Tag: defekt

  • Defekt në linjën kryesore/ 9 mijë banorë në Rrëshen dhe Mirditë pa ujë

    Defekt në linjën kryesore/ 9 mijë banorë në Rrëshen dhe Mirditë pa ujë

    Një defekt i rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit për 9.000 banorë të qytetit të Rrëshenit dhe disa fshatra përreth në Bashkinë e Mirditës. Dëmtimi ka ndodhur në orët e para të së premtes duke sjellë ndërprerjen e menjëhershme të ujit.
    Punonjësit e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz në një gjatësi prej 85 m të kësaj linje furnizimi që kërkon ndërhyrje të specializuar dhe mjete të posaçme teknike. Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike në përkeqësim, ndërhyrja rezulton e vështirë dhe me rrezik dhe shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë nuk i ka kapacitetet e plota teknike për riparimin e menjëhershëm të këtij defekti, ndërsa po punohet për sigurimin e ndihmës së nevojshme për zgjidhjen përfundimtare të situatës.
    Gjatë ditës së sotme, përmes zgjidhjeve teknike alternative, është bërë furnizimi i pjesshëm me ujë të pijshëm për qytetin e Rrëshenit, ndërkohë, disa fshatra vijojnë të mbeten pa ujë të pijshëm. Emergjencat Civile në Prefekturën e Lezhës bëjnë të ditur se punohet për rikthimin normal të furnizimit edhe në këto zona dhe situata po mbahet në monitorim.

  • Flakët përpijnë katin e dytë të banesës në Gramsh, dyshohet defekt në instalimet elektrike

    Flakët përpijnë katin e dytë të banesës në Gramsh, dyshohet defekt në instalimet elektrike

    Një banesë në fshatin Kukur të Gramshit u përfshi nga zjarri pasditen e sotme. Ekipet e zjarrfikëses ndërhynë menjëherë dhe po vijojnë punën për të vënë nën kontroll flakët, të cilat kanë përfshirë katin e dytë të shtëpisë.

    Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, por dyshimet e para lidhen me një defekt të mundshëm në instalimet elektrike të banesës. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

  • Defekt pas rrëshqitjes së gurëve në Bovillë, UKT paralajmëron kufizime të ujit në disa zona të Tiranës

    Defekt pas rrëshqitjes së gurëve në Bovillë, UKT paralajmëron kufizime të ujit në disa zona të Tiranës

    Shkëputja e masivit të gurëve pak ditë më parë në afërsi të digës së Bovillës ka bërë që disa zona në Tiranë të mbeten pa ujë.
    Sipas Ujësjellës Kanalizime Tiranë rrëshqitja e masivit shkëmbor ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
    Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut dhe zona e Yzberishtit.

  • Incidenti i radhës i lidhur me Rusinë/ Avioni i ministres spanjolle pëson defekt në GPS gjatë fluturimit pranë Kaliningradit

    Incidenti i radhës i lidhur me Rusinë/ Avioni i ministres spanjolle pëson defekt në GPS gjatë fluturimit pranë Kaliningradit

    Avion ushtarak spanjoll A330 me ministren e Mbrojtjes, Margarita Robles, në bord, pësoi një defekt në sistemin e GPS-it ndërsa fluturonte pranë enklavës ruse të Kaliningradit, gjatë udhëtimit për në Lituani.

    Ministrja udhëtonte për një takim me homologen lituaneze, Dovile Sakaliene, ndërsa në bord ndodheshin edhe të afërm të pilotëve spanjollë, të cilët marrin pjesë në misionin e NATO-s në krahun lindor të Evropës.
    Zyrtarët thanë se incidente të tilla me GPS-in janë të zakonshme pranë Kaliningradit, si për avionët civilë, ashtu edhe për ata ushtarakë, ndërkohë që Ministria Spanjolle e Mbrojtjes raportoi se javën e kaluar forcat spanjolle kishin kapur tetë avionë rusë mbi Detin Baltik.
    Ngjarja vjen pas ndërhyrjeve të ngjashme, përfshirë atë në gusht, kur një avion me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pësoi ndërprerje të GPS-it për shkak të ndërhyrjes së dyshuar ruse.

    Top Channel

  • Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

    Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

    Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Shkodër, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person.
    Policia e Shkodrës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gimaj, ku personi me inicialet A.B ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte pas një defekti, i cili më pas është përmbysur.
    “Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt. Për pasojë automjeti është përmbysur.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri me inicialet M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Aksident në Shkodër, makina pëson defekt dhe përmbyset në rrugë, lëndohet pasagjeri

    Aksident në Shkodër, makina pëson defekt dhe përmbyset në rrugë, lëndohet pasagjeri

    Një aksident është regjistruar rreth orës 14:00 në fshatin Gimaj në Shkodër.

    Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale A.B., ka humbur kontrollin pasi automjeti ka pësuar defekt dhe është përmbysur.
    Nga aksidenti ka mbetur i lënduar pasagjeri, shtetasi me iniciale M.,N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve.
    Njoftimi:
    Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt. Për pasojë automjeti është përmbysur.
    Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • Tentoi të rregullonte një defekt elektrik, humb jetën 51-vjeçari në Kamëz

    Tentoi të rregullonte një defekt elektrik, humb jetën 51-vjeçari në Kamëz

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Valiasit, në Kamëz, ku një burrë 51-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë një riparimi elektrik.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, kur 51-vjeçari me inicialet A. L., dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po përpiqej të rregullonte një defekt. Si pasojë e goditjes elektrike, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    “Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
    Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur me saktësi rrethanat dhe shkakun e saktë të aksidentit.

  • Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa rregullonte një defekt, ndërron jetë 51-vjeçari në Valias

    Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa rregullonte një defekt, ndërron jetë 51-vjeçari në Valias

    Kamëz/Informacion paraprak.
    Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Ra në kontakt me energjinë dhe ndërroi jetë, kush është viktima në Kamëz (Emri)

    Ra në kontakt me energjinë dhe ndërroi jetë, kush është viktima në Kamëz (Emri)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Valias të Kamzës.
    Mësohet se një 51-vjeçar, teksa ka qenë duke rregulluar një defekt, e ka zënë korrenti. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë.
    Viktimë ka mbetur shtetasi Arben Legisi.
    Kamëz/Informacion paraprak.
    Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Mjeti lundrues pëson defekt në Gjirin e Kakomesë, turistët rrezikojnë të mbyten

    Mjeti lundrues pëson defekt në Gjirin e Kakomesë, turistët rrezikojnë të mbyten

    Një mjet lundrues me disa turistë mësohet se ka pësuar në defekt në det. Mësohet se mjeti ishte bllokuar në det në Gjirin e Kakomesë. Sipas njoftimit ngjarja është regjistruar rreth orës 18:00.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndihmë ka ndërhyrë Kapiteneria e Portit Sarandë. Mësohet se turistët janë nxjerr në breg të sigurt.
    “Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.
    Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta,’ thuhet në njoftim.