.
    Nga helikopterët zbritën forcat e armatosura, të cilat hynë menjëherë në brendësi të anijes. Pas tyre, në anije mbërriti një grup special nga Regjimenti i Operacioneve Speciale. I gjithë aksioni u monitorua nga një dron Bayraktar.
    Anija, nën monitorimin e forcave të armatosura, u ankorua në portin e Durrësit.
    Komandanti i Forcave Detare, nënadmiral Adnan Agastra, tha se ky improvizim synon testimin e kapacitetit reagues dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
    Stërvitja “Defender” ka si qëllim forcimin e aftësive të forcave të NATO-s për të vepruar në kushte reale, duke përdorur kanalet ajrore, tokësore dhe detare për të mbrojtur linjat strategjike të komunikimit dhe infrastrukturën kritike.

  • Operacion special në Durrës, Shqipëria dhe SHBA simulojnë ndërhyrje ushtarake në det

    Operacion special në Durrës, Shqipëria dhe SHBA simulojnë ndërhyrje ushtarake në det

    Gjiri i Durrësit u kthye në një skenë reale të manovrave ushtarake, ku forcat shqiptare, rajonale dhe ato amerikane po zhvillojnë një nga stërvitjet më të rëndësishme ndërkombëtare, “Defender Europe 2025”.

    Me një skenar kompleks, Durrësi u “pushtua” nga anije luftarake, helikopterë cougar dhe një dron monitorues, që morën pjesë në simulimin e një operacioni të sofistikuar ndërhyrjeje detare.
    Në thelb të demonstrimit ishte një incident i simuluar, ku forcat detare shqiptare dhe amerikane ndërhynë ndaj një anijeje të dyshuar që po largohej nga ujërat territoriale pa leje.
    Në bordin e anijes shqiptare “Oriku”, përfaqësues të mediave ndoqën nga afër koordinimin e veprimeve të 5 anijeve pjesëmarrëse, 3 shqiptare dhe 2 amerikane, në një skenar që zhvillohej rreth 6 milje larg bregut.
    Çdo lëvizje shërbente për të testuar kapacitetin reagues dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
    Komandanti i Forcës Detare bëri të ditur se stërvitje të tilla zhvillohen çdo dy vjet dhe “Defender Europe” drejtohet nga Komanda Detare të SHBA për Evropën dhe Afrikën.
    Qëllimi i stërvitjes është të forcohet aftësia e forcave të NATO-s për të vepruar në kushte reale, duke përdorur kanalet ajrore, tokësore dhe detare për të mbrojtur linjat strategjike të komunikimit dhe infrastrukturën kritike.
    Në këtë aspekt, roli i Shqipërisë është kyç. Përveç mbrojtjes së linjave detare dhe objektivave të rëndësishëm si gazsjellësi TAP apo sistemet nënujore të komunikimit, në fokus është edhe siguria e infrastrukturës portuale. Forcat speciale amerikane janë gjithashtu të pranishme në këtë mision të përbashkët.
    Stërvitja, e cila bazohet në nenin 5 të Traktatit të NATO-s, dëshmon një angazhim të përbashkët për mbrojtjen kolektive në rast të ndonjë sulmi ndaj një vendi anëtar.
    Në këtë kontekst, “Defender Europe 2025” eshtë një stërvitje që synon të demonstrojë gatishmërinë dhe forcën e aleancës në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në rajon.
    Përveç Shqipërisë, edhe Kosova është pjesë e stërvitjes që zgjat deri më 9 qershor.

    Top Channel