Tag: dedikuara

  • Aksion kundër parkimeve të dyfishta në Tiranë, dhjetëra gjoba dhe makina të hequra me karrotrec

    Aksion kundër parkimeve të dyfishta në Tiranë, dhjetëra gjoba dhe makina të hequra me karrotrec

    Rrugorja e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake kanë vijojuar kontrollet për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, të parkimit të automjeteve në korsitë e dedikuara për autobusët etj.
    Automjetet e konstatuara në shkelje janë gjobitur, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
    Njoftimi i policisë
    Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në kryeqytet, po vijojnë kontrollet intensive për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, të parkimit të automjeteve në korsitë e dedikuara për autobusët dhe emergjencën dhe çdo tjetër shkelje që pengon qarkullimin normal të automjeteve.
    Automjetet e konstatuara në shkelje janë ndëshkuar me masa administrative, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
    Këto masa ndërmerren me qëllim lirimin e trafikut, rregullimin e qarkullimit në zonat me fluks të lartë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
    Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në çdo kohë, dhe ndaj drejtuesve të automjeteve që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve/përdoruesve të rrugës, do të merren masa të menjëhershme dhe ligjore.
    Policia e Tiranës apelon për respektimin e sinjalistikës dhe të rregullave të qarkullimit dhe të mos pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe emergjencës.

  • Kryeministri Rama ndan pamjet nga Shkodra: 10 km korsi të dedikuara në qytetin e biçikletave

    Kryeministri Rama ndan pamjet nga Shkodra: 10 km korsi të dedikuara në qytetin e biçikletave

    Shkodra është përmbushur dhe me 10 kilometra korsi të dedikuara për biçikletat. 

    Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama duke postuar foto nga qyteti i biçikletave. 

    “MIRËMËNGJES 

    dhe me këto pamje nga qyteti i biçikletave, Shkodra, ku aktualisht janë ndërtuar 10 km korsi të dedikuara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.