Tag: deepseek

  • Kush po e fiton garën për Inteligjencën Artificiale?

    Kush po e fiton garën për Inteligjencën Artificiale?

    Kina i ofron botës një vizion të qeverisjes së IA-së pa vlera dhe të bazuar te rezultatet, shkruan The Economist
    Në vitin 1995, gjatë një epoke të artë për globalizimin, një profesor biznesi nga Berkeley shpiku një term optimist: “efekti Kaliforni”.
    Kur kompanitë në tregjet e pasura përballen me konkurrencë të re nga rivalët e huaj, argumentoi David Vogel në librin e tij “Trading Up: Consumer and Environmental Regulation in a Global Economy”, ato nuk ulin domosdoshmërisht standardet, siç mund të parashikonin pesimistët.
    Përkundrazi, rregullat strikte në një treg konkurrues mund të nxisin një garë drejt majës, përfshirë edhe juridiksione fqinje.
     
     
    Një shembull i qartë lidhet me standardet e rrepta të emetimit të motorëve të vendosura nga shteti i Kalifornisë, tregu më i rëndësishëm i makinave në SHBA.
    Në vend që të prodhonin motorë të ndryshëm për shtete të ndryshme, për të përfituar nga ato me rregulla më të lirshme, shumë kompani zgjodhën që të gjitha makinat e tyre t’i bënin sipas standardeve të Kalifornisë, shkruan The Economist.
    Në vitin 2012, Anu Bradford nga Universiteti Columbia shpiku atë që e quajti “efekti Bruksel”.
    Ky ishte homazhi i saj për fuqinë e Bashkimit Europian në hartimin e rregullave, një treg gjigant konsumator i lidhur nga rregulla të shkruara në Bruksel.
    Kompanitë shumëkombëshe mund të shprehin pakënaqësi nga rregulloret e ngurta të BE-së, ose të zemërohen kur gjobiten nga burokratët europianë. Por në mënyrë të vazhdueshme, ato i kanë pranuar standardet e BE-së në mbarë botën.
    Sot qeverisja globale e tregtisë nuk po kalon një epokë të artë. Megjithatë, ekonomitë më të mëdha — SHBA-ja, Kina dhe BE-ja — mbeten shumë të interesuara për të vendosur standarde globale.
    Dhe për hartuesit e rregullave në vitin 2025, formësimi i qeverisjes së Inteligjencës Artificiale (IA) është çmimi më i madh nga të gjithë.
    Deri këtë vit, pak do të kishin parashikuar një fitore të Kinës në atë garë, ose për shfaqjen e një “efekti Pekin”. Për shumë vende, praktika e Partisë Komuniste për rregullimin e internetit ishte një precedent frikësues. Shkëndijat e para të rregullimit të IA-së me tipare kineze nuk ishin inkurajuese.
    Autoritetet ndaluan menjëherë ChatGPT, chatbotin amerikan të IA-së gjeneruese. Partia është veçanërisht e ndjeshme ndaj aplikacioneve që rekomandojnë përmbajtje.
    Në vitin 2023, zyrtarët kërkuan që shërbimet e IA-së gjeneruese që mund të formësojnë opinionin publik t’i nënshtrohen një vlerësimi sigurie dhe të regjistrojnë algoritmet e tyre.
    Reputacioni i Kinës për inovacion u përforcua në janar, me publikimin e DeepSeek-R1, modelin e avancuar gjuhësor (large language model, LLM), të prodhuar me një fraksion të fuqisë kompjuterike dhe mbështetjes financiare të nevojshme për rivalët amerikanë.
    “Momenti DeepSeek” hodhi dyshime mbi strategjitë e qeverisë amerikane për të ruajtur epërsinë në IA duke i mohuar Kinës aksesin në gjysmëpërçuesit e avancuar.
    Por suksesi teknik përballet me pengesa politike. Italia e ndaloi DeepSeek për shkak të shqetësimeve për privatësinë e të dhënave dhe Tajvani e ndaloi DeepSeek nga sistemet qeveritare, duke përmendur frikën për sigurinë.
    Megjithatë, investitorët dhe zyrtarët kinezë të IA-së janë optimistë. Shteti po investon në një fushatë për të prodhuar aplikacione të lira, të aksesueshme dhe “mjaftueshëm të mira”.
    Me ndihmën e energjisë elektrike të lirë dhe një fushate të brendshme propagandistike për përfitimet e IA-së, partia dëshiron që teknologjia të përdoret sa më shpejt dhe sa më gjerësisht.
    Të jesh i kënaqur të renditesh pranë SHBA-së shihet si një lëvizje e zgjuar tregtare. Është gjithashtu një qasje që ka gjasa të rezonojë me shumë vende.
    Dallimi me SHBA-në është i dukshëm, ku disa në Kongres e krahasojnë garën për epërsi në IA me garën për ndarjen e atomit. Në shkurt, zëvendëspresidenti J.D. Vance qortoi europianët për rregullimin e tepruar, duke deklaruar:
    “E ardhmja e IA-së nuk do të fitohet duke u marrë me frikë për sigurinë.”
    Të tjerë duket se ndajnë hamendësimin e Kinës, se IA është një teknologji me përdorim të përgjithshëm me rëndësi të madhe por jo apokaliptike: diçka më shumë si elektriciteti ose kompjuterët sesa si bomba atomike.
    Në korrik, kryeministri i Singaporit, Lawrence Wong, u shpreh se pas shpikjes së dinamove elektrike, u deshën dekada për të gjetur përdorime industriale për të.
    “Na tërheqin shumë vendet që janë liderë të teknologjive më të avancuara”, tha Wong. “Por në fakt, përparësia e madhe e teknologjisë është kur gjen zbatim të gjerë”.
    Për më tepër, rregullimi i Kinës është më pragmatik dhe miqësor ndaj industrisë sesa mendojnë të huajt, argumenton një artikull nga Angela Huyue Zhang, profesore e së drejtës në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
    “The Promise and Perils of China’s Regulation of Artificial Intelligence”, botuar vitin e kaluar, katalogon se si kontrollet strikte mbi informacionin bashkëjetojnë me zbatimin e lirshëm të rregullave për privatësinë, të drejtën e autorit apo mbrojtjen e të dhënave.
    Kështu, sistemet kineze të njohjes së fytyrës janë ndër më të avancuarat në botë, sepse zyrtarët u japin kompanive private sasi të mëdha të të dhënave qeveritare. Gjyqtarët krenohen publikisht se japin vendime për të përshpejtuar zhvillimin e IA-së në Kinë.
    Kontroll i shoqërisë? Ka një aplikacion për këtë
    Nëse një “efekt Pekin” do të përhapej një ditë, është e pamundur të nxisë një garë drejt majës. Qasja e Kinës vendos përfitimin, komoditetin dhe rendin shoqëror përpara të drejtave individuale.
    Një dokument i Komisionit Europian për IA nga viti 2020 shpreh shqetësim për rreziqet e diskriminimit nga algoritmet.
    Ai citon sistemet e njohjes së fytyrës që janë më pak të sakta kur skanojnë lëkurë të errët, dhe algoritmet që tregojnë paragjykim racor, për shembull kur parashikojnë nëse një person i dënuar do të kryejë një krim tjetër.
    Në Kinë, diskriminimi racor është një model biznesi. Kompanitë janë kapur duke regjistruar patenta për sisteme që synojnë të identifikojnë ujgurët dhe pakicat e tjera etnike, të mbajtura prej kohësh nën mbikëqyrje të rreptë nga policia kineze.
    Dokumenti i BE-së shqetësohet për punëdhënësit që përdorin IA për të gjurmuar sjelljen e punëtorëve. Në Kinë, kjo është një industri në lulëzim.
    Versioni i Kinës për qeverisjen e IA-së përballet me pengesa në demokracitë liberale. Por mjaft vende të tjera kërkojnë teknologji të lira që vlerësohen vetëm nga performanca e tyre.
    Kina ka edhe një avantazh tjetër.
    Ajo po konkurron me një administratë Trump të hapur në synimin e saj për dominimin e IA-së dhe në përdorimin e atij monopoli për të imponuar preferencat e saj ideologjike.
    Trump së fundmi kërcënoi me tarifa ndëshkuese ndaj vendeve të huaja, që kërkojnë të rregullojnë kompanitë amerikane të teknologjisë, në mënyra që atij nuk i pëlqejnë. Përsëri, SHBA-ja po i jep një dhuratë politike Kinës.
    Le ta quajmë këtë “efekti Trump”./ Monitor.al

  • DeepSeek: Aplikacioni kinez që tronditi tregun e AI, por a ndryshoi lojën?

    DeepSeek: Aplikacioni kinez që tronditi tregun e AI, por a ndryshoi lojën?

    Vetëm një javë pas marrjes së detyrës nga presidenti amerikan Donald Trump, një aplikacion i ri kinez i inteligjencës artificiale (AI) me emrin DeepSeek tronditi Silicon Valley-n. Brenda natës, versioni DeepSeek-R1 u ngjit në krye të listës së shkarkimeve falas në SHBA në App Store të Apple. Kompania pretendoi se chatbot-i i saj rivalizonte ChatGPT-n, dhe madje ishte zhvilluar me një kosto shumë më të ulët.

    Ky lajm pati pasoja të menjëhershme në tregun financiar: vlera e aksioneve të gjigantit të çipave Nvidia ra me 600 miliardë dollarë, duke shënuar humbjen më të madhe ditore për një kompani në historinë e bursës amerikane. Edhe aksione të tjera të lidhura me AI pësuan rënie.

    Për shumë analistë, mbërritja e DeepSeek ishte “momenti Sputnik” i AI-së, duke sfiduar perceptimin se SHBA dominonte plotësisht këtë fushë. Aplikacioni tregoi se edhe me burime më të kufizuara mund të ndërtohej një model konkurrues, duke vënë në dyshim qasjen amerikane të fokusuar te qendrat masive të të dhënave dhe fuqia e madhe kompjuterike.

    Por suksesit të menjëhershëm i pasuan sfidat. Organizata në SHBA nisën ta ndalonin përdorimin e aplikacionit, mes frikës se të dhënat e përdoruesve mund të përfundonin në serverë në Kinë. Politika e privatësisë së kompanisë e konfirmon se të dhënat ruhen dhe përpunohen në Republikën Popullore të Kinës. SHBA madje nisi hetime mbi lidhjet e DeepSeek me ushtrinë dhe shërbimet e inteligjencës kineze.

    Megjithatë, shumë start-up-e amerikane vazhdojnë ta përdorin modelin për të ulur kostot, shpesh duke e ekzekutuar lokalisht për të shmangur rreziqet e privatësisë. Ekspertët theksojnë se modeli kinez ndryshoi mënyrën se si mendohet për AI-në, duke treguar se efikasiteti mund të jetë po aq i rëndësishëm sa fuqia përpunuese.

    Krahasimet financiare janë të dukshme: ndërsa OpenAI shpenzoi rreth 5 miliardë dollarë vetëm në vitin 2024, DeepSeekthotë se zhvilloi R1-in me vetëm 5.6 milionë dollarë, duke e kaluar modelin o1 të OpenAI në disa teste matëse.

    Megjithatë, pas gjashtë muajsh, zhurma është zbehur. OpenAI ka rifituar terren duke lançuar modele të reja, përfshirë GPT-5  dhe tregu është kthyer sërish drejt investimeve masive në qendra të dhënash dhe infrastrukturë. Aksionet e Nvidia-s jo vetëm që janë rikuperuar, por kanë arritur nivele rekord, duke e bërë kompaninë më të vlefshme në histori.

    Sipas analistëve, DeepSeek tani përballet me vështirësi për të ruajtur momentumin, me vonesa në produktin e ri DeepSeek-R2 për shkak të mungesës së çipave të avancuar dhe konkurrencës së ashpër si nga SHBA, ashtu edhe nga Kina.

    Në fund, DeepSeek mbetet një shembull i fuqishëm se si një inovacion i papritur mund të tronditë tregjet dhe të ndryshojë diskutimin global, edhe nëse efekti i tij afatgjatë nuk është aq revolucionar sa dukej në fillim./KultPlus.com

  • DeepSeek lançoi një përditësim të modelit R1 të inteligjencës artificiale që tronditi botën

    DeepSeek lançoi një përditësim të modelit R1 të inteligjencës artificiale që tronditi botën

    Startupi Kinez i inteligjencës artificiale DeepSeek lançoi një përditësim të modelit të saj arsyetues R1 ditën e Enjte duke shtuar konkurrencën me rivalët Amerikanë të OpenAI.

    DeepSeek lançoi R1-0529 në platformën e zhvilluesve Hugging Face por ende nuk ka bërë një njoftim publik e as nuk demonstroi krahasim të modelit me versioni e kaluar apo rivalët.
    Por LiveCodeBench, një standard i zhvilluar nga hulumtuesit e UC Berkeley, MIT dhe Cornell e rënditën modelin arsyetues të fundit të DeepSeek pas o4 mini dhe o3 të OpenAI në gjenerim kodi dhe përpara Grok 3 të xAI dhe Qwen 3 të Alibaba.

    Në fillim të vitit DeepSeek tronditi botën me avancimet në modelet AI të cilat ishin në një nivel me modelet lider të industrisë në SHBA pavarësisht sanksioneve Amerikane dhe arriti këtë gjë me një buxhet modest.
    Lançimi i R1 në Janar bëri që aksionet e kompanive teknologjiek të zhyten dhe madje sfidoi nocionin se për trajnimin e AI nevojiten sasi të mëdha energjie dhe investime të larta.

    Që nga debutimi i R1, rivalët Kinezë si Alibaba dhe Tencent kanë garuar të sjellin modelet e tyre të fundit për të cilat thonë se tejkalojnë DeepSeek. /PCWorld Albanian

  • “Inteligjencës Artificiale në Kinë po arrin përmasa mahnitëse!” Analiza: A do të zgjasë ky lulëzim?

    “Inteligjencës Artificiale në Kinë po arrin përmasa mahnitëse!” Analiza: A do të zgjasë ky lulëzim?

    FOTO ILUSTRUESE

    KINË-Më 6 mars, në Kinë u hap faqja e robotit të Inteligjencës Artificiale, Manus. Vetëm disa orë më vonë, vizitorët që vërshuan në internet, shkaktuan mbingarkesë dhe ndërprerjen e shërbimit online. Kompania që e krijoi robotin, Butterfly Effect, thotë se teknologjia e saj është më e mirë se ajo e kompanisë amerikane të Inteligjencës Artificiale, OpenAI, e cila krijoi platformën ChatGPT. Tani kompania lejon hyrjen në sistem vetëm me ftesë, për të përballuar trafikun, shkruan The Economist.
    Manus është shembulli i fundit i manisë që ka kapluar Kinën që nga janari, kur firma startup e Inteligjencës Artificiale DeepSeek, tronditi botën me një model të ri të çuditshëm që rivalizoi menjëherë modelet perëndimore. Efekti në tregjet kineze ka qenë vërtet tronditës. Aksionet janë rritur në nivelin më të lartë në histori, duke lënë pas edhe aksionet amerikane.
    Indeksi i teknologjisë Hang Seng, që gjurmon kompanitë më të mëdha kineze të teknologjisë të listuara në bursën e Hong Kongut, është rritur me më shumë se 40% që nga mesi i janarit (shih grafikun). Shumë veta në Kinë besojnë se Inteligjenca Artificiale do t’i ndihmojë novatorët të krijojnë aplikacione të reja. Kompanitë teknologjike po rrisin investimet në qendrat e të dhënave, duke shkaktuar një rritje të shpenzimeve kapitale.
    A do të zgjasë ky lulëzim?
    Javët e fundit, me qindra ndërmarrje të mëdha kineze, nga prodhuesit e makinave dhe kompanitë shtetërore të energjisë, deri te bankat dhe shitësit e ushqimeve dhe pijeve, kanë thënë se kanë në plan të përdorin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale të krijuar nga DeepSeek. Disa kompani gjigante teknologjike në vend, si Tencent, po e përfshijnë DeepSeek në produktet e tyre, pavarësisht se kanë modelet e veta.
    Qeveritë lokale tani po integrojnë modelet e DeepSeek në aplikacionet celulare që përdoren nga banorët për shërbimet bazë, ndërsa departamentet qeveritare, spitalet dhe universitetet në të gjithë vendin, po bisedojnë se si mund ta përdorin atë në leverdi të Partisë Komuniste. Analistët lokalë të kapitalit tani thonë me shaka se duhet të përdorin DeepSeek që raportet e tyre të tërheqin vëmendje. Disa investitorë madje mendojnë se kompania mund të ringjallë tregun e pronave në Hangzhou, qyteti ku ka selinë.
    Kapitalistët e sipërmarrjes kineze janë po aq optimistë. Një firmë me seli në Pekin është e kënaqur që përfshirja e teknologjisë së DeepSeek në portofolin e saj të robotikës ka ulur kostot dhe ka rritur rendimentin. Mes këtij vrulli, kanë lindur firma të panumërta startup të Inteligjencës Artificiale, në të gjithë Kinën. Disa investitorë po hedhin para, edhe pse dyshojnë se mund të krijohet një flluskë në treg. “Është dërrmuese, por nuk kemi zgjidhje tjetër”, thotë një investitor në Hangzhou.
    “Ekonomia nuk është e mirë dhe nuk ka shumë mundësi gjetiu. Kështu që duhet të investojmë në Inteligjencën Artificiale sa më shpejt të jetë e mundur”.
    Ai shton se strategjia është të investohet në një raund “A”, pika më e hershme e financimit, dhe pastaj të dilet gjatë një raundi “A+”, që mund të ndodhë vetëm disa muaj më vonë.
    Më 6 mars, qeveria e Kinës tha se do të krijonte një fond kapitali sipërmarrës me vlerë 1 trilion juanë (140 miliardë dollarë) për investime të përqendruara në teknologji. Firmat më të mëdha teknologjike në Kinë, duke përfshirë Alibaba, Baidu, Huawei dhe Tencent, po e përqafojnë këtë vrull dhe shpresojnë të përfitojnë në veçanti nëpërmjet divizioneve të tyre cloud.
    Muajin e kaluar, kompania Alibaba tha se qëllimi i saj kryesor ishte që Inteligjenca Artificiale të arrinte nivelin e njeriut. Më 6 mars, ajo hodhi në treg një model të ri arsyetimi që thotë se është po aq i mirë sa ai i firmës DeepSeek. Kompania ka premtuar të shpenzojë rreth 53 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme, për të ndërtuar qendra të dhënash, me qëllim për të përmbushur kërkesën për shërbimet cloud të Inteligjencës Artificiale.
    Kjo është më shumë se sa ka shpenzuar gjatë dhjetë viteve të fundit. Ajo zë vendin e parë në tregun kinez cloud, me një pjesë prej 36%, dhe rritja mund të vazhdojë më tej. Kompania Baidu tashmë ka shënuar një rritje të të ardhurave nga divizioni cloud, duke ndihmuar në kompensimin e rënieve në divizione të tjera.
    Kërkesa gjithnjë e më e madhe për Inteligjencë Artificiale, mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e marzheve të fitimit në industrinë cloud të Kinës. Këto marzhe zakonisht janë më të ulëta se në Perëndim, për shkak të konkurrencës së ashpër. Që nga fillimi i shkurtit, është rritur edhe kërkesa për serverë të përshtatur për Inteligjencë Artificiale, sipas Liu Yiran nga Banka HSBC. Furnizuesit kanë filluar të mundësojnë serverë të “para-pajisur” me softuer të Inteligjencës Artificiale.
    Shumë prej tyre u shiten drejtpërdrejt kompanive, apo edhe ndërmarrjeve shtetërore, që mund të parapëlqejnë të kenë serverë në ambientet e tyre, për të përmirësuar sigurinë. Kompania Sangfor Technologies, e cila u krijua nga një grup ish-punonjësish të kompanisë Huawei, ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj nga kjo prirje e re: çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur me rreth 140% deri tani këtë vit.
    Zonja Liu dhe ekipi i saj, vlerësojnë se tregu për serverët e Inteligjencës Artificiale do të rritet mesatarisht me më shumë se 70% në vit, deri në 2028. Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale në Kinë po nxit investimet kapitale në të gjithë zinxhirin e furnizimit të harduerit në vend. Sipas disa analistëve në Bankën e investimeve Jeffries, prodhuesit e serverëve mund të shpenzojnë më shumë se 1.4 trilionë juanë gjatë dy viteve të ardhshme, teksa po zgjerojnë kapacitetin e prodhimit.
    Kompania GDS, një nga më të mëdhatë në vend, ka rritur planet e shpenzimeve kapitale. Rivali i saj VNet, kohët e fundit tha se do të dyfishonte kapacitetin këtë vit. Sidoqoftë, disa analistë kanë filluar të bëjnë thirrje për të pasur kujdes. Kai Wang, nga firma amerikane e shërbimeve financiare Moingstar, argumenton se DeepSeek nuk do të ndryshojë themelet e shumicës së kompanive që kanë bërë para me rritjen e fundit të tregut të aksioneve në Kinë.
    Lindën shqetësime kur mbështetja e fortë e qeverisë për ekonominë nuk arriti të jepte frytet e parashikuara. E njëjta gjë mund të ndodhë këtë vit, thotë zoti Wang, nëse kompanitë nuk arrijnë të bëjnë mjaftueshëm para nga Inteligjenca Artificiale. Një faktor tjetër mund të jetë qasja në gjysmëpërçues të përparuar. Tani për tani, furnizimi është i mjaftueshëm. Kompanitë ende kanë mundësi të blejnë çipa H20 nga firma amerikane Nvidia.
    Edhe pse këto janë më pak të fuqishme se çipat më të mirë të Nvidia-s, të cilat Amerika i ka ndaluar në Kinë, ata duket se po funksionojnë. Modeluesit lokalë të çipave, si Cambricon, Enflame dhe Huawei, kanë filluar të furnizojnë disa kompani kineze të Inteligjencës Artificiale. Megjithatë, mungesa e gjysmëpërçuesve mund të shuajë furinë e Kinës në Inteligjencën Artificiale. Disa analistë shqetësohen se me shfaqjen e aplikacioneve të reja dhe me rritjen e kërkesës për fuqi kompjuterike, do të kufizohet furnizimi i çipave.
    Kompania shtetërore kineze SMIC po vuan nga kufizime serioze të kapacitetit dhe nuk është në gjendje të prodhojë gjysmëpërçuesit më të përparuar. Për më tepër, edhe çipat më të mirë të modeluar nga Huawei, ende mbeten shumë mbrapa atyre të Nvidia-s amerikane. Greg Allen nga firma CSIS, me seli në Uashington, shkroi kohët e fundit se çipat e prodhuar nga Huawei dhe softueri që i shoqëron kanë ende nevojë për përmirësime derisa të mund të përdoren nga DeepSeek dhe kjo mund të zgjasë me vite.
    Thuhet se administrata Trump po mendon të vendosë kufizime më të ashpra ndaj Kinës duke përfshirë kufizimin e qasjes në çipat H20. Lulëzimi i Kinës mbështetet në besimin se kostoja e trajnimit dhe të modeleve të Inteligjencës Artificiale do të vazhdojë të bjerë. Duke kufizuar qasjen në çipa, Amerika mund t’i rrisë kostot, duke i dhënë një fund të papritur euforisë së Inteligjencës Artificiale të Kinës./Monitor

  • Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale në Kinë po arrin përmasa mahnitëse

    Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale në Kinë po arrin përmasa mahnitëse

    Më 6 mars, në Kinë u hap faqja e robotit të Inteligjencës Artificiale, Manus. Vetëm disa orë më vonë, vizitorët që vërshuan në internet, shkaktuan mbingarkesë dhe ndërprerjen e shërbimit online.Kompania që e krijoi robotin, Butterfly Effect, thotë se teknologjia e saj është më e mirë se ajo e kompanisë amerikane të Inteligjencës Artificiale, OpenAI, e cila krijoi platformën ChatGPT. Tani kompania lejon hyrjen në sistem vetëm me ftesë, për të përballuar trafikun, shkruan The Economist.Manus është shembulli i fundit i manisë që ka kapluar Kinën që nga janari, kur firma startup e Inteligjencës Artificiale DeepSeek, tronditi botën me një model të ri të çuditshëm që rivalizoi menjëherë modelet perëndimore.Efekti në tregjet kineze ka qenë vërtet tronditës. Aksionet janë rritur në nivelin më të lartë në histori, duke lënë pas edhe aksionet amerikane.Indeksi i teknologjisë Hang Seng, që gjurmon kompanitë më të mëdha kineze të teknologjisë të listuara në bursën e Hong Kongut, është rritur me më shumë se 40% që nga mesi i janarit (shih grafikun).  Shumë veta në Kinë besojnë se Inteligjenca Artificiale do t’i ndihmojë novatorët të krijojnë aplikacione të reja. Kompanitë teknologjike po rrisin investimet në qendrat e të dhënave, duke shkaktuar një rritje të shpenzimeve kapitale. A do të zgjasë ky lulëzim?Javët e fundit, me qindra ndërmarrje të mëdha kineze, nga prodhuesit e makinave dhe kompanitë shtetërore të energjisë, deri te bankat dhe shitësit e ushqimeve dhe pijeve, kanë thënë se kanë në plan të përdorin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale të krijuar nga DeepSeek.Disa kompani gjigante teknologjike në vend, si Tencent, po e përfshijnë DeepSeek në produktet e tyre, pavarësisht se kanë modelet e veta.Qeveritë lokale tani po integrojnë modelet e DeepSeek në aplikacionet celulare që përdoren nga banorët për shërbimet bazë, ndërsa departamentet qeveritare, spitalet dhe universitetet në të gjithë vendin, po bisedojnë se si mund ta përdorin atë në leverdi të Partisë Komuniste.Analistët lokalë të kapitalit tani thonë me shaka se duhet të përdorin DeepSeek që raportet e tyre të tërheqin vëmendje. Disa investitorë madje mendojnë se kompania mund të ringjallë tregun e pronave në Hangzhou, qyteti ku ka selinë.Kapitalistët e sipërmarrjes kineze janë po aq optimistë. Një firmë me seli në Pekin është e kënaqur që përfshirja e teknologjisë së DeepSeek në portofolin e saj të robotikës ka ulur kostot dhe ka rritur rendimentin.Mes këtij vrulli, kanë lindur firma të panumërta startup të Inteligjencës Artificiale, në të gjithë Kinën. Disa investitorë po hedhin para, edhe pse dyshojnë se mund të krijohet një flluskë në treg. “Është dërrmuese, por nuk kemi zgjidhje tjetër”, thotë një investitor në Hangzhou.“Ekonomia nuk është e mirë dhe nuk ka shumë mundësi gjetiu. Kështu që duhet të investojmë në Inteligjencën Artificiale sa më shpejt të jetë e mundur”.Ai shton se strategjia është të investohet në një raund “A”, pika më e hershme e financimit, dhe pastaj të dilet gjatë një raundi “A+”, që mund të ndodhë vetëm disa muaj më vonë.Më 6 mars, qeveria e Kinës tha se do të krijonte një fond kapitali sipërmarrës me vlerë 1 trilion juanë (140 miliardë dollarë) për investime të përqendruara në teknologji. VrulliFirmat më të mëdha teknologjike në Kinë, duke përfshirë Alibaba, Baidu, Huawei dhe Tencent, po e përqafojnë këtë vrull dhe shpresojnë të përfitojnë në veçanti nëpërmjet divizioneve të tyre cloud.Muajin e kaluar, kompania Alibaba tha se qëllimi i saj kryesor ishte që Inteligjenca Artificiale të arrinte nivelin e njeriut. Më 6 mars, ajo hodhi në treg një model të ri arsyetimi që thotë se është po aq i mirë sa ai i firmës DeepSeek.Kompania ka premtuar të shpenzojë rreth 53 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme, për të ndërtuar qendra të dhënash, me qëllim për të përmbushur kërkesën për shërbimet cloud të Inteligjencës Artificiale.Kjo është më shumë se sa ka shpenzuar gjatë dhjetë viteve të fundit. Ajo zë vendin e parë në tregun kinez cloud, me një pjesë prej 36%, dhe rritja mund të vazhdojë më tej. Kompania Baidu tashmë ka shënuar një rritje të të ardhurave nga divizioni cloud, duke ndihmuar në kompensimin e rënieve në divizione të tjera.Kërkesa gjithnjë e më e madhe për Inteligjencë Artificiale, mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e marzheve të fitimit në industrinë cloud të Kinës. Këto marzhe zakonisht janë më të ulëta se në Perëndim, për shkak të konkurrencës së ashpër.Që nga fillimi i shkurtit, është rritur edhe kërkesa për serverë të përshtatur për Inteligjencë Artificiale, sipas Liu Yiran nga Banka HSBC. Furnizuesit kanë filluar të mundësojnë serverë të “para-pajisur” me softuer të Inteligjencës Artificiale.Shumë prej tyre u shiten drejtpërdrejt kompanive, apo edhe ndërmarrjeve shtetërore, që mund të parapëlqejnë të kenë serverë në ambientet e tyre, për të përmirësuar sigurinë.Kompania Sangfor Technologies, e cila u krijua nga një grup ish-punonjësish të kompanisë Huawei, ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj nga kjo prirje e re: çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur me rreth 140% deri tani këtë vit.Zonja Liu dhe ekipi i saj, vlerësojnë se tregu për serverët e Inteligjencës Artificiale do të rritet mesatarisht me më shumë se 70% në vit, deri në 2028.Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale në Kinë po nxit investimet kapitale në të gjithë zinxhirin e furnizimit të harduerit në vend.Sipas disa analistëve në Bankën e investimeve Jeffries, prodhuesit e serverëve mund të shpenzojnë më shumë se 1.4 trilionë juanë gjatë dy viteve të ardhshme, teksa po zgjerojnë kapacitetin e prodhimit.Kompania GDS, një nga më të mëdhatë në vend, ka rritur planet e shpenzimeve kapitale. Rivali i saj VNet, kohët e fundit tha se do të dyfishonte kapacitetin këtë vit.Sidoqoftë, disa analistë kanë filluar të bëjnë thirrje për të pasur kujdes. Kai Wang, nga firma amerikane e shërbimeve financiare Moingstar, argumenton se DeepSeek nuk do të ndryshojë themelet e shumicës së kompanive që kanë bërë para me rritjen e fundit të tregut të aksioneve në Kinë.Lindën shqetësime kur mbështetja e fortë e qeverisë për ekonominë nuk arriti të jepte frytet e parashikuara. E njëjta gjë mund të ndodhë këtë vit, thotë zoti Wang, nëse kompanitë nuk arrijnë të bëjnë mjaftueshëm para nga Inteligjenca Artificiale.Një faktor tjetër mund të jetë qasja në gjysmëpërçues të përparuar. Tani për tani, furnizimi është i mjaftueshëm. Kompanitë ende kanë mundësi të blejnë çipa H20 nga firma amerikane Nvidia.Edhe pse këto janë më pak të fuqishme se çipat më të mirë të Nvidia-s, të cilat Amerika i ka ndaluar në Kinë, ata duket se po funksionojnë. Modeluesit lokalë të çipave, si Cambricon, Enflame dhe Huawei, kanë filluar të furnizojnë disa kompani kineze të Inteligjencës Artificiale.Megjithatë, mungesa e gjysmëpërçuesve mund të shuajë furinë e Kinës në Inteligjencën Artificiale. Disa analistë shqetësohen se me shfaqjen e aplikacioneve të reja dhe me rritjen e kërkesës për fuqi kompjuterike, do të kufizohet furnizimi i çipave.Kompania shtetërore kineze SMIC po vuan nga kufizime serioze të kapacitetit dhe nuk është në gjendje të prodhojë gjysmëpërçuesit më të përparuar.Për më tepër, edhe çipat më të mirë të modeluar nga Huawei, ende mbeten shumë mbrapa atyre të Nvidia-s amerikane. Greg Allen nga firma CSIS, me seli në Uashington, shkroi kohët e fundit se çipat e prodhuar nga Huawei dhe softueri që i shoqëron kanë ende nevojë për përmirësime derisa të mund të përdoren nga DeepSeek dhe kjo mund të zgjasë me vite.Thuhet se administrata Trump po mendon të vendosë kufizime më të ashpra ndaj Kinës duke përfshirë kufizimin e qasjes në çipat H20. Lulëzimi i Kinës mbështetet në besimin se kostoja e trajnimit dhe të modeleve të Inteligjencës Artificiale do të vazhdojë të bjerë.Duke kufizuar qasjen në çipa, Amerika mund t’i rrisë kostot, duke i dhënë një fund të papritur euforisë së Inteligjencës Artificiale të Kinës.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Gjiganti Kinez ndez garën AI me lançimin e modeleve të reja

    Gjiganti Kinez ndez garën AI me lançimin e modeleve të reja

    Gjiganti Kinez Baidu tha ditën e Dielë se ka lançuar dy modele të reja të inteligjencës artificiale, përfshirë një model të ri që përqendrohet tek arsyetimi dhe sipas kompanisë rivalizon modelin më të fundit të DeepSeek.

    Startupi Kinez DeepSeek lançoi modelet e saj AI në fillim të vitit duke thënë se janë në një nivel në mos më të mirë sesa modelet ekzistuese lider në SHBA dhe këtë e kishte arritur duke shpenzuar shumë herë më pak sesa kompanitë si OpenAI.
    Debutimi i modelit R1 të DeepSeek riktheu edhe njëherë ethet e garës globale të AI.

    “Ernie X1 ofron performancë në nivelin e DeepSeek R1 me vetëm gjysmën e kostos,” tha Baidu. X1 ka aftësi më të forta të kuptimit, planifikimit, reflektimit dhe evolucionit, tha Baidu duke shtuar se është modeli i parë që përdor mjetet e tjera në mënyrë autonome.
    Baidu tha se modeli themeltar më të fundit Ernie 4.5 ka aftësi të larta kuptimi dhe është multi-modal. Kupton gjuhë të avancuar, ndërsa kuptimi, gjenerimit, logjika dhe aftësitë kujtuese janë përmirësuar ndjeshëm.

    Gjithashtu ka një veçori “high EQ” dhe mund të kuptojë memet e rrjetit apo kartonët satirike. Edhe pse ishte një prej të parëve që lançonte një chatbot të stilit ChatGPT në Kinë, Baidu ka hasur vështirësi me adoptimin e modeleve Ernie pavarësisht se pretendonte se ofrojnë performancë të përafërt me GPT-4 të OpenAI.
    Sistemet multi-modale janë të afta të përpunojnë dhe integrojnë lloje të ndryshme të dhënash përfshirë tekst, video, imazhe dhe audio dhe mund të konvertojnë mes këtyre formateve. /PCWorld Albanian

  • Modeli më i fundit i DeepSeek rindez konkurrencën me OpenAI

    Modeli më i fundit i DeepSeek rindez konkurrencën me OpenAI

    Startupi Kinez i inteligjencës artificiale DeepSeek lançoi një përditësim madhor për modelin AI V3 duke intensifikuar konkurrencën me gjigantët Amerikanë të teknologjisë si OpenAI dhe Anthropic.

    Modeli i ri, DeepSeek-V3-0324, i cili u bë i disponueshëm përmes platformës së zhvillimit AI Hugging Face, është përpjekja më e fundit e kompanisë për të krijuar një prezencë të fortë në tregun AI që po zhvillohet me ritme të larta.
    Modeli më i fundit demonstron përmirësime e ndjeshme në hapësira si arsyetimi dhe kodimi krahasuar me paraardhësin ndërsa testimet e para tregojnë një performancë të shtuar mes disa parametrave teknikë.

    DeepSeek u shfaq si një kandidat i fortë në peisazhin global AI në muajt e fundit duke lançuar një seri modelesh që konkurrojnë me rivalët perëndimorë duke ofruar kosto më të ulëta operacionale.
    Kompania lançoi modelin e sja V3 në Dhjetor ndjekur nga modeli R1 në Janar. /PCWorld Albanian